Federico Bonazzoli

Federico Bonazzoli
Informacioni personal
Emri i plotë Federico Bonazzoli
Data e lindjes 21 maj 1997 (29 vjeç)
Vendi i lindjes Manerbio, Itali
Gjatësia 1.85 m (6 ft 1 in)
Pozicioni(et) Sulmues
Informacioni i ekipit
Ekipi aktual
Cremonese
Numri 90
Karriera me të rinjtë
2001–2003 Ghedi
2003–2004 Montichiari
2004–2014 Internazionale
Karriera si profesionist*
Vitet Ekipi Ndsh (Gola)
2014–2015 Internazionale 4 (0)
2015–2022 Sampdoria 26 (6)
2015 → Internazionale (huazim) 1 (0)
2016 → Lanciano (huazim) 14 (1)
2016–2017 → Brescia (huazim) 25 (2)
2017–2018 → SPAL (huazin) 11 (0)
2018–2019 → Padova (huazim) 35 (8)
2020–2021 → Torino (huazim) 20 (2)
2021–2022 → Salernitana (huazim) 32 (10)
2022–2024 Salernitana 24 (2)
2023–2024 → Hellas Verona (huazim) 24 (3)
2024– Cremonese 59 (15)
Karriera ndërkombëtare
2012 Italia U15 9 (6)
2012 Italia U16 1 (1)
2012–2014 Italia U17 20 (8)
2013 Italia U18 2 (1)
2014–2015 Italia U19 12 (6)
2017–2018 Italia U20 6 (3)
2014–2019 Italia U21 9 (2)
* Ndeshjet dhe golat në ligën vendase të klubeve të sakta prej datës 10 maj 2016

Federico Bonazzoli (lindur më 21 maj 1997) është një futbollist profesionist italian i cili luan si sulmues me klubin italian Cremonese. Ai e ka shpenzuar të gjithë karrierën e tij në Itali, duke zhvilluar mbi 250 ndeshje në Serie A dhe Serie B. Bonazzoli gjithashtu ka luajtur 59 ndeshje me ekipet e moshave të kombëtares italiane.

Karriera me klube

Internazionale

Bonazzoli hodhi hapat e parë në futboll duke luajtur me ekipet e të rinjëve të klubeve si Ghedi dhe Montechiari përpara se t'i bashkohej akademisë së Interit në moshën 7 vjeç.[1][2][3]

Bonazzoli bëri debutimin e tij si profesionist me ekipin e parë të Interit më 4 dhjetor në fitoren 3–2 kundër Trapanit në kupë.[4] Më 18 maj 2014, ai bëri debutimin e tij në Serie A në humbjen 2–1 në transfertë kundër Chievo Veronës në ndeshjen e fundit të sezonit.[5] Kjo gjë e bëri atë debutuesin e dytë më të ri me Interin pas italianit Massimo Pellegrini, i cili kishte debutuar në dhjetor 1982.

Bonazzoli vazhdoi të ishte pjesë e ekipit për sezonin e ri 2014–15, duke u thirrur nga trajneri i ri Walter Mazzarri për dy ndeshjet play-off në Ligën e Evropës kundër islandezëve të Stjarnan si një nga tre lojtarët e ardhur nga akademia.[6] Më 6 nëntor, ai bëri debutimin e tij në kompeticion duke luajtur si titullar për 66 minuta në barazimin 1–1 kundër Saint-Étienne në fazën e grupeve.[7]

Sampdoria

Më 2 shkurt 2015, Bonazzoli u transferua te Sampdoria për 4.5 milion €.[8][9] Si pjesë e marrëveshjes, ai u rikthye te Interi në huazim deri në përfundim të sezonit.[10] Ai u aktivizua me ekipin Primavera, me të cilën fitoi Torneo di Viareggio, duke shënuar gol në finalen e fituar 2–1 kundër Veronës.[11] Ai gjithashtu u shpall lojtari i turnamentit.[11] Me ekipin e parë, Bonazzoli zhvilloi vetëm një ndeshje.

