Provinca romake e Epirit
| Provincia Epiri Ἐπαρχία Ἠπείρου | |||||||||||||||||
|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
| Provincë e Perandorisë Romake | |||||||||||||||||
| Vitet 100 ose 110 të e.s.–shekulli VII | |||||||||||||||||
![]() Provinca e Epirit brenda Perandorisë Romake, rr. 125 të e.s. | |||||||||||||||||
| Qendra | Nikopoli | ||||||||||||||||
| Historia | |||||||||||||||||
| Periudha historike | Lashtësi | ||||||||||||||||
• Themeluar më | Vitet 100 ose 110 të e.s. | ||||||||||||||||
| fundi shekullit VI–shekulli VII | |||||||||||||||||
• Shndërrimi në Temën e Nikopolit | shekulli VII | ||||||||||||||||
| |||||||||||||||||
| Sot pjesë e | Greqisë dhe Shqipërisë | ||||||||||||||||
Provinca e Epirit (Provincia Epiri, Greqishtja e lashtë dhe mesjetare: Ἐπαρχία Ἠπείρου, Eparkía Ēpeírou) ishte një provincë e Perandorisë Romake, që mbulonte rajonin e lashtë të Epirit. Roma e aneksoi për herë të parë rajonin në vitin 167 p.e.s., në përfundim të Luftës së III Romako-Maqedonase, dhe fillimisht e vendosi rajonin në provincën e madhe të Provincën Romake të Maqedonisë, e cila në atë kohë përfshinte të gjithë botën helenistike në Evropën kontinentale. Në vitin 27 p.e.s., Epiri dhe Akea u shkëputën nga Maqedonia për tu bashkuar në provincën senatoriale të Akeas, me përjashtim të pjesës së saj veri-perëndimore, e cila mbeti pjesë e provincës së Maqedonisë.[1]
Në kohën e sundimit të perandor Trajanit, diku midis viteve 103 dhe 114 i e.s., Epiri u bë një provincë e veçantë, nën një procurator Augusti. Provinca e re shtrihej nga Gjiri i Aulonit (Vlora) dhe Malet Akrokeraune në veri të rrjedhës së poshtme të Lumit Akelo në jug, dhe përfshinte Ishujt veriorë të Jonit, Korfuzin, Lefkadhën, Itakën, Qefaloninë, dhe Zakintosin.[1]
Historia
Roma kishte mbajtur një prani ushtarake në Epir që nga Lufta e Parë Romako-Maqedonase, kur ajo e përdori Epirin si një pikë hyrëse për trupat e saj në Greqi. Roma do të vijonte ta përdorte Epirin si një portë për trupat e saj edhe në Luftën e Dytë dhe të Tretë Romako-Maqedonase. Gjatë luftës së tretë, Liga Epirote deri atëherë asnjanëse u përç, me molosët që morën anën e maqedonasve, ndërsa kaonët dhe thesprotët që mbështetën romakët.[2] Lufta pati rezultate shkatërruese për Epirin: 150,000 molosë u skllavëruan dhe rajonin do të nënshtrohej nga Roma.
Statusi rajonit midis viteve 167 p.e.s. dhe 146 p.e.s. është i paqartë, por në vitin 146 p.e.s., ai u përfshi në pronincën e madhe romake të Maqedonisë. Gjatë Luftës Civile të Çezarit, Jul Çezari përdori Butrintin si bazë detare dhe më vonë planifikoi një colonia aty për veteranët e luftës së tij civile pak para vdekjes së tij. Augusti më vonë i mori këto plane dhe e bëri qytetin një koloni për veteranët e tij, pas fitores ndaj Mark Antonit në Luftën e Aktiumit.[3] Banorët e rinj e zgjeruan qytetin dhe ndërtimet përfshinë një ujësjellës, terma, banesa, një komplesk forumi dhe një nimfeum. Përgjatë kësaj periudhe, përmasat e qytetit do të dyfishoheshin.[4] Një numër strukturash të reja u ndërtuan pranë të vjetrave, veçanërisht përreth teatrit dhe Tempullit të Asklepit.[5]
Augusti gjithashtu e shkëputi Epirin dhe Akean nga Maqedonia në vitin 27 p.e.s., por ai mbeti pjesë e provincës së Akea deri diku midis viteve 104 dhe 117 të e.s., kur Trajani e bëri atë një provincë më vete.[1]
Epirus Vetus dhe Epirus Nova

Dikur gjatë riorganizimit provincial të Dioklecianit (s.v. 284–305), pjesa perëndimore e provincës së Maqedonisë përgjatë bregdetit Adriatik u nda në një provincë të re, të quajtur "Epiri i Ri" (Epirus Nova), e cila pak a shumë përkon me Ilirinë Jugore, historikishte e banuar nga fiset ilire. Epiri i mirëfilltë në vijim u bë i njohur si "Epiri i Vjetër" (Epirus Vetus, Παλαιὰ Ἤπειρος).
