Sebastiano Esposito

Sebastiano Esposito
Informacioni personal
Data e lindjes 2 korrik 2002 (24 vjeç)
Vendi i lindjes Castellammare di Stabia, Itali
Gjatësia 1.86 m (6 ft 1 in)
Pozicioni(et) Sulmues
Informacioni i ekipit
Ekipi aktual
Internazionale)
Numri 70
Karriera me të rinjtë
2011–2014 Brescia
2014–2019 Internazionale
Karriera si profesionist*
Vitet Ekipi Ndsh (Gola)
2019– Internazionale 7 (1)
2020 → SPAL (huazim) 10 (1)
2021 → Venezia (huazim) 19 (2)
2021–2022 → Basel (huazim) 23 (6)
2022–2023 → Anderlecht (huazim) 14 (1)
2023 → Bari (huazim) 11 (4)
2023–2024 → Sampdoria (huazim) 22 (6)
2024–2025 → Empoli (huazim) 33 (8)
Karriera ndërkombëtare‡
2017–2018 Italia U16 12 (8)
2018–2019 Italia U17 20 (14)
2019 Italia U18 2 (1)
2019 Italia U19 3 (2)
2022 Italia U20 2 (0)
2020– Italia U21 13 (1)
* Ndeshjet dhe golat në ligën vendase të klubeve të sakta prej datës 30 maj 2025
‡ Ndeshjet dhe golat me kombëtaren, të sakta prej datës 24 mars 2025

Sebastiano Esposito (lindur më 2 korrik 2002) është një futbollist profesionist italian i cili luan si sulmues për klubin italian Internazionale.

Karriera me klube

Internazionale

2019–2021: Debutimi me ekipin e parë dhe huazimet

Esposito bëri debutimin e tij zyrtar me Interin më 14 mars 2019 në ndeshjen e kthimit të raundit të 16-tave të Ligës së Evropës kundër Eintracht Frankfurt, duke u aktivizuar si zëvëndësues në minutën e 73të në vend të Borja Valeros. Inter u mposht 1–0 në San Siro dhe u eliminua nga kompeticioni.[1]

Esposito zhvilloi paraqitjen e parë të tij për sezonin 2019–20 më 23 tetor 2019 në ndeshjen e fazës së grupeve të Ligës së Kampioneve kundër Borussia Dortmund; ai zëvëndësoi Romelu Lukakun në pjesën e dytë dhe fitoi një penallti e cila u humb nga Lautaro Martínez. Pavarësisht kësaj, Inter triumfoi 2–0 në San Siro.[2] Ai u bë lojtari i parë i lindur në vitin 2002 që luan në Ligën e Kampioneve, si dhe lojtari më i ri i Interit (17 vjeç dhe 113 ditë) që nga Giuseppe Bergomi në vitin 1981 që luan në një kompeticion evropian për Interin.[3]

Më 21 dhjetor, në ndeshjen e tij të parë si titullar në Serie A, Esposito shënoi me penallti në fitoren 4–0 ndaj Genoas në ndeshjen e fundit për vitin 2019.[4] Në moshën 17 vjeç e 172 ditë, ai u bë golashënuesi i dytë më i ri i të gjitha kohërave për Interin në Serie A, pas Mario Corsos (17 vjeç e 97 ditë).[5]

Më 25 shtator 2020, Esposito u huazua për një sezon në Serie B te SPAL. Atje ai gjeti vëllain e tij Salvatore Esposito, me të cilin kishte luajtur edhe me të rinjtë e Interit.[6] Më 15 janar 2021, ai u huazua te klubi tjetër i Serie B, Venezia.[7]

2021–2022: Huazimi te Basel

Më 13 korrik 2021, Esposito u huazua te klubi zviceran Basel, që kishte të drejtën e blerjes së lojtarit në përfundim të sezonit.[8] Baseli zyrtarizoi transferimin një ditë më pas dhe lojtari u bë pjesë e ekipit të drejtuar nga Patrick Rahmen.[9] Ai debutoi më 22 korrik në fitoren 3–0 kundër Partizanit në raundin e dytë kualifikues të UEFA Ligës së Konferencës.[10] Ai debutoi në kampionat tre ditë më vonë duke shënuar një nga dy golat e fitores kundër Grasshoppers.[11]

Në fund të sezonit, klubi vendoste të mos e blinte lojtarin. Esposito e mbylli sezonin 2021–22 me 39 ndeshje dhe 9 gola në të gjitha kompeticionet.[12]

2022–vazhdon: Huazimet e ndryshme

Esposito (djathtas) në aksion me Interin, 9 gusht 2023.

