Plaçkitja Vandale e Romës
| Plaçkitja e Romës | |||||||
|---|---|---|---|---|---|---|---|
| Pjesë e Rënies së Perandorisë Perëndimore Romake dhe Luftërave Romako–Gjermanike | |||||||
![]() Plaçkitja e Romës, nga Henrich Leutemann, shek. XIX | |||||||
| |||||||
| Ndërluftuesit | |||||||
| Mbretëria Vandale | Perandoria Romake Perëndimore | ||||||
| Komandantët dhe udhëheqësit | |||||||
| Gaiseriku | Petronius Maksimi v.b. | ||||||
Plaçkitja Vandale e Romës në vitin 455 u krye nga vandalët e drejtuar nga mbreti i tyre, Gaiseriku.
Një traktat i vitit 442 midis Perandorisë Romake Perëndimore dhe Mbretërisë Vandale përfshinte një martesë shtetërore midis vajzës së perandorit romak Valentiniani III dhe djalit të Gaiserikut. Pasuesi i Valentinianit, Petronius Maksimi e shkeli traktatin duke martuar djalin e tij me vajzën e Valentinianit, prandaj Gaiseriku u hakmorr me një pushtim të Italisë. Maksimi nuk organizoi një mbrojtje të Romës dhe u linçua nga një turmë e dhunshme romake, ndërsa po përpiqej t’ia mbathte nga qyteti. Papa Leoni I e bindi Gaiserikun ta shmangte përdorimin e dhunës kundër banorëve të qytetit. Vandalët e plaçkitën Romën për dy javë, duke shkaktuar shkatërrime të mëdha në qytet, duke e zhveshur nga shumica e objekteve të saj të çmuara dhe duke marë disa banorë si skllevër. Pasuesi i Maksimit, Aviti, pati pak mbështetje që çoi në shpërthimin e Luftës Civile Romake të vitit 456.
Plaçkitja e Romës në vitin 455 dhe Plaçkitja Visigote e vitit 410 e shokuan Botën Romake, duke simbolizuar dobësimin dhe Rënien e Perandorisë Romake Perëndimore, duke shënuar një pikë kthese në Historinë Evropiane.
Sfondi

Që nga themelimi i saj në vitin 395 të e.s., Perandoria Romake Perëndimore ishte një gjendje të zgjatur dobësimi. Një nga problemet e saj kryesore ishte një dyndje masive e popujve gjermanikë dhe të tjerë jo romakë, të njohura si Dyndjet Barbare. Kjo do të çonte në plaçkitjen e Romës në vitin 410 visigotët gjermanikë nën drejtimin e Alarikut.[2] Do të ishte hera e parë që qyteti binte që nga viti 387 p.e.s..[3]
Një traktat paqeje u nënshkrua midis romakëve dhe vandalëve në vitin 442, në të cilin vandalët mernin Africa Proconsularis, Bizacenën, Numidinë Lindore dhe Tripolitaninë Perëndimore, ndërsa romakët mbanin Mauretania Caesariensis, Mauretania Sitifensis dhe Numidinë Perëndimore. Do të organizohej gjithashtu një aleancë nëpërmjet një martese politike midis Hunerikut dhe Eudokias, vajzës së perandorit Valentiniani III.[4]
.jpg)
Petronius Maksimi dëshmohet se kishte ndikuar Valentinianin e III për të vrarë Flavius Etiusin më 21 shtator 454. Maksimi pastaj do të komplotonte për të vrarë Valentinianin e III më 16 mars 455 dhe Maksimi do të ngjitej si perandor më 17 mars.[5] Maksimi, në mënyrë që të legjitimonte sundimin e tij, u martua me Licinia Eudoksian, të venë e Valentinianit të III dhe e martoi Eudokian me djalin e tij, Paladius. Licinia Eudoksia, gjithësesi, si hakmarrje për vrasjen e burrit të saj dhe e detyruar për tu martuar, komplotoi me vandalët kundër Maksimit.[6] Gaiseriku deklaroi se fejesa e prishur midis Hunerikut dhe Eudokies e çverësonte traktatin e paqes dhe e shfrytëzoi situatën si një casus belli për të pushtuar Romën, duke mbledhur një forcë të madhe dhe duke lundruar nga Kartagjena.
