Mare Nostrum

Mare nostrum (apo në latinishten klasike Nostrum Mare, shqip Deti Ynë) qe emri me të cilin romakët quanin Detin Mesdhe. Ishte gjithashtu i shpeshtë edhe përdorimi i termit Mare Internum, apo Internum Mare (shqip, Deti i Brendshëm). Në vitet pasuese të Risorgimentos, termini do të merej nga nacionalistët italianë, që e shihnin Italinë si shtetin pasues të Perandorisë Romake[2] dhe që në këtë mënyrë, si e tillë, duhet të rimerte kontrollin e ishte territoreve romake në Mesdhe.
Perëndorimi romak
Gjatë shekujve të ndryshëm (që nga periudha e Jul Çezarit deri në shekullin e V të e.s.) Mesdheu qe Mare Nostrum, një "liqen romak" i rrethuar nga territore të Perandorisë Romake. Ishte mënyra kryesore e transporit që lidhte zotërimet e ndryshme romake.

Në Romën e Lashtë, pas pushtimit të Siçilisë, të Sardenjës dhe të Korsikës gjatë Luftërave Punike, të zhvilluara kundër Kartagjenës, termini Mare nostrum do të përdorej për t’iu referuar vetëm Detit Tirren.
Nga viti 30 p.e.s., dominimi romak shtrihej nga Gadishulli Iberik deri në Egjipt, dhe shprehja Mare nostrum filloi të përdorej për t’iu referuar gjithë Mesdheut.[3] Për treguar këtë det, përdoreshin edhe disa emra të tjerë, si Mare Internum ("Deti i Brendshëm").[4]
Dominimi romak garantohej nga marina e fuqishme romake (në latinisht classis, tekstualisht flota), që përfshinte të gjitha forcat detare të Shtetit Romak. Flota e Perandorisë Romake kishte dy baza të rëndësishme, ashtu si kategori të tjera më të vogla. Dy flotat kryesore që kontrollonin Mare Nostrum qenë:
- Classis Misenensis. E krijuar në vitin 27p.e.s.. Baza e saj ndodhej në Miseno për të kontrolluar Mesdheun Perëndimor.
- Classis Ravennatis. Me bazë në Ravena, që nga viti 27 p.e.s.. Përdorej për të kontrolluar pjesën lindore të Detit Mesdhe. Në vitin 330 flotat do të zhvendoseshin në Kostandinopojë.

Në fakt gjatë Periudhës Perandorake Mesdheu qe një "liqen" paqësor për shkak të mungesës së një rivali detar të Romës dhe Marina Romake u reduktua në detyra patrulluese dhe transportuese.[5]
Si rrjedhojë, tregtia lulëzoi përgjatë Mare Nostrum. Rruga më e përdorur e transportit nga grekët, e plotësuar nga rrugët e famshme greke, ishte Mesdheu, që u kthye në arterien kryesore të trafikut tregtar, me një begati në zonën mesdhetare që nuk ishte arritur ndonjëherë më parë. Një pjesë e tregtisë romake me anije ishte e drejtuar për në Indi (duke arritur deri në Kinën e largët).
Rrugë detare të Mare Nostrum

Arkeologjia nënujore dhe dorëshkrimet e lashta të lashtësisë klasike paraqesin dëshmi të flotave të mëdha tregtare romake. Mbetjet më të rëndësishme të kësaj tregtie janë infrastruktura, si portet, ujëthyesit, magazinat dhe faret e ruajtura në Civitavecchia, Ostia, Portus, Leptis Magna, Caesarea Palaestina dhe enklava të tjera portuale. Në vetë Romën, Monte Testaccio është një tribut i përmasave të kësaj tregtie. Teknologjia në Romën e lashtë i përmirësoi anijet romake (kundrejtë atyre fenikase dhe greke) me veshjen me plumb të strukturave si mbrojtje. Romakët përdorën anije me vela me trup të rrumbullakët. Mbrojtja e vazhdueshme «policore» e Mesdheut gjatë shekujve të ndryshëm që një nga faktorët kryesorë të suksesit të tregtisë romake, duke parë se rrugët romake qenë ndërtuar më shumë për këmbët ose thundrat e kuajve sesa për rrotat dhe nuk mund ta mbështesnin transportin tregtar të mallrave në largësi të mëdha. Anijet Romake të përdorura do të ishin pre të lehta për piratët nëse nuk do të kishte qenë për flotat e galerave liburne dhe trirremat e Marinës Romake.
Lëndët e para, si gruri dhe materialet ndërtimore tregtoheshin vetëm nëpërmjet rrugëve detare, meqë kostoja e transportit nëpërmjet detit ishte 60 herë më e ulët sesa nëpërmjet tokës. Ushqimet dhe prodhimet bazë si drithërat për të bërë bukë dhe rrotulla papirusi për të bërë libra importoheshin nga Egjipti Ptolemik dhe nga Libia dhe Numidia në Itali në mënyrë të vazhdueshme përgjatë të gjithë shekujve të Perandorisë Romake.
