Larja në Romën e Lashtë
.jpg)
Larja luante një rol të rëndësishëm në kulturën dhe shoqërinë e lashtë romake. Ajo ishte një nga veprimtaritë më të zakonshme ditore dhe praktikohej nga një larmi e madhe klasash shoqërore.[1][2] Megjithëse shumë kultura bashkëkohëse e shikonin larjen si një veprimtari private të zhvilluar në shtëpi, larja në Romën e Lashtë ishte një veprimtari shoqërore. Ndërsa shumë të pasurit mund të përballonin shërbimet e larjes në shtëpitë e tyre, larja private ishte shumë e pazakontë dhe shumica e njerëzve laheshin në banja të përbashkëta (thermae). Në disa mënyra, ato u ngjanin spave të ardhshme moderne pasi ishin shërbime për një larmi veprimtarish nga ushtrimet deri te banjat e diellit, notimi dhe masazhi.[1]
Rëndësia e larjes ishte e tillë për romakët sa një katalog i ndërtesave në Romë nga viti 354 i e.s. dokumentonte 952 banja të përmasave të ndryshme në qytet.[3] Banjat publike do të bëheshin të zakonshme përgjatë gjithë perandorisë si një simbol i "Romanitas" ose një mënyrë për të përkufizuar veten si romakë. Ato ishin disa nga ndërtesat më të zakonshme dhe më të rëndësishme publike në perandori pasi ishin ndër ndërtesat e para të ndërtuara pasi një vend pushtohej nga perandoria.[4]
Megjithatë romakët më të pasur mund të kishin banja në shtëpitë e tyre në qytet ose vilat e tyre në fshat, duke ngrohur një varg dhomash ose edhe një ndërtesë të veçantë posaçërisht për këtë qëllim, dhe ushtarët mund të kishin të kishin ndërtesën e banjës që u mundësohej në fortesën e tyre (si në Cilurnum pranë Murit të Adrianit, ose në Fortesën e Bearsden), ata prapë shpesh frekuentonin banjat e shumta publike në qytete dhe qyteza përgjatë perandorisë.
Banjat e vogla, të quajtura balneum (në shumës balnea), mund të zotëroheshin privatisht, ndërsa ishin publikike në kuptimit se ato ishin të hapura për popullsinë mbi një tarifë rregjistrimi. Banjat më të mëdha të quajtura thermae zotëroheshin nga shteti dhe shpesh mbulonin mjaft blloqe të qytetit. Më e madhje pre tyre, Banjat e Dioklecianit, mund të mbanin deri në 3,000 veta. Tarifat për të dyja llojet e banjave ishin mjaft të arsyeshme, brenda buxhetit të shumicës së qytetarëve të lirë romakë. Romakët aristokratë, veçanërisht ata që kërkonin të krijonin popullaritet me publikun vinin në kohën e kohën e zgjedhjeve, shpesh sponsorizonin përdorimin e banjave falas gjatë ditëve në mënyrë që të vinte çdokush. Shumica e romakëve i vizitonin banjat në mënyrë të shpeshtë, gati përditë – kur pyetej nga një i huaj pse ai lahej një herë në ditë, një perandor romak thuhet se u përgjigj "Sepse nuk kam kohë të lahem dy herë në ditë."[5]
Ndikimi grek

Disa nga përshkrimet më të hershme të praktikave perëndimore të larjeve vijnë nga Greqia e lashtë. Grekët filluan regjimet e larjeve që do të formonin themelet e procedurave moderne të spave. Këta banorë egjeas përdornin vaska të vogla, enë larjeje dhe larjen e këmbëve për pastërtinë personale. Gjetjet të tilla më të hershme janë banjat në Kompleksin Pallator të Knososit në Kretë dhe vaskat luksoze prej alabastri të zbuluara në Akrotiri, Santorini; të dyja të datuara nga mesi i mijëvjeçarit të II p.e.s.. Ata krijuan banja publike dhe dushe brenda komplekseve të gjimanzeve të tyre për relaksim dhe higjenë personale.[6]
Mitologjia greke specifikon se disa lloj burimesh natyrore ose pellgje baticore ishin të bekuar nga zotat për të kuruar sëmundje. Rreth këtyre pellgjeve të shenjta, grekët krijonin shërbime banjash për ata që dëshironin të shëroheshin. Nevojtarët linin oferta ndaj zotave për shërim në këto vende dhe laheshin me shpresën e shërimit. Spartanët zhvilluan një banjë primitive avulli. Një Serangeum, një balneum i hershëm grek (e përkthyer pak a shumë banjë), dhoma larjeje ishin gërmuar në faqen e kodrës në shkëmb sipër dhomave që mbanin veshjet e larësve. Një nga dhomat e larjes kishte një dysheme të dekoruar me mozaikë që paraqisnin një karrocierë me karrocën e tërhequr nga katër kuaj, një grua e ndjekur nga dy qenë dhe një delfin poshtë. Kështu, grekët e hershëm përdornin tiparet natyrore, por i zgjeronin atë dhe shtonin pajisjet tyre, siç ishin dekorimet dhe sirtarët. Gjatë qytetërimit të vonë grekë, banjot shpesh ndërtoheshin bashkangjitur fushave atletike.[6]
Banjat romake

Romakët imituan shumë nga praktikat greke të larjes dhe i tejkaluan ata në përmasat e banjove të tyre. Si një Greqi, banjat romake do të bëheshin qendrat kryesore të veprimtarive shoqërore dhe rekreacionale. Me zgjerimin e Perandorisë Romake, idea e banjave publike u përhap në të gjitha pjesët e Mesdheut dhe në rajonet e Evropës dhe Afrikës Veriore. Duke ndërtuar ujësjellësa, romakët kishin ujë të mjaftueshëm jo vetëm për përdorim shtëpiak, bujqësor dhe industrial, por edhe për veprimtarinë e tyre shlodhëse. Ujësjellësit mundësonin ujë që më vonë nxehej për tu përdorur në banja. Sot, shtrirja e banjave romake zbulohet në rrënojat dhe gërmimet arkeologjike në Evropë, Afrikë dhe Lindjen e Mesme.[7]
.jpg)
Këto banjë varionin nga struktura të thjeshta në skajshmërisht të rafinuara dhe do të varionin në përmasa, modelim dhe dekorim. Shumë historianë ideojnë një mënyrë të posaçme që larësit do të ndërmernin gjatë larjes, por nuk ka dëshmi të fiksuara që ti konfirmojnë këto teori ose që madje të ketë pasur një radhë të posaçme për praktikimin e larjes.[1] Megjithatë, një nga sekuencat e interpretuara më shpesh tregohet në vijim.
