Francesco Pio Esposito

Francesco Pio Esposito
Informacioni personal
Emri i plotë Francesco Pio Esposito[1]
Data e lindjes 28 qershor 2005 (21 vjeç)
Vendi i lindjes Castellammare di Stabia, Itali
Gjatësia 1.91 m (6 ft 3 in)[1]
Pozicioni(et) Sulmues
Informacioni i ekipit
Ekipi aktual
Internazionale
Numri 94
Karriera me të rinjtë
2011–2014 Brescia
2014–2023 Internazionale
Karriera si profesionist*
Vitet Ekipi Ndsh (Gola)
2023– Internazionale 35 (7)
2023–2025 → Spezia (huazim) 73 (20)
Karriera ndërkombëtare‡
2022 Italia U17[2] 4 (1)
2022–2023 Italia U18[3] 5 (1)
2023 Italia U19[4] 8 (2)
2023 Italia U20[5] 6 (1)
2023– Italia U21[5] 11 (7)
2025– Italia 5 (3)
* Ndeshjet dhe golat në ligën vendase të klubeve të sakta prej datës 23 maj 2026
‡ Ndeshjet dhe golat me kombëtaren, të sakta prej datës 16 nëntor 2025

Francesco Pio Esposito (lindur më 28 qershor 2005) është një futbollist profesionist italian i cili luan si sulmues për klubin italian Internazionale dhe kombëtaren italiane.

Karriera me klube

Internazionale

2014–2023: Fillimet dhe vitet në akademi

Esposito është produkt i akademisë së Interit, duke u bërë pjesë e saj në vitin 2014 në moshën 9 vjeç. Ai e nisi karrierën si mesfushor-sulmues por më pas u zhvendos në rolin e sulmuesit. Gjatë sezonit 2022–23, Esposito, në atë kohë 17 vjeç, ishte titullar në ekipin nën-19, duke u aktivizuar edhe në UEFA Ligën e të rinjëve.[6][7]

Më 9 korrik 2023, Esposito firmosi një kontratë të re katër-vjeçare me klubin.[8][9]

2023–2025: Huazimi te Spezia

Më 1 gusht 2023, Esposito u huazua te Spezia në Serie B për një sezon, duke u bashkuar me vëllain Salvatore.[10] Ai bëri debutimin e tij si profesionist në raundin e 64-tave të kupës në ndeshjen e fituar me penallti kundër Venezias.[11] Gjashtë ditë më pas, ai luajti ndeshjen e parë në Serie B duke u aktivizuar si zëvëndësues në barazimin 3–3 kundër Südtirol. Esposito e mbylli sezonin 2023–24 me tre gola të shënuar në 38 ndeshje në kampionat.

Më 19 korrik 2024, Spezia njoftoi rinovimin e marrëveshjes për huazimin e Espositos edhe për një sezon.[12] Gjatë këtij sezoni, Esposito shënoi rregullisht si pjesë e formacionit titullar, duke arritur plot 17 gola. Spezia e mbylli kampionatin në vendin e 3të, duke u kualifikuar në fazën play-off për ngjitje në Serie A. Ai shënoi në fitoren 2–0 kundër Catanzaros në ndeshjen e parë gjysëm-finale; ekipi u kualifikua me rezultatin e përgjithshëm 4–1. Në finalen kundër Cremoneses, pasi ndeshja e parë u mbyll në barazim pa gola, Spezia u mposht 3–2 në ndeshjen e dytë, pavarësisht se Esposito shënoi.[13]

2025–vazhdon: Rikthimi te Inter

Më 11 prill 2025, gjatë kohës që ishte i huazuar te Spezia, Esposito rinovoi kontratën e tij me Interin deri në vitin 2030.[14] Në qershor 2025, ai u rikthye te klubi dhe udhëtoi në Shtetet e Bashkuara për t'u bërë pjesë e ekipit para nisjes së FIFA Kupës së Botës për Klube.[15] Rikthimi i tij u kërkua nga trajneri i ri Cristian Chivu, i cili kishte punuar me të te ekipi i të rinjëve.[16]

