Caput Mundi

Harta e Romës, kryeqyteti perandorak në kulmin e zgjerimit territorial

Caput Mundi është një shprehje latine e cila tekstualisht do të thotë "kreu i botës" ndërsa shprehja Roma Caput Mundi do të thotë "Roma kryeqyteti botës" dhe është një nga shumë epitetet e vëna qytetit të Romës përgjatë historisë së tij.[1] Fraza është e lidhur me fuqinë e gjatë të qytetit në fillim si kryeqytet i Republikës dhe Perandorisë, ndërsa më vonë si qendra e Kishës Katolike.[2]

Megjithëse nuk dihet me siguri se kur është përdorur për herë të parë, Roma ishte tashmë emërtuar në këtë mënyrë nga poeti romak Ovidi në shekullin e I p.e.s..[3] Bashkë me "Qyteti i Përjetshëm" dhe "Qyteti i Shtatë Kodrave", Caput Mundi mbetet si një nga epitetet më të përdorura për t’iu referuar qytetit të Romës.[4]

Kuptimi

Roma Caput Mundi është një shprehje latine që meret me kuptimin "Roma kryeqyteti i botës" dhe "Roma capitale del mondo" në italisht (tekstualisht: "kreu i botës").[5] Ajo e ka origjinën nga një kuptim klasik evropian i botës së njohur: Evropa, Afrika veriore, dhe Azia Jugperëndimore. Ndikimi i Romës në botën e lashtë fillo të rritej rreth shekullit të II p.e.s., pasi Republika u zgjerua përgjatë Evropës Jugore dhe Afrikës Veriore.

Via dei Fori Imperiali, Via della Conciliazione dhe Via del Corso

Gjatë pesë shekujve pasues, Roma do të qeveriste shumë nga bota e njohur (të Gjeografisë Greko-Romake) dhe gjatë kësaj periudhe do të ishte qyteti më i madh i botës. Ndikimi kulturor i gjuhës vendore të Romës (Latinishtja) ashtu si dhe Arti, arkitektura, ligjet, feja, dhe filozofia ishin domethënëse. Qyteti perandorak i Romës adoptoi nofkën Caput Mundi, duke ia atribuar këtë perceptimit të saj të një fuqe të gjatë të Romës së Lashtë dhe Kishës Katolike.[6][7][8]

Patrioti dhe mendimtari demokrat italian Giuseppe Mazzini foli për tre moshët e Romës: Roma e Parë që i referohej "Romës së perandorëve", Roma e Dytë që i referohej "Romës së papëve", dhe Roma e Tretë që i referohej "Romës së popullit".[9]

Shiko gjithashtu

Citime fundore

  1. ↑ "Una storia di grandezza - i soprannomi di Roma". Valle delle Radici (në italisht). 6 dhjetor 2021. Marrë më 20 maj 2023.
  2. ↑ "caput mundi in Vocabolario - Treccani". Treccani.it (në italisht). Marrë më 9 maj 2023.
  3. ↑ Gentile, Antonio (26 prill 2019). "Le strade portano tutte a Roma Capitale: "Caput Mundi"". IL POPOLO (në italisht). Marrë më 20 maj 2023.
  4. ↑ Spada, Oliviero. "Soprannomi di alcune città italiane". Milanofree.it (në italisht). Marrë më 20 maj 2023.
  5. ↑ "Dictionary of Latin Phrases and Proverbs: C" (në anglisht). Latin-phrases.co.uk. Arkivuar nga origjinali më 7 nëntor 2005.
  6. ↑ Beretta, Silvio (2017). Understanding China Today: An Exploration of Politics, Economics, Society, and International Relations (në anglisht). Springer. fq. 320. ISBN 978-331929625-8.
  7. ↑ B. Bahr, Ann Marie (2009). Christianity: Religions of the World (në anglisht). Infobase Publishing. fq. 139. ISBN 978-143810639-7.
  8. ↑ R. D'Agostino, Peter (2005). Rome in America: Transnational Catholic Ideology from the Risorgimento to Fascism (në anglisht). University of North Carolina Press. ISBN 978-080786341-1.
  9. ↑ "Rome Seminar". students.washington.edu (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 4 dhjetor 2008.

Bibliografia

Burime të lashta

Burime historiografike moderne