Imperator

Shtatore mermeri e Augustit të Prima Porta, që e paraqit atë në një pozë imperator (shekulli I)

Titulli imperator fillimisht ishte pak a shumë i barazvlefshëm me komandant nën Republikën Romake.[1] Më vonë, ai u bë pjesë e titullaturës së perandorëve romakë si praenomen i tyre. Perandorët romakë përgjithësisht e mbështetnin autoritetin e tyre mbi tituj dhe pozicione të shumta, në vend të parapëlqimit të ndonjë titulli të vetëm. Gjithësesi, imperator përdorej relativisht vazhdimisht si një element i titullit të sunduesit romak përgjatë Principatit dhe Perandorisë së Vonë Romake. Ai shkurtohej në "IMP" në mbishkrime. Fjala është një formë emërore e foljes imperare, që do të thotë "të urdhërosh, të komandosh". Fjala shqipe perandor rrjedh ashtu si shumica e fjalëve perëndimore për perandor rrjedhin nga kjo fjalë.

Imperatores gjatë Mbretërisë Romake

Kur Roma sundohej nga mbretërit,[2] për të qenë i aftë të sundonte, mbreti duhet të vishej me autoritetin dhe pushtetin e plotë mbretëror. Kështu, pas comitia curiata që u mbajt për të zgjedhur mbretin, mbretit gjithashtu duhet ti jepej imperium.[3]

Imperatores gjatë Republikës Romake

Sestertius romak i perandor Titit me shkrimin e titujve dhe emrave: T CAESAR VESPASIAN (Titus Caesar Vespasianus) IMP IIII (Imperator Quartum) PON (Pontifex) TR POT II (Tribunicia Potestate Secundum) COS II (Consul Secundum). IMP IIII tregon katër fitore të mëdha nga Titi dhe katër brohoritjet e lidhura si perandor.

Në literaturën dhe epigrafinë e Republikës Romake, një imperator ishte një magjistrat me imperium.[4] Gjatë Republikës së Vonë Romake dhe Luftërat e vona Civile Republikane, imperator ishte kryesisht titulli honorifik i marë nga disa komandantë ushtarakë. Pas një fitore veçanërisht të madhe, trupat e ushtrisë në fushë do ta shpallnin komandantin e tyre imperator, një brohoritje e nevojshme për një gjeneral për të aplikuar në Senat për një triumf. Pasi brohoritej imperator, gjenerali fitimtar kishte të drejtën për të përdorur titullin pas emrit të tij deri në kohën e triumfit të tij, kur ai do ta linte titullin ashtu dhe imperiumin e tij.[5]

Meqë një triumf ishte qëllimi i shumë komandantëve politikisht ambiciozë, historia republikane është plotë me raste ku legjionet mernin rryshfet për ta brohoritur komandantin e tyre imperator. Titulli imperator iu dha së pari Aemilius Paulit në vitin 189 p.e.s., për fushatat e tij kundër luzitanëve në vitet 191189 p.e.s..[6] Në vijim, iu dha Lucius Kornelius Sulës në vitin 95 p.e.s. si guvernator ose pro-konsull i provincës Kiliciane për kthimin e tij të Ariobarzanes I në fronin e Kapadokisë.[7] Pastaj në vitin 90 p.e.s. Lucius Julius Çezarit, në vitin 84 p.e.s. Gne Pompeius Magnit, në vitin 60 p.e.s. Gaius Julius Çezarit, i afërm i të mëpërshmit përmendur si Lucius Julius Çezar, gjatë viteve 50 p.e.s. Gaius Julius Çezarit (në Gali), në vitin 45 p.e.s. prapë Gaius Julius Çezarit, në vitin 43 p.e.s. Decim Junius Brutit dhe në vitin 41 p.e.s. Lucius Antoniusit (vëllai i vogël dhe aleati i më të famshmit Mark Antonit). Në vitin 15 Gjermanik Julius Çezari ishte gjithashtu imperator gjatë sundimit të babait të tij birësues Tiberit.[8]

Kurora perandorake e perandorit gjermaniko-romak me shkrimin "ROMANORU[M] IMPERATOR AUG[USTUS]" (perandor i romakëve, August) në krahun e djathtë të harkut.

