Instrumentum regni
Instrumentum regni (nga latinishtja tekstualisht: instrument sundimi, apo qeverimi) është një shprehje latine e frymëzuar ndoshta nga një pazazh i Historiae e Publius Kornelius Tacitit.[1] Përdoret për të shprehur instrumentalizimin kryesisht të fesë nga ana e shtetit ose e pushtetit kishtar (për shembull Kisha Katolike) si mjet për kontrollin e masave, apo, në veçanti, për arritur qëllime politike dhe mondane.
Historia
Koncepti i shprehur në këtë shprehje është i pranishëm në përsiatjet politike të mjaft periudhave dhe ka njohur përdorime të ndryshme, duke u rimarrë nga shkrimtarë dhe filozofë të ndryshëm përgjatë historisë. Midis këtyre Polibi, Lukreci, Nikolo Makiaveli, Monteskje, Vittorio Alfieri dhe Giacomo Leopardi.
Mes më të vjetërve dhe më të rëndësishme qe historiani greko-romak Polibi, që te Historitë shprehet kështu: «Ajo besëtytni fetare që pranë njerëzve të tjerë është objekt qortimi, në Romë shërbente për të mbajtur të bashkuar shtetin: feja është më thellësisht e rrënjosur dhe ceremonitë publike dhe private kremtohen me më shumë pompë se te çdo popull tjetër. Kjo mund të shkaktojë mrekulli te shumë; mua më duket se romakët i kanë vendosur këto zakone duke menduar për natyrën e vulgut. Në një komb të formuar vetëm nga të ditur, në fakt do të qe e padobishme të përdorje mjete si këto, por pasi shumësia është për natyrën e saj e paqëndrueshme dhe u nënshtrohet pasioneve të çdo lloji, me entuziazëm të shfrenuar, ndaj zemërimit të dhunshëm, nuk duhet veç ta përmbash me instrumente të këtij lloji dhe me frikëra misterioze. Prandaj jam i mendimit që të vjetrit nuk e kanë futur pa arsye te shumësitë besimin fetar dhe besëtytnitë mbi Hadin, por që më shumë të marrë janë ata që kërkojnë ti zhdukin në ditët tona.»[2]
Para Polibit, një pikëpamje analoge u shpreh në shekullin e V p.e.s. nga politikan dhe shkrimtari athinas Kritias, dishepull i Sokratit. Në një statirikon dramatik të titulluar Sizifi, nga e cila na ka mbërritur një fragment i gjatë, ai në fakt shkruante: «Duke parë se ligjet i shmangnin njerëzit nga kryerja e dhunës së hapur, por fshehtas i kryenin, atëherë, mendoj, fillimisht një njeri gjenial dhe i ditur nga mendja shpiku për njerëzit Frikën e Zotave, në mënyrë që të kishte një frikësues ndaj të ligjve edhe për atë që bënin, thoshnin ose mendonin fshehtas. Aty futi perëndinë nën formën e Gjeniut, të lulëzuar me jetë të përhershme, që me mendje dëgjon dhe sheh dhe me mprehtësi maksimale mbikëqyr veprimet njerëzore, duke treguar natyrën hyjnore; ky Gjeni do të dëgjonte gjithëçka që thuhet mes njerëzve dhe mund të shihte gjithçka që kryhet nga ta. Dhe, nëse edhe ti mediton ndonjë të keqe në heshtje, kjo nuk do ti shpëtojë perëndive; se shumë e madhe është mprehtësia e tyre. Duke bërë këto diskutime, përhapte më të pëlqyeshmin nga mësimet, duke e mbështjellë të vërtetën në një tregim të sajuar. Dhe pohonte se perënditë banonin atje ku duke i vendosur, dinte të godiste maksimalisht njerëzit, aty ku dinte se vijnë frikësimet ndaj vdekatarëve dhe ngushëllimet ndaj jetës së tyre të mjerë: nga rruzulli qiellor, ku shikonte se kishte vetëtima dhe gjëmime të tmerrshme, dhe trupi i yjëzuar i qiellit, vepër mrekullisht e ndryshueshme nga krijuesi i ditur, Koha; aty ku përparon masa e ndritshme përvëluese e Diellit, ku shiu i lagët mbi Tokë zbret. Frikëra të tilla ai i tundëte përpara syve të njerëzve dhe duke përdorur ato, ndërtoi me fjalën prej artisti, hyjnoren, duke e vendosur në një vend të përshtatshëm për të; dhe shoi kështu paligjshmërinë me ligjet.»[3]