Bonazzoli u rikthye te Sampdoria për nisjen e sezonit të ri 2015–16, duke u aktivizuar në 7 ndeshje midis kampionatit, kupës dhe Ligës së Evropës.[12] Më 21 janar 2016, ai u huazua te Virtus Lanciano në Serie B deri në përfundim të sezonit me mundësi blerje përfundimtare.[13] Bonazzoli shënoi golin e parë si profesionist më 13 shkurt në fitoren 2–1 kundër Modenës.[14] Në përfundim të sezonit, Lanciano u rrëzua në Lega Pro pasi humbi ndeshjen e play-out kundër Salernitanës.[15]

Më 22 korrik 2016, Bonazzoli u huazua te Brescia për një sezon, duke vazhduar qëndrimin e tij në Serie B.[16] Ai shënoi dy gola në 25 ndeshje. Në verën e vitit 2017, Bonazzoli u rikthye te Sampdoria, duke u aktivizuar në ndeshjen hapëse të sezonit 2017–18 në Serie A para se të huazohej te SPAL po në Serie A.[17] Ai nuk gjeti hapsira me klubin e ri, duke luajtur vetëm 12 ndeshje pa shënuar.[18]

Në korrik 2018, Bonazzoli u huazua te Padova, duke u rikthyer në Serie B.[19] Më 20 tetor, ai shënoi golin e parë të sezonit në humbjen 2–1 kundër Crotones. Më 9 mars, ai shënoi dygolëshin e parë si profesionist në fitoren 2–0 në transfertë kundër Spezias. Bonazzoli e mbylli sezonin me 8 gola në 35 ndeshje, me Padovën që ra nga kategoria në javën e parafundit.

Në verën e vitit 2019, Bonazzoli u rikthye te Sampdoria, duke iu bashkuar ekipit në fazën përgatitore në Ponte di Legno. Më 25 shtator, ai shënoi golin e parë në Serie A në humbjen 2–1 kundër Fiorentinës.[20] Gjatë vazhdimit të sezonit, Bonazzoli pësoi një dëmtim që e mbajti jashtë fushave për katër muaj. Pas rikthimit nga dëmtimi dhe rifillimit të kampionatit pas ndalesës për shkak të pandemisë së COVID-19, Bonazzoli shënoi golin e dytë në kampionat në humbjen 2–1 kundër Bolonjës.[21] Pas kësaj, sulmuesi shënoi me një rrofeshatë të jashtëzakonshme në fitoren 3–1 në transfertë kundër Udineses më 12 korrik,[22][23] e cila u pasua nga një dopietë, e para në Serie A për të, në fitoren 3–0 kundër Cagliarit.[24][25] Më 19 korrik, Bonazzoli shënoi golin vendimtar në ndeshjen kundër Parmës, duke ndihmuar Sampdorian të siguronte matematikisht qëndrimin në elitë.[26] Ai e mbylli sezonin me 6 gola në 19 ndeshje.

Më 3 shtator 2020, Bonazzoli firmosi një kontratë të re pesë-vjeçare me klubin. Pasi u aktivizua në vetëm dy ndeshje në fillimin e sezonit të ri, më 5 tetor, ai u huazua te Torino deri në fund të sezonit.[27] I Granata kishin mundësinë e blerjes përfundimtare si pjesë e marrëveshjes. Ai u ribashkua me trajnerin Marco Giampaolo, me të cilin punoi te Sampdoria në vitin 2017.[28][29] Bonazzoli shënoi golin e parë me klubin më 26 nëntor në fitoren 2–0 kundër Virtus Entellës në kupë.[30] Në Serie A, goli i tij i parë erdhi më 12 dhjetor në humbjen 3–2 në shtëpi kundër Udineses.[31][32] Megjithatë, në janar 2021 Giampaolo u shkarkua dhe u zëvendësua nga Davide Nicola, dhe hapësirat për Bonazzolin (edhe falë blerjes së Antonio Sanabrias në merkaton e dimrit) u zvogëluan.[33][34] Më 6 shkurt, ai shënoi në barazimin 3–3 kundër Atalantës, në të cilin shënoi golin e tretë të ekipit të tij, duke kompletuar rikthimin e piemontezëve që ishin në 3 gola disavantazh.[35]