Roma kishte pushuar së qeni kryeqyteti i perandorisë që nga fillimi i shekullit të IV dhe disa qytete do të shërbenin si kryeqytete të Perandorisë Perëndimore.[7] Teodosi I është perandori i vetëm që njihet se e vizitoi Romën midis viteve 363 dhe 395.[8] Valentiniani III e zhvendosi oborrin për në Romë në vitin 450 dhe qëndroi aty për pjesën e mbetur të jetës së tij.[9] Popullsia e qytetit kishte rënë nga rreth 700,000-1,000,000 në fund të shekullit të IV, në 300,000-500,000 rreth vitit 455.[10]
Plaçkitja

Vandalët zbarkuan në Ostia, e vendosur në grykëderdhjen e Tiberit, vetëm pak milje në jug-perëndim të Romës. Maksimi u përpoq të largohej nga Roma, por u dallua nga një turë e egërsuar dhe u godit për vdekje me gurë para se të hidhej në Tiber.[11] Përpara afrimit, vandalët do të rrëzonin ujësjellësat që furnizonin qytetin me ujë.[12] Papa Leoni I mundi ta bindëte Gaiserikun ti kursente ata që nuk rezistonin, të mbronte ndërtesat nga zjarri dhe të mos ti torturonte robërit.[13] Ndërsa Gaiseriku e mbajti premtimin e tij për të mos e djegur dhe vrarë, ai i barti disa banorë si skllevër dhe gjithashtu arriti të kapte Eudoksian dhe vajzat e saj, Eudokia dhe Placidia pasi ato u përpoqën për t’ia mbathur.[14]
.jpg)
Vandalët e plaçkitën qytetin për dy javë[13] para se të tërhiqeshin për në Afrikë, gjtë të cilës qeveria perandorake e Perandoria Romake Perëndimore qe efektivisht e paralizuar. Ata do të marshonin në jug drejtë Kampanias, duke e shkatërruar rajonin dhe duke u përpjekur të plaçkisnin Neapolisin, por dështuan pasi qyteti kishte mbrojtje më të mira.
Pasojat
Gaiseriku dhe ushtria e tij plaçkitën sasi të mëdha thesari nga Roma. Ata "hoqën gjysmën e çatisë" të Tempullit të Jupiter Optimus Maximus duke e zhveshur nga pllakat e saj prej bronxi të praruar,[15] prej nga do të krijohej termi modern valndalizëm.[16][17] Plaçkitja dy javore vandale e vitit 455 përgjithësisht konsiderohet më shkatërrimtare sesa plackitja 3 ditore visigote e vitit 410.[18] Viktor Vitensi rregjistron se mjaft ngarkesa anijesh me skllevër mbërritën në Afrikë nga Roma, që pastaj do të ndaheshin midis vandalëve. Deogratias, peshkopi i Kartagjenës, do të blinte lirinë e disa prej romakëve duke shitur të gjitha gjërat e çmuara nga kisha e tij. Deogratias i bujti dhe i ushqeu atë në kishat më të mëdha në Kartagjenë deri sa ata mundën të riatdhesoheshin prapë në për në Romë.

Aviti, që kishte mbështetjen ushtarake dhe financiare të mbretit Teodoriku II, do të shpallej perandor nga ushtria e tij në Arles më 9-10 korrik, që do të njihej më vonë nga Senati Romak. Ai më vonë do të përmbysej nga Majoriani dhe Rikimeri pas një Lufte Civile Romake në vitin 456.[19] Aviti i lejoi visigotët të hynin në Hispanian e kontrolluar nga suebët në shkëmbim të mbështetjes për Teodorikun. Aviti ishte popullor me elitat gjermanike, por ai fatkeqësisht ishte jo popullor me aristokracinë romake dhe u përpoq të fitonte kontrollin e qeverisjes.