Përdorimi modern
Përdorimi nga nacionalistët italianë
Bashkimi i Italisë në vitin 1861 solli me vete bindjen se Italia, politikisht dhe strategjikisht, meritonte një perandori të vetën përtejdetit, pranë atyre të fuqive të tjera evropiane, duke futur për herë të parë një koncept të rinovuar dhe modern të Mare nostrum.[6]
Nacionalizmi italian gjatë "Garës për Afrikën" të viteve 1880, luftoi për krijimin e kolonive italiane.
Edhe nëse bregdeti tripolin nuk do të ishte veçse një tokë shkretëtirore, edhe nëse nuk do të mund të dërgonim as vetëm një nga qytetarët tanë, as të vendosnim një empor të vetëm tregtar, ne duhet ta marim në zotërim për mos t’u mbytur në mare nostrum.
— Emilio Lupi.[2]
Përdorimi në periudhën fashiste

Termini do të përdorej nga Benito Musolini dhe ngaa propaganda fashiste, në mënyrë të ngjashme me Lebensraum nazist. Sipas Duçes, që në vitin 1922, nëse kombi do të ishte qeverisur mirë «duke e adresuar drejtë fateve të tij të lavdishme », «duke i projektuar italianët si një forcë unike drejtë detyrave botërore», duke e bërë Mesdheun një «liqen italian», do të ishte përuruar një periudhë madhështore e historisë italiane.[7][8][9] Edhe në prill të vitit 1926, në një fjalim në Tripoli, shprehu idenë e një mare nostrum, me një thalasokraci italiane në Mesdhe.
Mussolini ëndërronte të rikthente fuqinë e Perandorisë së Lashtë Romake në periudhën moderne dhe e konsideronte Italinë fuqinë kryesore mesdhetare pas Luftës së Parë Botërore.[10] Prandaj deklaroi se "shekulli XX është shekulli i fuqisë italiane" dhe u përpoq ta bënte marinën italiane midis më të fuqishmëve në botë për të mundur të kontrollonte Detin Meshe.[11]

Kur Italia hyri në Luftën e Dytë Botërore (më 10 qershor 1940) tashmë ishte një fuqi e madh mesdhetare, që kontrollonte brigjet e veriut dhe të jugut të basenit qendror mesdhetar. Rënia e Francës (1940) do të largonte kërcënimin kryesor në perëndim, ndërsa pushtimi italian i Shqipërisë (1939) dhe pushtimi pasues i Greqisë dhe një pjese të Egjiptit, do të ndërmereshin për të kërkuar ta shtrinte kontrollin e Aksit në lindje. Në të vërtetë, shteti që e mbizotëronte Mesdheun në vitin 1940 ishte Mbretëria e Bashkuar, që kontrollonte Ngushticën e Gjibraltarit dhe Kanalin e Suezit, përveç zotërimit të bazave të fuqishme detare të Gjibraltarit, Maltës, Aleksandrisë së Egjiptit dhe Qipros.
Mussolini ëndërronte të krijonte një Itali të Madhe në "Mare nostrum" të tij dhe përgjatë Luftës së Dytë Botërore bashkë me hierarkë të tjerë projektoi – në rast se do të bëhej një konferencë paqeje pas fitores së Boshtit[12] - një zmadhim i Perandorisë Italiane, që do të shtrihej nga brigjet mesdhetare të Egjiptit në brigjet e Oqeanit Indian të Somalisë dhe Kenies Lindore. Ky projekt bazohej në bashkimin e dy seksioneve të Perandorisë Italiane të vitit 1939 (Libia italiane dhe Afrikën Lindore Italiane) nëpërmjet pushtimit të Egjiptit dhe të Sudanit.[13] Asaj do ti shtohej Somalia Britanike (e pushtimi përkohësisht në verën e vitit 1940), Xhibuti dhe pjesa lindore e Kenias Britanike.[14] Projekti parashikonte një kolonizim të madh italianësh (mbi një milionë për tu vendosur kryesisht në Etiopi dhe Eritre dhe rreth gjysmë milioni në Libi,[15] dhe kontrollin e Kanalit të Suezit.[16]
Pas pushtimit italo-gjerman të Greqisë dhe Jugosllavisë në prill 1941, Duce filloi të përdorte shprehjen (fillimisht në një fjalim kremtues në Athinë) Mare Nostrum Italiano, duke iu referuar Mesdheut. Në nëntor 1942 u pushtua Tunizia, që iu shtua administrativisht "Quarta Sponda" të Italisë së Madhe, deri në humbjen e saj në maj 1943.[17] Ky objektiv, gjithësesi, u kundërshtua gjatë gjithë fushatës nga marinat aleate dhe nga lëvizjet e rezistencës së ushtrive aleate në tokë, deri në rrëzimin përfundimtar të Boshtit dhe kapitullimin italian të 8 shtatorit 1943.
