Roma quadrata

Roma quadrata (latinisht: Roma katrore, greqisht: Τετράγωνος Ῥώμη, Tetrágōnos Rhṓmē) është një referim i lashtë letrar i ngjarjes së Themelimit të Romës, e përdorur për të treguar një vend, pak a shumë të shtrirë, të qytetit të lashtë të Romës.
Sipas një hipoteze bëhet fjalë për një ara ose një gropë mbi Palatin, me funksione të shenjta;[1][2] ndërsa sipas një tjetre bëhet fjalë për një zonë të shenjtë të kufizuar, që përkon me 'Area Apollinis që zinte një pjesë të vogël të Palatinit;[3][4] dhe në fund sipas një hipoteze të tretë Roma quadrata përkon me pomerium-in romulian mbi Palatin.[5][6]
Ara apo fossa
Një hipotezë e parë për Roma quadrata na jepet nga Sekst Pompe Festi,[1] që e identifikon me vendin e shenjuar nga një gurë katror (quadratum) përpara Templum Apollinis, vendi ku janë vendosur ofertat për ogur të mbarë kur themelohej një qytet.
Zonë e shenjtë
_-_(It.I.A.b.2).jpg)
Sipas një tjtër interpretimi Roma quadrata tregonte një zonë të kufizuar monumentale, domethënë Tempulli i Apollonit Palatin|Area Apollinis]], që zinte një pjesë të vogël të Kodrës Palatine.[4] Sipas Plutarkut Roma quadrata është zona e shenjtëruar nga Romuli mbi Palatin për të interpretuar shenjat augurale, për të vendosur kush midis Romulit apo Remit duhet ta themelonte qytetin: nëse Roma apo Remoria. Kështu Roma quadrata i paraprin Romës.[3]
Edhe Mark Terentius Varroni, i cituar nga Gaius Julius Solini,[7] e paraprin themelimin e Romës nga ajo e Roma quadrata, që e vendos zonën e shenjtë të Apollonit dhe Scalae Caci, duke i shtuar një përshkrim të vështirë për tu interpretuar: quod ad aequlibrium foret posita. Flavio Josefi duke treguar çështjet e lidhura me perandor Klaudin, tregon se si ushtarët u mblodhën në një shesh mbi Palatin, që tregohej se kishte qenë i banuar nga banorët e parë të Romës.[8]

Pomeriumi palatin
Hullia legjendare e krjuar nga Romuli me gjasa kishte një funksion të pomerium dhe në këtë mënyrë kufitar, dhe ka shumë të ngjarë, duke parë formacionin e lashtë të kodrës, që muri primitiv[9] dhe fossatum që e shoqëronte ishin realizuar vetëm në krahun midis Germalit dhe Palatinit, për të mbrojtur krahun më të ekspozuar, edhe pse pomerium, për domethënien e tij si rrethim i shenjtë, duhet me siguri të rrethonte gjithë qendrën e banuar.
Ndërsa Roma quadrata të cilën e përmendin dis authorë klasikë.[10] përfshinte të dyja lartësitë, me përjashtim të Kodrës Velia. Publius Kornelius Taciti jep disa tregues në lidhje me rrethimin primitiv të qytetit, në bazë të të cilave është e mundur të hipotizohet ecuria vijuese, i gjatë rreth një kilometër e gjysmë: nga Basilica di Sant'Anastasia al Palatino, der rreth kryqëzimit midis rrugëve të sotme Via dei Cerchi dhe Via di San Teodoro, përgjatë krahut jugor të Palatinit deri te Chiesa di San Gregorio al Celio, duke u kthyer pastaj drejtë Harkut të Kostandinit, pastaj drejtë Harkut të Titit dhe Basilica di Santa Francesca Romana, për tu ribashkuar pastaj me gjurmën e sotme të Via di San Teodoro dhe duke zbritur nëpër Velabrum deri te Basilica di Sant'Anastasia al Palatino.
Skajet shënoheshin nga altarë: Herculis Invicti Ara Maxima në Forum Boarium, Ara Consi në luginën e Cirkut Maksim, Faltorja e Larëve në këmbët e Velias dhe Curiae Veteres në këndin veri-lindor të Palatinit.[11] Është mjaft e qartë se disa nga këto pjesë shfrytëzonin relievin natyror të kodrës dhe nuk kishin nevojë për ndonjë mur.
