Goto-grekët

'Goto-grekët, Gotthograikia, Gothograecia (Γοτθογραικία) ose Gotia (Γοτθία, Gotthia)[1] ishte një rajon në Azinë e Vogël veri-perëndimore në krahun jugor të Detit Marmara nga të paktën fundi i shekullit të VII deri në mesin e shekullit të X. Ajo ishte pjesë e provincës së Opsikionit në Perandorinë Bizantine. Banorët e saj, pasardhësit greqisht-folës të një grupi gotësh, ishin të njohur si gotogrekë (Γοτθογραίκοι, gotthograikoi), origjina e saktë e të cilëve është e debatuar.
Origjina
Ka vetëm një përmendje të vendosjes së gëtëve në Azinë e Vogël. Gotët greuthungi, nën mbretin Odoteus, të mundur nga romakët përgjatë Danubit të Poshtëm në vitin 386, në vijim u vendosën në Frigji, ku ndërmartuan me shpejtësi me frigët. Gotët frigjianë dhe gotët trakë deket se kanë luajtur një pjesë të vogël në luftën sektare midis arianëve dhe eunomianëve në dhe përreth Kostandinopojës në vitet 380. Selenas, peshkop i gotëve përgjatë Danubit, kishte një atë got dhe nënë frigiane.[2] Në të shkuarën gotët frigjianë shpesh ishin lidhur me goto-grekët e mëvonshëm, por kjo teori nuk mbështetet gjerësisht tani.[3]

Njësia elitare e Optimates, e dëshmuar fillimisht në fundin e shekullit të VI nën perandor Mauricin, ndonjëherë mendohet se e ka origjinën e saj nga gotët e Radagaisit, të mundur nga Stilikoni në vitin 406. Sipas Olimpiodorit, Stilikoni rekrutoi një numër të madh, të quajtur Optimates, për të shërbyer në Ushtrinë Romake. Këa Optimates gotë mendohet se u vendosën në Azinë e Vogël, duke i dhënë emrin e tyre Goto-Greqisë dhe më vonë themës (provincës) së Optimatonit. Kjo ka pak të ngjarë, megjithatë, meqë ajo kërkon ushtarë të rekrutuar në perëndim për të qenë vendosur largë në lindje dhe ka një zbrazëti të rregjistrimeve të Optimates gotë për mbi njëqint vjetë.[2]
Bizantinisti John Haldon argumenton se, ndërsa Optimates origjinalë mauricianë ishin rekrutuar kryesisht midis gotëve dhe në një masë më të vogël nga longobardët në Itali dhe Ballkan,[4] ata dhe familjet e tyre u vendosën në Mizi, vetëm në fillim të [[shekulli VII|shekullit të VII nën perandor Tiberit II dhe nuk kanë lidhje me gotët e Radagaisit dy shekuj më herët. Në këtë mënyrë, Optimates dhe goto-grekët janë fillimisht sinonimë.[2] Ata ishin të krishterë arianë dhe kishin një kishë ariane në Kostandinopojë nën Tiberin II. Kundërshtimi popullor ndaj pranisë së tyre në kryeqytet me gjasa e nxitoi rivendosjen e tyre në Mizi.[5] Ata mundën të rivendosen në mënyrë të përhershme vetëm në gjysmën e dytë të shekullit të VII.[6] Me kalimin e kohës termi gothograeci do të shfqej në burime, elementi etnik got midis popullsisë mund të ketë qenë "tretur në përmasat që vetëm emri kishte ndonjë lidhje" me gotët e vjetër.[7] Kjo tezë konsiderohet si "shumë e pasigurtë" nga historiani Klaus Belke.[1]