Vlerësimi i plaçkitjes
Megjitha imazhin popullor të vandalëve si shkatërrues, ashpërsia e plaçkitjes është e debatueshme, me pretendime se ajo shkaktoi pak vrasje, dhunë, ose zjarrëvënie. Ky interpretim duket se buron nga pohimi i Prosperit për premtimit e mëshirës, që papa Leoni I do të merte nga Gaiseriku. Historiani bizantin Prokopi i Çezaresë raportoi djegien e një kishe. Disa historianë modernë si John Henry Haaren pretendojnë se tempujt, ndërtesat publike, shtëpitë private dhe madje pallati i perandorit u plaçkitën.[20] Vandalët morën gjithashtu sasi të pamata ari, argjendi, xhevahire dhe orendi, shkatërruan vepra arti dhe vranë disa qytetarë.
Shiko gjithashtu
- Eudokia
- Casus belli
- Plaçkitja
- Historia e Evropës
- Lista e fiseve të hershme gjermanike
- Lista e mbretërve frankë
- Vandalët
- Gotët
- Teutonët
- Visigotët
- Ostrogotët
- Lufta kimbrike
- Historia e Romës
- Beteja e Pyllit Teutoburg
- Invazionet barbare
- Jus
- Statusi në sistemin ligjor romak
- Agger
- Perandoria Romake Perëndimore
- Rënia e Perandorisë Romake Perëndimore
- Amfiteatri Romak
- Anijet Romake
- Arkitektura Romake
- Arkitektura e Teatrove Romake
- Arx
- Besimet e lashta mesdhetare
- Beteja e Kanaesë
- Beteja e Dyrrahut
- Beteja e Kynoskephalai-t
- Beteja e Tigranocertës
- Burgus
- Cannaba
- Castellum
- Castra
- Imperator
- Agentes in rebus
- Frumentarii
- Tirones
- Vigiles
- Institucionet politike të Romës së lashtë
- Guvernatorët romakë të Ilirikut
- Magjistratët romakë
- Magjistratët e Perandorisë Romake
- Magister militum Ilirikum
- Dux
- Cirku Romak
- Claustra Alpium Iuliarum
- Cursus honorum
- Çitadela
- Dashuria Greke
- Dominati (Roma)
- Equites
- Festivalet Romake
- Forumet Romake
- Gens
- Harku i Triumfit
- Horacët dhe Kuriacët
- Kalendari Romak
- Klasa shoqërore në Romën e Lashtë
- Klima e Romës së Lashtë
- Kohorta (njësi ushtarake)
- Kolona e Fitores
- Kolonia Romake
- Kufijtë ushtarakë dhe fortifimet romake
- Kultura e Romës së lashtë
- Larja në Romën e Lashtë
- Latinët e Lashtë
- Latium
- Legjioni romak
- Lidhja Latine
- Limes Alutanus
- Limes Britannicus
- Limes Dacicus
- Limes Danubii
- Limes Moesicus
- Limes Pannonicus
- Limes Porolissensis
- Limes Sarmatiae
- Limes Transalutanus
- Lista e toponimeve latine në Ballkan
- Lista e kolonive romake
- Llaçi romak
- Luftërat dalmato-romake
- Lufta e Dytë Punike
- Luftërat e hebrenjve
- Lufta e parë judeo-romake
- Luftërat iliro-romake
- Luftërat judeo-romake
- Lufta jugurtine
- Luftërat romako-greke
- Luftërat Romako-Latine
- Luftërat romako-maqedonase
- Lufta e Parë Romako-Maqedonase
- Lufta e dytë romako-maqedonase
- Lufta e tretë romako-maqedonase
- Luftërat romako-parthiane
- Luftërat romako-perse
- Mare Nostrum
- Marina Romake
- Misteret greko-romake
- Mjekësia Romake
- Muret mbrojtëse romake
- Muri i Antoninit
- Nikopoli i Epirit
- Njësitë matëse romake
- Optimates dhe populares
- Pallatet perandorake të Romës
- Patricët romakë
- Pax Romana
- Perandoria Romake
- Plaçkitja Visigote e Romës
- Plebejtë
- Pomerium
- Prokopi i Çezaresë
- Roma e Lashtë
- Romanitas
- Romanizimi (kulturor)
- Rrugët romake
- Selitë perandorake romake
- Shpyllëzimi gjatë periudhës romake
- Shtatë Kodrat e Romës
- Shtetësia Romake
- Shtëpia Romake
- Skllavëria në Romën e lashtë
- Skulptura Romake
- Spektaklet Romake
- Tempulli Romak
- Thermae
- Traditat romake të emërtimit
- Triumfi Romak
- Turma (njësi ushtarake)
- Ujësjellësi Romak
- Ura e Trajanit
- Proçesionet fallike
- Ushtria Romake
- Valetudinarium
- Vallum
- Veshjet në Romën e lashtë
- Veshjet ushtarake të Romës së lashtë
- Vila Romake
- Zgjedhjet në Republikë Romake
- Zjarrfikja në Romën e Lashtë
Citime fundore
- ↑ Clover 1978, f. 176.