Salernitana

Më 3 gusht 2021, Bonazzoli u huazua te Salernitana deri në përfundim të sezonit me mundësi blerje.[36][37] Ai shënoi dy gola në debutimin e tij me klubin në ndeshjen e raundit të 32-tave të kupës kundër Regginës.[38] Goli i tij i parë në kampionat erdhi në humbjen 3–2 në transfertë kundër Bolonjës.[39] Me vazhdimin e sezonit, Bonazzoli do të bëhej një nga lojtarët më të rëndësishëm të ekipit, duke shënuar gola vendimtar kundër ekipeve si Verona, Cagliari,[40] Genoa,[41] Napoli,[42] Milan,[43] Sassuolo, Fiorentina, Venezia[44] dhe Empoli, duke regjistruar sezonin më të mirë të karrierës së tij me 10 gola në 32 ndeshje. Më 26 korrik 2022, Salernitana bleu kartonin e tij për 5 milion €.[45][46][47]

Në sezonin 2022–23, Bonazzoli shënoi vetëm 2 gola në 24 ndeshje. Më 10 gusht 2023, ai u huazua te Verona për një sezon.[48][49] Ai debutoi me klubin nëntë ditë më vonë, duke shënuar golin e fitores kundër Empolit vetëm gjashtë minuta pasi kishte hyrë si zëvëndësues.[50] Nga nëntori e tutje, për shkak të konkurencës në rolin e tij, ai gjeti më pak hapësirë ​​në rotacionet e trajnerit Marco Baroni.[51] Bonazzoli e përfundoi sezonin me 24 ndeshje dhe 3 gola. Në fillim të qershorit, ai u njoftua se do të rikthehej te Salernitana pas përfundimit të huazimit.[52][53]

Cremonese

Më 6 gusht 2024, Bonazzoli firmosi një kontratë katër-vjeçare me Cremonesen, duke u rikthyer në Serie B pas katër sezonesh.[54][55] Ai bëri debutimin e tij me ekipin katër ditë më vonë ndeshjen e raundit të 32-tave të kupës kundër Barit; ai u aktivizua si zëvëndësues në minutën e 82të dhe shënoi penalltinë fituese në gjuajtjet e penalltive që pasuan.[56] Më 26 tetor, Bonazzoli shënoi golin e parë të sezonit në fitoren 2–1 kundër ish klubit të tij Salernitana.[57] Tre javë më vonë, ai shënoi golin e vetëm të fitoren kundër Modenës.[58][59] Ai e mbylli sezonin me 6 gola dhe kontriboi në rikthimin e Cremoneses në Serie A.

Bonazzoli e nisi sezonin e ri 2025–26 duke shënuar një gol me rrofeshatë në fitoren 2–1 kundër Milanit në transfertë në ndeshjen hapëse të kampionatit; ky ishte suksesi i parë i Cremoneses në San Siro kundër Milanit.[60][61] Më 4 tetor, ai shënoi sërisht në San Siro, këtë herë kundër Interit, por Cremonese u mposht 4–1.[62] Më 29 tetor, Bonazzoli shënoi një dygolësh, përfshirë një tjetër gol me rrofeshatë, në suksesin 2–0 kundër Genoas.[63][64] Pas kësaj, ai ishte protagonist në suksesin 2–0 kundër rivalëve për mbijetesë Lecce, duke shënuar me penallti.

Karriera ndërkombëtare

Më 21 shkurt 2012, Bonazzoli bëri debutimin e tij me ekipin nën-15 të Italisë në një miqësore të fituar 4–0 kundër Belgjikës.[65] Dy ditë më vonë, në një tjetër miqësore kundër të njëjtit kundërshtar, ai shënoi dy golat e parë me ekipin.[66] Më 5 shtator 2013, Bonazzoli luajti ndeshjen e parë me ekipin nën-16, duke shënuar gol kundër Zvicrës.[67] Po në atë vit, ai mori pjesë në UEFA Kampionatin Evropian me ekipin nën-17. Italia u mposht me penallti në finale nga Rusia.[68] Bonazzoli më pas u aktivizua me ekipet nën-18 dhe -19, duke shënuar një tregolësh në një ndeshje kundër San Marinos me këtë të fundit.[69]