Më 21 qershor, Esposito bëri debutimin e tij me ekipin e parë të Interit në ndeshjen e dytë të fazës së grupeve kundër Urawa Red Diamonds, duke asistuar golin e fitores të shënuar nga Valentín Carboni në minutën e 90të.[17] Katër ditë më pas, ai luajti si titullar në ndeshjen e tretë kundër River Plate, duke shënuar golin e parë me Zikaltrit në minutën e 72të.[18]

Esposito u konfirmua si pjesë e ekipit për sezonin e ri 2025–26. Ai bëri debutimin e tij në UEFA Ligën e Kampionëve më 17 shtator duke luajtur si titullar në fitoren 2–0 kundër Ajaxit në Amsterdam.[19] Dhjetë ditë më pas, Esposito shënoi golin e parë në Serie A në fitoren 2–0 në transfertë kundër Cagliarit pasi hyri në fushë si zëvëndësues në pjesën e dytë; kjo ishte fitorja e 1600të e klubit në këtë kompeticion.[20][21]

Karriera ndërkombëtare

Esposito e nisi karrierën e tij ndërkombëtare duke luajtur fillimisht me ekipin nën-17. Në maj 2023, ai u thirr të luante në FIFA Kupën e Botës nën-20 në Argjentinë.[22] Ai shënoi një gol në turnament, duke ndihmuar Italinë të shkonte në finale, aty ku u mposht nga Uruguai.[23] Një muaj më vonë, në korrik, Esposito ishte pjesë e ekipit nën-19 që fitoi UEFA Kampionatin Evropian në Maltë, duke shënuar një gol.[24]

Më 8 shtator 2023, Esposito luajti ndeshjen e parë me ekipin nën-21 kundër Letonisë për kualifikueset e UEFA Kampionatit Evropian nën-21 2025.[25] Ai shënoi golin e parë në kualifikuese në fitoren 2–0 kundër Norvegjisë më 17 tetor. Esposito shënoi edhe në ndeshjen e rradhës kundër San Marinos në transfertë, me Italinë që fitoi 7–0. Në ndeshjen e kthimit, Esposito shënoi katër gola në një tjetër fitore 7–0.[26] Italia u kualifikua në turnament si fitues i grupit kurse Esposito u shpall kryegolashënues (sëbashku me tre lojtarë të tjerë) me gjashtë gola.

Në gusht 2025, Esposito u thirr për herë të parë në ekipin e parë nga trajneri Gennaro Gattuso për dy ndeshjet kualifikuese të FIFA Kupës së Botës 2026 kundër Estonisë dhe Izraelit.[27][28] Ai debutoi më 5 shtator në fitoren 5–0 kundër Estonisë, duke u aktivizuar në minutat e fundit si zëvëndësues.[29]

Profili i lojtarit

Esposito konsiderohet si një nga talentët më të mirë në botë.[30][31] Ai është një sulmues potent, shtatlartë, fizik dhe i shkathët i cili dallohet për finalizimin dhe lëvizjet brënda zone.[32] Ai shquhet për lojën me kurriz nga porta dhe mbajtjen e topit kur është nën presion. Falë gjatësisë së tij, Esposito gjithashtu shkëlqen në luftën në ajër si dhe është rrezik në zonën kundërshtare kur ekipi i tij ka goditje këndi ose goditje standarte.[33]

Jeta personale

Pio është vëllai i vogël i mesfushorit Salvatore dhe sulmuesit Sebastiano Esposito.[23]

Statistikat e karrierës

Klube

Përditësuar më 27 shtator 2025[34]
Ndeshjet dhe golat sipas klubit, sezonit dhe kompeticionit
Klubi Sezoni Liga Kupa Evropa Tjetër Gjithsej
DivizioniNdshGolaNdshGolaNdshGolaNdshGolaNdshGola
Spezia (huazim) 2023–24 Serie B 38310——393
2024–25 Serie B 351710—4[a]24019
Gjithsej 732020—427922
Internazionale 2024–25 Serie A ———2[b]121
2025–26 Serie A 31001[c]00041
Gjithsej 3100102162
Gjithsej karriera 76212010638524
  1. ↑ Të gjitha ndeshjet në fazën play-off për ngjitje të Serie B
  2. ↑ Të gjitha ndeshjet në FIFA Kupën e Botës për Klube
  3. ↑ Të gjitha ndeshjet në UEFA Ligën e Kampionëve