Shumica e banjave përmbanin një apodyterium— një dhomë pak në brendësi të hyrjes, ku larësit depozitonin rrobat e tyre. Kjo shpesh ishte dhoma e parë që dikush që vizonte banjat do të hynte. Pastaj, larësit vijonin në tepidarium (dhoma e ngrohtë), pastaj në caldarium (dhoma e nxehtë) për një avull dhe në fund te frigidarium (dhoma e ftohtë) me depozitën e saj me ujë të ftohtë. Caldarium, i nxehur nga një furrë poshtë dyshemesë së zgavërt, përmbante enë me ujë të ftohet, që larësit mund ta përdornin për ftohje. Pas ndërmarrjes së këtij vargu djersitjeje dhe / ose banjë zhytjeje, larësit ktheheshin te tepidarium më i ftohtë për një masazh me vajra dhe kërruajtja fundore me mjete metalike të quajtura strigil. Disa banjë përmbanin edhe një laconicum (një dhomë e thatë pushimi), ku larësit përfundonin proçesin duke pushuar dhe djersitur.[7]
Modeli i banjave romake përmbante edhe tipare të tjera që meritojnë të vërehen. Për shkak se romakët e pasur sillnin skllevërit për të ndjekur nevojat e tyre të larjes, banjot zakonisht kishin tre hyrje: një për burrat, një për gratë dhe një për skllevërit. Parapëlqimi i simetrisë në Arkitekturën Romake zakonisht nënkuptonte një façatë simetrike, megjithëse zona e grave zakonisht ishte më e vogël sesa e burrave për shkak të përdoruesve më të paktë. Zakonisht, muret solide ose vendosja përkundrejtë krahëve të ndërtesës ndante seksionet e burrave dhe të grave. Banjot romake shpesh përmbanin një oborr, ose palaestra, e cila ishte një kopësht i hapur i përdorur për stërvitje. Në disa raste, ndërtuesit e bënin palaestra një oborr të brendshëm dhe në raste të tjera, ata vendosnin përballë vetë banjës dhe e përfshinin atë në qasjen formale. Ndonjëherë palaestra përmbante një pishinë. Shumë shpesh skajet e palaestra-s theksoheshin nga një kolonadë.[7]
Banjot republikane shpesh kishin shërbime të veçanta larjeje për gratë dhe burrat, por nga shekulli I i e.s. larja e përzier ishte e zakonshme dhe është një praktikë e përmendur shpesh nga Marciali dhe Juvenali, ashtu si nga Plini i Vjetri dhe Kuintiliani. Megjithatë, ndarja gjinore mund të jetë kthyer nga perandori Adrian,[8] por ka të dhëna se jo. Për shumë moralistë romakë, banjat ilustronin se sa shumë kishte rënë Roma në kohën e saj dhe kështu do të bëhej një imazh negativ; Katoni i Vjetri e sulmonte publikishte Shipion Afrikanin për përdorimin nga ai të banjove.
Banjat romake ofronin komoditete përveç ritualit të larjes. Hapsira anësore në vetë banjot bujtnin tezga shitjeje ushqimesh dhe parfumesh, biblioteka dhe dhoma leximi. Skena ofronin performanca teatrore dhe muzikore. Stadia bashkangjitur mundësonte hapsira për stërvitje dhe garime atletike. Brenda vetë banjove, dyshemetë shtroheshin me mozaikë elegantë mermeri. Muret e stukuara shpesh paraqisnin afreske pemësh, zogjsh dhe pamjesh të tjera baritore. Brendësia e kupolave zbukurohej me imazheri bojë-qielli, yje të artë dhe imazhe qiellore. Interieri dhe eksteriori dekoroheshin me shtatore dhe shatërvane.[7]
Romakët ndërtuan edhe në kolonitë e tyre banja, duke përfituar nga burimet natyrore termale që haseshin në Afrikën Veriore, si në Hamam Asalihinin algjerian, ashtu si në Evropë, ku ata ndërtuan banjo në Aix-en-Provence dhe Vichy, të Francës, Bath dhe Bukston në Angli, Aken, Visbaden, dhe Baden në Gjermani, dhe Aquincum në Hungari, ashtu si ato në Durrës Burtrin Ad Quintum (Bradashesh), Ulpianë si dhe në shumë vende të tjera. Këto banjash bëheshin qendra veprimtarish rekreacionale dhe shoqërore në bashkësitë romake. Bibliotekat, sallat e leximit, gimnasium dhe kopshtet formale bëheshin pjesë e disa komplekseve të banjave. Gjithashtu, romakët e përdornin ujin e nxehtë termal për të lehtësuar vuajtjet e tyre nga reumatizma, artriti dhe dhënies ndaj ushqimit dhe pijes.[7]