Më 17 nëntor 2014, Bonazzoli luajti ndeshjen e parë me ekipin nën-21 në humbjen 1–0 në miqësoren kundër Danimarkës;[70] në moshën 17 vjeç, 5 muaj e 27 ditë, ai u bë lojtari më i ri italian që debuton në këtë kategori.[71] Rekordi i tij u thye nga portieri Gianluigi Donnarumma më 24 mars 2016, i cili debutoi në moshën 17 vjeç e 28 ditë.[72]

Më 10 tetor 2017, Bonazzoli u rikthye në ekipin nën-21 pas tre vitesh, duke zëvëndësuar Patrick Cutronen në miqësoren kundër Marokut, ndaj së cilës shënoi edhe golin e parë me ekipin nën-21.[73] Dy vite më pas, ai ishte pjesë e ekipit që mori pjesë në UEFA Kampionatin Evropian nën-21 si zëvëndësuesi i të dëmtuarit Andrea Pinamonti.[74]

Profili i lojtarit

Bonazzoli është një qëndër-sulmues tipik, aty ku dallohet për lëvizjet brënda zonës dhe instiktin për gol. Ai gjithashtu mund të luaj si sulmues i dytë.[75] Ai është një lojtar këmbë-majtë i cili zotëron një teknikë të mirë, duke shënuar në disa raste gola akrobatik. Bonazzoli është gjithashtu një lojtar shtatlartë, i cili shfrytëzon fizikun e tij në duelet ajërore dhe për mbajtjen e topit. Ai është edhe një gjuajtjës i saktë i penalltive.[75] Në fillimet e karrierës së tij, Bonazzoli u krahasua me ish sulmuesin Christian Vieri nga tifozët e Interit, të cilët vunë në dukje stilin e tyre të ngjashëm të lojës.[76]

Jeta personale

Babai i tij, Emiliano Bonazzoli, ishte gjithashtu një futbollist në rolin e sulmuesit, duke luajtur 10 sezone në Serie A me klube të ndryshme si dhe në ligat e tjera të ulta të futbollit italian.[77]

Statistikat e karrierës

Përditësuar më 10 maj 2026[78][79]
Ndeshjet dhe golat sipas klubit, sezonit dhe kompeticionit
Klubi Sezoni Liga Coppa Italia Kontinenti Tjetër Gjithsej
DivizioniNdshGolaNdshGolaNdshGolaNdshGolaNdshGola
Internazionale 2013–14 Serie A 1010––20
2014–15 Serie A 40102[a]0–70
Gjithsej 502020–90
Sampdoria 2015–16 Serie A 40102[a]0–70
2017–18 Serie A 1000––10
2019–20 Serie A 19600––196
2020–21 Serie A 20–––20
Gjithsej 2661020–296
Lanciano (huazim) 2015–16 Serie B 141––2[b]0161
Brescia (huazim) 2016–17 Serie B 25210––262
SPAL (huazim) 2017–18 Serie A 11000––110
Padova (huazim) 2018–19 Serie B 35820––378
Torino (huazim) 2020–21 Serie A 20221––223
Salernitana (huazim) 2021–22 Serie A 321012––3312
Salernitana 2022–23 Serie A 24210––252
Hellas Verona (huazim) 2023–24 Serie A 24300––243
Cremonese 2024–25 Serie B 26610–20296
2025–26 Serie A 33910––349
Gjithsej 591520–206315
Gjithsej karriera 27549123404029552
  1. 1 2 Të gjitha ndeshjet në UEFA Ligën e Evropës
  2. ↑ Të gjitha ndeshjet në fazën play-out të rënjes në Serie B

Trofe

Italia U17
  • UEFA Kampionati Evropian nën-17 finalist: 2013[80]
Çmime personale
  • Goli i Muajit në Serie A: gusht 2025[81]