Më 4 korrik 2022, Esposito j'u bashkua klubit belg Anderlecht në huazim.[13]

Më 31 janar 2023, Esposito u rikthye në Itali duke firmosur me Barin në Serie B deri në fund të sezonit në formë huazimi.[14]

Esposito e kaloi fazën përgatitore të sezonin 2023–24 me Interin, duke shënuar disa gola në miqësore, përfshirë një kundër Paris Saint-Germain.[15] Megjithatë, më 22 gusht 2023, Esposito u huazua te Sampdoria, duke u rikthyer në Serie B.[16]

Më 17 korrik 2024, Esposito u huazua te Empoli për një sezon me të drejtë blerje.[17][18] Ai debutoi me klubin më 10 gusht në fitoren 4–1 kundër Catanzaros në kupë, duke shënuar golin e tretë të takimit.[19] Një javë më pas ai luajti ndeshjen e parë në Serie A në barazimin pa gola kundër Monzës, duke u shpallur lojtari i ndeshjes.[20] Më 20 shtator, Esposito shënoi në fitoren 2–0 kundër Cagliarit në transfertë, duke regjistruar golin e parë në Serie A pas pesë vitesh.

Në qershor 2025, Esposito u rikthye te Interi dhe u përfshi sëbashku me vëllain e tij Pio në ekipin që do të luante në FIFA Kupën e Botës për Klube në Shtetet e Bashkuara nga trajneri i ri Cristian Chivu.[21]

Karriera ndërkombëtare

Më 3 shtator 2020, Esposito bëri debutimin e tij me ekipin nën-21 në fitoren 2–1 në miqësoren kundër Sllovenisë.[22] Në këtë ndeshje ai luajti në pjesën e dytë me vëllain e tij Salvatore.[23]

Jeta personale

Esposito ka dy vëllëzer që janë futbollist profesionist: Salvatore Esposito, i cili luan për Spezian dhe Francesco Pio Esposito, i cili gjithashtu luan te Spezia por në huazim nga Interi.[24][25]

Statistikat e karrierës

Përditësuar më 6 tetor 2020[26][27]
Ndeshjet dhe golat sipas klubit, sezonit dhe kompeticionit
Klubi Sezoni Liga Kupa Evropa Tjetër Gjithsej
DivizioniNdshGolaNdshGolaNdshGolaNdshGolaNdshGola
Internazionale 2018–19 Serie A 00001[a]0—10
2019–20 71205[b]0—141
Gjithsej 712060—151
SPAL (huazim) 2020–21 Serie B 10130——131
Venezia (huazim) 2020–21 Serie B 19200——192
Basel (huazim) 2021–22 Super Liga Zvicerane 2361010[c]1—347
Anderlecht (huazim) 2022–23 Liga Pro Belge 141007[c]1—212
Bari (huazim) 2022–23 Serie B 114——4[d]0154
Sampdoria (huazim) 2023–24 Serie B 226——1[d]0236
Empoli (huazim) 2024–25 Serie A 7211——83
Gjithsej karriera 11123712325014826
  1. ↑ Të gjitha ndeshjet në UEFA Ligën e Evropës
  2. ↑ Tre ndeshje në UEFA Ligën e Kampioneve, dy ndeshje në UEFA Ligën e Evropës
  3. 1 2 Të gjitha ndeshjet në UEFA Ligën e Konferencave
  4. 1 2 Të gjitha ndeshjet në fazën play-off për ngjitje të Serie B