Zonat e Mesdheut të kontrolluara nga Italia
Italia kontrollonte (drejtpërdrejtë ose indirekt) brigjet e shteteve dhe territoreve vijuese mesdhetare kur Benito Musolini fliste për një Mare Nostrum Italiano në fjalimet e tij të mbajtura midis viteve 1941 dhe 1943:
- Franca jugore: nga qershori 1940 deri në shtator 1943, bregdeti afër Mentones; nga nëntori 1942 deri në shtator 1943, tetë departamente jug-lindore të Francës deri në Lumin e Ronës.
- Korsika: nga nëntori 1942 deri në shtator 1943.
- Principata e Monakos: nga nëntori 1942 deri në shtator 1943.
- Dalmacia: nga prilli 1941 deri në shtator 1943; Governatoriati i Dalmacisë u bashkua me Mbretërinë e Italisë në të njëjtin muaj, në prill 1941.
- Jugosllavia: nga prilli 1941 deri në shtator 1943, të gjitha brigjet e Shtetit të Pavarur të Kroacisë dhe Malin e Zi Italian.
- Shqipëria: nga prilli 1939 deri në shtator 1943 (ishulli shqiptar i Sazanit ishte pjesë integrale e Italisë që nga viti 1918).
- Greqia: nga prilli 1941 deri në shtator 1943, i gjithë bregdeti kontinental nga Epiri deri në Thesali, përveç pjesës më të madhe të ishujve të Detit Egje dhe të pjesës lindore të Kretës.
- Ishujt e Dodekanezit: nga viti 1912 deri në shtator 1943.
- Libia: koloni italiane që nga viti 1911 deri në janar 1943.
- Tunizia: nga nëntori 1942 deri në maj 1943.
- Egjipti: nga qershori 1940 deri në nëntor 1942, në mënyrë të herë pas heshme, u kontrollua bregdeti perëndimor deri në El Alamejn.
Përdorimi në periudhën bashkëkohore
Mare Nostrum është titulli i një romani best-seller nga shkrimtari spanjoll Vicente Blasco Ibáñez, i botuar në vitin 1918. Bazuar te ai në vitin 1948 do të dilte një film.
Termi Mare Nostrum do të zgjidhej si tema e Konferencës Përuruese të Shoqërisë së të Drejtës dhe Kulturës së Mesdheut, e zhvilluar në qershor 2012 në Fakultetin e Ligjit të Universitetit të Studimeve të Kaljarit, në Sardenjë.[18] Në këtë përdorim bashkëkohor, termi u përdor për të treguar larminë e kulturave mesdhetare, me vëmendje të veçantë në shkëmbimet dhe bashkëpunimin midis kombeve të Mesdheut.[18] Albumi Mare nostrum i hartuar nga Paolo Fresu, Richard Galliano, Jan Lundgren dhe Ivan Segreto në vitin 2007, është një referim ndaj termit të famshëm.[19]
Në periudhë më të afërt me këtë shprehje është emërtuar operancioni i rëndësishëm i shpëtimit në det i emigrantëve në vijim të mbytjes së anijes në Lampeduza më 3 tetor 2013.
Shiko gjithashtu
- Deti Mesdhe
- Deti Tirren
- Caput Mundi
- Shteti i Detit
- Luftërat osmano-venedikase
- Lufta e Dytë Punike
- Lufta e Moresë
- Portolanët
- Nacionalizmi italian
- Perandoria Italiane
- Italia fashiste
- Pushtimi i Jugosllavisë
- Pushtimi italian i Shqipërisë
- Shqipëria nën pushtimin italian (1939–1943)
- Kolonitë italiane në Shqipëri
- Shteti i pavarur i Kroacisë
- Përshendetja romake
- Shteti i Pavarur i Malit të Zi
- Pushtimi i Greqisë nga Fuqitë e Boshtit
- Jus
- E drejta romake
- Amicitia
- Hospitium
- Imperium
- Civitas
- Municipium
- Statusi në sistemin ligjor romak
- Të Drejtat Latine
- Romakët në Afrikën Nën-Sahariane
- Amfiteatri Romak
- Anijet Romake
- Arkitektura Romake
- Arkitektura e Teatrove Romake
- Arti romak
- Besimet e lashta mesdhetare
- Bujqësia në Romën e lashtë
- Imperator
- Institucionet politike të Romës së lashtë
- Magjistratët romakë
- Magjistratët e Perandorisë Romake
- Dux
- Cirku Romak
- Cursus honorum
- Çitadela
- Dashuria Greke
- Ekonomia Romake
- Equites
- Feja romake
- Festivalet Romake
- Filozofia e lashtë romake
- Forumet Romake
- Gens
- Gjeografia e Strabonit
- Harku i Triumfit
- Instrumentum regni
- Itinerari
- Kalendari Romak
- Kolona e Fitores
- Kolonia Romake
- Konsulli Romak
- Kufijtë ushtarakë dhe fortifimet romake
- Kultura e Romës së lashtë