Antikiteti i Vonë
Dy provincat epirote u bënë pjesë e Dioqezës së Mezisë, deri sa ajo u nda rreth vitit 369 në dioqezat e Maqedonisë dhe Dakisë, kur ato do të bëheshin pjesë e të parës.[6] Në shekullin e IV, Epiri ishte akoma një bazë e fortë e paganizmit dhe u ndihmua nga perandor Juliani (s.v. 361–363 të e.s.) dhe prefekti i tij pretorian Klaudius Mamertini, nëpërmjet uljes së taksimit dhe rindërtimit të kryeqytetit provincial të Nikopolit.[7] Sipas Jordanes, visigotët e sulmuan zonën në vitin 380.[7] Me ndarjen e perandorisë pas vdekjes së Teodosit të I në vitin 395, Epiri do të bëhej pjesë e Perandorisë Romake Lindore ose Perandorisë Bizantine.[7] Në vitet 395–397, visigotët nën drejtimin e Alarikut plaçkitën Greqinë. Ata qëndruan në Epir për pak vite, deri në vitin 401 dhe prapë në vitet 406–407, gjatë aleancës së Alarikut me gjeneralin e Perandorisë Perëndimore Stilikon në mënyrë që të merte Ilirikun Lindor nga Perandoria Lindore.[7]

Nga viti 467 e në vijim, Ishujt e Jonit dhe brigjet e Epirit u bënë subjekte të sulmeve të vandalëve, të cilët kishin pushtuar provincat e Afrikës Veriore dhe kishin krijuar mbretërinë e tyre, Mbretërinë e Vandalëve, me qendër në Kartagjenë. Vandalët do të pushtonin Nikopolin në vitin 474 si një pjesë e përfituar nga negociatat e tyre me perandor Zenon dhe do të plaçkisnin Zakintosin, duke vrarë shumë prej banorëve të tij dhe duke marë shumë të tjerë skllevër.[8] Epirus Nova do të bëhej sheshbeteje përgjatë luftës për pushtet midis ostrogotëve pas vitit 479, në të cilën u përfshinë bizantinët.[8] Një përpjekje gote për të marrë Durrësin u smbraps nga forcat romake gjatë kësaj periudhe.[9]
Në vitin 517, një sulm i getëve ose antëve përfshiu Epirin e Vjetër duke arritur deri në Greqi.[8] Prokopi i Çezaresë në veprën e tij Historia Sekrete pohon se nën Justinianin e I (s.v. 527–565), gjithë provincat e Ballkanit sulmoheshin nga barbarët çdo vit. Megjithatë, kjo konsiderohet një hiperbolë retorike nga studjuesit modernë, pas vetëm një sulm i veçuar sllav në rrethinat e Dyrrahut, në vitet 548–49, është dokumentuar.[8] Prokopi raporton më tej se në vitin 551, mbreti ostrogot Totila dorgoi flotën e tij për të sulmuar brigjet e Epirit, në një përpjekje për të ndërprerë linjat bizantine të komunikimit me Italinë, gjatë Luftës Gotike, në të cilën bizantinët po përpiqeshin të aneksonin mbretërinë e tij.[10] Në përgjigje të këtyre sulmeve dhe për të riparuar dëmtimet e bëra nga dy tërmetet shkatërrimtare në vitin 522, Justiniani nisi një program të gjerë rindërtimi dhe rifortifikimi: Adrianopoli u rindërtua, megjithëse në shtrirje të kufizuar dhe do të riemërtohej Justinianopolis, ndërsa Euroea u zhvendos më tej në brendësi të territorit – ajo është identifikuar tradicionalisht me themelimin e Janinës. Prokopi pohon gjithashtu se jo më pak se 36 fortesa të vogla në Epirin e Vjetër—shumica e tyre sot të pa identifikueshme—ose u rindërtuan ose u ndërtuan së rishmi.[10]
