Horreum (Epir)

Horreum ose Orraon ose Horraon (Ὄρραον) ishte një qytet i Epirit të Lashtë.[1] Orraon gjendet mbi një kodër pran Gjirit të Ambrakisë, i cili gjendet në Greqinë Veri-perëndimore, në perëndim të Amotopos. Ai ruante kalimen përgjatë rrugës për në Luginën e Janinës.
Historia

Orraon u themelua në shekullin e IV p.e.s., ndërsa Alketa I ishte mbret. Kjo ishte Periudh Helenistike. Në vitin 167 p.e.s. romakët e shkatërruan Orraonin, por ai do të rindërtohej pak më vonë.[2] Por prërësi, qyteti i Orraonit do të zgjaste për një periudhë të shkurtër kohore. Në vitin 37 p.e.s. qyteti kishte një qint shtëpi, dymbëdhjetë rrugë dhe një varrezë. Orraoni do të braktisej nga banorët e tij. Banorët e tij u detyruan të vendoseshin në Nikopol, i cili gjendet afër prevezës së sotme po në Epir. Qyteti i Nikopolit u themeluar nga Augusti pas fitores së tij në Betejën e Aktiumit.[3] Horreum është përmendur nga historiani romak Tit Livi.[4]

Arkeologjia
Në Orraon shumica e shtëpive qëndrojnë akoma dy kate të larta dhe plani rrugor është gjithashtu i dukshëm. Në planin e qytetit dymbëdhjetë rrugica të ngushta paralele, në drejtimin veri-jug, përshkojnë dy rrugë të gjera. Në krahun që shtrihen rrugët nga një bllok gjatësor banimi, ndodhen insula pesëmbëdhjetë metra të gjera.[5] Vendbanim përbëhet nga 100 shtëpi, të ndërtuara nga gurë vendorë gëlqerorë.[6]

Një shtëpi zë gjithë gjerësinë e secilës insula. Disa pjesë të shtëpive qëndrojnë edhe sot e kësaj dite. Pjesët kryesore që janë të dukeshme janë shtëpitë prej guri, kornizat e dritareve, dyerve dhe pak më shumë veçori të tjera të dukshme. Secila shtëpi në Orraon përdorte një çisternë. Cisterna gjendej pranë portës kryesore, e cila gjendej në pjesën veri-lindore të qytetit. Ajo gjende në këtë zonë pasi ishte pika më e lartë e qytetit.[7] Përreth çisternës ishin vendosur mure rrethuese. Në murin jugor të depozitës ishte vendosur një kornizë antae dhe shkallë në këndin veri-lindor të depozitës. Shkallët ndihmonin për të zbritur në fundin e depozitës për ta pastruar atë. Muri është ndërtuar prej gurësh drejtkëndorë gëlqerorë. Ai ishte më i lartë sesa çisterna për ti penguar njerëzit të hidhnin mbeturinë në depozitë.
Disa nga rrënojat e tij mund të shihen edhe sot mbi majën ku gjenden.
Shiko gjithashtu
- Alketi I (Mbreti i Epirit)
- Shteti i Epirit
- Epiri
- Liga Epirote
- Molosët
- Kaonët
- Thesprotët
- Dodona
- Antigonea
- Baiake
- Foenika
- Pasaroni
- Justinianopolisi (Epir)
- Lista e qyteteve në Epirin e lashtë
- Qytetet kryesore të Ilirisë
- Lista e vendbanimeve në Iliri
- Amantia
- Despotati i Epirit
- Despoti i Epirit
- Preveza
- Ager publicus
- Dashuria Greke
- Gjeografia e Strabonit
- Gotthograikia
- Horreum
- Iliro-romakët
- Kolonia Romake
- Kufijtë ushtarakë dhe fortifimet romake
- Lista e kolonive romake
- Luftërat dalmato-romake
- Luftërat iliro-romake
- Luftërat romako-greke
- Luftërat Romako-Latine
- Luftërat romako-maqedonase
- Mare Nostrum
- Marina Romake
- Miliarium
- Nikopoli i Epirit
- Perandoria Romake
- Provinca romake e Epirit
- Republika Romake
- Romanizimi (kulturor)
- Statio
- Tabula Peutingeriane
- Triumfi Romak
- Ushtria Romake
Citime fundore
- ↑ Mogens Herman Hansen (2004). An Inventory of Archaic and Classical Poleis: An Investigation Conducted by The Copenhagen Polis Centre for the Danish National Research Foundation (në anglisht). Danmarks Grundforskningsfond. Oxford University Press. fq. 345. ISBN 978-0-19-814099-3.
- ↑ "Orraon: Ancient Greece's Best Preserved Settlement" (në anglisht). 12 gusht 2016.
- ↑ "Archaeological Site of Orraon – GTP". Gtp.gr (në anglisht).
- ↑ Tit Livi (1834). "Libri 45, kapitulli 26". përmbledhur nga George Baker (red.). Ab Urbe Condita (në anglisht). Vëll. VII. A. J. Valpy. fq. 395–397 – nëpërmjet Archive.org.
- ↑ "A Hill's secret – Ammotopos: The New Finds of Arta" (në anglisht). Archaeology Newsroom. 29 shtator 2015.
- ↑ Barbara Tsakirgis (2016). "19. The Architecture of Greek Houses". përmbledhur nga Margaret M. Miles (red.). A Companion to Greek Architecture (në anglisht). John Wiley & Sons. fq. 274. ISBN 978-111924553-7.
- ↑ "Orraon cistern" (në anglisht). ITIA.
Bibliografia
39°16′16″N 20°55′31″E / 39.271166°N 20.925409°E
- Mogens Herman Hansen (2004). An Inventory of Archaic and Classical Poleis: An Investigation Conducted by The Copenhagen Polis Centre for the Danish National Research Foundation (në anglisht). Danmarks Grundforskningsfond. Oxford University Press. ISBN 978-0-19-814099-3.
- Tit Livi (1834). "Libri 45". përmbledhur nga George Baker (red.). Ab Urbe Condita (në anglisht). Vëll. VII. A. J. Valpy. fq. 361–426 – nëpërmjet Archive.org.
- Barbara Tsakirgis (2016). "19. The Architecture of Greek Houses". përmbledhur nga Margaret M. Miles (red.). A Companion to Greek Architecture (në anglisht). John Wiley & Sons. fq. 273–287. ISBN 978-111924553-7.