- Larja në Romën e Lashtë
- Latifundium
- Latinët e Lashtë
- Latium
- Legjioni romak
- Lidhja Latine
- Limes Britannicus
- Lista e toponimeve latine në Ballkan
- Lista e kolonive romake
- Llaçi romak
- Luftërat Romako-Latine
- Mansio
- Marrdhëniet Indiano-Romake
- Marrdhëniet Sino-Romake
- Marina Romake
- Miliarium
- Misteret greko-romake
- Mjekësia Romake
- Muret mbrojtëse romake
- Muri i Antoninit
- Nikopoli i Epirit
- Njësitë matëse romake
- Optimates dhe populares
- Pallatet perandorake të Romës
- Patricët romakë
- Pax Romana
- Perandoria Romake
- Peripli
- Plaçkitja Visigote e Romës
- Plebejtë
- Pomerium
- Principati (Roma)
- Roma e Lashtë
- Romanitas
- Romanizimi (kulturor)
- Rrugët romake
- Selitë perandorake romake
- Shtetësia Romake
- Skllavëria në Romën e lashtë
- Spektaklet Romake
- Tabula Peutingeriane
- Tempulli Romak
- Teknologjia në Romën e lashtë
- Thermae
- Traditat romake të emërtimit
- Tregtia romake me Indinë
- Triumfi Romak
- Ujësjellësi Romak
- Ura e Trajanit
- Urbanistika Romake
- Ushtria Romake
- Vila Romake
- Zgjedhjet në Republikë Romake
Citime fundore
- ↑ Rein Taagepera (1979). "Size and Duration of Empires: Growth-Decline Curves, 600 B.C. to 600 A.D." Social Science History (në anglisht). 3 (3/4). Duke University Press: 125. doi:10.2307/1170959. Marrë më 29 tetor 2017.
- 1 2 Cedric James Lowe; Frank Marzari (2002). Italian Foreign Policy 1870–1940 (në anglisht). Routledge. fq. 34. ISBN 978-0-415-27372-5.
- ↑ Olga Tellegen-Couperus (1993). Short History of Roman Law (në anglisht). Routledge. fq. 32. ISBN 0-415-07251-4.
- ↑ Online Etymology Dictionary. "Mediterranean".
- ↑ "Mapa de la Flota Romana". Rgzm.de (në spanjisht). Arkivuar nga origjinali më 5 nëntor 2020.
- ↑ Raymond F. Betts (1975). The False Dawn: European Imperialism in the Nineteenth Century (në anglisht). University of Minnesota Press. fq. 12.
- ↑ Benito Musolini (1937). "Discorso della Sciesa di Milano 4 ottobre 1922". Le direttive del duce (në italisht). Orano. fq. 37.
- ↑ Davide Rodogno (2003). Il nuovo ordine mediterraneo (në anglisht). Torino: Bollati Boringhieri. fq. 72–73.
- ↑ Lamb, Richard (1999). Mussolini as Diplomat: Il Duce’s Italy on the World (në anglisht). Fromm International. ISBN 978-088064244-6.
- ↑ Anthony Rhodes (1976). Propaganda: The Art of Persuasion: World War II (në anglisht). Nju Jork: Chelsea House Publishers. fq. 70.
- ↑ Fleming, Thomas (2001). The New Dealers' War (në anglisht). Perseus Books.
- ↑ Maravigna, Pietro (1949). Come abbiamo perduto la guerra in Africa: Le nostre prime colonie in Africa. Eroi e pioneri. Il lavoro italiano e lo sviluppo economico delle colonie. – Italia mater gentium. – Le forze armate e la difesa delle colonie. – Le guerre italo-turca e italo-etiopica. –Il conflitto mondiale e le operazioni in Africa Orientale e in Libia. L’epilogo runisino. – Testimonianze e ricordi. Il diritto dell’Italia alle sue colonie (në italisht). Tosi. fq. 127.
- ↑ Rovighi, Alberto (1988). Le Operazioni in Africa Orientale (në italisht). Stato maggiore dell’Esercitto, Ufficio storico. fq. 83.
- ↑ Antonicelli, Franco (1961). Domenico Zucàro (red.). Trent'anni di storia italiana 1915 – 1945: Dall’antifascismo alla resistenza – Lezioni con testimonianze (në anglisht). Lelio Basso, Paolo Alatri. Giulio Einaudi Editore. fq. 107.
- ↑ "Kolonizimi demografik" sistematik inkurajohej nga qeveria e Musolinit. Një projekt i nisur nga guvernatori i Libisë, Italo Balbo, solli fillimisht 20,000 kolonë—ventimilli—në Libi në një konvoj të vetëm në tetor 1938....Planet parashikonin një koloni italiane prej 500,000 kolonësh nga vitet 1960 Hellen Chapin Metz (1987). Libya: A Country Study (në anglisht). Washington: GPO for the Library of Congress.