Kombëtarja

Përditësuar më 5 shtator 2025[35]
Ndeshjet dhe golat sipas ekipit kombëtar dhe vitit
Ekipi kombëtarVitiNdshGola
Italia 202510
Gjithsej10

Golat me kombëtaren

Lista e golave ndërkombëtar të shënuar nga Francesco Pio Esposito
Nr. Data Vendi Ndsh Kundërshtari Goli Rezultati Kompeticioni
111 tetor 2025A. Le Coq Arena, Talini, Estoni2 Estonia3–03–1Kualifikueset e FIFA Kupës së Botës 2026
213 nëntor 2025Stadiumi Zimbru, Kishinau, Moldavi4 Moldavia2–02–0Kualifikueset e FIFA Kupës së Botës 2026
316 nëntor 2025San Siro, Milano, Itali5 Norvegjia1–01–4Kualifikueset e FIFA Kupës së Botës 2026

Trofe

Internazionale
Italia nën-19
  • UEFA Kampionati Evropian nën-19: 2023[36]
Çmime personale
  • Futbollisti i Vitit në Serie B: 2024[37]

Referime

  1. 1 2 "FIFA Club World Cup 2025™ Squad List: FC Internazionale Milano (ITA)" (PDF) (në anglisht). FIFA. 14 qershor 2025. fq. 16. Marrë më 9 korrik 2025.
  2. ↑ "Convocazioni e presenze in campo Francesco Esposito (U17)" (në italisht). Federata Italiane e Futbollit. 26 maj 2023. Marrë më 17 korrik 2023.
  3. ↑ "Convocazioni e presenze in campo Francesco Esposito (U18)" (në italisht). Federata Italiane e Futbollit. 26 maj 2023. Marrë më 17 korrik 2023.
  4. ↑ "Convocazioni e presenze in campo Francesco Esposito (U19)" (në italisht). Federata Italiane e Futbollit. 26 maj 2023. Marrë më 17 korrik 2023.
  5. 1 2 "Convocazioni e presenze in campo Francesco Esposito" (në italisht). Federata Italiane e Futbollit. 26 maj 2023. Marrë më 17 korrik 2023.
  6. ↑ "Esposito: Italia senza bomber? L'Inter aspetta Francesco Pio, il futuro è già scritto". Calcio Mercato (në italisht). 30 mars 2023.
  7. ↑ "Esposito, show con l'Inter Primavera: tripletta al Cagliari. Chi è il nuovo talento nerazzurro". La Gazzetta dello Sport (në italisht). RCS Media Group. 15 shkurt 2023.
  8. ↑ "Valentin Carboni and Francesco Pio Esposito Sign Contract Extensions". inter.it (në anglisht). F.C. Internazionale Milano. 9 korrik 2023.
  9. ↑ Egle Patanè (29 korrik 2023). "L'Inter trova l'accordo con Francesco Pio Esposito: rinnovo fino al 2027. E lo Spezia l'ha già chiesto in prestito". Inter News (në italisht).
  10. ↑ "Ufficiale | Francesco Pio Esposito È Un Nuovo Calciatore Dello Spezia" (në italisht). Spezia Calcio. 1 gusht 2023. Marrë më 1 gusht 2023.
  11. ↑ "Spezia vs. Venezia" (në anglisht). Serie A. 14 gusht 2023.
  12. ↑ Claudia Marrone (19 korrik 2024). "Spezia, Pio Esposito è ancora aquilotto. Nuovamente confermato il suo prestito dall'Inter". TuttoMercatoWeb (në italisht). Marrë më 14 shtator 2025.
  13. ↑ "De Luca trascina la Cremonese in A. Spezia, non bastano i due gol nel finale" (në italisht). La Gazzetta dello Sport. Marrë më 7 shtator 2025.
  14. ↑ "Man Utd, Leicester and Nottingham Forest target signs new Inter deal". On the Minute (në anglisht). 11 prill 2025.
  15. ↑ Andrea Losapio (12 qershor 2025). "Francesco Pio Esposito va al Mondiale per Club e non solo: può rimanere all'Inter". TuttoMercatoWeb (në italisht).
  16. ↑ "Who is Francesco Pio Esposito? Inter's new teenage wonderkind scored a decisive goal against River Plate" (në anglisht). CBS Sports. 26 qershor 2025. Marrë më 28 shtator 2025.
