Mundus Cereris
.jpg)
Mundus Cereris (nga mundus në latinisht: "botë", "univers", "tokë", por edhe "i pastër", "i dëlirë" dhe Cereris: nga perëndesha Ceres), Caereris mundus apo, tekstualisht, Bota e Ceres, gjithashtu thjeshtë, mundus, ishte një pusë ose gropë rrethore që kur hapej, vinte në komunikim bontën e të gjallëve me botën e të vdekurve.[1]
Përshkrimi
Ishte pjesë e traditave më të errëta dhe të vjetra të fesë arkaike romake, por origjina e ritualit të lidhur me të me shumë gjasa ka origjinë etruske. Bëhet fjalë për një gropë të vendosur në faltoren e Ceres dhe shenjtëruar Di Manes, që ka formë rrethore përgjanason kupën qiellore dhe gjithë universin. Ky pus kishte formën simbolike të mitrës së përmbysur. Gropa rrinte e mbyllur gjatë gjithë vitit, me përjashtim të tre ditëve në të cilat kremtohej mundus patet.
Sipas traditës bota nëntokësore e Romës ishte hapur dhe vulosur ritualisht nga Romuli si pjesë e Themelimit të Romës në qendër, në kryqëzimin e akseve të decumanus dhe cardo. Plutarku e krahason me puset e gërmuara nga kolonistët etruskë, që përmbanin dhe të sjellë nga qyteti i tyre mëmë, dhe që përdorej për ti kushtuar frytet e para të të korrave.[2]
Konsiderohej një vend i shenjtë në fenë romake, dhe megjithëse vendndodhja e tij është e dyshimtë, duhet të ketë qenë me siguri brenda pomerium-it, kufirit ritual të qytetit të Romës, me gjasa Palatini.[3]
Ky pus kishte një formë rrethore që duket se përngjasonte formën simbolike të mitrës së përmbysur, i zhytur në tokë. Juristi Mark Porcius Caton Liciniani e shpjegonte formën e mundus si një pasqyrim ose përmbysje të kupës qiellore.[4] Ishte e mbyllur me një pllakë guri të njohur si lapis manalis.[a] Zbulohej vetëm tre herë në vit: më 24 gusht, 5 tetor dhe 8 nëntor, kur përurohej me shpalljen zyrtare të mundus patet ("mundus i hapur"), dhe hapej ndaj shpirtrave të të vdekurve dhe bëheshin oferta ndaj hyjnive bujqësore dhe të botës së përtejme, duke përfshirë Ceres, si perëndeshë e pjellorisë tokësore dhe gardiane e portave të Botës së Poshtme.
Riti kishte një veçori të theksuar purifikues dhe në këtë mënyrë, përgatitës ndaj eventeve të shenjta që Kalendari Romak parashikonte në ditët dhe mbi të gjitha në muajin pasues të menjëherëshëm (Saturnales dhe Dies natalis e Sol Invictus). Duke pasur një karakter iniciatik, meqë purifikimi, i krahasueshëm me pagëzimin dhe ceremoni të ngjashme, ishte operacioni i shenjtë që i paraprinte fillimit të afërt dhe të nevojshëm të një jete të re individuale ose kolektive, përveç të qenit një rit ktonik, gjithashtu me vlera bujqësore (më 24 gusht ishte vigjilja e Opalia, festë kushtuar vendosjes në depo të të korrave).[5] Gjë që përngjason shumë me natyrën origjinale të Ceres, që e shihnin jo vetëm si perëndeshë që bënte të rriteshin të mbjellat, por edhe si gardiane të pjellorisë njerëzore, të fenomeneve tellurike dhe të botës së Poshtme të të vdekurve.[6]
Gjatë hapjes u ofrohej shpirtrave të të vdekurve leje të përkohëshme nga Bota e Poshtme që të endeshin ligjërisht midis të gjallëve, në atë që Warde Fowler e përshkruan si "pushime, le të themi, për shpirtrat".[7]
Ditët në të cilat mundus hapej ishin ndër rastet e pakta kur romakët (Bota [mundus] e të gjallëve) vendosnin lidhje, në formë zyrtare, me shpirtrat kolektivë të të vdekurve, Di Manes (të tjerat janë ato të Parentalia dhe të Lemuralia). Ky funksion dytësor ose i vonë i mundus nëk dëshmohet para Republikës së Vonë, nëpërmjet Varronit.[8]