Në këtë mënyrë, romakët e ngritën larjen në një art të rafinuar dhe banjot e tyre i pasqyronin fizikisht këto përparime. Banja romake, për shembull, përfshinte një ritual shumë më të ndërlikuar sesa një zhytje e thjeshtë ose proçedurë djersitjeje. Pjesët e ndryshme të ritualit të larjes (zhveshja, larja, djersitja, bërja e masazhit dhe pushimi), kërkonin dhoma të veçanta, që romakët do ti ndërtonin për ti bujtur ato funksione. Ndarja e gjinive dhe shtimet e diversioneve jo të lidhura drejtpërdrejë me larjen gjithashtu e ndikonin drejtpërdrejë formën e banjove. Rituali i rafinuar romak i larjes dhe arkitektura e saj pasuese do të shërbenin si modele për shërbimet e mëvonshme evropiane dhe amerikane të banjave. Haprsirat e kopshtit formal dhe organizimi i fuqishëm arkitekturor i barabartë me atë të romakëve do të rishfaqej në Evropë nga fundi i shekullit të XVIII. Spatë kryesore amerikane do ta ndiqnin modelin një shekull më vonë.[7]
Praktikat romake të larjes
_MET_DP20519.jpg)
Kishe shumë veprimtari që zhvilloheshin në një kompleks romak banjash, që dallonin nga konceptimet moderne të larjes. Ishte e zakonshme për romakët të shpenzonin mjaft kohë në banja për shkak të të gjitha aspekteve të ndryshme të kompleksit, por është e paqartë nëse ishte e domosdoshme për një person të kalonte kaq shumë kohë në çdo vizitë që ata bënin në banja.[9] Proçesi i shkuarjes në banja mund të përshkruhet si një kryqëzim midis stërvitjes në palestër, shkuarjes në spa, takimit me miqtë për veprimtari shoqërore dhe larjes.[10]
Brenda banjave, vizitorët zakonisht ishin tërësisht të zhveshur, duke i hequr treguesit e klasës së ndryshme që zakonisht paraqiteshin te veshjet.[1][9] Në kohët e Perandorisë, madje ishte e zakonshme për gratë dhe burrat të laheshin bashkë në të njëjtën kohë, megjithëse ka të dhëna të tjera se për shërbime të ndara për gratë dhe burrat.[1][9]

Një përbërës i rëndësishëm te banjat ishte stërvitja dhe atletizmi. Në banjot romake, shpesh kishte një palaestra, një oborr të jashtëm të rrethuar nga kolona, që larësit do ta përdornin si një një palestër moderne.[11] Disa veprimtari që do të zhvilloheshin në palaestra përfshinin boksimin, hedhje disku, peshëngritje dhe mundje–veprimtari që janë paraqitur të gjitha në mozaikë nga banjat në Ostia. Fillimisht një praktikë e zakonshme greke, ky garim atletik në jetën e përditshme do të përhapej në të gjithë Botën Romake.[11]
Një aspekt tjetër i rëndësishëm i një vizite në banja ishte pastrimi ritual i trupit. Ky kryehej duke përdorur vajë të fërkuar në lëkurën e një larësi, që pastaj do të krruhej me një strigil, një krruajtës apo kashaitës metalik me një presë të trashë dhe një dorezë. Ata besonin se vaji do ta përthithte papastërtinë mbi trupin e një personi dhe inkurajonte djersitjen, që do të çonte në hapjen e poreve dhe shëndet të përgjithshëm më të mirë.[9] Në mënyrë të ngjashme, çdo djersitje nga stërvitja që ndodhte pasi ishte fërkuar vaji do të formonte një shtresë të ujshme nën vajin dhe papastërtinë e bashkangjitur me të, duke e larguar atë nga lëkura, duke rezultuar në heqjen e më shumë zgjyreje kur shtresa e vajit krruhej për tu hequr.
Si një arenë shoqërore, banjat shpesh përdoreshin për t’u takuar me ata të një statusi më të lartë shoqëror. Për shkak se të dy, romakët e pasur dhe të varfër shkonin në banja, kishte mundësi të mëdha për një cliens të fliste me një patronus ose të përpiqej të merte një ftesë për Cena.[9]
Shqetësime shoqërore rreth praktikave të larjes

Ndërsa banjat shijoheshin nga pothuajse çdo romak, disa i kritikonin ato. Uji nuk rinovohej shpesh dhe mbetjet e vajit, papastërtisë ose edhe ekskremente mbaheshin të ngrohta, duke mundësuar një mjedis për bakteriet.[12]
Perandor Mark Aureli u ankua rreth papastërtisë: «Siç të shfaqet larja tyjë, vaji, djersa, papastërtia, uji i pistë, të gjitha gjëra të gërditshme, kështu është çdo pjesë e jetës dhe gjithçka.»[13]
Aul Kornelius Celsi,[14] ndërsa lëvdonte vlerat e saj terapeutike, paralajmëronte të mos shkohej me një plagë të freskët për shkak të rriskut të gangrenës. Në fakt, mjaft gure varresh nga e gjithë perandoria pohojnë:
- ''balnea vina Venus
- corrupt corpora
- nostra se[t] Vitam faciunt
- balnea vina Venus
- — epitaf i Tiberius Klaudius Sekundit (shekulli I) Corpus Inscriptionum Latinarum VI.15258, Romë.
