Masakra e Latinëve

Masakra e Latinëve
Harta e Kostandinopojës në Periudhën Bizantine. Zonë latine janë etiketuar me të të purpurtë.
VendndodhjaKostandinopojë, Perandoria Bizantine
Koordinatat41°00′58″N 28°58′30″E / 41.016°N 28.975°E / 41.016; 28.975
DataPrill 1182
ObjektiviKatolikët dhe banorët me prejardhje italiane
Lloji i sulmit
Masakër
Vdekjepërllogariten në 60,000
PerpetratorsAndronikos Komnenos, turmat ortodokse
MotiviAnti-katolicizmi, ndjenjat anti-italiane

Masakra Latinëve[1] ishte një masakër në shkallë të gjerë e katolikëve me prejardhje italiane (të quajtur "latinë") në Kostandinopojë, kryeqytetin e Perandorisë Bizantine, nga popullsia ortodokse e qytetit në prill të vitit 1182.[2][3]

Katolikët e Kostandinopojës në atë kohë mbizotëronin tregtinë detare dhe sektorin financiar.[2] Megjithëse shifrat e sakta janë të padisponueshme, pjesa më e madhe e bashkësisë latine, i llogaritur në 60,000 veta në kohën e Eustathiosit të Selanikut,[2] u eliminua ose u detyrua të largohej. Bashkësitë gjenoveze dhe pizane veçanërisht u shkatërruan dhe rreth 4,000 të mbijetuar u shitën si skllevër te Sulltanati turk i Rumit.[4][5]

Masakra i përkeqësoi më tej marrëdhëniet dhe i rriti armiqësitë midis kishave të krishtera Perëndimore dhe Lindore,[6] dhe u ndoq nga një varg armiqësish midis dy palëve.

Sfondi

Manueli I Komneni dhe gruaja e tij e dytë, Maria e Antiokisë

Nga fundi i shekullit të XI, tregtarët perëndimorë, kryesisht nga qytet-shtetet italiane të Venecies, Gjenovës dhe Pizës, kishin nisur të dukeshin në Lindje. Të parët kishin qenë venecianët, të cilët siguruan koncesione të mëdha tregtare nga perandori Bizantin Aleksi I Komneni. Zgjerimet pasuese të këtyre privilegjeve dhe impotenca e vetë marinës bizantine në atë kohë rezultuan në një monopol virtual detar dhe një shtrëngim mbi perandorinë nga venecianët.[7]

Nipi i Aleksit, Manueli I Komnenos, duke dashur ta pakësonte ndikimin e tyre, filloi ti pakësonte privilegjet e Venecies, ndërsa arriti marrëveshje me rivalët e saj: Pizën, Gjenovën dhe Amalfin.[8] Gradualisht, të katër qytetet italiane u lejuan gjithashtu të vendosnin lagjet e tyre në pjesën veriore të vetë Konstandinopojës, drejtë Bririt të Artë.

Mbizotërimi i tregtarëve italianë shkaktoi trazira ekonomike dhe shoqërore në Bizant: ajo e përshpejtoi rënien e tregtarëve të pavarur vendas në favor të eksportuesve të mëdhenj, që u lidhën me aristokracinë tokësore, që nga ana tjetër grumbulloi gjithmonë e më shumë prona të mëdha tokësore.[2] Bashkë me perceptimin e arrogancës së italianëve, ajo e ushqeu zemërimin popullor mes klasës së mesme dhe të ulët si në qytet ashtu dhe në fshatra.[2]

Dallimet fetare midis dy palëve, që e shikonin njëri-tjetrin si skizmatikë, e përkeqësoi më tepër problemin. Italianët u konsideruan si të pakontrollueshëm nga autoriteti perandorak: në vitin 1162, për shembull, pizanët bashkë me pak venecianë sulmuan lagjen gjenoveze në Kostandinopojë, duke shkaktuar shumë dëme.[2] Perandor Manueli në vijim i dëboi shumicën e gjenovezëve dhe pizanëve nga qyteti, duke u dhënë venecianëve një dorë të lirë për mjaft vjetë.[9]