Referime

  1. ↑ Alberto Armanini. "Bonazzoli, il predestinato sulle orme di Balo" (në italisht). Bresciaoggi. Arkivuar nga origjinali më 23 shtator 2015. Marrë më 18 shtator 2014.
  2. ↑ "Inter, ecco il rinforzo che non ti aspetti" (në italisht). Calciomercato.com. Marrë më 18 shtator 2014.
  3. ↑ Stefanelli, Alessandra. "Vita da Monella - L'Inter scopre Bonazzoli, l'anti-Balotelli" (në italisht). FcInterNews. Arkivuar nga origjinali më 24 shtator 2014. Marrë më 18 shtator 2014.
  4. ↑ "Pëson dy gola shqetësues, Interi kualifikohet me vuajtje". Panorama Sport. 5 dhjetor 2013. Marrë më 24 janar 2015.
  5. ↑ "Lamtumirë e hidhur për heronjtë e tripletës". Panorama Sport. Arkivuar nga origjinali më 23 maj 2014. Marrë më 20 maj 2014.
  6. ↑ "Inter's list for Europa League play-off round". inter.it (në anglisht). F.C. Internazionale Milano. Arkivuar nga origjinali më 14 gusht 2014. Marrë më 11 gusht 2014.
  7. ↑ "Dodo nderon Interin, mbrojtja çalon ende". Panorama Sport. 6 nëntor 2014. Arkivuar nga origjinali më 8 nëntor 2014. Marrë më 7 nëntor 2014.
  8. ↑ "Mercato Inter, il baby bomber Bonazzoli verso la Samp, con diritto di riacquisto" (në italisht). La Gazzetta dello Sport. 30 janar 2015.
  9. ↑ F.C. Internazionale Milano S.p.A. bilancio (raporti financiar dhe llogaritë) më 30 qershor 2015 (në italisht), PDF është blerë nga C.C.I.A.A. italiane
  10. ↑ "Federico Bonazzoli joins Inter Milan". inter.it (në anglisht). F.C. Internazionale Milano. 2 shkurt 2015. Arkivuar nga origjinali më 5 shkurt 2015. Marrë më 11 prill 2015.
  11. 1 2 Vincenzo D'Angelo (16 shkurt 2015). "Torneo di Viareggio, festa Inter davanti a Mancini: 2-1 al Verona" (në italisht). La Gazzetta dello Sport.
  12. ↑ Ma.Gu. (16 gusht 2015). "Palermo, Cassini come il nuovo Dybala. Sampdoria, Bonazzoli è pronto a stupire" (në italisht). La Gazzetta dello Sport.
  13. ↑ "Calciomercato: Arriva Bonazzoli" (në italisht). S.S. Virtus Lanciano 1924. 21 janar 2016. Arkivuar nga origjinali më 27 janar 2016. Marrë më 1 shkurt 2016.
  14. ↑ "Serie B, il Cagliari vince e allunga. Frenano Crotone e Novara, ok il Cesena" (në italisht). La Gazzetta dello Sport. 13 shkurt 2016.
  15. ↑ Roberto Guerriero (8 korrik 2016). "Serie B, la Salernitana è salva: 1-0 al Lanciano, che va in Lega Pro" (në italisht). La Gazzetta dello Sport.
  16. ↑ "Brescia, UFFICIALE: preso Bonazzoli" (në italisht). CalcioMercato.it. 22 korrik 2016. Marrë më 23 korrik 2016.
  17. ↑ "Spal, dopo Borriello ecco Bonazzoli: arriva in prestito dalla Sampdoria" (në italisht). La Gazzetta dello Sport. 22 gusht 2017.
  18. ↑ Paolo Priolo (19 maj 2018). "Bonazzoli, i minuti non contano: Di Biagio lo chiama in U21" (në italisht). Sampnews24.com.
  19. ↑ Paolo Priolo (14 korrik 2018). "Bonazzoli: «Volevo una società che mi desse fiducia». È ufficiale" (në italisht). Sampnews24.com.