{{cite book}}: Mirëmbajtja CS1: Vendodhja e shtëpisë botuese (lidhja) - ↑ Maravigna, Pietro (1949). Come abbiamo perduto la guerra in Africa: Le nostre prime colonie in Africa. Eroi e pioneri. Il lavoro italiano e lo sviluppo economico delle colonie. – Italia mater gentium. – Le forze armate e la difesa delle colonie. – Le guerre italo-turca e italo-etiopica. –Il conflitto mondiale e le operazioni in Africa Orientale e in Libia. L’epilogo runisino. – Testimonianze e ricordi. Il diritto dell’Italia alle sue colonie (në italisht). Tosi. fq. 183.
- ↑ Maravigna, Pietro (1949). Come abbiamo perduto la guerra in Africa: Le nostre prime colonie in Africa. Eroi e pioneri. Il lavoro italiano e lo sviluppo economico delle colonie. – Italia mater gentium. – Le forze armate e la difesa delle colonie. – Le guerre italo-turca e italo-etiopica. –Il conflitto mondiale e le operazioni in Africa Orientale e in Libia. L’epilogo runisino. – Testimonianze e ricordi. Il diritto dell’Italia alle sue colonie (në italisht). Tosi. fq. 214.
- 1 2 "Society for Mediterranean Law and Culture" (në anglisht). International Law Prof Blog.
- ↑ Paolo Fresu (2022). "Discografia selezionata per progetto" (PDF). Uebsajti zyrtar (në anglisht dhe italisht).
Bibliografia
Burime të lashta
- Lua error te Moduli:Citation/CS1 te rreshti 1763: attempt to index field '?' (a nil value). Versioni anglisht këtu Arkivuar 20 nëntor 2015 tek Wayback Machine.
- Publius Elius Aristides (1986). Charles Allison Behr (red.). The Complete Works (në anglisht). Vëll. I: Orationes I-XVI, With an Appendix Containing the Fragments and Inscriptions. Brill Archive. ISBN 978-90-04-07844-4.
- Mark Tulius Ciceroni (1998). "1. The Republic; 2. The Laws". përmbledhur nga Niall Rudd; Jonathan Powell (red.). The Republic and The Laws (në anglisht). Oxford University Press. fq. 1–94, 175–198, 95–174, 199–221. ISBN 978-0-19-283236-8.
- Mark Tulius Ciceroni (1855). George Long (red.). M. Tullii Ciceronis Orationes: With A Commentary (në anglisht). Vëll. II. George Bell, Whitaker and co.
- Mark Tulius Ciceroni (1928). "I. Moral Goodness". përmbledhur nga Walter Miller (red.). De officiis (në anglisht). William Heinemann ltd. fq. 1–167.
- Gaius; Gne Domicius Anius Ulpiani (1895). The Institues of Gaius and Rules of Ulpian: The Former from Studemund’s Apograph of Verona Codex (në anglisht). Vëll. I. Gaii Institutionum Juris Civilis Commentary, II. Libro Singulari Regularum, III. Alfabetical Digest of the Matters Contained in the Text and Notes. Përkthyer nga James Muirhead. T. & T. Clark. fq. 1–355, 359–437, 439–630.
- Kasius Dion Koceiani, Historia Romana; (Versioni anglisht)
- Dionisi i Halikarnasit, Antiquitates Romana.
- Eutropi, Breviarium historiae romanae (teksti latin), I-X.
- Mark Porcius Katoni; Mark TerencVarroni; Lucius Junius Moderat Kolumela; Rutilius Taur Emilian Paladi (1864). Les Agronomes latins: Caton, Varron Columelle, Palladius (në frëngjisht). Përkthyer nga Charles-François Saboureux de La Bonneterie. Firmin Didot Fréres – nëpërmjet Gallica.
- Gaius Sallustius Krispi; Jul Çezari; Vellej Paterkuli; Lucius Ane Flori (1850). Désiré Nisard (red.). Salluste, Jules César, C. Velléius Paterculus et A. Florus: œuvres completes avec la traduction en français (në frëngjisht dhe latinisht). Firmin Didot frères.
- Tit Livi (1834). George Baker (red.). The History of Rome (Ab Urbe Condita) (në anglisht). Vëll. I. Jones & Co. – nëpërmjet Google Books.
- Tit Livi (1835). George Baker (red.). Ab Urbe Condita (në anglisht). Vëll. II. Jones & Co. – nëpërmjet Google Books.
- Plini i Vjetri (1906). Karl Friedrich Theodor Mayhoff (red.). Naturalis Historia (në anglisht). Teubner.
- Plini i Riu (1890). The Letters of the Younger Pliny (në anglisht). Përkthyer nga John Delaware Lewis. Londër, Angli: Kegan Paul, Trench, Trübner & Co.