Në shekullin e VIII, goto-grekët ishin elementi kryesor i ushtrisë thematike të Opsikionit, megjithëse ata mund ti kenë përkitur akoma Optimatonit, deri në organizimin e Kostandinit të V (s.v. [[741-775).[5] Duke i zhvendosur goto-grekët, akoma të shquar për afëtësitë luftarake, nga Optimatoni në Opsikion, mund të ketë qenë përgjegjëse për zbritjen e të mëparshmit në një njësi logjistike në vend të një të tille luftuese. Me gjasa ishte ndëshkim për edhe për goto-grekët, që e kishin humbur prestigjin kur u përfshinë në themën që tashmë përfshinte njësi të tjera elitare. Kjo ndodhi me gjasa për shkak se ata konsideroheshin si një kërcënim për kryeqytetin, nga afërsia e tyre dhe pjesëmarrja një një rrebelim në vitin 715.[8] Ka gjithashtu të ngjarë që vetëm me reformën e Kostandinit të V, që pranisë së Optimates në Kostandinopojë iu dha fund (dhe kështu asaj të goto-grekëve).[9]
Dëshmitë
Duke shkruar në vitet e fundit të shekullit të VII ose gjysmës së parë të shekullit të VIII,[10] Kozmas Hagiopolites mundëson dëshminë më të hershme të një rajoni të quajtur Gotia në Azinë e Vogël.[1][3] Në pasazhin që përshkruan bartjen e barkave përgjatë Kersonesit Trak, ai lokalizon territorin e Gotias përballë Trakisë përgjatë bregut jugor të Detit Marmara dhe Dardaneleve, afër qytetit të Lampsakut. Banorët e saj ai i quan gotë:
«Aty është një vend pran Trakisë, tokë e thatë gjashtë milje i gjerë që gjendet midis [dy] deteve. Nga aty, Trakia arrihet lehtësisht nga gotët dhe Gotia nga trakët. Dhe gotët hipin në barkat e tyre—ato janë bërë prej një trungu të vetëm [μονόξυλοι, monoxyloi]—dhe kalojnë për një Traki, ndërsa trakët shpesh i tërheqin anijet e tyre aty drejtë Gotisë përgjatë tokës.»[11]

Gjuha e këtij pasazhi sugjeron se identiteti etnik got i goto-grekëve ishte akoma i dallueshëm në vitet 670 ose madje edhe në shekullin e VIII.[3] Burimi pasues që i përmend gotët e Azisë së Vogël është Theofanes Konfesori, që shkroi rreth vitit 815. Ai thotë se disa ushtarë të Themës së Opsikionit nisën një rrebelim në Rodos në vitin 715 dhe pastaj, duke kaluar në Adramition, u bashkuan nga pjesa tjetër e ushtrisë së Opsikionit dhe goto-grekët. Rrebelët, duke përfshirë goto-grekët, hynë në Kostandinopojë, ku ata bënë shumë dëme në jetë dhe prona.[12][13][14] Ky rrëfim është konsistent me atë të Kozmas duke i vendosur goto-grekët në bregun verior të Opsikionit. Patriarku Nikeforos I, duke përshkruar të njëjtin rrebelim, nuk i përmend goto-grekët.[12] Nëse perandori i zgjedhur nga rrebelët, Teodosi III, ishte i biri i Tiberit të III të rrëzuar, siç ësthë argumentuar, ai fakt mund të shpjegoi pjesëmarrjen e goto-grekëve në revoltë, meqë emri i lindjes së Tiberit ishte Apsimar, me gjasa një emër i mundshëm got (por me më shumë gjasa turkor[15]).[13]
Ka një vulë plumbi të mbijetuar nga fillimi i shekullit të VIII i njëfarë Theodori, i përshkruar si mbajtës i rangut oborrtar të silentiarios (σιλεντιάριος dhe postin e dioiketes (διοικητής, mbikëqyrës fiskal) i goto-grekëve. Kjo tregon se goto-grekët përbënin një njësi fiskale ashtu si dhe një njësi ushtarake rreth kohës së rrebelimit.[4][1][6]