  20. ↑ "Bonazzoli non basta: Fiorentina batte Sampdoria 2-1. I tweet e la cronaca" (në italisht). Il Secolo XIX. 25 shtator 2019. Marrë më 16 korrik 2020.
  21. ↑ "Samp impantanata: il Bologna passa con Barrow-Orsolini" (në italisht). La Gazzetta dello Sport. Marrë më 16 korrik 2020.
  22. ↑ Serie A (12 korrik 2020). "Udinese 1-3 Sampdoria | La Samp ribalta l'Udinese | Serie A TIM" (në italisht). Marrë më 16 korrik 2020.
  23. ↑ "Samp, rovesciata l'Udinese con l'acrobazia di Bonazzoli (1-3). E salto in alto per la salvezza" (në italisht). Il Secolo XIX. 13 korrik 2020. Marrë më 16 korrik 2020.
  24. ↑ "Serie A, la Sampdoria batte il Cagliari, la Fiorentina passa a Lecce" (në italisht). Sport Mediaset. Marrë më 16 korrik 2020.
  25. ↑ "Pum Pum Bonazzoli: «Un'altra serata che non si può dimenticare: doppietta e punti»" (në italisht). U.C. Sampdoria. 15 korrik 2020. Marrë më 16 korrik 2020.
  26. ↑ "Parma-Sampdoria 2-3, i doriani la ribaltano da 0-2: e Ranieri chiude il discorso salvezza" (në italisht). La Repubblica. 19 korrik 2020. Marrë më 13 dhjetor 2020.
  27. ↑ "UFFICIALE: il Torino ha un nuovo attaccante, dalla Samp arriva Federico Bonazzoli" (në italisht). Tuttomercatoweb.com. 3 shtator 2020.
  28. ↑ "Bonazzoli si trasferisce al Torino" (në italisht). U.C. Sampdoria. 5 tetor 2020. Marrë më 6 tetor 2020.
  29. ↑ "Bonazzoli al Toro" (në italisht). Torino F.C. Marrë më 5 tetor 2020.
  30. ↑ "Coppa Italia, Torino-Entella 2-0: gol di Zaza e Bonazzoli" (në italisht). La Gazzetta dello Sport. Marrë më 29 nëntor 2020.
  31. ↑ Alessio Eremita (12 dhjetor 2020). "Torino, primo gol in Serie A per Bonazzoli: il riscatto è ancora lontano" (në italisht). Sampnews24.com. Marrë më 13 dhjetor 2020.
  32. ↑ "Torino-Udinese 2-3: Pussetto, De Paul, Belotti, Bonazzoli e Nestorovski" (në italisht). La Gazzetta dello Sport. Marrë më 13 dhjetor 2020.
  33. ↑ Federico Nardi (21 prill 2021). "Torino, Nicola si pente: «Sono dispiaciuto per Bonazzoli»" (në italisht). Sampnews24.com. Marrë më 3 gusht 2021.
  34. ↑ "Sanabria-Belotti-Zaza: l'equilibrio perfetto (che esclude Bonazzoli)" (në italisht). Toro.it. 23 prill 2021. Marrë më 3 gusht 2021.
  35. ↑ "Atalanta-Torino 3-3: i nerazzurri durano mezz'ora, Bonazzoli firma la tripla rimonta granata" (në italisht). La Repubblica. 6 shkurt 2021. Marrë më 3 gusht 2021.
  36. ↑ "Federico Bonazzoli è un giocatore della Salernitana" (në italisht). U.S. Salernitana 1919. Marrë më 3 gusht 2021.
  37. ↑ "Bonazzoli ceduto alla Salernitana a titolo temporaneo" (në italisht). U.C. Sampdoria. 3 gusht 2021. Marrë më 3 gusht 2021.
  38. ↑ "Salernitana – Reggina 2 – 0: Il Tabellino" (në italisht). U.S. Salernitana 1919. Marrë më 23 gusht 2021.
  39. ↑ "Calcio, Serie A 2020-2021 - Le pagelle di Bologna-Salernitana 3-2: Orsolini e Sansone geniali. Sorpresa Kechrida" (në italisht). Eurosport. 22 gusht 2021. Marrë më 23 gusht 2021.
