Horreum

Vizatim rindërtues i horreum-it të dyfishtë të fortesës së Vercovicium, Muri i Hadrianit, Angli

Një horreum (shumës: horrea) ishte një lloj depoje publike e përdorur gjatë Periudhës së Lashtë Romake. Megjithëse termi latin shpesh përdoret për tiu referuar hambarëve. Nga fundi i Periudhës Perandorake, qyteti i Romës kishte afërsisht 300 horrea për të furnizuar kërkesat e tij.[1] Më të mëdhatë ishin kolosale, edhe me standardet moderne; Horrea Galbae përmbante 140 dhoma vetëm në katin përdhes, duke u shtrirë në një sipërfaqe prej 21,000 metra2 (225,000 këmbë2).[2] Ato mundësonin depozitim jo vetëm për annona publica (furnizimi publik me grurë), por edhe një larmi të madhe burimesh si vaji i ullirit dhe ushqime të tjera.[3] Sipërfaqja e hapsirës depozituese të disponueshme në horrea publike mund të gjykohet nga fakti se kur perandor Septim Severi do të vdiste në vitin 211 të e.s., ai thuhet se i la horrea të qytetit të mbushura me mjaft ushqim për të furnizuar popullsinë një milionëshe të Romës për shtatë vjetë.[4] Horrea më të vogla (megjithëse të ngjashme) ishin veçori standarde të qytezave, qyteteve dhe fortesave romake, përgjatë gjithë perandorisë; shembuj të mirë ruajtur të horrea ushtarake janë gërmuar në Murin e AdrianitAngli, në mënyrë të shquar te fortesat e Haustids, Korbrixhit dhe Sauth Shilds.[5]

Historia

Horrea Epagathiana et Epaphroditiana, e ndërtuar në Ostia rreth vitit 150 të e.s.

Horrea e para u ndërtuan në Romë rreth fundit të shekullit të II p.e.s.,[6] me horreum-in e parë të njohur publik të ndërtuar nga tribuni fatkeq Gaius Graku në vitin 123 p.e.s.[4] Fjala do të përdorej për çdo vend të paracaktuar për ruajtjen e mallrave; kështu ajo përdorej shpesh për t’iu referuar qilarëve (horrea subterranea), por ai mund të përdoret edhe për një vend, kur depozitoheshin vepra arti,[7] ose madje edhe një bibliotekë.[8] Disa horrea publike funksiononin disi si banka, ku mund të depozitoheshin sende me vlerë, por klasa më e rëndësishme e horrea ishin atë ku depozitoheshin ushqime si gruri dhe vaji i ullirit dhe shpërndaheshin nga shteti.[9] Kërkesa e pashtershme e Romës për ushqime nënkuptonte se sasia e mallrave që kalonin përmes disa prej horrea-ve të qytetit ishte e jashtëzakonshme, edhe për standardet moderne. Kodra artificiale e Monte Testaccio në Romë, e cila qëndron mbrapa sitit të Horrea Galbae, vlerësohet se përmban mbetjet e të paktën 53 milionë afrorash vaji ulliri, me të cilat ishte importuar rreth 6 miliardë litra (1.58 miljardë galonë) vaji ulliri.[10]

Horreum-i romak i Butrintit, shekulli II i e.s.

Dizajni dhe emërtimi

Horrea të Romës dhe portit të saj, Ostias, qëndronin dy ose më shumë kate të larta. Ato ishin ndërtuar me shkallë rampa, në vend të shkallëve të zakonshme, për të mundësuar hyrjen për në katet e sipërme. Horreat e grurit e kishin katin e tyre përdhes ngrihehsin mbi shtylla për të reduktuar marrjen e lagështisë dhe prishjen e mallrave. Shumë horrea duket se kanë shërbyer si zona të mëdha tregtare me rreshta dyqanesh të vegjël (tabernae) jashtë një oborri qendror; disa mund të kenë qenë mjaftë të refinuara, ndoshta duke shërbyer si të barazvlefshmet e moderne të harkadave tregtare. Të tjerat, si ato në Ostia, të pajisura me oborre dhe kishin rreshta me tabernae që qëndronin shpinë më shpinë. Në Lindjen e Mesme, horrea mori një dizajnë shumë të ndryshëm me një rresht të vetëm tabernae shumë të thella, të gjitha të hapura në të njëjtin krahë; kjo pasqyronte një stil arkitekturor që ndiqej gjerësisht në komplekset pallatore dhe tempullore të rajonit, mjaft përpara mbërritjes së romakëve.[6][11]

