Vardariotai
Vardariotai (Βαρδαριῶται, Bardariôtai, shqiptuar [var.ða.riˈo.te]), ndonjëherë të shkruar si vardariotët, ishin një grup etnik dhe territorial (me gjasa fillimisht me orgjinë kumane dhe peçenege)[1] në Perandorinë e vonë Bizantine, që mundësonin një regjiment garde të pallatit, gjatë shekujve të XII dhe të XIII.
Historia
Natyra e saktë dhe origjina e vardariotai është e paqartë. Emri shfaqet për herë të parë në shekullin e X, kur një përmendet një peshkopatë e "vardariotai ose tourkoi" si subjekt i dioqezës së Selanikut.[2] Shkrimtari i mesit të shekullit të XIV, Pseudo-Kodinos i quan atë "persë" nga rraca (një anakronizëm tipik bizantin për "turq"), dhe pohon se ata u vendosën në Luginën e Lumit Vardar nga një perandor i vjetër bizantin i paemërtuar. Në të dyja rastet, gjithësesi, "turq" me gjasa nënkuptonin kumanët dhe peçenegët, që quheshin "tourkoi" nga bizantinët në shekujt e X–XI. Prandaj duket se vardariotai ishin kumanë dhe peçenegë të vendosur në Maqedoni në shekullin e X dhe që ishin bërë të krishterë nga fundi i atij shekulli.[3]
Nga shekulli XII, vardariotai, identiteti i tyre kuman dhe peçeneg në këtë kohë është shumë i asimiluar, do të rekrutoheshin në Ushtrinë Bizantine, dhe, e shumta gjatë pjesës së fundit të sundimit të perandorit, Manueli I Komnenos (s.v. 1143–1180), ata do të formonin një regjiment të veçant pallati.[4][5]
Funksionet e tyre, megjithatë, të paktën në Periudhën Paleologe, duket se kanë qenë më shumë atë të një force policore sesa një njësie ushtarake: Pseudo-Kodinos i liston ata jo me rojet, por me personelin e paarmatosur të pallatit dhe pohon se detyra e tyre ishte "të mbanin rendin e njerëzve" gjatë ceremonive. Ndryshe nga anëtarët e armatosur të Gardës Varangiane dhe regjimenti Paramonai, ata ishin të pajisur vetëm me një kamzhik (manglabion) dhe një shkop (dekanikion).[2][6]
Kodinos rregjistron gjithashtu se ata vishnin një univermë të veçantë të kuqe dhe një kapele "perse" të quajtur angouroton (në formë trangulli) dhe se kamzhiku, që varej në brezin e tyre, ishte simboli i tyre. Ky referencë e fundit ka çuar në hipotezën se vardariotai ishin zëvendësuesi e korpusit të vjetër të gardës, manglabites.[2] Ata komandoheshin nga një primikerios, e dëshmuar për herë të parë në vitin 1166.[3][5][7] Historiani i shekullit të XIII, Jorgos Akropolites pohon më tej se vardariotai shoqëronin perandorin bizantin në fushimin e tij ushtarak, ndërsa ishte në fushatë.[2][8]
Është e paqartë nëse dhe si vardarioi, zyrtarët administrativë të Selanikut në shekujt e X–XI, të njohur nëpërmjet vulave të tyre, janë lidhur me vardariotai.[2]
Shiko gjithashtu
- Aleksi I Komneni
- Ana Komnena
- Paleologët
- Perandoria e Nikesë
- Jorgos Akropolites
- Despotati i Epirit
- Frankokracia
- Arbëria nën Perandorinë Bizantine
- Arbëria nën Perandorinë Bullgare
- Shkëputja nga Bizanti dhe ekspansioni serb në trevat shqiptare
- Scholae Palatinae
- Pushtimi i Kostandinopojës
- De Administrando Imperio
- Truproja
- Maqedonia (rajon)
- Proçesionet fallike
- Besimet e lashta mesdhetare
- Agentes in rebus
- Frumentarii
- Guvernatorët romakë të Ilirikut
- Magister militum Ilirikum
- Colonus (person)
- Cursus honorum
- Çitadela
- Dashuria Greke
- Drungos
- Dux
- Garda pretoriane
- Garda Varangiane
- Gotthograikia
- Instrumentum regni
- Insula (hapsirë urbane)
- Kleisoura (distrikt bizantin)
- Kohorta (njësi ushtarake)
- Kolonia Romake
- Kufijtë ushtarakë dhe fortifimet romake
- Legjioni romak
- Leoni VI i Dituri
- Limes
- Limes Alutanus
- Limes Britannicus
- Limes Dacicus
- Limes Danubii
- Limes Moesicus
- Limes Pannonicus
- Limes Porolissensis
- Limes Sarmatiae
- Limes Transalutanus
- Luftërat romako-greke
- Luftërat romako-maqedonase
- Muret e lashta të Durrësit
- Muret mbrojtëse romake
- Patronazhi në Romën e Lashtë
- Plumbata
- Pronoia
- Provinca romake e Epirit
- Romanitas
- Romanizimi (kulturor)
- Thema
- Thema e Durrësit
- Thema e Nikopojës
- Thema e Delmacisë
- Tirones
- Turma (njësi ushtarake)
- Ushtria Romake
- Valetudinarium
- Vallum
- Veshjet ushtarake të Romës së lashtë
- Vigiles
- Shtëpia e fortifikuar
- Shtëpia kullë
- Kulla kështjellë
- Kulla fortifikuese
Citime fundore
- ↑ Shukurov, Rustam (2016). "4. The Byzantine Turks in the Balkans". The Byzantine Turks, 1204-1461 (në anglisht). fq. 157–182. doi:10.1163/9789004307759_006. ISBN 978-900430775-9.