- Plutarku (1878). John Langhorne; William Langhorne (red.). Plutarch’s Lives Translated from the Original Greek (në anglisht). Vëll. 1. Harper & Brothers.
- Polibi (1922–1927). H. J. Edwards (red.). The Histories (në anglisht). Përkthyer nga William Roger Paton. Harvard University Press.
- Lucius Ane Seneka (1998). Umberto Boella (red.). Lettere a Lucilio (në italisht). Unione Tipografico-Editrice Torinese. ISBN 88-02-02664-5.
- Lucius Ane Seneka (1910). Archibald Geikie (red.). Phycical Science in the Time of Nero: Being a Translation of the Quaestiones Naturales of Seneca (në anglisht). Përkthyer nga John Clarke. Macmillan and Co.
- Straboni (1917–1932). The Geography (në anglisht). Përkthyer nga H. L. Jones. Harvard University Press.
- Publius Kornelius Taciti (1942). Moses Hadas (red.). The Complete Works of Tacitus: The Annals – The Hisstory – The Life of Cnaeus Julius Agricola – Germany and Its Tribes – A Dialogue on Oratory (në anglisht). Përkthyer nga Alfred John Church; William Jackson Brodribb. Random House. ISBN 978-039430953-8.
{{cite book}}: Mospërputhje ISBN / Datë (Ndihmë!)
Burime historiografike moderne
- Abbott, Frank Frost; Johnson, Allan Chester (1926). Municipal Administration in the Roman Empire (në anglisht). Prinston: Princeton University Press.
- Antonicelli, Franco (1961). Domenico Zucàro (red.). Trent'anni di storia italiana 1915 – 1945: Dall’antifascismo alla resistenza – Lezioni con testimonianze (në italisht). Lelio Basso, Paolo Alatri. Giulio Einaudi Editore.
- B. Bahr, Ann Marie (2009). Christianity: Religions of the World (në anglisht). Infobase Publishing. ISBN 978-143810639-7.
- Beretta, Silvio (2017). Understanding China Today: An Exploration of Politics, Economics, Society, and International Relations (në anglisht). Springer. fq. 320. ISBN 978-331929625-8.
- Raymond F. Betts (1975). The False Dawn: European Imperialism in the Nineteenth Century (në anglisht). University of Minnesota Press.
- Maria Antonietta Lozzi Bonaventura (2009). Roma antica. Viaggio nel tempo alla scoperta della location eterna (në italisht). Subiaco: Guide ITER. ISBN 978-88-8177-143-1.
- Brizzi, Giovanni (1997). Storia di Roma. 1. Dalle origini ad Azio (në italisht). Bolonja: Pàtron.
- J. B. Bury (1889). History of the Later Roman Empire (në anglisht). Vëll. 1. Londër: Macmillan.
- Andrea Carandini, La nascita di Roma: dei, lari, eroi e uomini all'alba di una civiltà, Torino, 1998.
- Andrea Carandini (2007). Roma il primo giorno (në italisht). Romë, Bari: Laterza.
- Andrea Carandini, red. (2012). Atlante di Roma antica (në italisht). Milano: Mondadori Electa. ISBN 978-88-370-8510-0.
- Cipolla, Carlo (1970). European Culture and Overseas Expansion (në anglisht). Londër: Pelican.
- Conant, Jonathan (2012). Staying Roman: Conquest and Identity in Africa and the Mediterranean, 439–700 (në anglisht). Cambridge University Press. ISBN 978-113904810-1.
- Mauro Cristofani, red. (1990). La grande Roma dei Tarquini (në italisht). Roma: L'Erma di Bretschneider. ISBN 88-7062-684-9.
- R. D'Agostino, Peter (2005). Rome in America: Transnational Catholic Ideology from the Risorgimento to Fascism (në anglisht). University of North Carolina Press. ISBN 978-080786341-1.
- Dillon, Matthew; Garland, Lynda (2005). Ancient Rome: From the Early Republic to the Assassination of Julius Caesar (në anglisht). Routledge. ISBN 978-041522458-1.
- Duncan-Jones, Richard (1974). The Economy of the Roman Empire (në anglisht). Cambridge University Press. ISBN 0-521-20165-9.
- Durand, John D. (1977). "Historical Estimates of World Population: An Evaluation". Population and Development Review (në anglisht). 3 (3): 253–296. doi:10.2307/1971891. ISSN 0098-7921. JSTOR 1971891.
- Eilers, Claude. 2002. Roman Patrons of Greek Cities. Oxford: Oxford University Press.
- Andrew Erskine, red. (2012). A Companion to Ancient History (në anglisht). John Wiley & Sons. ISBN 978-1-118-58153-7.
- Fleming, Thomas (2001). The New Dealers' War (në anglisht). Perseus Books.
- Pietro De Francisci (1968). Sintesi storica del diritto romano (në italisht). Roma.