Përdorimi në Perandorinë Lindore dhe shtete të tjera post-romake

Pas Rënies së Perandorisë Romake Perëndimoreshekullin e V, latinishtja vijoi të përdorej si gjuhë zyrtare e Perandorisë Lindore Romake. Perandorët romakë të kësaj periudhe (historiografikisht të quajtur perandorë bizantinë) quheshin imperatores në tekstet latine, ndërsa në fjala basileus (mbret) dhe autokrator (perandor) përdoreshin në greqisht.

Mbishkrim i artë kushtimor në Äusseres Burgtor të Pallatit të Hofburgut në Vjenë i "FRANCISCUS. I. IMPERATOR. AUSTRIAE. MDCCCXXIV." (Franci I, perandor i Austrisë, 1824), që sundoi si Franci II, perandori i fundit gjermaniko-romak deri në vitin 1806

Duke filluar nga viti 1077, Alfonso krijoi përdorimin e stilit ego Adefonsus imperator totius Hispaniae ("Unë, Alfonso, perandor i të gjithë Spanjës") dhe përdorimi i tij shpejtë u bë i rregullt.[9] Ky titull u përdor përgjatë gjithë periudhës 10791081, që përfaqëson kulmin e prendimeve të tij perandorake para pushtimit të qytetit të Toledos, kryeqyteti i vjetër i visigotëve. Në vitin 1080, ai do të fuste formën ego Adefonsus Hispaniarum imperator ("Unë, Alfonso, perandor i Spanjave"), që ai e përdori prapë në vitin 1090. Titulli i tij më i përpunuar perandorak ishte ego Adefonsus imperator totius Castelle et Toleto necnon et Nazare seu Alave ("Unë, Alfonso, perandor i të gjithë Kastiljes dhe i Toledos gjithashtu i Nájeras, ose Álavas").[10]

Pasi Perandoria Osmane pushtoi Gadishullin Ballkanik (Rumelia në turqisht do të thotë "tokat e Romës") dhe Kostandinopojën, sunduesi osman shpalli se ishte Çezar i Romës (sultan-ı iklim-i Rûm). Në shekullin e XV Bajaziti II vendosi marrëdhënie diplomatike me disa shtete të krishtera evropiane dhe i dërgoi një dokument Mbretit të Polonisë, në të cilin ai përdorte titullin Sultan Dei gratia Asie, Grecie etc. Imperator Maximus ("me hirin e Zotit, perandor i Azisë dhe Greqisë"). Si paraardhësi i tij, Selimi I e titullonte veten imperator në korrespondencën diplomatike (per la Divina favente clementia Grande Imperator di Constantinopoli, di Asia, Europa, Persia, Syria et Egypto et Arabia et de li mari etc.) për shkak të sukseseve të tij ushtarake.[11]

Imperatrix

I barasvefshmi femëror imperatrix përdorej rrallë. Ciceroni e përdorte atë ironikisht për Klodian në vitin 56 p.e.s., por nuk do të ishte deri në mesin e shekullit të V që një perandori në fuqi, Pulkeria Augusta, do ta përdorte titullin.[12]

Derivimet

Imperator është rrënja për fjalën perandor në shumicën e gjuhëve romance. Ajo është gjithashtu rrënja e fjalës shqipe perandor dhe mbret,[13] si dhe fjalës angleze "emperor", e cila ka hyrë nëpërmjet huazimit nga frëngjishtja empereur, ndërsa mbiemrat e ndërlidhur si "imperial" u huazuan drejtpërdrejtë nga latinishtja.[14][15][16]