- 1 2 3 4 5 Alexander Kazhdan (1991). "Vardariotai". përmbledhur nga Alexander Kazhdan (red.). The Oxford Dictionary of Byzantium (në anglisht). Oksford dhe Nju Jork: Oxford University Press. fq. 2153. ISBN 0-19-504652-8.
- 1 2 Mark C. Bartusis (1997). The Late Byzantine Army: Arms and Society 1204–1453 (në anglisht). University of Pennsylvania Press. fq. 280. ISBN 0-8122-1620-2.
- ↑ Mark C. Bartusis (1997). The Late Byzantine Army: Arms and Society 1204-1453 (në anglisht). University of Pennsylvania Press. fq. 271, 280. ISBN 0-8122-1620-2.
- 1 2 Paul Magdalino (2002). The Empire of Manuel I Komnenos, 1143–1180 (në anglisht). Cambridge University Press. fq. 231. ISBN 0-521-52653-1.
- ↑ Mark C. Bartusis (1997). The Late Byzantine Army: Arms and Society 1204–1453 (në anglisht). University of Pennsylvania Press. fq. 279–280. ISBN 0-8122-1620-2.
- ↑ Ruth Macrides (2007). George Akropolites: The History – Introduction, Translation and Commentary (në anglisht). Oxford University Press. fq. 311. ISBN 978-0-19-921067-1.
- ↑ Ruth Macrides (2007). George Akropolites: The History – Introduction, Translation and Commentary (në anglisht). Oxford University Press. fq. 310. ISBN 978-0-19-921067-1.
Bibliografia
- Bartusis, Mark C. (1997). The Late Byzantine Army: Arms and Society 1204–1453 (në anglisht). Filadelfia: University of Pennsylvania Press. ISBN 0-8122-1620-2.
- Eberle, Lisa Pilar; le Quéré, Enora (2017). "Landed Traders, Trading Agriculturalists? Land in the Economy of the Italian Diaspora in the Greek East". Journal of Roman Studies (në anglisht): 107, 27–59. JSTOR 26576044.
- Andrea Giardina (2005). Profili di storia antica e medievale (në italisht). Vëll. 1. Laterza Edizioni Scolastiche.
- Alexander Kazhdan (1991). "Vardariotai". përmbledhur nga Alexander Kazhdan (red.). The Oxford Dictionary of Byzantium (në anglisht). Oksford dhe Nju Jork: Oxford University Press. fq. 2153. ISBN 0-19-504652-8.
- Macrides, Ruth (2007). George Akropolites: The History – Introduction, Translation and Commentary (në anglisht). Oksford: Oxford University Press. ISBN 978-0-19-921067-1.
- Paul Magdalino (2002) [1993]. The Empire of Manuel I Komnenos, 1143–1180 (në anglisht). Kembrixh: Cambridge University Press. ISBN 0-521-52653-1.
- John Nesbitt; Nicolas Oikonomides, red. (1991). Catalogue of Byzantine Seals at Dumbarton Oaks and in the Fogg Museum of Art (në anglisht). Vëll. 1: Italy, North of the Balkans, North of the Black Sea. Dumbarton Oaks Research Library and Collection. ISBN 0-88402-194-7.
- Pertusi, A. (1952). Constantino Porfirogenito: De Thematibus (në italisht). Romë: Biblioteca Apostolica Vaticana.
- Shukurov, Rustam (2016). "4. The Byzantine Turks in the Balkans". The Byzantine Turks, 1204-1461 (në anglisht). fq. 157–182. doi:10.1163/9789004307759_006. ISBN 978-900430775-9.
- Soustal, Peter; Koder, Johannes (1981). Tabula Imperii Byzantini (në gjermanisht). Vëll. 3. Vjenë: Verlag der Österreichischen Akademie der Wissenschaften. ISBN 978-3-7001-0399-8.