Në vitin 844 ose 845,[16] Kryepeshkopi Jorgos i Mitilenës thuhet se kaloi dy ditë dhe netë të stuhishme në det duke lundruar nga Lesbosi për në Goto-Greqi. Ky rrëfim gjendet në Jetën e Jorgos dhe vëllait të tij të shenjtë David Murgut dhe Simeon Stilitit, që me gjasa u hartua në shekullin e XI.[13][17] Vendndodhja e Gotogreqisë nuk është plotësisht e qartë nga teksti. Në një pjesë të caktuar të tekstit, Gotogreqia ndodhet në ose afër Lesbosit. Nga ana tjetër, ajo mund të lexohet sikur thotë se Jorgosi lundroi për në Lesbos për të ndjekur një shok që e kishte përshëndetur nga Gotogreqia.[18] Në ndonjë pjesë, Gotogreqia nuk është larg nga Lesbosi.[17][19]
Përmendja pasuese e goto-grekëve ka pak vlerë historike, përveç si një dëshmi e ekzistencës së një populli me këtë emër. Në fillim të shekulli të X, Arethasi i Çezaresë shkroi një komantar mbi Librin e Zbulesës, në të cilin ai e identifikon Gogun dhe Magogun me popullin skith, që luftonin vazhdimisht mes njëri-tjetrit dhe largoheshin për tu strehuar në Perandorinë Romake. Ai përpiqet të identifikoi vende dhe popuj të ndryshëm brenda perandorisë si prodhim i refugjatëve skithë, midis tyre Skithopolin në Palestinë, një ndarje e gotëve që u vendosën në Azinë e Vogël dhe formacionin e tyre ushtarak, thaifali dhe gotogrekët. Dy grupet e fundit, thotë ai, quhen gjithashtu hunë.[20] Arethas bën dallim midis gotëve dhe goto-grekëve, por meqë ai po mblidhte referenca nga burimet e literaturës, nuk është e qartë se çfarë domethënieje duhet tu bashkangjitej atyre.[3] Referenca ndaj taifalëve, disa prej të cilëve ishin vendosur në Frigji vonë në shekullin e IV, e bëri Gustav Anrich të sugjeronte se ata ishin goto-grekët origjinal.[21][13]
Një referencë ndaj goto-grekëve gjendet te De Thematibus i Kostandinit të VII (rr. 950). Në përshkrimin e tij të themës së Opsikionit, një popull i quajtur graikoi (Γραικοί) thuhej se banonin bregdetin afër Kizikut. Emri i tyre thuhet se rridhte nga lumi i Granikos (Γρανικὸς). Ky korruptim në dukje i emrit të gotogrekëve tregon se nga kjo datë ai nuk mbante një domethënie etnike.[22][23] Vendi i Kostandinit quhej Dagotthenon (τῶν Δαγοτθηνῶν) në veri të Prusas me shumë gjasa nuk është i lidhur me gotët, por pasqyron ngatërrimin e emrit të rajonit të Dagutës me atë të Gotogreqisë.[24][25] Një përmendje e vonë që ruan emrin mund të gjendet te Aleksiada e Ana Komnenas (rr. 1148), ku ajo lokalizon një vend të quajtur Kotoiraikias (τῆς Κοτοιραικίας) në Lentiana, një distrikt në jug të Kizikut.[22][23] Ky emër është i rrjedhur qartësisht nga Gotogreqia.[24]
Mbi bazon e të gjitha dëshmive, Constantin Zuckerman sugjeron se me shumë gjasa vendndodhja e Gotogreqisë ishte midis Lampsakut dhe Kizikut,[3] një pikëpamje e ndjekur edhe nga Belke te Tabula Imperii Byzantini volumi mbi Bitininë.[1] John Haldon e identifikon atë thjeshtë si Mizia, Bitinia bregdetare dhe një pjesë të Frigjisë.[2]