- ↑ Peter Heather (2006). The Fall of the Roman Empire: A New History of Rome and the Barbarians (në anglisht). Oxford University Press. fq. 378.
- ↑ Lee 2013, ff. 113–114.
- ↑ Conant 2012, ff. 21–23.
- ↑ Salzman 2021, ff. 148, 152–153.
- ↑ Salzman 2021, ff. 153–154.
- ↑ Gillett 2001, f. 133.
- ↑ Lee 2013, f. 57.
- ↑ Gillett 2001, f. 147.
- ↑ Salzman 2021, f. 156.
- ↑ Gibbon 2015, ff. 4–5.
- ↑ Peter Heather (2006). The Fall of the Roman Empire: A New History of Rome and the Barbarians (në anglisht). Oxford University Press. fq. 378–379.
- 1 2 Gibbon 2015, f. 5.
- ↑ J. B. Bury (1889). History of the Later Roman Empire (në anglisht). Vëll. 1. Londër: Macmillan. fq. 235.
- ↑ Moralee 2017, f. 132.
- ↑ "vandal". Encyclopædia Britannica (në anglisht) (bot. i 13-të). Encyclopædia Britannica, Inc. 1926.
- ↑ Peter Heather (2006). The Fall of the Roman Empire: A New History of Rome and the Barbarians (në anglisht). Oxford University Press. fq. 378.
- ↑ Peter Heather (2006). The Fall of the Roman Empire: A New History of Rome and the Barbarians (në anglisht). Oxford University Press. fq. 379.
- ↑ Salzman 2021, ff. 159–162.
- ↑ Genseric the Vandal King from 427–477 AD.
Bibliografia
- Alberto Angela (2017). Una giornata nell'antica Roma. Vita quotidiana, segreti e curiosità. Rai Eri (në italisht). Milano: Mondadori. ISBN 978-88-04-66668-4.
- Maria Antonietta Lozzi Bonaventura (2009). Roma antica. Viaggio nel tempo alla scoperta della location eterna (në italisht). Subiaco: Guide ITER. ISBN 978-88-8177-143-1.
- J. B. Bury (1889). History of the Later Roman Empire (në anglisht). Vëll. 1. Londër: Macmillan.
- Carlos Cabanillas; Santiago Apóstol (2003). "La vida cotidiana en Roma". Santiagoapostol.net (në spanjisht). Arkivuar nga origjinali më 10 prill 2012.
- Andrea Carandini, La nascita di Roma: dei, lari, eroi e uomini all'alba di una civiltà, Torino, 1998.
- Andrea Carandini (2007). Roma il primo giorno (në italisht). Romë, Bari: Laterza.
- Andrea Carandini, red. (2012). Atlante di Roma antica (në italisht). Milano: Mondadori Electa. ISBN 978-88-370-8510-0.
- Jérôme Carcopino (1971). La vita quotidiana a Roma (në italisht). Bari: Universale Laterza.