- "Banjat, vera, dhe seksi
- mund të korruptojnë trupat tanë,
- por banjat, vera dhe seksi
- e bëjnë jetën t’ia vlejë për tu jetuar"[15]
Filosofi Seneka ankohej për zhurmën që i ndërpriste punën kur ai qëndronte sipër një banje.[16]
Shiko gjithashtu
- Balnoterapia
- Gjimnazi i lashtë
- Palestra (Greqi e lashtë)
- Banjat e lashta greke
- Llixha
- Hamami
- Historia e mjekësisë
- Banja e Madhe e Mohenxho-daros
- Paidea
- Kalokagathia
- Agoga
- Efebia
- Kopshtet e lashta greke
- Larja
- Banja
- Qendra hidrotermale
- Burimi termal
- Banjat e Dibrës
- Burimet termale në Shqipëri
- Kujdesi shëndetësor
- Veprimtaria e kujdesit shëndetësor
- Higjiena personale
- Kopshtet e lashta greke
- Veshjet në Greqinë e lashtë
- Jus
- E drejta romake
- Amicitia
- Hospitium
- Imperium
- Civitas
- Contio
- Mos maiorum
- Municipium
- Patronazhi në Romën e Lashtë
- Rogatio
- Statusi në sistemin ligjor romak
- Aerarium
- Amfiteatri Romak
- Anijet Romake
- Arkitektura Romake
- Arkitektura e Teatrove Romake
- Arti Arkaik Romak
- Arti Romak Plebe
- Arti romak
- Besimet e lashta mesdhetare
- Bujqësia në Romën e lashtë
- Burgus
- Cannaba
- Castellum
- Castra
- Vigiles
- Institucionet politike të Romës së lashtë
- Magjistratët romakë
- Magjistratët e Perandorisë Romake
- Cirku Romak
- Panteoni, Romë
- Cursus honorum
- Çitadela
- Dashuria Greke
- Domus
- Ekonomia Romake
- Equites
- Festivalet Romake
- Filozofia e lashtë romake
- Forumet Romake
- Harku i Triumfit
- Horreum
- Insula (ndërtesë)
- Insula (hapsirë urbane)
- Kalendari Romak
- Klasa shoqërore në Romën e Lashtë
- Klima e Romës së Lashtë
- Kolona e Fitores
- Kolonia Romake
- Kolumbarium
- Konsulli Romak
- Kopshtet romake
- Kufijtë ushtarakë dhe fortifimet romake
- Kultura e Romës së lashtë
- Kuvendet Romake
- Kuzhina antike romake
- Latinët e Lashtë
- Latium
- Legjioni romak
- Letërsia e vjetër greke e romake
- Limes Britannicus
- Lista e toponimeve latine në Ballkan
- Llaçi romak
- Ludi
- Luftërat Romako-Latine
- Lupanari
- Lustrum
- Lustratio
- Marrdhëniet Indiano-Romake
- Marrdhëniet Sino-Romake
- Marina Romake
- Martesa në Romën e lashtë
- Misteret greko-romake
- Mjekësia Romake
- Moda e flokëve në Romën e lashtë
- Muret mbrojtëse romake
- Muri i Antoninit
- Nikopoli i Epirit
- Njësitë matëse romake
- Optimates dhe populares
- Ordines
- Pallatet perandorake të Romës
- Patricët romakë
- Pax Romana
- Periudha e Ngrohtë Romake
- Plaçkitja Visigote e Romës
- Plebejtë
- Pomerium
- Portretizimi Romak
- Principati (Roma)
- Romanitas
- Romanizimi (kulturor)
- Rrugët romake
- Selitë perandorake romake
- Shpyllëzimi gjatë periudhës romake
- Shtetësia Romake
- Shtëpia Romake
- Skllavëria në Romën e lashtë
- Skulptura Romake
- Spektaklet Romake
- Tempulli Romak
- Teknologjia në Romën e lashtë
- Thermae
- Traditat romake të emërtimit
- Trashëgimia romake në Kosovë
- Tregtia romake me Indinë
- Triumfi Romak
- Ujësjellësi Romak
- Ura e Trajanit
- Urbanistika Romake
- Ushqimi dhe darka në Perandorinë Romake
- Ushtria Romake
- Valetudinarium
- Veshjet në Romën e lashtë
- Veshjet ushtarake të Romës së lashtë
- Vila Romake
- Villa rustica
- Vivarium
- Zgjedhjet në Republikë Romake
- Zjarrfikja në Romën e Lashtë
Citime fundore
- 1 2 3 4 5 Beard, Mary (2008). The Fires of Vesuvius: Pompeii Lost and Found (në anglisht). Kembrixh, MA: Belknap Press of Harvard University Press. ISBN 978-0-674-02976-7. OCLC 225874239.
- ↑ Laurence, Ray (2009). Roman Passions: A History of Pleasure in Imperial Rome (në anglisht). Londër, MB: Bloomsbury Publishing PLC. ISBN 978-1-4411-0339-0. OCLC 1027148260.
- ↑ Boëthius, Axel; Ward-Perkins, John Bryan (1970). Etruscan and Roman Architecture (në anglisht). Harmondsworth: Penguin. ISBN 0-14-056032-7.
- ↑ Betsey A. Robinson (2021). "Ancient Mediterranean Baths and Bathing". Oxford Bibliographies (në British English). doi:10.1093/obo/9780195389661-0370. ISBN 978-0-19-538966-1. Marrë më 28 prill 2022.
- ↑ Shephard, Roy J. (17 nëntor 2014). An Illustrated History of Health and Fitness, from Pre-History to our Post-Modern World (në anglisht). Springer. ISBN 978-3-319-11671-6.
- 1 2 Reuel Smith, James (1922). Springs and Wells in Greek and Roman Literature Their Legends and Locations (në anglisht). G. P. Putnam and Sons. Marrë më 19 tetor 2024.
- 1 2 3 4 5 6 Paige, John C.; Harrison, Laura Woulliere (1987). Out of the Vapors: A Social and Architectural History of Bathhouse Row, Hot Springs National Park (PDF). National Park Service (në anglisht). U.S. Department of the Interior. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 28 maj 2008 – nëpërmjet nps.gov.
- ↑ Roy Bowen Ward. Women In Roman Baths (në anglisht). Oksford, Ohajo: Miami University.