Galeria qendrore nëntokësore e horreumitNarbonës, Francë

Në mënyrë të kuptueshme, siguria dhe mbrojtja nga zjarri ishin shqetësimet kryesore. Horrea ndërtoheshin shpesh me mure shumë të trasha (deri në 1 metre (3 ft) të trasha) për të reduktuar rrezikun e zjarrit dhe dritaret ishin gjithmonë të ngushta dhe të vendosura lartë në mur për të penguar vjedhjen. Dyertë mbroheshin me sisteme të rafinuara drynësh dhe shulash. Madje horreat e mëdha kishin vetëm dy ose tre dyer të jashtme, që ishin mjaft të ngushta dhe nuk do të kishin lejuar hyrjen e karrove. Detyra e vështirë e futjes dhe nxjerrjes së mallrave nga horrea me shumë gjasa zhvillohej vetëm nëpërmjet punës manuale; horreat më të mëdha në këtë mënyrë duhet të kenë pasur një staf të stërmadh punëtorësh.[2]

Horreat romake emërtoheshin idividualisht, disa kishin emërtime që tregonin mallrat që ato depozitonin (dhe me gjasa i shisnin), si dyllë (candelaria), letër (chartaria) dhe piper (piperataria). Të tjerat emërtoheshin sipas perandorëve ose individëve të tjerë të lidhur me familjen perandorake, si Horrea Galbae e përmendur më parë, të cilët ishte dukshëm e emërtuar në shekullit të I të e.s. sipas perandorit Galba.[11] Një horreum veçanërisht e mirë-ruajtur në Ostia, Horrea Epagathiana et Epaphroditiana, është njohur nga një mbishkrim se ishte emërtuar sipas dy skllevërve të liruar (me gjasa pronarët e saj), Epagathi dhe Epaphroditi.[12]

Shiko gjithashtu

Citime fundore

  1. Peter Lampe (2006). Christians at Rome in the First Two Centuries: From Paul to Valentinus (në anglisht). Continuum International Publishing Group. fq. 61. ISBN 0-8264-8102-7.
  2. 1 2 David Stone Potter; D. J. Mattingly (1999). Life, Death, and Entertainment in the Roman Empire (në anglisht). University of Michigan Press. fq. 180. ISBN 0-472-08568-9.
  3. J. Richardson (1992). A New Topographical Dictionary of Ancient Rome (në anglisht). The Johns Hopkins University Press. fq. 193.
  4. 1 2 Guy P.R. Métreaux (1998). "Villa rustica alimentaria et annonaria". përmbledhur nga Alfred Frazer (red.). The Roman Villa: Villa Urbana (në anglisht). University of Pennsylvania Museum of Archaeology. fq. 14-15. ISBN 0-924171-59-6.
  5. David Soren (1999). A Roman Villa and a Late Roman Infant Cemetery (në anglisht). L'Erma di Bretschneider. fq. 209. ISBN 88-7062-989-9.
  6. 1 2 Joseph Patrich (1996). "Warehouses and Granaries in Caesarea Maritima". Caesarea Maritima: A Retrospective After Two Millennia (në anglisht). BRILL. fq. 149. ISBN 90-04-10378-3.
  7. Plini i Riu (1890). "VIII.18. To Rufinus". The Letters of the Younger Pliny (në anglisht). Përkthyer nga John Delaware Lewis. Londër, Ang.: Kegan Paul, Trench, Trübner & Co. fq. 278-280).
  8. Plini i Riu (1890). "VIII". The Letters of the Younger Pliny (në anglisht). Përkthyer nga John Delaware Lewis. Londër, Ang.: Kegan Paul, Trench, Trübner & Co. fq. 254–289.
  9. William Smith (1875). "Horreum". A Dictionary of Greek and Roman Antiquities (në anglisht). Londër: John Murray. fq. 618.
  10. Bryan Ward-Perkins (2005). The Fall of Rome: And the End of Civilization (në anglisht). Oxford University Press. fq. 91-92. ISBN 0-19-280728-5.
  11. 1 2 Claridge, Amanda (1998). Rome: An Oxford Archaeological Guide (në anglisht). Oksford: Oxford University Press. fq. 55. ISBN 0-19-288003-9.
  12. Regio I - Insula VIII - Horrea Epagathiana et Epaphroditiana