Humbja dhe ripushtimi bizantin

Në shekullin e VI, shumica e Ballkanit, duke përfshirë Epirin, ra nën kontrollin e avarëve dhe aleatëve të tyre sllavë. Kjo është vendosur në vitin 587 nga Kronika e Monemvasisë dhe përkon më tej me dëshminë se mjaft seli u braktisën nga peshkopët e tyre nga viti 591. Kështu, rr. 590 peshkopi, kleri dhe populli i Euroeas u largua nga qyteti i tyre, duke bartur me vete reliktet e shenjtit të tyre mbrojtës, Shën Donatit, për në Kasiope në Korfuz.[11]
Restaurimi i sundimit bizantin duket se është vendosur nëpërmjet këtyre ishujve, kryesisht Qefalonisë, e cila me siguri nën kontrollin e qëndrueshëm perandorak rr. 702, kur Filipik Bardanes do të dëbohej aty. Restaurimi gradual i sundimit perandorak nga pjesëmarrja e peshkopëve vendorë në këshillat në Kostandinopojë: ndërsa vetëm peshkopi i Durrësit do të merte pjesë në Këshillat Ekumenikë të viteve 680–681 dhe 692, një shekull më vonë peshkopët e Durrësit, Nikopolit, Korfuzit, Qefalonisë dhe Zakintosit dëshmohen në Këshillin e Dytë të Nikesë në vitin 787.[12]
Rreth mesit të shekullit të VIII, do të krijohej Tema e Qefalonisë; ajo, bashkë me Temën e Nikopolit, e cila do të krijohej në shekullin e IX, mbulonin rajonin e mëparshëm të Epirit të Vjetër. Thema e Durrësit, e krijuar po në shekullin e IX, mbulonte çfarë ishte dikur Epirus Nova, dhe sundimi bizantin në Epir në Mesjetën e Hershme do të vijonte përmes këtyre provincave të reja.[13][14][15][16]
Ekonomia
Provinca, veçanërisht qytetet veriore, përfituan gjerësisht nga ndërtimi i Via Egnatia në veri.[17] Për shkak të bagëtive të saj të njohura tradicionalisht dhe të afërsisë me Gadishullin Italian, Epiri u bë një eksportues i rëndësishëm i gjedhit dhe kafshëve luksoze si kuajt e garave për në Itali, ku këta të fundit kishin kërkesë të madhe për garat popullore karro në Romë.[18]
Epiri gjithashtu pati popullsi domethënëse të kolonëve italikë me prona të mëdha tokësore, të tërhequr nga potenciali për bujqësinë blegtorale. Ka të ngjarë që këtë kolonë të kenë pasur një ndikim të rëndësishëm mbi demografinë dhe tregtinë e provincës.[19]
Qytetet dhe vendbanimet
Synekdemus i Hierokles, i hartuar rreth vitit 527–528, por me gjasa duke pasqyruar situatën në gjysmën e parë të shekullit të V, raporton njëmbëdhjetë qytete të Epirit të Vjetër:
- Nikopoli, kryeqyteti
- Dodona
- Euroea
- Adrianopoli
- Aponi
- Foenika
- Ankezmosi
- Butrinti
- Fotike
- Ishulli i Korfuzit
- Ishulli i Itakës.
