Miliarium Aureum

Miliarium Aureum
Vizatim i Miliarium Aureum nga Giovanni Magi në librin e Bartolomeo Rossi-t, 1600[1]
Llojigurë miljeje (i veshur me bronz)
VendndodhjaRegio VIII Forum Romanum
Qyteti më i afërtRoma
Koordinatat41°53′33″N 12°29′04″E / 41.89250°N 12.48444°E / 41.89250; 12.48444
NdërtuarPëruruar në vitin 20 p.e.s.
Ndërtuar përPerandori Oktavian Augusti
Përdorimi aktualSit arkeologjik
Stili arkitekturorArkitektura Romake

Miliarium Aureum (Classical Latin: [miːllɪˈaːrɪ.ũː ˈau̯rɛ.ũː]; Miliario Aureo), ose "Guri i artë miljar," ishte një monument, me gjasa prej mermeri ose bronxi të praruar, i ngritur nga perandori Oktavian August afër Tempullit të Saturnit në forumin qendror të Romës së Lashtë. Të gjitha rrugët konsideroheshin se fillonin në këtë monument dhe të gjitha largësitë në Perandorinë Romake mateshin duke nisur nga aty.[2] Te ai ndoshta ishin listuar të gjitha qytetet kryesore në perandori dhe largësitë për te ta,[3] megjithëse vendndodhja e saktë dhe mbishkrimi i monumentit ka mbetur një çështje e debatuar midis historianëve.

Sipas historianit kishtar të shekullit të XIX Philip Schaff,[4] fraza "Të gjitha rrugët të çojnë në Romë" është një reference ndaj Miliarium Aureum—pika specifike në të cilën niseshin ose mbërrinin të gjitha rrugët romake. Një strukturë mermeri i hamendësuar se ishte baza e miliarium është e pranishme në Forumin e tanishëm Romak.

Historia

Sipas Dion Kasit, Augusti, në pozicionin e tij si curator viarum, e ngriti monumentin në vitin 20 p.e.s..[5] Ai me gjasa mori emrin Miliarium Aureum shpejtë pas përurimit të tij dhe do të simbolizonte pikën e nisjes së sistemit rrugor romak me pjesën tjetër Italisë dhe përgjatë gjithë Botës Romake.

Stili, struktura dhe përmasat

Mbetje të Miliarium Aureum në Forum Romanum

Plani i monumentit është mes atyre që mungojnë nga fragmentet e rikuperuara të Forma Urbis. Fragmentet e mbetura për të këtë zonë të Forumit Romak janë të gjitha në të ashtuquajturën "slab V-11, Stanford University#19" (që paraqet Tempullin e Saturnit me seksionin ballor dhe shkallët, megjithëse seksioni Rostra mungonte, Tempullin e Konkordias dhe Tempullin e Vespasianit të Hyjnizuar). Informacioni nga autorët e lashtë është shumë i mangët, kështu që ka shumë probleme interpretuese në lidhje me natyrën e saktë të Miliarium Aureum.

Miliarium Aureum duket se ka qenë një kolonë mermeri e veshur me bronx të praruar; sipas Christian Hülsen, një cilindër i stërmadh mermeri u gjet në vitin 1835 afër Tempullit të Saturnit që kishte akoma grepa bronxi. I gjithë monumenti me gjasa kishte formën standarde të një miliariumi romak. Disa studjues mendojnë se Miliarium Aureum ishte bërë tërësisht prej bronxi të praruar,[6] ndërsa të tjerë mendojnë se vetëm gërmat e shkruara ishin prej bronxi të praruar.[7] Përmasat e mundshme për strukturën përfshijnë një lartërsi prej 3.7 metres (12 ft) dhe një diametër prej 1.15 metres (3.8 ft) (vetëm kolona) ose 3 metres (9.8 ft) nëse përfshihet baza e mundshme (d.m.th. fragmentet pre mermeri të etiketuara "Miliarium Aureum" në Forumin Romak).

Plani i Forumit Romak me Milliarium Aureum me të kuqe dhe Umbilicus Urbis blu.

Vendndodhja

Është e sigurtë se ai ndodhej "në afërsi [nën] Tempullin e Saturnit në krye të Forumit Romak", por vendndodhja e saktë është akoma e panjohur. Për shkak se të dhënat arkeologjike nga gërmimet e kryera nga Kähler në vitin 1959, i cili duket se konfirmojnë të dhënata nga gërmimet e kryera nga Bunsen në vitin 1833, shumë studjues tani besojnë se ai gjendej në këndin juglindor të podiumit Rostra Augusti përgjatë një aksi simetrik me Umbilicus urbis Romae.[8][6]

Problemi mbishkrimit

Burimet e lashta nuk thonë asnjëherë drejtpërdrejtë se çfarë ishte shkruar mbi Miliarium Aureum, kështë që çdo ide që dikush mund të ketë rreth mbishkrimit duhet të konsiderohet hamendësim bazuar në formën tipike, strukturën dhe funksionin e miliarëve romakë.