  17. ↑ "Inter Milan's Esposito brothers take centre stage" (në anglisht). FIFA. 22 qershor 2025.
  18. ↑ "Inter 2-0 River Plate: Esposito and Bastoni secure top spot" (në anglisht). beIN Sports. 25 qershor 2025. Marrë më 28 shtator 2025.
  19. ↑ "Pio Esposito: emotions on his debut: "A dream since childhood"" (në anglisht). Yahoo! Sports. 17 shtator 2025. Marrë më 28 shtator 2025.
  20. ↑ "Nerazzurri Youngster Ends Wait For First Inter Goal In Cagliari Win" (në anglisht). Sempre Inter. 28 shtator 2025. Marrë më 28 shtator 2025.
  21. ↑ "Lautaro overtakes Mazzola, Pio Esposito's debut goal: all the stats from Cagliari vs. Inter" (në anglisht). Yahoo! Sports. 28 shtator 2025. Marrë më 28 shtator 2025.
  22. ↑ "Ufficializzata la lista dei 21 convocati per il Mondiale in Argentina" (në italisht). Federata Italiane e Futbollit. 11 maj 2023. Marrë më 24 nëntor 2024.
  23. 1 2 "Tre finali tutte perse: che domenica da incubo per i fratelli Esposito". La Gazzetta dello Sport (në italisht). RCS MediaGroup. 12 qershor 2023.
  24. ↑ "Dai cugini Dellavalle al boom di Kayode: chi sono gli azzurrini campioni d'Europa". La Gazzetta dello Sport (në italisht). RCS MediaGroup. 17 korrik 2023.
  25. ↑ "Italia U21, tutti i convocati. Nunziata punta su Baldanzi, Esposito e Casadei" (në italisht). La Gazzetta dello Sport. 1 shtator 2023. Marrë më 24 nëntor 2024.
  26. ↑ "Italy U21 7–0 San Marino U21" (në anglisht). Soccerway. 5 shtator 2024.
  27. ↑ "Prime convocazioni per Gattuso: le novità sono Leoni, Fabbian e Pio Esposito, tornano Mancini e Scamacca" (në italisht). Federata Italiane e Futbollit. 29 gusht 2025. Marrë më 29 gusht 2025.
  28. ↑ "Italia, Gattuso vara la linea verde: convocati Leoni e Pio Esposito. Torna Mancini" (në italisht). La Gazzetta dello Sport. 29 gusht 2025. Marrë më 5 shtator 2025.
  29. ↑ Sam Wilson (6 shtator 2025). "Esposito brothers react to Francesco Pio's Italy debut" (në anglisht). Football Italia. Marrë më 14 shtator 2025.
  30. ↑ "Italy U21 Coach Praises Prodigious Inter Milan Striker's Talent: "Right He Plays With Azzurri First Team"" (në anglisht). Yahoo! Sports. 23 shtator 2025. Marrë më 28 shtator 2025.
  31. ↑ "Inter President Says Francesco Pio Esposito Is A 'Great Talent' After Youngster Wins First Italy Cap" (në anglisht). Football Italia. 8 shtator 2025. Marrë më 28 shtator 2025.
  32. ↑ "Inter Milan Rising Star Destined For Glory At San Siro & Italy National Team" (në anglisht). Sempre Inter. 16 korrik 2025. Marrë më 28 shtator 2025.
  33. ↑ "Who is Francesco Pio Esposito? Inter Milan's 20-year-old prodigy setting Serie A alight" (në anglisht). 101greatgoals.com. 25 shtator 2025. Marrë më 28 shtator 2025.
  34. ↑ "Francesco Pio Esposito" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 28 shtator 2025.
  35. ↑ Benjamin Strack-Zimmermann. "Pio Esposito" (në anglisht). National Football Teams. Marrë më 29 tetor 2022.
  36. ↑ "Portugal 0-1 Italy: Kayode heads resilient Azzurrini to second Under-19 title" (në anglisht). UEFA. Marrë më 20 korrik 2023.
  37. ↑ Peter Young (2 dhjetor 2024). "Every category and Serie A nominee at the Gran Gala del Calcio" (në anglisht). Football Italia. Marrë më 3 dhjetor 2024.

Lidhje të jashtme