Shiko gjithashtu
- Gotët
- Visigotët
- Ostrogotët
- Frigjia
- Brygët dhe Frigjia
- Trakia
- Invazionet barbare
- Vandalët
- Perandoria Bizantine
- Olimpiodori i Tebës
- Tiberi II Konstandini
- Herakleosi
- Teodosi III
- Kostandini VII Purpurogjeniti
- De Administrando Imperio
- Ana Komnena
- Aleksiada
- Shtëpia e fortifikuar
- Kulla fortifikuese
- Kulla kështjellë
- Shtëpia kullë
- Varangianët
- Stratiotët
- Migrimet sllave në Ballkan
- Arbëria nën Perandorinë Bizantine
- Thema e Siçilisë
- Provinca romake e Epirit
- Iliro-romakët
- Identiteti kombëtar
- Asimilimi kulturor
- Galatia
- Helenët
- Emrat e grekëve
- Greqia Bizantine
- Greqia dhe Mesjeta
- Helenizimi
- Helenocentrizmi
- Helenizimi i emrave
- Ideja e Madhe
- Besimet e lashta mesdhetare
- Agentes in rebus
- Frumentarii
- Imperator
- Magister militum Ilirikum
- Civitas
- Colonus (person)
- Cursus honorum
- Çitadela
- Dashuria Greke
- Dediticii
- Drungos
- Dux
- Garda pretoriane
- Garda Varangiane
- Gens
- Honesta missio
- Kleisoura (distrikt bizantin)
- Kohorta (njësi ushtarake)
- Kolonia Romake
- Leoni VI i Dituri
- Letërsia e vjetër greke e romake
- Lista e toponimeve latine në Ballkan
- Lista e kolonive romake
- Municipium
- Nikopoli i Epirit
- Pagus
- Peregrinus
- Plaçkitja Vandale e Romës
- Plaçkitja Visigote e Romës
- Plumbata
- Pronoia
- Romanitas
- Romanizimi (kulturor)
- Scholae Palatinae
- Thema
- Thema e Durrësit
- Thema e Nikopojës
- Thema e Delmacisë
- Tirones
- Turma (njësi ushtarake)
- Ushtria Romake
- Vardariotai
- Vicus
- Proçesionet fallike
- Shtëpia e fortifikuar
- Shtëpia kullë
- Kulla kështjellë
- Kulla fortifikuese
Citime fundore
- 1 2 3 4 5 Belke 2020, f. 580.
- 1 2 3 4 Haldon 1984, ff. 96–97.
- 1 2 3 4 5 Zuckerman 1995, f. 241.
- 1 2 Haldon & Kennedy 2012, ff. 338–339.
- 1 2 Haldon 1984, ff. 201–202.
- 1 2 Brubaker & Haldon 2011, f. 631.
- ↑ Haldon 1984, ff. 478, n477.
- ↑ Haldon 1984, f. 226.
- ↑ Brubaker & Haldon 2011, f. 643n.
- ↑ Haldon 1995, f. 53.
- ↑ Zuckerman 1995, ff. 234–235.
- 1 2 Zuckerman 1995, f. 239.
- 1 2 3 4 Haldon 1995, f. 46.
- ↑ Haldon 1984, f. 200.
- ↑ Brubaker & Haldon 2011, f. 72.
- ↑ Abrahamse & Domingo-Forasté 1998, f. 240.
- 1 2 Zuckerman 1995, f. 240.
- ↑ Abrahamse & Domingo-Forasté 1998, f. 236n.
- ↑ Belke 2020, ff. 580–581.
- ↑ Zuckerman 1995, ff. 239–240.
- ↑ Haldon 1984, ff. 369, n24.
- 1 2 Zuckerman 1995, ff. 240–241.
- 1 2 Hasluck 1910, ff. 118 dhe n.
- 1 2 Haldon 1995, f. 47.
- ↑ Haldon 1984, f. 369 n24.
Bibliografia
- Abrahamse, Dorothy; Domingo-Forasté, Douglas (1998). "Life of Sts. David, Symeon, and George of Lesbos". përmbledhur nga Alice-Mary Talbot (red.). Byzantine Defenders of Images: Eight Saints' Lives in English Translation (në anglisht). Uashington, DC: Dumbarton Oaks Research Library and Collection. fq. 143–242.