- 1 2 3 4 5 Harvey, Brian K., red. (2016). Daily Life in Ancient Rome: A Sourcebook (në anglisht). Indianapolis, IN: Focus Books (Hackett Publishing Company). ISBN 978-1-58510-795-7. OCLC 924682988.
- ↑ Henderson, Tanya (24 mars 2008) [2007]. "Roman Baths: An Alternate Mode of Viewing the Evidence". Past Imperfect (në anglisht). 13: 1590. doi:10.21971/P7WC7T. ISSN 1718-4487. S2CID 191339893 – nëpërmjet University of Alberta.
- 1 2 Dasen, Véronique (11 korrik 2018). Hoops and Coming of Age in Greek and Roman Antiquity. 8th International Toy Research Association World Conference (në anglisht). Paris, FR.
- ↑ Knapp, Robert C. (2011). "1. In the Middle: Ordinary Men". Invisible Romans' Profile (në anglisht). Harvard University Press. fq. 5–52. ISBN 978-0-674-06199-6.
- ↑ Mark Aureli (1887). "Book VIII". përmbledhur nga Alice Zimmern (red.). The Meditations of Marcus Aurelius (në anglisht). Përkthyer nga Jeremy Collier. Walter Scott. fq. 123–140. cituar te Robert C. Knapp (2011). "1. In the Middle: Ordinary Men". Invisible Romans' Profile (në anglisht). Harvard University Press. fq. 5–52. ISBN 978-0-674-06199-6.
- ↑ Aul Kornelius Celsi (1935–1938). "V, 26–28". përmbledhur nga F. Marx (red.). De Medicina (në anglisht). Përkthyer nga W. G. Spencer. fq. 91–97 – nëpërmjet University of Chicago (penelope.uchicago.edu).
- ↑ Harvey, Brian K. (2016). Daily Life in Ancient Rome: A Sourcebook (në anglisht). Hackett Publishing Company. fq. 256. ISBN 978-1-58510-795-7. OCLC 924682988.
- ↑ Lucius Ane Seneka. Epistulae morales ad Lucilium (në anglisht). 56.1, 2 – nëpërmjet wikisource. cituar te Robert C. Knapp (2011). "1. In the Middle: Ordinary Men". Invisible Romans' Profile (në anglisht). Harvard University Press. fq. 91–97.
Bibliografia
Burime të lashta
- Lua error te Moduli:Citation/CS1 te rreshti 1763: attempt to index field '?' (a nil value). Versioni anglisht këtu Arkivuar 20 nëntor 2015 tek Wayback Machine.
- Publius Elius Aristides (1986). Charles Allison Behr (red.). The Complete Works (në anglisht). Vëll. I: Orationes I-XVI, With an Appendix Containing the Fragments and Inscriptions. Brill Archive. ISBN 978-90-04-07844-4.
- Arriani i Nikomedisë (2013). Alexander the Great: The Anabasis and the Indica. Oxford World's Classics (në anglisht). Përkthyer nga Hammond, Martin. Oxford University Press. ISBN 978-0-19-958724-7.
- Mark Aureli (1887). "Book VIII". përmbledhur nga Alice Zimmern (red.). The Meditations of Marcus Aurelius (në anglisht). Përkthyer nga Jeremy Collier. Walter Scott. fq. 123–140.
- Aul Kornelius Celsi (1935–1938). "V, 26–28". përmbledhur nga F. Marx (red.). De Medicina (në anglisht dhe latinisht). Përkthyer nga W. G. Spencer. fq. 91–97 – nëpërmjet University of Chicago (penelope.uchicago.edu).
- Mark Tulius Ciceroni (1998). Niall Rudd; Jonathan Powell (red.). The Republic and The Laws (në anglisht). Oxford University Press. ISBN 978-0-19-283236-8.
- Mark Tulius Ciceroni (1855). George Long (red.). M. Tullii Ciceronis Orationes: With A Commentary (në anglisht). Vëll. II. George Bell, Whitaker and co.
- Mark Tulius Ciceroni (1928). Walter Miller (red.). De officiis (në anglisht). William Heinemann ltd.
- Diodor Sikuli (2014). The Complete Works of Diodorus Siculus (në anglisht). Delphi Classics.
- Kasius Dion Koceiani, Historia Romana; (Versioni anglisht)
- Dionisi i Halikarnasit, Antiquitates Romana.
- Lua error te Moduli:Citation/CS1 te rreshti 1763: attempt to index field '?' (a nil value).
- Eutropi, Breviarium historiae romanae (teksti latin), I-X.
- Juvenali (1836). P. Austin Nuttall (red.). The Satires of Decimus Junius Juvenalis (në anglisht). Përkthyer nga William Gifford. Nichols and Son.
- Mark Porcius Katoni; Mark TerencVarroni; Lucius Junius Moderat Kolumela; Rutilius Taur Emilian Paladi (1864). Les Agronomes latins: Caton, Varron Columelle, Palladius (në frëngjisht). Përkthyer nga Charles-François Saboureux de La Bonneterie. Firmin Didot Fréres – nëpërmjet Gallica.
- Gaius Sallustius Krispi; Jul Çezari; Vellej Paterkuli; Lucius Ane Flori (1850). Désiré Nisard (red.). Salluste, Jules César, C. Velléius Paterculus et A. Florus: œuvres completes avec la traduction en français (në frëngjisht dhe latinisht). Firmin Didot frères.
- Tit Livi (1834). George Baker (red.). The History of Rome (Ab Urbe Condita) (në anglisht). Vëll. I. Jones & Co. – nëpërmjet Google Books.
- Tit Livi (1835). George Baker (red.). Ab Urbe Condita (në anglisht). Vëll. II. Jones & Co. – nëpërmjet Google Books.