Referime

  1. ↑ "Tronditet Interi, Frankfurti i nxjerr jashtë Europës!". BalkanWeb.com. 14 mars 2019. Marrë më 24 tetor 2019.
  2. ↑ "Inter merr fitoren e parë në Champions, Napoli vuan për 3 pikët". Top-Channel.tv. 23 tetor 2019. Marrë më 24 tetor 2019.
  3. ↑ "17 vjeç e 113 ditë, Espozito debuton dhe fiton skenën: E kisha ëndërr, por kërkoi falje për…". Panorama Sport. 24 tetor 2019. Marrë më 24 tetor 2019.
  4. ↑ "Interi e mbyll 2019-n me hap kampioni, kryevepra e Lukakut është për "kornizë"". Sport Ekspres. 21 dhjetor 2019. Marrë më 22 dhjetor 2019.
  5. ↑ "Inter 4-0 Genoa, all you need to know" [Inter 4-0 Genoa, të gjitha që duhet t'i dini]. inter.it (në anglisht). F.C. Internazionale Milano. 22 dhjetor 2019. Arkivuar nga origjinali më 22 dhjetor 2019. Marrë më 22 dhjetor 2019.
  6. ↑ Adi Metaliu (25 shtator 2020). "Zyrtare, Candreva te Sampdoria, Esposito te SPAL-i". Supersport.al. Marrë më 25 shtator 2020.
  7. ↑ "Football Italia" (në anglisht). Football Italia. Arkivuar nga origjinali më 22 janar 2021. Marrë më 15 janar 2021.
  8. ↑ "Sebastiano Esposito joins Basel" [Sebastiano Esposito i bashkohet Baselit]. inter.it (në anglisht). F.C. Internazionale Milano. 13 korrik 2021.
  9. ↑ "Sebastiano Esposito leihweise zum FCB" [Sebastiano Esposito në huazim te FCB] (në gjermanisht). FC Basel 1893 AG. 13 korrik 2021. Marrë më 13 korrik 2021.
  10. ↑ "3:0 gegen Partizani – klarer Sieg zum Saisonauftakt" [3:0 kundër Partizanit – fitore e pastër në nisje të sezonit] (në gjermanisht). FC Basel 1893 AG. 22 korrik 2021. Marrë më 22 korrik 2021.
  11. ↑ "2:0-Sieg bei GC zum Auftakt in die Meisterschaft" [Fitore 2-0 kundër GC për të nisur kampionatin] (në anglisht). FC Basel 1893 AG. 25 korrik 2021. Arkivuar nga origjinali më 17 prill 2022. Marrë më 25 korrik 2021.
  12. ↑ "Sebastiano Esposito - FCB statistic" (në gjermanisht). Verein "Basler Fussballarchiv”. 2022. Marrë më 30 qershor 2022.
  13. ↑ "Sebastiano Esposito joins Anderlecht" [Sebastiano Esposito i bashkohet Anderlechtit]. inter.it (në anglisht). F.C. Internazionale Milano. 4 korrik 2022. Marrë më 4 korrik 2022.
  14. ↑ "Benvenuto Sebastiano Esposito !" [Mirëseerdhe Sebastiano Esposito!] (në italisht). S.S.C. Bari. 31 janar 2023. Marrë më 31 janar 2023.
  15. ↑ "PSG without Neymar, Mbappe goes down 1-2 to Inter Milan in pre-season friendly" (në anglisht). Sportstar. 1 gusht 2023. Marrë më 17 shtator 2023.
  16. ↑ "Sebastiano Esposito moves to Sampdoria". inter.it (në anglisht). F.C. Internazionale Milano. 22 gusht 2023. Marrë më 22 gusht 2023.
  17. ↑ "Sebastiano Esposito all'Empoli". inter.it (në italisht). F.C. Internazionale Milano. 17 korrik 2024. Marrë më 17 korrik 2024.
  18. ↑ "Sebastiano Esposito è un nuovo calciatore azzurro" (në italisht). Empoli F.C. 17 korrik 2024. Arkivuar nga origjinali më 17 korrik 2024. Marrë më 17 korrik 2024.
  19. ↑ "Empoli-Catanzaro 4-1: gli highlights". Sport Mediaset (në italisht). Arkivuar nga origjinali më 10 gusht 2024. Marrë më 11 gusht 2024.
  20. ↑ "Empoli-Monza LIVE" (në italisht). Sky Sport. 17 gusht 2024. Marrë më 19 gusht 2024.
  21. ↑ "Inter Milan To Bring Young Striker Duo To FIFA Club World Cup After Loan Spells End" (në anglisht). Sempre Inter. 5 qershor 2025. Marrë më 12 qershor 2025.
  22. ↑ "L'Italia di Nicolato riparte bene: battuta la Slovenia 2-1" (në italisht). La Gazzetta dello Sport. 3 shtator 2020. Marrë më 4 shtator 2020.
  23. ↑ "Under 21, Italia nel segno dei debuttanti: 2-1 alla Slovenia" (në italisht). La Repubblica. 3 shtator 2020. Marrë më 4 shtator 2020.
  24. ↑ "I fratelli Esposito, alle radici del talento: "Dal Club Napoli alla Champions League"" (në italisht). Gianluca Di Marzio. 8 nëntor 2019. Marrë më 8 nëntor 2019.
  25. ↑ "Tre finali tutte perse: che domenica da incubo per i fratelli Esposito" (në italisht). La Gazzetta dello Sport. 12 qershor 2023.
  26. ↑ "Sebastiano Esposito" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 24 tetor 2019.
  27. ↑ "Sebastiano Esposito" (në anglisht). World Football. Marrë më 22 tetor 2024.

Lidhje të jashtme