Lidhja Latine

Lidhja Latine
Foedus Latinum
793 p.e.s.–338 p.e.s.
Harta e qyteteve kryesore të Lidhjes Latine
Harta e qyteteve kryesore të Lidhjes Latine
Gjuhët e përbashkëtaLatinishtja
QeverisjaKonfederatë Tribale
Historia 
• Themeluar
793 p.e.s.
• Disestablished
338 p.e.s.
Paraprirë nga
Pasuar nga
Latinët e Lashtë
Alba Longa
Republika Romake
Sot pjesë eItalia

Lidhja Latine (rr. shekulli VIII p.e.s. – 338 p.e.s.)[1] ishte një konfederatë e lashtë e rreth 30 fshatrave dhe tribuve në rajonin e Latium afër qytetit të lashtë të Romës, e organizuar nga Latinëve për mbrojtje të ndërsjelltë nga fiset italike. Termi "Lidhje Latine" është sajuar nga historianët modernë pa patur një të barazvlefshëm të saktë latin.[2]

Krijimi

Lidhja Latine fillimisht u krijua për mbrojtje kundër armiqve të zonave përreth (Etruskët) nën udhëheqjen e qytetit të Alba Longas.[1] Një fragment i paplotë i një mbishkrimi rregjistruar nga Kark Porcius Katoni pohon se dikur lidhja përfshinte Tusculum, Aricia, Lanuvium, Lavinium, Cora, Tibur, Pometia dje Ardea.[3]

Udhëheqja romake e lidhjes

Gjatë mbretërimit të Tarkuinius Superbit, latinët u bindën për të njohur udhëheqjen e Romës. Traktati me Romën u rinovua dhe u ra dakord që trupat e latinëve do të prisnin një ditë të caktuar për tu formuar një forcë e bashkuar ushtarake me trupat e Romës. Ajo do të kryhej dhe Tarkuini formoi njësi të kombinuara me trupa romake dhe latine.[4]

Republika e hershme Romake formoi një aleancë me Lidhjen Latine në vitin 493 p.e.s.. Sipas traditës romake, traktati, Foedus Cassianum,[5] pasoi një fitore romake mbi lidhjen në Betejën e Liqenit Regil. Ajo i mundësoi si Romës ashtu dhe Lidhjes Latine ndarjen e plaçkës së luftës nga pushtimet ushtarake (e cila më vonë do të ishte një nga arsyet për Luftën Latine ë viteve 341–338 p.e.s.) dhe se çdo fushatë ushtarake midis të dyja palëve do të drejtohej nga gjeneralët romakë. Aleancë ndihmoi në sprapsjen e sulmeve nga popuj të tillë si ekuit dh volskët, fise të Maleve Apenine, që u penguan të pushtonin Latium ng përzierja e ushtrive.[1]

Është akoma e paqartë nëse latinët e kishin pranuar Romën si anëtare të lidhjes, apo nëse traktati ishte nënshkruar si midis Romës dhe Lidhjes Latine.

Luftërat me Romën

Gjatë Periudhës Mbretërore dhe periudhës së hershme dhe të mesme Republikane grindjet midis Romës dhe Latinëve, të cilat do të çonin në disa luftërat midis Romës dhe qyteteve individuale latine dhe herë pas here gjithë lidhjes.

Fuqia në rritje e Romës do të çonte gradualisht në mbizotërimin e lidhjes. Rinovimi i traktatit origjinal në vitin 358 p.e.s. vendosi formalisht udhëheqjen romake dhe në vijim do të shkaktonte Luftën Latine të viteve 343–338 p.e.s..[1] Pas fitores romake, lidhja do të shpërbëhej. Pas vitit 338 p.e.s., pasi Lidhja Latine pushoi, Roma i riemërtoi qytetet municipia dhe vendosi coloniae brenda tyre. Kjo nënkuptonte se qytetet tani sundoheshin nga Roma dhe se banorët që jetonin aty konsideroheshin romakë.[5]

Shiko gjithashtu

Citime fundore

  1. 1 2 3 4 Stearns, Peter N. (2001). The Encyclopedia of World History (në anglisht). Houghton Mifflin. fq. 76–78. ISBN 0-395-65237-5.
  2. ↑ Tim Cornell (1995). The Beginnings of Rome: Italy and Rome from the Bronze Age to the Punic Wars (në anglisht). Routledge. fq. 293.
  3. ↑ Tim Cornell (2000). "The City-State in Latium". përmbledhur nga Mogens Herman Hansen (red.). A Comparative Study of Thirty City-state Cultures (në anglisht). Kgl. Danske Videnskabernes Selskab. fq. 213.
  4. ↑ Tit Livi, Ab urbe condita, 1.50–52
  5. 1 2 Nelson, Eric (2001). The Complete Idiot's Guide to the Roman Empire (në anglisht). Alpha Books. fq. 76–77. ISBN 0-02-864151-5.

Bibliografia

Burime të lashta

Burime historiografike moderne