- Emilio Gabba (1976). Republican Rome: The Army and the Allies (në anglisht). Përkthyer nga P. J. Cuff. University of California Press.
- Emilio Gabba; etj. (1999). Introduzione alla storia di Roma (në italisht). Milano: LED. ISBN 88-7916-113-X.
- Gentile, Antonio (26 prill 2019). "Le strade portano tutte a Roma Capitale: "Caput Mundi"". IL POPOLO (në italisht). Marrë më 20 maj 2023.
- Andrea Giardina (2008). Roma Antica (në italisht). Roma-Bari: Editori Laterza. ISBN 978-88-420-7658-2.
- Andrea Giardina (1993). L'uomo romano (në italisht). Economica Laterza.
- Andrea Giardina (2005). Profili di storia antica e medievale (në italisht). Vëll. 1. Laterza Edizioni Scolastiche.
- Gibbon, Edward (2015). The History of the Decline and Fall of the Roman Empire (në anglisht). Vëll. 4. Cambridge University Press. ISBN 978-113933357-3.
- Gillett, Andrew (2001). "Rome, Ravenna and the Last Western Emperors". Papers of the British School at Rome (në anglisht). 69 (69). British School at Rome: 131–167. doi:10.1017/S0068246200001781. JSTOR 40311008.
- Gorge Grote (1872). A History of Greece: From Earliest Period to the Close of the Genereation (në anglisht). Vëll. VII. John Murray.
- Erich S. Gruen (1986). The Hellenistic World and the Coming of Rome (në anglisht). Vëll. 1. University of California Press.
- Mogens Herman Hansen (2004). An Inventory of Archaic and Classical Poleis: An Investigation Conducted by The Copenhagen Polis Centre for the Danish National Research Foundation (në anglisht). Danmarks Grundforskningsfond. Oxford University Press. ISBN 978-0-19-814099-3.
- Kyle Harper (2017). The Fate of Rome: Climate, Disease, and the End of An Empire (në anglisht). Princeton University Press. ISBN 978-0-691-16683-4. OCLC 1135813827.
- Peter Heather (2006). The Fall of the Roman Empire: A New History of Rome and the Barbarians (në anglisht). Oxford University Press.
- Léon Homo, Rome impériale et l'urbanisme dans l'Antiquité, Parigi, A. Michel (coll. L'évolution de l'Humanité), 2e éd., 1971.
- Peregrine Horden; Nicholas Purcell (2000). The Corrupting Sea: A Study of Mediterranean History (në anglisht). Wiley-Blackwell. ISBN 978-063121890-6.
- Karl-J. Hölkeskamp (2010). Reconstructing the Roman Republic: An Ancient Political Culture and Modern Research (në anglisht). Princeton University Press.
- Arnold H. M. Jones (1972). Il Tramonto del Mondo Antico (në italisht). Bari: Casa Editrice Giuseppe Laterza & Figli. CL 20-0462-3. (titulli origjinal i veprës Arnold H. M. Jones (1966). The Decline of the Ancient World (në anglisht). Londër: Lonmans, Green and Co. Ltd.
- Lamb, Richard (1999). Mussolini as Diplomat: Il Duce’s Italy on the World (në anglisht). Fromm International. ISBN 978-088064244-6.
- Peter Lampe (2006). Christians at Rome in the First Two Centuries: From Paul to Valentinus (në anglisht). Continuum International Publishing Group. ISBN 0-8264-8102-7.
- Lee, A. (2013). From Rome to Byzantium AD 363 to 565: The Transformation of Ancient Rome (në anglisht). Edinburgh University Press. ISBN 978-074862790-5. JSTOR 10.3366/j.ctt1g0b1z1.
- Massimiliano Liverotti (2007). Il grande libro dei misteri di Roma risolti e irrisolti (në italisht). Roma: Newton Compton Editori. ISBN 978-88-541-0894-3.
- Cedric James Lowe; Frank Marzari (2002). Italian Foreign Policy 1870–1940 (në anglisht). Routledge. ISBN 978-0-415-27372-5.
- Maravigna, Pietro (1949). Come abbiamo perduto la guerra in Africa: Le nostre prime colonie in Africa. Eroi e pioneri. Il lavoro italiano e lo sviluppo economico delle colonie. – Italia mater gentium. – Le forze armate e la difesa delle colonie. – Le guerre italo-turca e italo-etiopica. –Il conflitto mondiale e le operazioni in Africa Orientale e in Libia. L’epilogo runisino. – Testimonianze e ricordi. Il diritto dell’Italia alle sue colonie (në italisht). Tosi.
- Ralph W. Mathisen (2019). Ancient Roman Civilization: History and Sources, 753 BCE to 640 CE (në anglisht). Nju Jork Siti, Nju Jork: Oxford University Press. ISBN 978-0-19-084960-3. OCLC 1038024098.