Shiko gjithashtu
- Romulus
- Remi dhe Romuli
- Themelimi i Romës
- Origjina e Romës
- Historia e Romës
- Aerarium
- Agger
- Alba Longa
- Albanët (latinë)
- Amfiteatri Romak
- Anijet Romake
- Arkitektura Romake
- Arkitektura e Teatrove Romake
- Arti Arkaik Romak
- Arti Romak Plebe
- Arx
- Besimet e lashta mesdhetare
- Cirku Romak
- Civitas
- Cliens
- Clivus Palatinus
- Curia Calabra
- Cursus honorum
- Çitadela
- Dashuria Greke
- Di Manes
- Dux
- E drejta romake
- Enea Ankiziadi
- Equites
- Feja romake
- Festivalet Romake
- Folklori Romak
- Forumet Romake
- Genius loci
- Gens
- Gotthograikia
- Harku i Triumfit
- Horreum
- Horreum (Epir)
- Hospitium
- Imperator
- Imperium
- Institucionet politike të Romës së lashtë
- Insula (ndërtesë)
- Insula (hapsirë urbane)
- Itinerari
- Jus
- Kalendari Romak
- Kalendat
- Klima e Romës së Lashtë
- Kolona e Fitores
- Kolonia Romake
- Kolumbarium
- Kufijtë ushtarakë dhe fortifimet romake
- Kultura e Romës së lashtë
- Kuvendet Romake
- Lapis manalis
- Larja në Romën e Lashtë
- Latifundium
- Latinët e Lashtë
- Latium
- Letërsia e vjetër greke e romake
- Lidhja Latine
- Limes Britannicus
- Llaçi romak
- Luftërat Romako-Latine
- Magjistratët romakë
- Magjistratët e Perandorisë Romake
- Mare Nostrum
- Marina Romake
- Miliarium
- Miliarium Aureum
- Misteret greko-romake
- Mitologjia romake
- Mjekësia Romake
- Monarkia romake
- Mos maiorum
- Mundus Cereris
- Municipium
- Muret mbrojtëse romake
- Muri i Antoninit
- Nikopoli i Epirit
- Njësitë matëse romake
- Optimates dhe populares
- Orcus
- Pagus
- Pallatet perandorake të Romës
- Patricët romakë
- Patronazhi në Romën e Lashtë
- Patronus
- Perandoria Romake
- Peripli
- Periudha e Ngrohtë Romake
- Plaçkitja Vandale e Romës
- Plaçkitja Visigote e Romës
- Plebejtë
- Pomerium
- Portretizimi Romak
- Potestas
- Provinca romake e Epirit
- Provocatio ad populum
- Roma e Lashtë
- Romanitas
- Romanizimi (kulturor)
- Rrugët romake
- Selitë perandorake romake
- Shpyllëzimi gjatë periudhës romake
- Shtatë Kodrat e Romës
- Shtetësia Romake
- Shtëpia Romake
- Skulptura Romake
- Spektaklet Romake
- Statio
- Tempulli i Apollonit Palatin
- Tempulli Romak
- Teknologjia në Romën e lashtë
- Thermae
- Traditat romake të emërtimit
- Triumfi Romak
- Ujësjellësi Romak
- Umbilicus urbis Romae
- Ura e Trajanit
- Ura romake
- Urbanistika Romake
- Urbs
- Ushtria Romake
- Valetudinarium
- Vallum
- Vardariotai
- Vicus
- Vigiles
- Vila Romake
- Villa rustica
- Vivarium
- Zgjedhjet në Republikë Romake
- Zjarrfikja në Romën e Lashtë
Citime fundore
- 1 2 Sekst Pompe Festi, De verborum significatu, 258 ose 310 L.
- ↑ Andrea Carandini (2007). Roma il primo giorno (në italisht). Roma-Bari: Laterza.
- 1 2 Plutarku (1895). "The Life of Romulus 9.4". përmbledhur nga George Wyndham (red.). Plutarch’s Lives of the Noble Grecians and Romans (në anglisht). Vëll. 1. Përkthyer nga Thomas North. David Nutt. fq. 68–117.
- 1 2 Publius Ovidius Nasoni (1811). "IV, V.". I Fasti di P. Ovidio Nasone (në italisht dhe latinisht). Përkthyer nga Giambattista Bianchi. Stamperia Rosa. fq. 291–303.