  40. ↑ "Bonazzoli al 90' risponde a Pavoletti: il pari non risolve i guai di Cagliari e Salernitana" (në italisht). La Gazzetta dello Sport. 26 nëntor 2021. Marrë më 6 gusht 2024.
  41. ↑ "Tra Genoa e Salernitana un pari che scontenta tutti" (në italisht). La Gazzetta dello Sport. 13 shkurt 2022. Marrë më 6 gusht 2024.
  42. ↑ "Napoli-Salernitana 4-1: il derby è azzurro, Insigne raggiunge Maradona" (në italisht). La Repubblica. 23 janar 2022. Marrë më 6 gusht 2024.
  43. ↑ "Salernitana-Milan 2-2: Bonazzoli e Djuric frenano Pioli" (në italisht). Tuttosport. 19 shkurt 2022. Marrë më 6 gusht 2024.
  44. ↑ "Venezia-Salernitana 1-2: Schiavone al 95' regala tre punti a Colantuono" (në italisht). Corriere dello Sport. 26 gusht 2021. Marrë më 28 tetor 2024.
  45. ↑ Federico Berlingheri (26 korrik 2022). "Bonazzoli ceduto alla Salernitana a titolo definitivo" (në italisht). U.C. Sampdoria. Marrë më 27 korrik 2022.
  46. ↑ "Federico Bonazzoli è un nuovo giocatore della Salernitana" (në italisht). U.S. Salernitana 1919. 26 korrik 2022. Marrë më 26 korrik 2022.
  47. ↑ "Salernitana, è fatta per il ritorno di Bonazzoli. Non si mollano Piatek e Maupay" (në italisht). Gianluca Di Marzio. Marrë më 26 korrik 2022.
  48. ↑ "Federico Bonazzoli al Verona a titolo temporaneo" (në italisht). U.S. Salernitana. 10 gusht 2023. Arkivuar nga origjinali më 12 gusht 2023. Marrë më 12 gusht 2023.
  49. ↑ "Federico Bonazzoli è un nuovo attaccante dell'Hellas Verona" (në italisht). Hellas Verona F.C. Marrë më 10 gusht 2023.
  50. ↑ "Bonazzoli entra e dopo 6' segna al debutto: il Verona sbanca Empoli" (në italisht). La Gazzetta dello Sport. 19 gusht 2023. Marrë më 20 gusht 2025.
  51. ↑ "Bonazzoli, attesa e resurrezione. Sarà lui il bomber salvezza?" (në italisht). Larena.it. 4 prill 2024. Marrë më 6 gusht 2024.
  52. ↑ "Salernitana, rientra alla base Bonazzoli: per lui o rinnovo o prestito definitivo" (në italisht). Salerno Notizie. 4 qershor 2024. Marrë më 4 qershor 2024.
  53. ↑ "Salernitana: prestito o cessione definitiva, quale futuro per Bonazzoli?" (në italisht). Tutto Salernitana. Marrë më 4 qershor 2024.
  54. ↑ "Federico Bonazzoli nuovo giocatore della Cremonese" (në italisht). U.S. Cremonese. Marrë më 6 gusht 2024.
  55. ↑ "Federico Bonazzoli alla Cremonese a titolo definitivo" (në italisht). U.S. Salernitana. 6 gusht 2024. Arkivuar nga origjinali më 6 gusht 2024. Marrë më 6 gusht 2024.
  56. ↑ "Cremonese - Bari (1-1) Coppa Italia 2024" (në italisht). La Repubblica. Marrë më 13 gusht 2024.
  57. ↑ "La Cremo ha la meglio sulla Salernitana: 2-1 allo Zini – US Cremonese" (në italisht). U.S. Cremonese. Marrë më 26 tetor 2024.
  58. ↑ "Modena-Cremonese 2-2: un punto a testa al Braglia" (në italisht). Modena F.C. 29 tetor 2024. Marrë më 17 dhjetor 2024.
  59. ↑ "Cremo, pareggio al Braglia: 2-2 con il Modena – US Cremonese" (në italisht). U.S. Cremonese. Marrë më 17 dhjetor 2024.