Epiri i Ri, me kryeqytetin e tij në Durrah, përfshinte nëntë qytete.[20]
Galeri
Teatri romak i Butrintit
Bazilika paleokristiane e Butrintit
Nimfeu romak, Nikopol
Një bastion i Kështjellës së Durrësit, ndërtuar nga perandor Anastasi I Dikori- Mozaik nga vila romake e Manius Antoninit, Nikopol
Shiko gjithashtu
- Epiri
- Shteti i Epirit
- Liga Epirote
- Molosët
- Lidhja molose
- Molosia
- Thesprotët
- Kaonët
- Kaonia
- Atintanët
- Marrëveshja e Foenikës
- Epiri i Vjetër
- Epiri i Ri
- Iliriku
- Prefektura e Ilirikut
- Dalmacia romake
- Dioqeza e Ilirikut
- Mëzia
- Luftërat romako-maqedonase
- Lufta e Parë Romako-Maqedonase
- Lufta e dytë romako-maqedonase
- Lufta e tretë romako-maqedonase
- Malet e Pindit
- Lista e qyteteve në Epirin e lashtë
- Pasaroni
- Antigonea
- Dodona
- Foenika
- Baiake
- Horreum (Epir)
- Justinianopolisi (Epir)
- Rrethoja Bizantine e Durrësit
- Migrimet sllave në Ballkan
- Thema e Durrësit
- Thema e Nikopojës
- Despotati i Epirit
- Despoti i Epirit
- Vagenetia
- Vargu detar
- Epiri (rajon administrativ)
- Shtëpia e fortifikuar
- Shtëpia kullë
- Kulla kështjellë
- Kulla fortifikuese
- Proçesionet Fallike
- Amfiteatri i Durrësit
- Besimet e lashta mesdhetare
- Beteja e Dyrrahut
- Burgus
- Cannaba
- Castellum
- Castra
- Civitas
- Civitas libera
- Civitas foederata
- Civitas sine suffragio
- Civitas stipendaria
- Claustra Alpium Iuliarum
- Cliens
- Colonus (person)
- Çitadela
- Dalmacia romake
- Dashuria Greke
- Dediticii
- Drungos
- Gotthograikia
- Iliro-romakët
- Imperator
- Imperium
- Institucionet politike të Romës së lashtë
- Itinerari
- Itinerarium Antonin Augusti
- Itinerarium Burdigalensis - Hierosolymitanum
- Kleisoura (distrikt bizantin)
- Kohorta (njësi ushtarake)
- Kolonia Romake
- Kufijtë ushtarakë dhe fortifimet romake
- Latifundium
- Latinët e Lashtë
- Limes Alutanus
- Limes Britannicus
- Limes Dacicus
- Limes Danubii
- Limes Moesicus
- Limes Pannonicus
- Limes Porolissensis
- Limes Sarmatiae
- Limes Transalutanus
- Lista e toponimeve latine në Ballkan
- Lista e kolonive romake
- Luftërat dalmato-romake
- Lufta e Dytë Punike
- Luftërat iliro-romake
- Luftërat romako-greke
- Luftërat Romako-Latine
- Luftërat romako-maqedonase
- Mansio
- Mare Nostrum
- Marina Romake
- Miliarium
- Misteret greko-romake
- Municipium
- Muret e lashta të Durrësit
- Muret mbrojtëse romake
- Muri i Trajanit
- Nikopoli i Epirit
- Organet e qeverisjes në Apoloni
- Pagus
- Pallatet perandorake të Romës
- Perandoria Romake
- Peregrinus
- Peripli
- Prokopi i Çezaresë
- Pronoia
- Republika Romake
- Romanitas
- Romanizimi (kulturor)
- Rrugët romake
- Scholae Palatinae
- Selitë perandorake romake
- Shtetësia Romake
- Skllavëria në Romën e lashtë
- Statio
- Tabula Peutingeriane
- Të Drejtat Latine
- Thermae
- Tirones
- Triumfi Romak
- Turma (njësi ushtarake)
- Ujësjellësi Romak
- Ura e Trajanit
- Ushtria Romake
- Vardariotai
- Via Candavia
- Via Egnatia
- Vicus
- Zgjedhjet në Republikë Romake
Citime fundore
- 1 2 3 Soustal & Koder 1981, f. 47.