- Mark Valerio Marciali (1877). Henry George Bohn (red.). The Epigrams of Martial (në anglisht). George Bell and Sons.
- Plini i Vjetri (1906). Karl Friedrich Theodor Mayhoff (red.). Naturalis Historia (në anglisht). Teubner.
- Plini i Riu (1890). The Letters of the Younger Pliny (në anglisht). Përkthyer nga John Delaware Lewis. Londër, Angli: Kegan Paul, Trench, Trübner & Co.
- Plutarku (1878). John Langhorne; William Langhorne (red.). Plutarch’s Lives Translated from the Original Greek (në anglisht). Vëll. 1. Harper & Brothers.
- Polibi (1922–1927). H. J. Edwards (red.). The Histories (në anglisht). Përkthyer nga William Roger Paton. Harvard University Press.
- Mark Vitruvius Polioni (1914). Morris Hicky Morgan; Herbert Langford Warren (red.). The Ten Books on Architecture (në anglisht). Harvard University Press.
- Procopi i Çezaresë (1916). The History of the Wars (në anglisht). Vëll. The Vandalic War. Përkthyer nga H. B. Dewing. Cambridge University Press.
- Lucius Ane Seneka (1998). Umberto Boella (red.). Lettere a Lucilio (në italisht). Unione Tipografico-Editrice Torinese. ISBN 88-02-02664-5.
- Lucius Ane Seneka (1910). Archibald Geikie (red.). Phycical Science in the Time of Nero: Being a Translation of the Quaestiones Naturales of Seneca (në anglisht). Përkthyer nga John Clarke. Macmillan and Co.
- Straboni (1917–1932). The Geography (në anglisht). Përkthyer nga H. L. Jones. Harvard University Press.
- Publius Kornelius Taciti (1942). Moses Hadas (red.). The Complete Works of Tacitus: The Annals – The Hisstory – The Life of Cnaeus Julius Agricola – Germany and Its Tribes – A Dialogue on Oratory (në anglisht). Përkthyer nga Alfred John Church; William Jackson Brodribb. Random House. ISBN 978-039430953-8.
{{cite book}}: Mospërputhje ISBN / Datë (Ndihmë!)
Burime historiografike moderne
- Abbott, Frank Frost; Johnson, Allan Chester (1926). Municipal Administration in the Roman Empire (në anglisht). Prinston: Princeton University Press.
- Frank Frost Abbott (1999). A History and Description of Roman Political Institutions (në anglisht). Adegi Graphic LLC. ISBN 978-0-543-92749-1.
- Jean-Pierre Adam, L'arte di costruire presso i romani. Materiali e tecniche Editore: Longanesi, 2003.
- Alberto Angela (2017). Una giornata nell'antica Roma. Vita quotidiana, segreti e curiosità. Rai Eri (në italisht). Milano: Mondadori. ISBN 978-88-04-66668-4.
- Philippe Aries; Georges Duby (2001). La vita privata, in 5 volumi (në italisht). Editori Laterza.
- Ranuccio Bianchi Bandinelli dhe Mario Torelli, L'arte dell'antichità classica, Etruria-Roma, Utet, Torino 1976.
- Beard, Mary (2008). The Fires of Vesuvius: Pompeii Lost and Found (në anglisht). Kembrixh, MA: Belknap Press of Harvard University Press. ISBN 978-0-674-02976-7. OCLC 225874239.
- Bevan, William Latham; Smith, William (1875). The Student's Manual of Ancient Geography (në anglisht). Londër: John Murray.
- Boëthius, Axel; Ward-Perkins, John Bryan (1970). Etruscan and Roman Architecture (në anglisht). Harmondsworth: Penguin. ISBN 0-14-056032-7.
- Brizzi, Giovanni (1997). Storia di Roma. 1. Dalle origini ad Azio (në italisht). Bolonja: Pàtron.
- Viscount James Bryce Bryce (1902). Hans Ferdinand Helmolt (red.). The World's History: The Mediterranean nations (në anglisht). Londër: William Heinemann.
- J. B. Bury (1889). History of the Later Roman Empire (në anglisht). Vëll. 1. Londër: Macmillan.
- Carlos Cabanillas; Santiago Apóstol (2003). "La vida cotidiana en Roma". Santiagoapostol.net (në spanjisht). Arkivuar nga origjinali më 10 prill 2012.
- Andrea Carandini, red. (2012). Atlante di Roma antica (në italisht). Milano: Mondadori Electa. ISBN 978-88-370-8510-0.
- Andrea Carandini; Paolo Carafa, red. (2012). The Atlas of Ancient Rome, Biography and Portraits of the City (në anglisht). Përkthyer nga Andrew Campbell Halavais. Princeton University Press. fq. 216–217. ISBN 978-0-691-16347-5.
- Jérôme Carcopino (1971). La vita quotidiana a Roma (në italisht). Bari: Universale Laterza.
- Cary, M.; Scullard, H. H. (1975). A History of Rome: Down to the Reign of Constantine (në anglisht) (bot. i 3-të). Nju Jork: St. Martin's Press. ISBN 031238395-9.
- Caves, R. W. (2004). Encyclopedia of the City (në anglisht). Routledge.
- Dasen, Véronique (11 korrik 2018). Hoops and Coming of Age in Greek and Roman Antiquity. 8th International Toy Research Association World Conference (në anglisht). Paris, FR.
- Dillon, Matthew; Garland, Lynda (2005). Ancient Rome: From the Early Republic to the Assassination of Julius Caesar (në anglisht). Routledge. ISBN 978-041522458-1.
- Duncan-Jones, Richard (1974). The Economy of the Roman Empire (në anglisht). Cambridge University Press. ISBN 0-521-20165-9.