Në fillim të vitit 1171, gjithësesi, kur venecianët sulmuan dhe shkatërruan gjerësisht lagjen gjenoveze në Kostandinopojë, perandori i ndëshkoi duke urdhëruar arrestime në masë të të gjithë venecianëve përgjatë perandorisë dhe konfiskimin e pronave të tyre. Pati gjithashtu përdhunime dhe djegie shtëpish në masë. Një ekspeditë pasuese veneciane në Egje do të dështonte: një sulm i drejtpërdrejtë ishte i pamundur për shkak të fuqisë së forcave perandorake, kështu që venecianët pranuan për të negociuar, të cilat perandori i pengoi qëllimisht. Pasi bisedimet u zvarritën përgjatë dimrit, Flota Veneciane priste në Kios, derisa shpërthimi i një epidemie i detyroi të tërhiqeshin.[10]

Venecianët dhe perandoria mbetën në luftë, me venecianët që në mënyrë të kujdesshme e shmangnin përplasjen e drejtpërdrejtë, por duke sponsorizuar kryengritjen serbe, duke rrethuar Ankonën, bastionin e fundit të Bizantit në Itali dhe duke nënshkruar një traktat me Mbretërinë Normane të Siçilisë.[11] Marrëdhëniet do të normalizoheshin vetëm gradualisht: ka të dhëna të një traktati në vitin 1179,[12] megjithëse një rikthim i plotë i marrëdhënieve do të arrihej vetëm në mesin e viteve 1180.[13] Ndërkohë, gjenovezët dhe pizanët përfituan nga mosmarrëveshja me Venecien dhe nga viti 1180, vlerësohet se deri në 60,000 latinë jetonin në Kostandinopojë.[2]

Ilustrim i marrjes së pushtetit nga Andronikos I Komnenos në një botim të De casibus virorum illustris të Bokaços

Vdekja e Manuelit I dhe masakra

Duke pasuar vdekjen e Manuelit të I në vitin 1180, e veja e tij, princesha latine Maria e Antiokisë, veproi si regjente ndaj djalit të saj të mitur Aleksios II Komnenos. Regjenca e saj njihet për favoritizmin e treguar ndaj tregtarëve latinë dhe pronarëve të mëdhenjë aristokratë të tokave dhe prandaj do të përmbysej në prill 1182 nga Andronikos I Komnenos, që hyri në qytet me një valë mbështetjeje popullore.[2][14] Pothuajse menjëherë, festimet do të kalonin në dhunë drejtë latinëve të urryer dhe pasi hynë në lagjen latine të qytetit, turma e dhunshme filloi të sulmonte banorët.[6]

Shumë i kishin paraprirë ngjarjeve dhe ishin larguar nëpërmjet detit.[4] Masakra në vijim nuk bëri dallime: as gratë as fëmijët nuk u kursyen dhe pacientët latinë që gjendeshin në krevatet e spitalit do të vriteshin. Shtëpitë, kishat dhe fondacionet bamirëse u plaçkitën.[6]Kleri latin mori vëmendje të posaçme dhe kardinal Johanit, legatit papnor, iu pre koka dhe iu zvarrit përgjatë rrugëve nga një qen.[4][15]

Megjithëse Andronikos vetë nuk kishte prirje veçanërisht anti-latine, ai e lejoi masakrën të vijonte e pakufizuar.[16] Andronikos kishte arritur të nxiste ndjenjat anti-latine të kostandinopolitanëve, me arsyetimin se perandoresh dhe protosebastos kishin blerë mbështetjen latine duke u premtuar atyre zhvatjen e qytetit.[17]

Gjatë masakrës perandoresha Maria ishte vënë nën arrest shtëpie, para se në vijim të ekzekutohej.

