Urbs

Termi latin urbs (urbis në femërore) tregon qytetin e mirëfilltë latin për antonomasi, i kuptuar si hapsira fizike e ndërtuar ose bashkësia e ndërtesave, rrugëve dhe infrastrukturave;[1] që zgjerohet dhe rinovohet pa pushim,[2] do me thënë struktura materiale e qytetit.[3] Civitas e kuptuar si një njësi territoriale, juridike, ekonomike dhe fetare e pajisur me njëfarë autonomie, megjithëse e kontrolluar nga poshteti qendror dhe në të cilën zhvillon rolin thelbësor për popullsinë, të qenëit qytetar,[4] hapsira e qytetarëve që formojnë shoqërisht dhe kulturalisht qytetin,[1] realitetin shoqëror të përbërë nga qytetarët që jetojnë në qytet[2] i pajisur me një kufi të vetin të shenjtë, pomerium, dhe në këtë mënyrë i shenjtëruar nga perënditë.

Përshkrimi

Prania i një rrethimi të shenjtëruar, në latinisht pomerium, e dallonte atë nga një oppidum, do me thënë nga qytetet e fortifikuara, pa prerogativat fetare dhe politike të urbs. Dallime i urbs nga oppidum e kishte origjinën që nga themelimi i qendrës, që në urbs ishte e shoqëruar nga cerimoni fetare gjatë të cilave vijëzohej hullia e shenjtë (pomerium), përreth të cilës pastaj do të ngriheshin muret. Hullia, brazda apo pragu, i quajtur pikërisht pomerium, kufizonte zonën e brendshme kushtuar jetës qytetare nga ajo e jashtme, kushtuar funksioneve ushtarake. Në mbrendësi të pomerium-it, pra qytetari ishte një civis, me të gjitha të drejtat dhe prerogativat e tij, por me ndalimin për të mbajtur armë, ndërsa jashtë saj mund të bëhej miles, do me thënë luftëtar në shërbim të qytetit, i nënshtruar rregullave më të rrepta. Pjesa e shenjtërizuar e qytetit, pastaj caktohej si hapsirë për funksione fetare dhe politike, përveç jetese.

Në sistemin e qyteteve latine, urbes ishin pra qytet-shtete me funksione politike dhe fetare përreth të cilave vërtiteshin oppida-t. Pastaj, me zgjerimin e shtetit romak qe Roma që mori rolin e urbs par exellence, ndërsa qyteti zanafillor i perandorisë. Kështu, kur përdoret me gërma kapitale, URBS përcaktonte qytetin e qyteteve, d.m.th. Romën.

Roma e Lashtë përbëhej nga zona urbane ngushtësisht e përcaktuar, Urbs Roma dhe zonat rurale përreth saj, të quajtura Ager Romanus. Me rritjen e popullsisë së Romës, banorët e saj e tejkaluan pomerium-in dhe kufirin urban, për tu vendosur në rrethina. Në vitin 8 p.e.s. do të ishte Augusti që e ndaur Urbs Roma në katërmbëdhjetë rajone, që do të ruhej gjatë gjithë perandoisë.[5] Në periudhën e Perandorisë Romake vetëm dy qytete gëzonin titullin urbs: Roma, qyteti për antonomasi, shpesh i emërtuar thjeshtë Urbs, dhe Urbs Salvia, tani pikërisht Urbisaglia në Marke, ndërsa para pushtimit romak kishte edhe të tjera si p.sh.: Urbs Vetus në Etruri (Orvieto moderne në Umbria, që edhe emri i rrjedh nga Urbs Vetus).

Shiko gjithashtu

Citime fundore

  1. 1 2 Joselito Fernández Tapia 2016, fq. 131-160
  2. 1 2 Horacio Capel Sáez 2003, fq. 9-22
  3. ↑ María del Carmen Santapau Pastor 2003, fq. 191-205
  4. ↑ María Juana López Medina 1996, fq. 171-185
  5. ↑ Jérôme CArcopino (1998). La vida en Roma en el apogeo del imperio (në spanjisht). Madrid: Tema de hoy, S.A. fq. 31–34. ISBN 84-7880-917-1.

Bibliografia

Lidhje të jashme