- Victor Ehrenberg (1964). Society and Civilization in Greece and Rome (në anglisht). Oberlin College. ISBN 978-067481510-0.
{{cite book}}: Mospërputhje ISBN / Datë (Ndihmë!) - Eilers, Claude. 2002. Roman Patrons of Greek Cities. Oxford: Oxford University Press.
- Andrew Erskine, red. (2012). A Companion to Ancient History (në anglisht). John Wiley & Sons. ISBN 978-1-118-58153-7.
- Fox, Robin Lane (2006). The Classical World: An Epic History From Homer to Hadrian (në anglisht). Basic Books.
- Jean-Claude Fredouille (1986). Dictionaire de la civilisation romaine (në frëngjisht). Paris: Larousse.
- Emilio Gabba; etj. (1999). Introduzione alla storia di Roma (në italisht). Milano: LED. ISBN 88-7916-113-X.
- Andrea Giardina (1993). L'uomo romano (në italisht). Economica Laterza.
- Gibbon, Edward (2015). The History of the Decline and Fall of the Roman Empire (në anglisht). Vëll. 4. Cambridge University Press. ISBN 978-113933357-3.
- Gillett, Andrew (2001). "Rome, Ravenna and the Last Western Emperors". Papers of the British School at Rome (në anglisht). 69 (69). British School at Rome: 131–167. doi:10.1017/S0068246200001781. JSTOR 40311008.
- Marcel Le Glay; Jean-Louis Voisin; Yann Le Bohec (2002). Storia romana (në italisht). Il Mulino. ISBN 978-88-1508779-9.
- Michael Grant (1978). History of Rome (në anglisht). Scribner’s. ISBN 978-068415986-7.
- Pierre Gros - Mario Torelli, Storia dell'urbanistica. Il mondo romano, Laterza 2007.
- Gorge Grote (1872). "LXVII. The Drama". A History of Greece: From Earliest Period to the Close of the Genereation (në anglisht). Vëll. VII. John Murray. fq. 1–19.
- Erich S. Gruen (1986). The Hellenistic World and the Coming of Rome (në anglisht). Vëll. 1. University of California Press.
- Mogens Herman Hansen (2004). An Inventory of Archaic and Classical Poleis: An Investigation Conducted by The Copenhagen Polis Centre for the Danish National Research Foundation (në anglisht). Danmarks Grundforskningsfond. Oxford University Press. ISBN 978-0-19-814099-3.
- Mogens Herman Hansen, red. (2000). A Comparative Study of Thirty City-state Cultures: An Investigation (në anglisht). Kgl. Danske Videnskabernes Selskab. ISBN 978-877876177-4.
- Harvey, Brian K., red. (2016). Daily Life in Ancient Rome: A Sourcebook (në anglisht). Indianapolis, IN: Focus Books (Hackett Publishing Company). ISBN 978-1-58510-795-7. OCLC 924682988.
- Peter Heather (2006). The Fall of the Roman Empire: A New History of Rome and the Barbarians (në anglisht). Oxford University Press.
- Henderson, Tanya (24 mars 2008) [2007]. "Roman Baths: An Alternate Mode of Viewing the Evidence". Past Imperfect (në anglisht). 13: 1589-1591. doi:10.21971/P7WC7T. ISSN 1718-4487. S2CID 191339893 – nëpërmjet University of Alberta.
- Léon Homo, Rome impériale et l'urbanisme dans l'Antiquité, Parigi, A. Michel (coll. L'évolution de l'Humanité), 2e éd., 1971.
- Peregrine Horden; Nicholas Purcell (2000). The Corrupting Sea: A Study of Mediterranean History (në anglisht). Wiley-Blackwell. ISBN 978-063121890-6.
- Karl-J. Hölkeskamp (2010). Reconstructing the Roman Republic: An Ancient Political Culture and Modern Research (në anglisht). Princeton University Press.
- Arnold H. M. Jones (1972). Il Tramonto del Mondo Antico (në italisht). Bari: Casa Editrice Giuseppe Laterza & Figli. CL 20-0462-3. (titulli origjinal i veprës Arnold H. M. Jones (1966). The Decline of the Ancient World (në anglisht). Londër: Lonmans, Green and Co. Ltd.
- Robert C. Knapp (2011). "1. In the Middle: Ordinary Men". Invisible Romans' Profile (në anglisht). Harvard University Press. fq. 5–52. ISBN 978-0-674-06199-6.
- Laurence, Ray (2009). Roman Passions: A History of Pleasure in Imperial Rome (në anglisht). Londër, MB: Bloomsbury Publishing PLC. ISBN 978-1-4411-0339-0. OCLC 1027148260.
- Lee, A. (2013). From Rome to Byzantium AD 363 to 565: The Transformation of Ancient Rome (në anglisht). Edinburgh University Press. ISBN 978-074862790-5. JSTOR 10.3366/j.ctt1g0b1z1.
- Sandra K. Lucore; Monika Trümper, red. (2013). Greek Baths and Bathing Culture: New Discoveries and Approaches (në anglisht). Leuven: Peeters. ISBN 978-90-429-2897-8. OCLC 843861843.
- Ralph W. Mathisen (2019). Ancient Roman Civilization: History and Sources, 753 BCE to 640 CE (në anglisht). Nju Jork Siti, Nju Jork: Oxford University Press. ISBN 978-0-19-084960-3. OCLC 1038024098.
- John P. McKay; Bennett D. Hill; John Buckler (2006). A History of Western Society (në anglisht). Houghton Mifflin. ISBN 978-061852266-8.
- Charles Merivale (1880). A General History of Rome: From the Foundation of the City to the Fall of Augustulus, B.C. 753 – A.D. 476 (në anglisht). Nju Jork: Harper & Brothers.