- ↑ Amy Tikkanen, red. (1998–2018). "Epirus". Encyclopædia Britannica (në anglisht). Richard Pallardy, Shiveta Singh, Emily Rodriguez. Encyclopædia Britannica, Inc.
- ↑ Walker & Wilkes 2010, f. 212.
- ↑ Hodges, Richard; Bowden, William; Lako, Kosta; Andrews, Richard (2004). Byzantine Butrint: excavations and surveys 1994–1999 (në anglisht). Oxbow Books. fq. 54. ISBN 978-1-84217-158-5.
- ↑ Cabanes, Pierre (1997). "Epirus in the Roman Period (146 B.C. – A.D. 250); Social, Economic and Cultural Developments; Cultural and Religious Life". përmbledhur nga Michael B. Sakellariou (red.). Epirus, 4000 Years of Greek History and Civilization (në anglisht). Ekdotikē Athēnōn. fq. 117-132. ISBN 978-960213371-2.
At Bouthrotos, it is enough to compare the theatre, built of grey poros, ëith all the Roman structures surrounding it: the skene and the neighbouring buildings, the neë sanctuary of Asklepios and the areas next to it
- ↑ Soustal & Koder 1981, ff. 47–48.
- 1 2 3 4 Soustal & Koder 1981, f. 48.
- 1 2 3 4 Soustal & Koder 1981, f. 49.
- ↑ Ëolfram 1988, ff. 271–274.
- 1 2 Soustal & Koder 1981, f. 50.
- ↑ Soustal & Koder 1981, f. 51.
- ↑ Soustal & Koder 1981, f. 52.
- ↑ Soustal & Koder 1981, f. 53.
- ↑ John Nesbitt; Nicolas Oikonomides (1991). Eric McGeer (red.). Catalogue of Byzantine Seals at Dumbarton Oaks and in the Fogg Museum of Art (në anglisht). Vëll. 1: Italy, North of the Balkans, North of the Black Sea. Dumbarton Oaks Research Library and Collection. fq. 40. ISBN 978-0-88402-194-0.
- ↑ T. E. Gregory (1991). "Dyrrachion". përmbledhur nga Alexander Kazhdan (red.). The Oxford Dictionary of Byzantium (në anglisht). Oxford University Press. fq. 668. ISBN 0-19-504652-8.
- ↑ Pertusi 1952, f. 177.
- ↑ Walker & Wilkes 2010, f. 204.
- ↑ Eberle & le Quéré 2017, f. 41.
- ↑ Eberle & le Quéré 2017, ff. 40–42.
- ↑ Soustal & Koder 1981, ff. 48–49.
Bibliografia
- Soustal, Peter; Koder, Johannes (1981). Tabula Imperii Byzantini (në gjermanisht). Vëll. 3: Nikopolis und Kephallenia. Vjenë: Verlag der Österreichischen Akademie der Wissenschaften. ISBN 978-3-7001-0399-8.
- Eberle, Lisa Pilar; le Quéré, Enora (2017). "Landed Traders, Trading Agriculturalists? Land in the Economy of the Italian Diaspora in the Greek East". Journal of Roman Studies (në anglisht): 107, 27–59. JSTOR 26576044.
- Walker, Susan; Wilkes, John (2010). "Becoming Roman and Staying Greek in the Southern Adriatic". Bulletin of the Institute of Classical Studies (në anglisht): 197–212. JSTOR 44214907.
- Kazhdan, Alexander, red. (1991). The Oxford Dictionary of Byzantium (në anglisht). Oxford University Press. ISBN 0-19-504652-8.
- John Nesbitt; Nicolas Oikonomides, red. (1991). Catalogue of Byzantine Seals at Dumbarton Oaks and in the Fogg Museum of Art (në anglisht). Vëll. 1: Italy, North of the Balkans, North of the Black Sea. Dumbarton Oaks Research Library and Collection. ISBN 0-88402-194-7.
- Pertusi, A. (1952). Constantino Porfirogenito: De Thematibus (në italisht). Romë: Biblioteca Apostolica Vaticana.
- Wolfram, Herwig (1988). History of the Goths (në anglisht). Berkeley dhe Los Angeles: University of California Press. ISBN 978-0-52006-983-1.
.svg.png)