- Conant, Jonathan (2012). Staying Roman: Conquest and Identity in Africa and the Mediterranean, 439–700 (në anglisht). Cambridge University Press. ISBN 978-113904810-1.
- Clover, Frank (1978). "The Family and Early Career of Anicius Olybrius". Historia (në anglisht). 27 (1). Franz Steiner Verlag: 169–196. JSTOR 4435589.
- B. J. Dermody; etj. (2011). "Revisiting the humid Roman hypothesis: novel analyses depict oscillating patterns". Climate of the Past Discussions (në anglisht). 7 (4): 2355–2389. Bibcode:2012CliPa...8..637D. doi:10.5194/cpd-7-2355-2011. hdl:1874/209564. S2CID 55950382.
- Melissa Barden Dowling (2004). "A Time to Regender: The Transformation of Roman Time". Time and Uncertainty (në anglisht). Brill. fq. 183–185.
- Samuel K. Eddy (1979). "Climate in Greco-Roman History". Surface.syr.edu (në anglisht). Syracuse University.
- Andrew Erskine, red. (2012). A Companion to Ancient History (në anglisht). John Wiley & Sons. ISBN 978-1-118-58153-7.
- Eutropi, Breviarium historiae romanae (teksti latin), I-X.
- Emilio Gabba; etj. (1999). Introduzione alla storia di Roma (në italisht). Milano: LED. ISBN 88-7916-113-X.
- Andrea Giardina (2008). Roma Antica (në italisht). Roma-Bari: Editori Laterza. ISBN 978-88-420-7658-2.
- Andrea Giardina (1993). L'uomo romano (në italisht). Economica Laterza.
- Andrea Giardina (2005). Profili di storia antica e medievale (në italisht). Vëll. 1. Laterza Edizioni Scolastiche.
- Gibbon, Edward (2015). The History of the Decline and Fall of the Roman Empire (në anglisht). Vëll. 4. Cambridge University Press. ISBN 978-113933357-3.
- Gillett, Andrew (2001). "Rome, Ravenna and the Last Western Emperors". Papers of the British School at Rome (në anglisht). 69 (69). British School at Rome: 131–167. doi:10.1017/S0068246200001781. JSTOR 40311008.
- Kyle Harper (2017). The Fate of Rome: Climate, Disease, and the End of An Empire (në anglisht). Princeton University Press. ISBN 978-0-691-16683-4. OCLC 1135813827.
- Kyle Harper (2017). The Fate of Rome: Climate, Disease, and the End of An Empire (në anglisht). Princeton University Press. ISBN 978-0-691-16683-4. OCLC 1135813827.
- Peter Heather (2006). The Fall of the Roman Empire: A New History of Rome and the Barbarians (në anglisht). Oxford University Press.
- Arnold H. M. Jones (1972). Il Tramonto del Mondo Antico (në italisht). Bari: Casa Editrice Giuseppe Laterza & Figli. CL 20-0462-3. (titulli origjinal i veprës Arnold H. M. Jones (1966). The Decline of the Ancient World (në anglisht). Londër: Lonmans, Green and Co. Ltd.
- Lee, A. (2013). From Rome to Byzantium AD 363 to 565: The Transformation of Ancient Rome (në anglisht). Edinburgh University Press. ISBN 978-074862790-5. JSTOR 10.3366/j.ctt1g0b1z1.
- Massimiliano Liverotti (2007). Il grande libro dei misteri di Roma risolti e irrisolti (në italisht). Roma: Newton Compton Editori. ISBN 978-88-541-0894-3.
- Celia Martín-Puertas; etj. (mars 2009). "The Iberian–Roman Humid Period (2600–1600 cal yr BP) in the Zoñar Lake varve record (Andalucía, southern Spain)". Quaternary Research (në anglisht). 71 (2): 108–120. Bibcode:2009QuRes..71..108M. doi:10.1016/j.yqres.2008.10.004. S2CID 67777837.