- Miles, Margaret M. (2016). A Companion to Greek Architecture (në anglisht). Somerset: Wiley. ISBN 978-1-118-32760-9. OCLC 952247410.
- Fergus Millar (2002). "The Political Character of the Classical Roman Republic, 200–151 B.C.". Rome, the Greek World, and the East: The Roman Republic and the Augustan Revolution (në anglisht). University of North Carolina Press. fq. 136-138.
- G. Mokhtar, red. (1981). General History of Africa – II: Ancient Civilizations of Africa (në anglisht). Heinemann-University of California-UNESCO. ISBN 978-0-520-03913-1.
- Theodor Mommsen (2023). The History of Rome: From the Foundation of the City to the Rule of Julius Caesar (në anglisht). Përkthyer nga William Purdie Dickson. DigiCat.
- Theodor Mommsen (2016). Antonio G. Quattrini (red.). L’Impero di Roma (në italisht). Il Saggiatore. ISBN 978-88-6576543-2.
- Theodor Mommsen (2018). The Provinces of the Roman Epire (Illustrated Edition) (në anglisht). Përkthyer nga William Purdie Dickson. Musaicum Books. ISBN 978-80-272-4412-6.
- Muhlberger, S., The Fifth Century Chroniclers: Prosper, Hydatius and the Gallic Chronicler of 452 (Leeds, 1990).
- Nelson, Eric (2001). The Complete Idiot's Guide to the Roman Empire (në anglisht). Alpha Books. ISBN 0-02-864151-5.
- Paige, John C.; Harrison, Laura Woulliere (1987). Out of the Vapors: A Social and Architectural History of Bathhouse Row, Hot Springs National Park (PDF). National Park Service (në anglisht). U.S. Department of the Interior. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 28 maj 2008 – nëpërmjet nps.gov.
- Ugo Enrico Paoli (2005). Vita romana (në italisht). Oscar Mondadori.
- Gabriella Poma (2009). Le istituzioni politiche del mondo romano (në italisht). Il Mulino. ISBN 978-88-1513430-1.
- David Stone Potter; D. J. Mattingly (1999). Life, Death, and Entertainment in the Roman Empire (në anglisht). University of Michigan Press. ISBN 0-472-08568-9.
- Anders Holm Rasmussen; Susanne William Rasmussen, red. (2008). Religion and Society: Rituals, Resources and Identity in the Ancient Graeco-Roman World: the BOMOS-conferences 2002-2005 (në anglisht). Quasar. ISBN 978-88-7140371-7.
- Claudio Rendina (2007). Roma ieri, oggi e domani (në italisht). Roma: Newton Compton Editori. ISBN 978-88-541-1025-0.
- Betsey A. Robinson (2021). "Ancient Mediterranean Baths and Bathing". Oxford Bibliographies (në British English). doi:10.1093/obo/9780195389661-0370. ISBN 978-0-19-538966-1. Marrë më 28 prill 2022.
- Ralph M. Rosen (2006) Comic Aischrology and the Urbanization of Agroikia, fq. 219–238
- Roth, Jonathan. The logistics of the Roman Army at war (264 B.C. – A.D. 235). Köln : Brill, 1998 (Columbia studies in the classical tradition; Vol. 23) ISBN 90-04-11271-5
- Salzman, Michele R. (2021). The Falls of Rome. Crises, Resilience, and Resurgence in Late Antiquity (në anglisht). Cambridge University Press. ISBN 978-131627592-4.
- Walter Scheidel; Ian Morris; Richard P. Saller (2013). The Cambridge Economic History of the Greco-Roman World (në anglisht). Cambridge University Press. fq. 18. ISBN 978-113905414-0. OCLC 1277066427. Marrë më 7 qershor 2022.
- Shephard, Roy J. (17 nëntor 2014). An Illustrated History of Health and Fitness, from Pre-History to our Post-Modern World (në anglisht). Springer. ISBN 978-3-319-11671-6.
- Reuel Smith, James (1922). Springs and Wells in Greek and Roman Literature Their Legends and Locations (në anglisht). G. P. Putnam and Sons. Marrë më 19 tetor 2024.
- Stearns, Peter N. (2001). The Encyclopedia of World History (në anglisht). Houghton Mifflin. ISBN 0-395-65237-5.
- Rein Taagepera (1979). "Size and Duration of Empires: Growth-Decline Curves, 600 B.C. to 600 A.D." Social Science History (në anglisht). 3 (3/4). Duke University Press: 124–126. doi:10.2307/1170959.
- Thomas, Carol G.; Conant, Craig (2003). Citadel to City-State: The Transformation of Greece, 1200-700 BC (në anglisht). Indiana University Press. ISBN 978-025321602-1.
- McGinn, Thomas A.J. (2004). The Economy of Prostitution in the Roman World (në anglisht). An Arbor, MI: The University of Michigan Press.
- Steven L. Tuck (2010). Pompeii: Daily Life in an Ancient Roman City (në anglisht). Teaching Company. fq. 92. OCLC 733795148.
- Allen Mason Ward; Fritz Moritz Heichelheim; Cedric A. Yeo (2003). A History of the Roman People (në anglisht). Prentice Hall. ISBN 978-013038480-5.
- Roy Bowen Ward. Women In Roman Baths (në anglisht). Oksford, Ohajo: Miami University.
- Bryan Ward-Perkins (2005). The Fall of Rome: And the End of Civilization (në anglisht). Oxford University Press. ISBN 0-19-280728-5.
- Örjan Wikander, red. (2000). Handbook of Ancient Water Technology (në anglisht). Leiden: Brill. ISBN 978-90-04-47382-9. OCLC 43286505.
Lidhje të jashtme
- "Museum of the Thermae". ThermeMuseum.nl (në anglisht). Heerlen, NL. Arkivuar nga origjinali më 16 mars 2008.