- ↑ Dionisi i Halikarnasit (1823). "I, 76-79.". Antichita Romane di Dionigi d’Alicarnasso (në italisht). Vëll. I. Përkthyer nga Marco Mastrofini. Tipografia de’Fratelli Sonzogno. fq. 117–121.
- ↑ Apiani i Aleksandrisë (1899). "Concerning the Kings". The Roman History of Appian of Alexandria (në anglisht). Vëll. 1. Përkthyer nga Horace White. The Macmillan Company. fq. 9–13.
- ↑ Gaius Julius Solini,Collectanea rerum memorabilium, 1,17.
- ↑ Flavio Josefi, Antiquitates iudaicae, XIX 3,2
- ↑ Tit Livi, Ab Urbe condita libri, I, 7.
- ↑ Dionisi i Halikarnasit, Kasius Dion Koceiani
- ↑ Publius Kornelius Taciti, Annales, XII, 24.
Bibliografia
Burime parësore
- Apiani i Aleksandrisë (1899). "Concerning the Kings". The Roman History of Appian of Alexandria (në anglisht). Vëll. 1. Përkthyer nga Horace White. The Macmillan Company. fq. 9–13.
- Sekst Pompe Festi, De verborum significatu.
- Dionisi i Halikarnasit (1823). "I, 76-79.". Antichita Romane di Dionigi d’Alicarnasso (në italisht). Vëll. 1. Përkthyer nga Marco Mastrofini. Tipografia de’Fratelli Sonzogno. fq. 117–121.
- Tit Livi, Ab Urbe condita libri, I.
- Publius Ovidius Nasoni (1811). "IV, V.". I Fasti di P. Ovidio Nasone (në italisht dhe latinisht). Përkthyer nga Giambattista Bianchi. Stamperia Rosa. fq. 291–303.
- Plutarku (1895). "The Life of Romulus 9.". përmbledhur nga George Wyndham (red.). Plutarch’s Lives of the Noble Grecians and Romans (në anglisht). Vëll. 1. Përkthyer nga Thomas North. David Nutt. fq. 68–117.
- Publius Kornelius Taciti, Annales, XII.
Burime dytësore
- Brocato, P. "Dalle capanne del Cermalus alla Roma quadrata". Roma Romolo Remo e la fondazione della città (Catalog of the Exhibit) (2000): fq. 284–287.
- Andrea Carandini (2007). Roma il primo giorno (në italisht). Roma-Bari: Laterza.
- Carandini, Andrea. Remo e Romolo: dai rioni dei Quiriti alla città dei Romani (775/750-700/675 a. C.). Vol. 210. Einaudi, 2006.
- Andrea Carandini, "The Blessing of the Palatine and the Founding of Roma Quadrata", in Idem, Rome: Day One (Princeton, Princeton University Press, 2011), fq. 50–62.
- Castagnoli, F. "Roma Quadrata", Studies presented to DM Robinson, I, St. (1951): fq. 389–399.
- Castagnoli, Ferdinando. "Il Tempio Romano: Questioni di Terminologia e di Tipologia". Papers of the British School at Rome (1984): fq. 3–20.
- L. G. Cozzi, Le porte di Roma, F. Spinosi Ed., Roma, 1968.
- M. Quercioli, Le mura e le porte di Roma, Newton Compton, Roma, 1982
- Domenico Musti (1975). "Varrone nell'insieme delle tradizioni su Roma quadrata". StudUrb (në italisht). 49: 297–318.
- Platner, Samuel Ball (1901). "III. – The Pomerium and Roma Quadrata". The American Journal of Philology (në anglisht). 22 (4). Baltimore: Johns Hopkins University Press: 420–425. doi:10.2307/288334. JSTOR 288334.
- Quercioli, Mauro. Le mura e le porte di Roma: dalla Roma quadrata alle mura aureliane, dalla città leonina alle moderne fortificazioni: un singolare itinerario storico tra imponenti porte e possenti bastioni alla riscoperta delle "difese" di Roma. Newton Compton, 1982.
- Rykwert, Joseph, The Idea of a Town: The Anthropology of Urban Form in Rome, Italy and the Ancient World (MIT Press, 1976, 1988), limited preview.