Bibliografia

Burime të lashta

Burime moderne

  • Maria Antonietta Lozzi Bonaventura (2009). Roma antica. Viaggio nel tempo alla scoperta della location eterna (në italisht). Subiaco: Guide ITER. ISBN 978-88-8177-143-1.
  • Brizzi, Giovanni (1997). Storia di Roma. 1. Dalle origini ad Azio (në italisht). Bolonja: Pàtron.
  • Andrea Carandini (2004). "Palatino, Velia e Sacra via: paesaggi urbani attraverso il tempo". Workshop di Archeologia Classica (në italisht). Quaderni.
  • Andrea Carandini, La nascita di Roma: dei, lari, eroi e uomini all'alba di una civiltà, Torino, 1998.
  • Andrea Carandini. "Sulle orme di Schliemann a Roma: alle origini della Città e dello Stato". Archeologia viva, rivista bimestrale (në italisht).
  • Andrea Carandini (2007). Roma il primo giorno (në italisht). Romë, Bari: Laterza.
  • Andrea Carandini, red. (2012). Atlante di Roma antica (në italisht). Milano: Mondadori Electa. ISBN 978-88-370-8510-0.
  • Andrea Carandini (2014). La Roma di Augusto in 100 monumenti (në italisht). Novara: Utet. ISBN 978-88-511-2093-1.
  • Claridge, Amanda (1998). Rome: An Oxford Archaeological Guide (në anglisht). Oksford: Oxford University Press. ISBN 0-19-288003-9.
  • Coarelli, Filippo (1984). Guida archeologica di Roma (në italisht). Arnoldo Mondadori Editore.
  • Coarelli, Filippo (2007). I santuari, il fiume, gli empori. Storia Einaudi dei Greci e dei Romani (në italisht). Vëll. 13. Milano: Einaudi Editore.
  • Mauro Cristofani, red. (1990). La grande Roma dei Tarquini (në italisht). Roma: L'Erma di Bretschneider. ISBN 88-7062-684-9.
  • SALIDO DOMINGUEZ, J., (2011): Horrea Militaria. El aprovisionamiento de grano al ejército en el occidente del Imperio romano, Anejos de Gladius 14, Madrid.
  • SALIDO DOMINGUEZ, J., (2009): “Los graneros militares romanos de Hispania”. En MORILLO, A., HANEL, N. & MARTÍN, E., (eds.): Limes XX. Estudios sobre la Frontera Romana. Anejos de Gladius 13. Volumen 2. Madrid, 679-692. I.S.B.N. 978-84-00-08856-9.
  • SALIDO DOMINGUEZ, J., (2008): “La investigación sobre los horrea de época romana: balance historiográfico y perspectivas de futuro”. CUPAUAM 34, 105-124. I.S.B.N. 978-84-00-08856-9 https://www.uam.es/otros/cupauam/pdf/Cupauam34/3405.pdf Arkivuar 3 mars 2016 tek Wayback Machine
  • SALIDO DOMINGUEZ, J., (2008b): “Los sistemas de almacenamiento y conservación de grano en las villae hispanorromanas”. En FERNÁNDEZ OCHOA, C., GARCÍA-ENTERO, V. & GIL SENDINO, F., (eds.): Las villae tardorromanas en el Occidente del Imperio. Arquitectura y función. IV Coloquio Internacional de Arqueología de Gijón. 26, 27 y 28 de Octubre de 2006, Gijón, 693-706. I.S.B.N.: 978-84-9704-363-2.
  • Pietro De Francisci (1968). Sintesi storica del diritto romano (në italisht). Roma.
  • Bernard Frischer; Diane Favro; Dean Abernathy; Monica de Simone (2005). "The Digital Roman Forum Project of The UCLA Virtual Reality Laboratory". International Archives of the Photogrammetry, Remote Sensing and Spatial Information Siences (në anglisht). XXXIV (5). University of California Los Angeles.
  • Emilio Gabba; etj. (1999). Introduzione alla storia di Roma (në italisht). Milano: LED. ISBN 88-7916-113-X.
  • Andrea Giardina (2008). Roma Antica (në italisht). Roma-Bari: Editori Laterza. ISBN 978-88-420-7658-2.
  • Gilbert J. Gorski; James E. Packer (11 qershor 2015). The Roman Forum: A Reconstruction and Architectural Guide (në anglisht). Cambridge University Press. ISBN 978-0-521-19244-6.
  • Lothar Haselberger; David Gilman Romano; Elisha Ann Dumser (2002). "Mapping Augustan Rome". Journal of Roman Archaeology (në anglisht): 129–168.
  • Christian Hülsen (1905). Il Foro Romano. Storia e Monumenti (në italisht). Torino: Ermanno Loescher.