- Ralph W. Mathisen (2019). Ancient Roman Civilization: History and Sources, 753 BCE to 640 CE (në anglisht). Nju Jork Siti, Nju Jork: Oxford University Press. ISBN 978-0-19-084960-3. OCLC 1038024098.
- Michael McCormick; etj. (vjeshtë 2012). "Climate Change during and after the Roman Empire: Reconstructing the Past from Scientific and Historical Evidence". Journal of Interdisciplinary History (në anglisht). 43 (2): 169–220. doi:10.1162/JINH_a_00379. S2CID 16489531.
- Theodor Mommsen (1972). Storia di Roma antica (në italisht). Firence: Sansoni.
- Moralee, Jason (2017). Rome's Holy Mountain: The Capitoline Hill in Late Antiquity (në anglisht). Vëll. 1. Oxford University Press. doi:10.1093/oso/9780190492274.001.0001. ISBN 978-0-19-049229-8.
- Muhlberger, S., The Fifth Century Chroniclers: Prosper, Hydatius and the Gallic Chronicler of 452 (Leeds, 1990) – for Prosper's hagiographic portrayal of Leo.
- Rhoads Murphey (1951). "The Decline of North Africa Since the Roman Occupation: Climatic or Human?" (PDF). Annals of the Association of American Geographers (në anglisht). 41 (1): 116–132. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 14 shtator 2006. Marrë më 21 dhjetor 2025 – nëpërmjet Hunter College of the City University of New York.
- Ugo Enrico Paoli (2005). Vita romana (në italisht). Oscar Mondadori.
- David Stone Potter; D. J. Mattingly (1999). Life, Death, and Entertainment in the Roman Empire (në anglisht). University of Michigan Press. ISBN 0-472-08568-9.
- Prokopi i Çezaresë, "The Vandalic War" in The History of the Wars, Books III & IV, trans. H. B. Dewing (Cambridge; Mass. 1916).
- M. Quercioli, Le mura e le porte di Roma, Newton Compton, Roma, 1982.
- Claudio Rendina (2007). Roma ieri, oggi e domani (në italisht). Roma: Newton Compton Editori. ISBN 978-88-541-1025-0.
- Giorgio Ruffolo (2004). Quando l'Italia era una superpotenza (në italisht). Einaudi.
- Sallares, Robert (2007). "Ecology". përmbledhur nga Scheidel, Walter; Morris, Ian; Saller, Richard P. (red.). The Cambridge Economic History of the Greco-Roman World (në anglisht). Kembrixh, MB: Cambridge University Press. doi:10.1017/chol9780521780537.003. ISBN 978-0-511-46707-3. OCLC 263074667.
- Salzman, Michele R. (2021). The Falls of Rome. Crises, Resilience, and Resurgence in Late Antiquity (në anglisht). Cambridge University Press. ISBN 978-131627592-4.
- Walter Scheidel; Ian Morris; Richard P. Saller (2013). The Cambridge Economic History of the Greco-Roman World (në anglisht). Cambridge University Press. fq. 18. ISBN 978-113905414-0. OCLC 1277066427. Marrë më 7 qershor 2022.
- Tina Squadrilli (1961). Vicende e monumenti di Roma (në italisht). Staderini.
- Wang, Ting; Surge, Donna; Walker, Karen Jo (2013). "Seasonal Climate Change Across the Roman Warm Period/Vandal Minimum Transition Using Isotope Sclerochronology in Archaeological Shells and Otoliths, Southwest Florida, USA". Quaternary International (në anglisht). 308–309: 230–241. Bibcode:2013QuInt.308..230W. doi:10.1016/j.quaint.2012.11.013.
- Bryan Ward-Perkins (2005). The Fall of Rome: And the End of Civilization (në anglisht). Oxford University Press. ISBN 0-19-280728-5.
- Wolfram, Herwig (1988). History of the Goths (në anglisht). Berkeley dhe Los Angeles: University of California Press. ISBN 978-0-52006-983-1.
- Viktor Vitensi, History of the Vandal Persecution, trans. J. Moorhead (Liverpool, 1992).
.jpg)