Në mendimin rilindas koncepti u rimor nga Nikolo Makiaveli te vepra e tij Il Principe dhe te Discorsi sopra la prima Deca di Tito Livio.[4]
Shiko gjithashtu
- Kisha Katolike dhe politika
- Feja shtetërore
- Teokracia
- Besëtytnia
- Mallkimi (hyjnor)
- Gogoli
- Naiviteti
- Fundamentalizmi
- Policia fetare islame
- Inkuizicioni
- Pabarazia dhe religjioni
- Tabuja
- Gjyqi i Sokratit
- Policia fetare
- Policia e moralit
- Indulgjenca
- Gjuetia e shtrigave
- Përça dhe sundo
- Ndarja e fesë nga shteti
- Shteti konfesional
- Epoka e Iluminizmit
- Memento mori
- Hospitium
- Amicitia
- Orcus
- Amicitia
- Hospitium
- Vivarium
- Agentes in rebus
- Ager publicus
- Amfiteatri Romak
- Anijet Romake
- Arcana imperii
- Arkitektura Romake
- Arkitektura e Teatrove Romake
- Arti romak
- Bujqësia në Romën e lashtë
- Castra
- Cirku Romak
- Civitas
- Colonus (person)
- Consilium principis
- Consistorium
- Cursus honorum
- Çitadela
- Dashuria Greke
- Drungos
- Dux
- E drejta romake
- Ekonomia Romake
- Equites
- Ergastulum
- Feja romake
- Festivalet Romake
- Filozofia e lashtë romake
- Forumet Romake
- Frumentarii
- Gens
- Harku i Triumfit
- Honestiores dhe humiliores
- Horreum
- Horreum (Epir)
- Iliro-romakët
- Institucionet politike të Romës së lashtë
- Kalendari Romak
- Klasa shoqërore në Romën e Lashtë
- Klima e Romës së Lashtë
- Kolona e Fitores
- Kolonia Romake
- Kopshtet romake
- Kufijtë ushtarakë dhe fortifimet romake
- Kultura e Romës së lashtë
- Kuvendet Romake
- Lapis manalis
- Larja në Romën e Lashtë
- Latifundium
- Latinët
- Latium
- Legjioni romak
- Lidhja Latine
- Limes Britannicus
- Llaçi romak
- Ludi
- Magjistratët romakë
- Magjistratët e Perandorisë Romake
- Mare Nostrum
- Marina Romake
- Martesa në Romën e lashtë
- Miliarium Aureum
- Misteret greko-romake
- Mitologjia romake
- Mjekësia Romake
- Mos maiorum
- Mundus Cereris
- Municipium
- Muret mbrojtëse romake
- Muri i Antoninit
- Nikopoli i Epirit
- Nobiles
- Optimates dhe populares
- Ordines
- O tempora, o mores!
- Pagus
- Pallatet perandorake të Romës
- Panem et circenses
- Patricët romakë
- Pax Romana
- Perandoria Romake
- Peregrinus
- Periudha e Ngrohtë Romake
- Plebejtë
- Pomerium
- Primus inter pares
- Provinca romake e Epirit
- Rogatio
- Roma quadrata
- Romanitas
- Romanizimi (kulturor)
- Rrugët romake
- Selitë perandorake romake
- Shpyllëzimi gjatë periudhës romake
- Shtatë Kodrat e Romës
- Shtetësia Romake
- Shtëpia Romake
- Skllavëria në Romën e lashtë
- Spektaklet Romake
- SPQR
- Statusi në sistemin ligjor romak
- Taciti
- Tempulli Romak
- Teknologjia në Romën e lashtë
- Të Drejtat Latine
- Thermae
- Traditat romake të emërtimit
- Triumfi Romak
- Ujësjellësi Romak
- Umbilicus urbis Romae
- Ura e Trajanit
- Urbs
- Ushqimi dhe darka në Perandorinë Romake
- Ushtria Romake
- Veshjet në Romën e lashtë
- Vicus
- Vila Romake
- Zgjedhjet në Republikë Romake
- Zjarrfikja në Romën e Lashtë
Citime fundore
- ↑ «Nullum maius boni imperii instrumentum quam bonos amicos esse» te Publius Kornelius Taciti, Historiae, IV 7. instrumentum regni te Dizionario Treccani.
- ↑ Polibi (1970). "VI.56". Storie (në italisht). Vëll. II. Milano: Mondadori. fq. 133–134.
- ↑ I Presocratici (në italisht). Përkthyer nga G. Giannantoni. Bari: Laterza. 1990. fq. 1026–1027.
- ↑ Nikolo Makiaveli, Discorsi sopara la prima Deca di Tito Livio, Libro I, 12.
Bibliografia
- I Presocratici (në italisht). Përkthyer nga G. Giannantoni. Bari: Laterza. 1990. fq. 1026–1027.
- Nikolo Makiaveli, Il Principe.
- Nikolo Makiaveli, Discorsi sopara la prima Deca di Tito Livio.
- Polibi (1970). "VI.56". Storie (në italisht). Vëll. II. Milano: Mondadori. fq. 133–134.
- Taciti, Historiae.