Shiko gjithashtu

Definimi i imperator tek WikiFjalori

Citime fundore

  1. Syme, Ronald (1958). "Imperator Caesar: A Study in Nomenclature". Historia: Zeitschrift für Alte Geschichte (në anglisht). 7 (2): 172–188. JSTOR 4434568.
  2. Rex.A Dictionary of Greek and Roman Antiquities, John Murray, London, 1875.
  3. LacusCurtius • Roman Law — Auctor (Smith's Dictionary, 1875)
  4. Rivero 2006.
  5. Momigliano, Arnaldo; Cornell, Tim (2012). "imperator". Oxford Classical Dictionary (në anglisht) (bot. i 4-rt). Oxford University Press. doi:10.1093/acrefore/9780199381135.013.3268. ISBN 978-0-19-938113-5.
  6. Momigliano, Arnaldo; Cornell, Tim (1996). "imperator". Oxford Classical Dictionary (në anglisht) (bot. i 3-të). Oxford University Press. doi:10.1093/acrefore/9780199381135.013.3268.
  7. Ampelius 31 with Mackay (2000), fq. 178–193.
  8. Taciti, Annals, 1.58
  9. Reilly 1988, fq. 137.
  10. García Gallo 1945, fq. 214.
  11. Kołodziejczyk, Dariusz (2012). "Khan, Caliph, Tsar and Imperator: The Multiple Identities of the Ottoman Sultan". përmbledhur nga Bang, Peter Fibiger; Kolodziejczyk, Dariusz (red.). Universal Empire (në anglisht). Cambridge University Press. fq. 175–193. doi:10.1017/CBO9781139136952.009. ISBN 978-113913695-2. Marrë më 12 shtator 2020.
  12. Levick, Barbara (2014). Faustina I and II: Imperial Women of the Golden Age (në anglisht). Oxford University Press. fq. 31. ISBN 978-0-19-537941-9.
  13. Vladimir Orel (1998). Albanian Etymological Dictionary (në anglisht). Brill. fq. 252.
  14. "Search 'emperor' on etymonline". Etymonline.com (në anglisht).
  15. "Search 'imperial' on etymonline". Etymonline.com (në anglisht).
  16. Harry Thurston Peck, red. (1898). "Imperator". Harper’s Dictionary of Classical Antiquities (në anglisht). Harper & Brothers.