  • Christian Hülsen (1904). Das Forum Romanum, seine Geschichte und seine Denkmäler (në gjermanisht). Loescher, Bretschneider & Regenberg.
  • Arnold H. M. Jones (1972). Il Tramonto del Mondo Antico (në italisht). Bari: Casa Editrice Giuseppe Laterza & Figli. CL 20-0462-3. (titulli origjinal i veprës Arnold H. M. Jones (1966). The Decline of the Ancient World (në anglisht). Londër: Lonmans, Green and Co. Ltd.
  • Heinz Kähler (1964). Das Funfsäulendenkmal für die Tetrarchen auf dem Forum Romanum. Monumenta artis Romanae (në gjermanisht). Vëll. 23. Këln: M. Dumont Schauberg. ISSN 0077-1406.
  • Maria Margarita Segarra Lagunes (2004). Il Tevere e Roma: Storia di una simbiosi (në italisht). Roma: Gangemi.
  • Peter Lampe (2006). Christians at Rome in the First Two Centuries: From Paul to Valentinus (në anglisht). Continuum International Publishing Group. ISBN 0-8264-8102-7.
  • Massimiliano Liverotti (2007). Il grande libro dei misteri di Roma risolti e irrisolti (në italisht). Roma: Newton Compton Editori. ISBN 978-88-541-0894-3.
  • Z. Mari (1996). E. M. Steinby (red.). Lexicon Topographicum Urbis Romae (në italisht). Vëll. 3. ISBN 88-7140-096-8.
  • Guy P.R. Métreaux (1998). "Villa rustica alimentaria et annonaria". përmbledhur nga Alfred Frazer (red.). The Roman Villa: Villa Urbana (në anglisht). University of Pennsylvania Museum of Archaeology. fq. 14-15. ISBN 0-924171-59-6.
  • Theodor Mommsen (1972). Storia di Roma antica (në italisht). Firence: Sansoni.
  • Tina Najberg (2022). The Severan Marble Plan. Digital Forma Urbis Romae Project (në anglisht). Stanford University Press.
  • Pallottino, Massimo (1993). Origini e storia primitiva di Roma (në italisht). Milano: Rusconi. ISBN 88-18-88033-0.
  • Joseph Patrich (1996). "Warehouses and Granaries in Caesarea Maritima". Caesarea Maritima: A Retrospective After Two Millennia (në anglisht). BRILL. fq. 147-151. ISBN 90-04-10378-3.
  • Renato Peroni, Comunità e insediamento in Italia fra età del bronzo e prima età del ferro, in Storia dei Greci e dei Romani, vol. 13, Einaudi 2008.
  • Samuel Ball Platner (1929). A Topographical Dictionary of Ancient Rome (në anglisht). Londër: Oxford University Press.
  • David Stone Potter; D. J. Mattingly (1999). Life, Death, and Entertainment in the Roman Empire (në anglisht). University of Michigan Press. ISBN 0-472-08568-9.
  • M. Quercioli, Le mura e le porte di Roma, Newton Compton, Roma, 1982.
  • Claudio Rendina (2007). Roma ieri, oggi e domani (në italisht). Roma: Newton Compton Editori. ISBN 978-88-541-1025-0.
  • Richardson, L. (jr.) (1992). A New Topographical Dictionary of Ancient Rome (në anglisht). The Johns Hopkins University Press. ISBN 978-0-8018-4300-6.
  • RICKMAN, G., (1971): Roman Granaries and store buildings. Cambridge.
  • Giorgio Ruffolo (2004). Quando l'Italia era una superpotenza (në italisht). Einaudi.
  • William Smith (1875). "Horreum". A Dictionary of Greek and Roman Antiquities (në anglisht). Londër: John Murray. fq. 618.
  • David Soren (1999). A Roman Villa and a Late Roman Infant Cemetery (në anglisht). L'Erma di Bretschneider. ISBN 88-7062-989-9.
  • Tina Squadrilli (1961). Vicende e monumenti di Roma (në italisht). Staderini. fq. 199.
  • Romolo Augusto Staccioli (1985). La Roma di Augusto (në italisht). Novara: De Agostini.
  • Bryan Ward-Perkins (2005). The Fall of Rome: And the End of Civilization (në anglisht). Oxford University Press. ISBN 0-19-280728-5.
  • Pierluigi De Vecchi; Elda Cerchiari (1999). I tempi dell'arte (në italisht). Vëll. 1. Milano: Bompiani. ISBN 88-451-7107-8.

Lidhje të jashtme

Definimi i horreum tek WikiFjalori