Hipotezat kryesore rreth mbishkrimit sugjerojnë se ai përfshinte:

  • Asgjë, përveç emrit dhe titullit të perandorit.
  • Emrat e qyteteve më të rëndësishme të Italisë dhe Perandorisë Romake në vitin 20 p.e.s., me largësitë e tyre nga Roma.[9] Sipas një fjalie të turbullt të Plini të Vjetrit (en:Naturalis Historia, 3.66), largësitë në miljet romake mateshin duke nisur nga portat e qytetit dhe jo nga vendndodhja e Miliarium Aureum (kështu me një diferencë prej rreth 1 miljeje): Via Appia nga Porta Capena (për Brundisium, Greqi dhe provincat lindore); Via Salaria dhe Via Nomentana nga Porta Collina dhe Via Flaminia (për në Italinë Veriore, Raetia, Noricum, Panini dhe Illyricum); Via Aurelia (Për në Galliae dhe Hispaniae); Via Ostiensis (për në Ostia dhe limanet kryesore të Corsica dhe Sardinia, Sicilia dhe Africa).
  • Emrat e rrugëve që dilnin nga Roma dhe njerëzit e rangut pretorianë që Augusti kishte bërë curatores viarum për tu kujdesuar mirëmbajtjen e tyre,[10] bazuar te rrëfimi i Dion Kasit për ngritjen e monumentit.

Problemi i fragmenteve prej mermeri të etiketuara "Milliarium Aureum"

Fragmentet prej mermeri me diametër rreth 3-m të etiketuara "Milliarium Aureum" me një dekorim frize anthemion është konsideruar prej kohësh pjesë e bazës së monumentit. Megjithatë, nuk ka dëshmi të drejtpërdrejta për këtë, duke konsideruar gjithashtu se diametri i kësaj baze duket se është shumë i madh për një miliarium standard.

Sipas Richardson, rrënojat e etiketuara "Milliarium Aureum" mund të konsiderohen të lidhura me të vetëm nëse kolona e monumentit ishte e një shkalle kolosale, me një diametër prej pothuajse 3 metrash dhe jo 1.15 m: «Akoma më pak e besueshme është se pjesët e skalitura prej guri të etiketuara Milliarium Aureum në skajin veri-perëndimor të Forum Romanum sot faktikisht i përkasin bazës së atij monumenti. Frieza e dekoruar me një anthemion i përket relativisht pjesës së sipërme të një ndërtese dhe të elementet janë të një diametri të barabartë me atë të Umbilicus Romae, tepër i madh për një gurë miljar, përveçse ai ishte i një shkalle kolosale[11]

Shiko gjithashtu

Shënime

Citime fundore

  1. Bartolomeo Rossi; Giovanni Maggi (ilustrues) (1600). Ornamenti di fabriche antichi et moderni dell’ alma citta di Roma (në italisht). Andrea Vaccari. fq. 33.
  2. Dion Kasi 54.8.4; Plutarku, Galba 24.7; Plini i Vjetri, Naturalis Historia 3.66; Taciti, Historiae 1.27; Svetoni, Otho 6.2.
  3. Asnjë dëshmi e drejtpërdrejtë e lashtë nuk duket se e mbështet këtë interpretim: Z. Mari (1996). "Miliarium Aureum". përmbledhur nga E. M. Steinby (red.). Lexicon Topographicum Urbis Romae (në italisht). Vëll. 3. fq. 250–251. ISBN 88-7140-096-8.; Lothar Haselberger; David Gilman Romano; Elisha Ann Dumser (2002). "Miliarium Aureum". Mapping Augustan Rome (në anglisht). Journal of Roman Archaeology. fq. 167.
  4. Philip Schaff (1886). A. Roberts; J. Donaldson (red.). Ante-nicene fathers: The Apostolic fathers, Justin Martyr, Irenaeus (në anglisht). Vëll. 1. Grand Rapids, MI: CCEL. fq. 1.
  5. Dion Kasi, Historiae Romanae, 54.8.4
  6. 1 2 Bernard Frischer; Diane Favro; Dean Abernathy; Monica de Simone (2005). "The Digital Roman Forum Project of The UCLA Virtual Reality Laboratory". International Archives of the Photogrammetry, Remote Sensing and Spatial Information Siences (në anglisht). XXXIV (5). University of California Los Angeles.
  7. Romolo Augusto Staccioli (1985). La Roma di Augusto (në italisht). Novara: De Agostini.
  8. Heinz Kähler (1964). Das Funfsäulendenkmal für die Tetrarchen auf dem Forum Romanum. Monumenta artis Romanae (në gjermanisht). Vëll. 23. Këln: M. Dumont Schauberg. fq. 58–59. ISSN 0077-1406.
  9. Christian Hülsen (1904). Das Forum Romanum, seine Geschichte und seine Denkmäler (në gjermanisht). Loescher, Bretschneider & Regenberg.
  10. L. Richardson jr. (1992). A New Topographical Dictionary of Ancient Rome (në anglisht). The Johns Hopkins University Press. ISBN 978-0-8018-4300-6.
  11. L. Richardson jr. (1992). A New Topographical Dictionary of Ancient Rome (në anglisht). The Johns Hopkins University Press. fq. 254. ISBN 978-0-8018-4300-6.

Bibliografia

Bartolomeo Rossi; Giovanni Maggi (ilustrues) (1600). Ornamenti di fabriche antichi et moderni dell’ alma citta di Roma (në italisht). Andrea Vaccari. fq. 33.

  • Philip Schaff (1886). A. Roberts; J. Donaldson (red.). Ante-nicene fathers: The Apostolic fathers, Justin Martyr, Irenaeus (në anglisht). Vëll. 1. Grand Rapids, MI: CCEL. fq. 1.
  • Romolo Augusto Staccioli (1985). La Roma di Augusto (në italisht). Novara: De Agostini.
  • Svetoni, Otho 6.
  • Taciti, Historiae 1.

Lidhje të jashtme