Bibliografia

Burime të lashta

Burime historiografike moderne

  • Filippo Coarelli, Roma, Laterza 2008.
  • Alberto Angela (2017). Una giornata nell'antica Roma. Vita quotidiana, segreti e curiosità. Rai Eri (në italisht). Milano: Mondadori. ISBN 978-88-04-66668-4.
  • Adolf Berger (1953). "Encyclopedic Dictionary of Roman Law". Transactions of the American Philosophical Society (në anglisht). 43 (2): 333–809. JSTOR 1005773. {{cite journal}}: Lidhje e Wikipedia Library në |url= (Ndihmë!)
  • Maria Antonietta Lozzi Bonaventura (2009). Roma antica. Viaggio nel tempo alla scoperta della location eterna (në italisht). Subiaco: Guide ITER. ISBN 978-88-8177-143-1.
  • Brizzi, Giovanni (1997). Storia di Roma. 1. Dalle origini ad Azio (në italisht). Bolonja: Pàtron.
  • Carlos Cabanillas; Santiago Apóstol (2003). "La vida cotidiana en Roma". Santiagoapostol.net (në spanjisht). Arkivuar nga origjinali më 10 prill 2012.
  • Andrea Carandini, La nascita di Roma: dei, lari, eroi e uomini all'alba di una civiltà, Torino, 1998.
  • Andrea Carandini (2007). Roma il primo giorno (në italisht). Romë, Bari: Laterza.
  • Andrea Carandini, red. (2012). Atlante di Roma antica (në italisht). Milano: Mondadori Electa. ISBN 978-88-370-8510-0.
  • Jérôme Carcopino (1971). La vita quotidiana a Roma (në italisht). Bari: Universale Laterza.
  • Combès, Robert (1966). Imperator: Recherches sur l'emploi et la signification du titre d'Imperator dans la Rome républicaine (në frëngjisht). Paris: Presses universitaires de France; Publications de la Faculté des Lettres et Sciences humaines de l’Université de Montpellier. Arkivuar nga origjinali më 30 dhjetor 2010.
  • Mauro Cristofani, red. (1990). La grande Roma dei Tarquini (në italisht). Roma: L'Erma di Bretschneider. ISBN 88-7062-684-9.
  • de Blois, Lucas. 2011. "Army and General in the Late Roman Republic". In A Companion to the Roman Army. Edited by Paul Erdkamp, 164–179. Oxford: Wiley-Blackwell.
  • Dillon, Matthew; Garland, Lynda (2005). Ancient Rome: From the Early Republic to the Assassination of Julius Caesar (në anglisht). Routledge. ISBN 978-041522458-1.
  • Melissa Barden Dowling (2004). "A Time to Regender: The Transformation of Roman Time". Time and Uncertainty (në anglisht). Brill. fq. 183–185.
  • Pietro De Francisci (1968). Sintesi storica del diritto romano (në italisht). Roma.
  • Emilio Gabba (1976). Republican Rome: The Army and the Allies (në anglisht). Përkthyer nga P. J. Cuff. University of California Press.
  • Emilio Gabba; etj. (1999). Introduzione alla storia di Roma (në italisht). Milano: LED. ISBN 88-7916-113-X.
  • Andrea Giardina (2008). Roma Antica (në italisht). Roma-Bari: Editori Laterza. ISBN 978-88-420-7658-2.
  • Andrea Giardina (1993). L'uomo romano (në italisht). Economica Laterza.
  • Andrea Giardina (2005). Profili di storia antica e medievale (në italisht). Vëll. 1. Laterza Edizioni Scolastiche.
  • Mogens Herman Hansen (2004). An Inventory of Archaic and Classical Poleis: An Investigation Conducted by The Copenhagen Polis Centre for the Danish National Research Foundation (në anglisht). Danmarks Grundforskningsfond. Oxford University Press. ISBN 978-0-19-814099-3.
  • Léon Homo, Rome impériale et l'urbanisme dans l'Antiquité, Parigi, A. Michel (coll. L'évolution de l'Humanité), 2e éd., 1971.
  • Karl-J. Hölkeskamp (2010). Reconstructing the Roman Republic: An Ancient Political Culture and Modern Research (në anglisht). Princeton University Press.
  • Arnold H. M. Jones (1972). Il Tramonto del Mondo Antico (në italisht). Bari: Casa Editrice Giuseppe Laterza & Figli. CL 20-0462-3. (titulli origjinal i veprës Arnold H. M. Jones (1966). The Decline of the Ancient World (në anglisht). Londër: Lonmans, Green and Co. Ltd.