- Bartusis, Mark C. (1997). The Late Byzantine Army: Arms and Society 1204–1453 (në anglisht). Filadelfia: University of Pennsylvania Press. ISBN 0-8122-1620-2.
- Belke, Klasus (2020). Tabula Imperii Byzantini (në gjermanisht). Vëll. 13: Bythinia und Hellespontos. Vjenë: Verlag der Österreichischen Akademie der Wissenschaften. ISBN 978-3-7001-8329-7.
- Brubaker, Leslie; Haldon, John F. (2011). Byzantium in the Iconoclast Era, c. 680–850: A History (në anglisht). Cambridge University Press.
- Eberle, Lisa Pilar; le Quéré, Enora (2017). "Landed Traders, Trading Agriculturalists? Land in the Economy of the Italian Diaspora in the Greek East". Journal of Roman Studies (në anglisht): 107, 27–59. JSTOR 26576044.
- Andrea Giardina (2005). Profili di storia antica e medievale (në italisht). Vëll. 1. Laterza Edizioni Scolastiche.
- Haldon, John F. (1984). Byzantine Praetorians: An Administrative, Institutional and Social Survey of the Opsikion and Tagmata, c. 580–900 (në anglisht). Bon: Dr. Rudolf Habelt GmbH.
- Haldon, John F. (1995). "Kosmas of Jerusalem and the Gotthograikoi". Byzantinoslavica (në anglisht). 56 (1): 45–54.
- Haldon, John F.; Kennedy, Hugh N. (2012). "Regional Identities and Military Power: Byzantium and Islam, ca. 600–750". përmbledhur nga Walter Pohl; Clemens Gantner; Richard Payne (red.). Visions of Community in the Post-Roman World: The West, Byzantium and the Islamic World, 300–1100 (në anglisht). Ashgate. fq. 317–353.
- Hasluck, F. W. (1910). Cyzicus (në anglisht). Cambridge University Press.
- Kazhdan, Alexander, red. (1991). The Oxford Dictionary of Byzantium (në anglisht). Oxford University Press. ISBN 0-19-504652-8.
- Macrides, Ruth (2007). George Akropolites: The History – Introduction, Translation and Commentary (në anglisht). Oksford: Oxford University Press. ISBN 978-0-19-921067-1.
- Paul Magdalino (2002) [1993]. The Empire of Manuel I Komnenos, 1143–1180 (në anglisht). Kembrixh: Cambridge University Press. ISBN 0-521-52653-1.
- John Nesbitt; Nicolas Oikonomides, red. (1991). Catalogue of Byzantine Seals at Dumbarton Oaks and in the Fogg Museum of Art (në anglisht). Vëll. 1: Italy, North of the Balkans, North of the Black Sea. Dumbarton Oaks Research Library and Collection. ISBN 0-88402-194-7.
- Pertusi, A. (1952). Constantino Porfirogenito: De Thematibus (në italisht). Romë: Biblioteca Apostolica Vaticana.
- Soustal, Peter; Koder, Johannes (1981). Tabula Imperii Byzantini (në gjermanisht). Vëll. 3: Nikopolis und Kephallenia. Vjenë: Verlag der Österreichischen Akademie der Wissenschaften. ISBN 978-3-7001-0399-8.
- Shukurov, Rustam (2016). "4. The Byzantine Turks in the Balkans". The Byzantine Turks, 1204-1461 (në anglisht). fq. 157–182. doi:10.1163/9789004307759_006. ISBN 978-900430775-9.
- Wolfram, Herwig (1988). History of the Goths (në anglisht). Berkeley dhe Los Angeles: University of California Press. ISBN 978-0-52006-983-1.
- Zuckerman, Constantin (1995). "A Gothia in the Hellespont in the Early Eighth Century". Byzantine and Modern Greek Studies (në anglisht). 19 (1): 234–241. doi:10.1179/030701395790836649. S2CID 162205022.