- Hellen Chapin Metz (1987). Libya: A Country Study (në anglisht). Washington: GPO for the Library of Congress.
{{cite book}}: Mirëmbajtja CS1: Vendodhja e shtëpisë botuese (lidhja) - Fergus Millar (2002). "The Political Character of the Classical Roman Republic, 200–151 B.C.". Rome, the Greek World, and the East: The Roman Republic and the Augustan Revolution (në anglisht). University of North Carolina Press. fq. 136-138.
- Theodor Mommsen (1972). Storia di Roma antica (në italisht). Firence: Sansoni.
- Muhlberger, S., The Fifth Century Chroniclers: Prosper, Hydatius and the Gallic Chronicler of 452 (Leeds, 1990).
- Murphy, Trevor (2004). Pliny the Elder's Natural History: the Empire in the Encyclopedia (në anglisht). Oxford University Press. ISBN 0-19-926288-8.
- Benito Musolini (1937). Le direttive del duce (në italisht). Orano.
- John Nicols (2014). "2. Civic Patronage in the Late Republic – 3. Augustus and Civic Patronage". Civic Patronage in the Roman Empire (në anglisht). Leiden: Brill. fq. 21–124. ISBN 978-90-04-26171-6. OCLC 869672373.
- Pallottino, Massimo (1993). Origini e storia primitiva di Roma (në italisht). Milano: Rusconi. ISBN 88-18-88033-0.
- Ugo Enrico Paoli (2005). Vita romana (në italisht). Oscar Mondadori.
- Renato Peroni, Comunità e insediamento in Italia fra età del bronzo e prima età del ferro, in Storia dei Greci e dei Romani, vol. 13, Einaudi 2008.
- Pollard, Elizabeth (2015). Worlds Together, Worlds Apart: Concise Edition (në anglisht). Vëll. 1. Nju Jork: W. W. Norton & Company, Inc. fq. 253. ISBN 978-039325093-0.
- David Stone Potter; D. J. Mattingly (1999). Life, Death, and Entertainment in the Roman Empire (në anglisht). University of Michigan Press. ISBN 0-472-08568-9.
- Ramosino, Laura Cotta (2004). Plinio il Vecchio e la tradizione storica di Roma nella Naturalis historia (në anglisht). Aleksandri: Edizioni dell'Orso. ISBN 88-7694-695-0.
- Claudio Rendina (2007). Roma ieri, oggi e domani (në italisht). Roma: Newton Compton Editori. ISBN 978-88-541-1025-0.
- Anthony Rhodes (1976). Propaganda: The Art of Persuasion: World War II (në anglisht). Nju Jork: Chelsea House Publishers.
- Davide Rodogno (2003). Il nuovo ordine mediterraneo (në italisht). Torino: Bollati Boringhieri.
- Rovighi, Alberto (1988). Le Operazioni in Africa Orientale (në italisht). Stato maggiore dell’Esercitto, Ufficio storico.
- Giorgio Ruffolo (2004). Quando l'Italia era una superpotenza (në italisht). Einaudi.
- Bernardo Santalucia (1994). Studi di diritto penale romano (në italisht). Roma: L'Erma di Bretschneider. ISBN 88-7062-864-7.
- Salzman, Michele R. (2021). The Falls of Rome. Crises, Resilience, and Resurgence in Late Antiquity (në anglisht). Cambridge University Press. ISBN 978-131627592-4.
- Walter Scheidel; Ian Morris; Richard P. Saller (2013). The Cambridge Economic History of the Greco-Roman World (në anglisht). Cambridge University Press. fq. 18. ISBN 978-113905414-0. OCLC 1277066427. Marrë më 7 qershor 2022.
- Romolo Augusto Staccioli (1985). La Roma di Augusto (në italisht). Novara: De Agostini.
- Rein Taagepera (1979). "Size and Duration of Empires: Growth-Decline Curves, 600 B.C. to 600 A.D." Social Science History (në anglisht). 3 (3/4). Duke University Press: 124–126. doi:10.2307/1170959.
- R. Talbert; M. E. Downs; M. Joann McDaniel; B. Z. Lund; T. Elliott; S. Gillies. "Places: 1043 (Internum Mare)" (në anglisht). Pleiades.
- Tellegen-Couperus, Olga (1993). Short History of Roman Law (në anglisht). Routledge. ISBN 0-415-07251-4.
- Wang, Ting; Surge, Donna; Walker, Karen Jo (2013). "Seasonal Climate Change Across the Roman Warm Period/Vandal Minimum Transition Using Isotope Sclerochronology in Archaeological Shells and Otoliths, Southwest Florida, USA". Quaternary International (në anglisht). 308–309: 230–241. Bibcode:2013QuInt.308..230W. doi:10.1016/j.quaint.2012.11.013.
- Bryan Ward-Perkins (2005). The Fall of Rome: And the End of Civilization (në anglisht). Oxford University Press. ISBN 0-19-280728-5.