  • Kołodziejczyk, Dariusz (2012). "Khan, Caliph, Tsar and Imperator: The Multiple Identities of the Ottoman Sultan". përmbledhur nga Bang, Peter Fibiger; Kolodziejczyk, Dariusz (red.). Universal Empire (në anglisht). Cambridge University Press. fq. 175–193. doi:10.1017/CBO9781139136952.009. ISBN 978-113913695-2. Marrë më 12 shtator 2020.
  • Peter Lampe (2006). Christians at Rome in the First Two Centuries: From Paul to Valentinus (në anglisht). Continuum International Publishing Group. ISBN 0-8264-8102-7.
  • Levick, Barbara (2014). Faustina I and II: Imperial Women of the Golden Age (në anglisht). Oxford University Press. ISBN 978-0-19-537941-9.
  • Massimiliano Liverotti (2007). Il grande libro dei misteri di Roma risolti e irrisolti (në italisht). Roma: Newton Compton Editori. ISBN 978-88-541-0894-3.
  • Lomas, Kathryn, and Tim Cornell, eds. 2003. "Bread and Circuses": Euergetism and Municipal Patronage in Roman Italy. London: Routledge.
  • Ralph W. Mathisen (2019). Ancient Roman Civilization: History and Sources, 753 BCE to 640 CE (në anglisht). Nju Jork Siti, Nju Jork: Oxford University Press. ISBN 978-0-19-084960-3. OCLC 1038024098.
  • Fergus Millar (2002). "The Political Character of the Classical Roman Republic, 200–151 B.C.". Rome, the Greek World, and the East: The Roman Republic and the Augustan Revolution (në anglisht). University of North Carolina Press. fq. 136-138.
  • Momigliano, Arnaldo; Cornell, Tim (1996). "imperator". Oxford Classical Dictionary (në anglisht) (bot. i 3-të). Oxford University Press. doi:10.1093/acrefore/9780199381135.013.3268.
  • Momigliano, Arnaldo; Cornell, Tim (2012). "imperator". Oxford Classical Dictionary (në anglisht) (bot. i 4-rt). Oxford University Press. doi:10.1093/acrefore/9780199381135.013.3268. ISBN 978-0-19-938113-5.
  • Theodor Mommsen (1972). Storia di Roma antica (në italisht). Firence: Sansoni.
  • John Nicols (2014). "2. Civic Patronage in the Late Republic – 3. Augustus and Civic Patronage". Civic Patronage in the Roman Empire (në anglisht). Leiden: Brill. fq. 21–124. ISBN 978-90-04-26171-6. OCLC 869672373.
  • Vladimir Orel (1998). Albanian Etymological Dictionary (në anglisht). Brill.
  • Pallottino, Massimo (1993). Origini e storia primitiva di Roma (në italisht). Milano: Rusconi. ISBN 88-18-88033-0.
  • Ugo Enrico Paoli (2005). Vita romana (në italisht). Oscar Mondadori.
  • Harry Thurston Peck, red. (1898). "Imperator". Harper’s Dictionary of Classical Antiquities (në anglisht). Harper & Brothers.
  • Renato Peroni, Comunità e insediamento in Italia fra età del bronzo e prima età del ferro, in Storia dei Greci e dei Romani, vol. 13, Einaudi 2008.
  • Pollard, Elizabeth (2015). Worlds Together, Worlds Apart: Concise Edition (në anglisht). Vëll. 1. Nju Jork: W. W. Norton & Company, Inc. fq. 253. ISBN 978-039325093-0.
  • David Stone Potter; D. J. Mattingly (1999). Life, Death, and Entertainment in the Roman Empire (në anglisht). University of Michigan Press. ISBN 0-472-08568-9.
  • Claudio Rendina (2007). Roma ieri, oggi e domani (në italisht). Roma: Newton Compton Editori. ISBN 978-88-541-1025-0.
  • Rivero, Pilar (2006). Imperator Populi Romani: una aproximación al poder republicano (në spanjisht). Zaragozë: Institución Fernando el Católico.
  • Giorgio Ruffolo (2004). Quando l'Italia era una superpotenza (në italisht). Einaudi.
  • William Smith (1875). "Horreum". A Dictionary of Greek and Roman Antiquities (në anglisht). Londër: John Murray. fq. 618.
  • Tina Squadrilli (1961). Vicende e monumenti di Roma (në italisht). Staderini.
  • Romolo Augusto Staccioli (1985). La Roma di Augusto (në italisht). Novara: De Agostini.
  • Syme, Ronald (1958). "Imperator Caesar: A Study in Nomenclature". Historia: Zeitschrift für Alte Geschichte (në anglisht). 7 (2): 172–188. JSTOR 4434568.
  • Bryan Ward-Perkins (2005). The Fall of Rome: And the End of Civilization (në anglisht). Oxford University Press. ISBN 0-19-280728-5.