  60. ↑ "Bonazzoli l'ha rifatto: altra rovesciata al Milan". sport.sky.it (në italisht). Sky Sport. 24 gusht 2025. Marrë më 24 gusht 2025.
  61. ↑ "Meraviglia di Bonazzoli, il ritorno di Allegri è un incubo: la Cremonese batte il Milan a San Siro!" (në italisht). La Gazzetta dello Sport. Marrë më 24 gusht 2025.
  62. ↑ "Inter - US Cremonese, 04/10/2025 - Serie A - Cronaca della partita" (në italisht). Transfermarkt. Marrë më 5 janar 2026.
  63. ↑ "Super Bonazzoli, la Cremonese non si ferma più. Notte fonda per il Genoa" (në italisht). La Gazzetta dello Sport. 29 tetor 2025. Marrë më 5 janar 2026.
  64. ↑ T. G. R. Lombardia (29 tetor 2025). "Genoa-Cremonese 0 a 2, Bonazzoli fa sognare i grigiorossi" (në italisht). RaiNews. Marrë më 5 janar 2026.
  65. ↑ "AMICHEVOLE Belgio-Italia 0-4 (Under 15)" (në italisht). Tutto Nazionali. 21 shkurt 2012.
  66. ↑ "Taccuino" (në italisht). La Gazzetta dello Sport. 24 shkurt 2012.
  67. ↑ Andrea Platania (5 shtator 2012). "Sconfitta per 3-1 nel primo test con la Svizzera" (në italisht). Tutto Nazionali.
  68. ↑ "Italia U17, il sogno finisce ai rigori: Russia campione d'Europa" (në italisht). La Repubblica. 17 maj 2013.
  69. ↑ Vincenzo D'Angelo (13 tetor 2014). "Che Bonazzoli Tre gol nel 6-0 al San Marino" (në italisht). La Gazzetta dello Sport.
  70. ↑ "Italia U21 - Danimarca U21, 17/nov/2014 - Nazionale - Cronaca della partita" (në italisht). Transfermarkt. 17 nëntor 2014. Marrë më 21 nëntor 2014.
  71. ↑ "Bonazzoli, il più giovane esordiente di sempre" (në italisht). Rai Sport. Marrë më 21 nëntor 2014.
  72. ↑ "Under 21: Italia travolgente, 4-1 all'Irlanda" (në italisht). Sport Mediaset. Marrë më 24 mars 2016.
  73. ↑ Vincenzo D'Angelo (10 tetor 2017). "Under 21, Italia-Marocco 4-0: Cutrone segna ancora" (në italisht). La Gazzetta dello Sport.
  74. ↑ "Italia Under 21, Pinamonti infortunato: salta gli Europei, convocato Bonazzoli" (në italisht). Goal.com. Marrë më 15 qershor 2019.
  75. 1 2 "Raspadori e Bonazzoli: i bomber LGI subito in goal" (në italisht). La Giovane Italia. 27 gusht 2021. Arkivuar nga origjinali më 27 qershor 2022. Marrë më 31 gusht 2021.
  76. ↑ "FEDERICO BONAZZOLI – PLAYER PROFILE". inter1908blog.com (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 4 nëntor 2014. Marrë më 3 nëntor 2014.
  77. ↑ "Emiliano Bonazzoli" (në anglisht). Transfermarkt. Arkivuar nga origjinali më 24 janar 2025. Marrë më 19 maj 2026.
  78. ↑ Federico Bonazzoli në Soccerway. Marrë më 19 shkurt 2022.
  79. ↑ "Federico Bonazzoli". inter.it (në anglisht). F.C. Internazionale Milano. Arkivuar nga origjinali më 12 shkurt 2015. Marrë më 9 shkurt 2015.
  80. ↑ "Italy-Russia | Under-17" (në anglisht). UEFA. Marrë më 19 maj 2026.
  81. ↑ "The iliad Goal Of The Month award for August" (në anglisht). Serie A. 10 shtator 2025. Marrë më 10 shtator 2025.

Lidhje të jashtme