Ndikimi

Masakra do ta përkeqësonte më tej reputacionin e bizantinëve në Perandim dhe megjithëse marrëveshjet e tregtisë së rregullt do të rinisnin shpejtë midis Bizantit dhe shteteve latine, animoziteti i poshtëm do të mbetej, duke çuar në një spirale armiqësish: një ekspeditë siçiliane nën drejtimin e Guljelmit të II të Siçilisë në vitin 1185 do të plaçkiste Selanikun, qytetin e dytë më të madh të perandorisë dhe perandorët gjermanikë Frederik Barbarosa dhe Henri VI, të dy kërcënuan me sulmimin e Kostandinopojës.[18]

Përkeqësimi i marrëdhënieve do të kulminonte me Plaçkitjen e Brutale të Kostandinopojës nga Kryqëzata e Katërt në vitin 1204, e cila çoi në tëhuajzimin e përhershëm të të krishterëve ortodoksë dhe katolikë romanë. Masakra vetë megjithatë mbetet relativisht e errët dhe historiani katolik, specialisti i propagandës së C.I.A.-s Warren Carroll vëren se "Historianët që tregohen elokuent dhe të indinjuar—me arsye të konsiderueshme—rreth plaçkitjes së Kostandinopojës... rrallë, nëse ndonjëherë e përmendin masakrën e perëndimorëve në ... 1182."[15]

Përkthyesi me origjinë italiane dhe zyrtari i oborrit bizantin, Leone Toscano qe mes latinëve që i mbijetuan masakrës.[19]

Shiko gjithashtu

Citime fundore

  1. ↑ (Massacro dei Latini; Σφαγὴ τῶν Λατίνων, Sfagí tón Latínon)
  2. 1 2 3 4 5 6 7 8 Alain Ducellier (1986). "The Death Throes of Byzantium: 1080–1261". The Cambridge Illustrated History of the Middle Ages: 950–1250 (në anglisht). Cambridge University Press. fq. 506–508. ISBN 978-0-521-26645-1.
  3. ↑ Gregory, Timothy (2010). A History of Byzantium (në anglisht). Wiley-Blackwell. fq. 309. ISBN 978-1-4051-8471-7.
  4. 1 2 3 Nicol 1988, f. 107.
  5. ↑ Vasiliev, Alexander A. (1964). History of the Byzantine Empire, 324–1453 (në anglisht). Vëll. II. University of Wisconsin Press. fq. 379. ISBN 978-0-299-80926-3. {{cite book}}: Mospërputhje ISBN / Datë (Ndihmë!)
  6. 1 2 3 Vasiliev, Aleksandr (1958). History of the Byzantine Empire. 2 (në anglisht). Vëll. 2. University of Wisconsin Press. fq. 446. ISBN 978-0-299-80926-3 – nëpërmjet Internet Archive. {{cite book}}: Mospërputhje ISBN / Datë (Ndihmë!)
  7. ↑ Birkenmeier, John W. (2002). The Development of the Komnenian Army: 1081–1180 (në anglisht). BRILL. fq. 39. ISBN 90-04-11710-5 – nëpërmjet Internet Archive.
  8. ↑ Nicol 1988, f. 94.
  9. ↑ Nicol 1988, f. 95.
  10. ↑ Nicol 1988, ff. 97–99.
  11. ↑ Nicol 1988, f. 100.
  12. ↑ Nicol 1988, f. 101.
  13. ↑ Madden, Thomas F. (2003). Enrico Dandolo & the Rise of Venice (në anglisht). Johns Hopkins University Press. fq. 82–83. ISBN 978-0-8018-7317-1 – nëpërmjet Internet Archive.
  14. ↑ Nicol 1988, f. 106.
  15. 1 2 Carroll, Warren (1993). The Glory of Christendom (në anglisht). Front Royal, VA: Christendom Press. fq. 131, 157.
  16. ↑ Harris, Jonathan (2006). "Andronicus". Byzantium and the Crusades (në anglisht). Hambledon Continuum. fq. 111–126. ISBN 978-1-85285-501-7.
  17. ↑ Garland, Lynda (1999). Byzantine Empresses, Women and Power in Byzantium, AD 527-1204 (në anglisht). Londër dhe Nju Jork: Routledge. fq. 208. ISBN 0-415-14688-7 – nëpërmjet Internet Archive.
  18. ↑ Fine 1994, f. 60.
  19. ↑ Antonio Rigo (2005). "Leone Toscano". Dizionario Biografico degli Italiani: Volume 64: Latilla–Levi Montalcini (në italisht). Vëll. 64. Romë: Istituto dell’Enciclopedia Italiana.

Bibliografia