Në kalendarin më të vjetër romak të njohur, ditët e mundus shënoheshin si C(omitiales) (ditë në të cilat mblidhej Comitia). Autorët e mëvonshëm i përcaktonin si dies religiosus sepse sekretet e Di Manes dilnin 'në dritë' dhe për kështu, ndalohej çdo veprimtari zyrtare, dhe aq më pak martesat).[5] Studjuesit modernë përpiqen të gjejnë një shpjegim në hyrjen e vonë dhe bartjen e elementëve grekë, bashkangjitur riteve origjinale të mundus.[9] Ritet e 24 gushtit realizoheshin brenda festave bujqësore të Consualia-s dhe Opiconsivia-s; ato të 5 tetorit sipas Ieiunium Cereris, dhe ato të 8 nëntorit zhvilloheshin gjatë Lojërave Plebeje. Bashkarisht, ditë e ndryshme të mundus sugjerojnë rite të Ceres si perëndeshë gardiane e mbjelljes së farave në qytetet e themeluara, dhe në funksionin e saj si gardiane e jetës së përtejme, që bashkë-sundohej gjatë muajve të dimrit nga vajza e saj, Proserpina, mbretëresha-bashkëshorte e Dis Pater.[10]
Warde Fowler hamendëson se mundus duhet të ishte depozita e parë (penus) e farave të grurit në Romë, e shndërruar më vonë në penus simbolike të Shtetit Romak.[11]
Në këtë kuandër është vërejtur ngjashmëria me të gjitha ato forma rituale historiko-antropologjike që ndjekin temën e mundus inversus, midis Saturnaleve, Samhain, festën e Halloween, si dhe festat të lidhura me të vdekurit (Feralia dhe kultin e të parëve) dhe më vonë Karnavalet. Në letërsi e njëjta gropë e hapur nga Odisea në hyrje të Hadit, në librin XI të Odisesë[12] (kjo ndërlidhje përmendet edhe te studimi Omero nel Baltico i Felice Vinci-t).[13]
Shiko gjithashtu
- Halloween
- Karnavalet
- Samhain
- Kulti i të parëve
- Hadi
- Plutoni (mitologji)
- Plutos
- Nëntoka
- Abaddon
- Jeta e përtejme
- Libri i portave
- Etruskët
- Aerarium
- Agger
- Ager publicus
- Alba Longa
- Albanët (latinë)
- Amfiteatri Romak
- Amicitia
- Anijet Romake
- Arkitektura Romake
- Arkitektura e Teatrove Romake
- Arti Arkaik Romak
- Arti Romak Plebe
- Auguri
- Besimet e lashta mesdhetare
- Bujqësia në Romën e lashtë
- Cirku Romak
- Cliens
- Clivus Palatinus
- Curia Calabra
- Cursus honorum
- Çitadela
- Dashuria Greke
- Di Manes
- Dux
- E drejta romake
- Ekonomia Romake
- Equites
- Fasti Ostienses
- Feja romake
- Festivalet Romake
- Fiset Italike
- Folklori Romak
- Forumet Romake
- Genius loci
- Gens
- Gotthograikia
- Harku i Triumfit
- Horreum
- Horreum (Epir)
- Hospitium
- Imperator
- Imperium
- Institucionet politike të Romës së lashtë
- Instrumentum regni
- Jus
- Kalendari Romak
- Kalendat
- Klima e Romës së Lashtë
- Kolona e Fitores
- Kolumbarium
- Kultura e Romës së lashtë
- Kuvendet Romake
- Labici
- Lapis manalis
- Larja në Romën e Lashtë
- Latinët e Lashtë
- Latium
- Letërsia e vjetër greke e romake
- Lidhja Latine
- Llaçi romak
- Ludi
- Luftërat Romako-Latine
- Lupanari
- Lustrum
- Lustratio
- Magjistratët romakë
- Magjistratët e Perandorisë Romake
- Mare Nostrum
- Marina Romake
- Miliarium
- Miliarium Aureum
- Misteret greko-romake
- Mitologjia romake
- Mjekësia Romake
- Mos maiorum
- Muri i Antoninit
- Nikopoli i Epirit
- Njësitë matëse romake
- Optimates dhe populares
- Orcus
- Pagus
- Patricët romakë
- Patronazhi në Romën e Lashtë
- Patronus
- Periudha e Ngrohtë Romake
- Plaçkitja Vandale e Romës
- Plaçkitja Visigote e Romës
- Plebejtë
- Pomerium
- Provinca romake e Epirit
- Provocatio ad populum
- Remi dhe Romuli
- Roma e Lashtë
- Roma quadrata
- Romanitas
- Romanizimi (kulturor)
- Sabinët
- Samnitët
- Shpyllëzimi gjatë periudhës romake
- Shtatë Kodrat e Romës
- Shtetësia Romake
- Shtëpia Romake
- Skulptura Romake
- Soli (hyjni)
- Spektaklet Romake
- Statio
- Tempulli i Apollonit Palatin
- Tempulli Romak
- Themelimi i Romës
- Thermae
- Traditat romake të emërtimit
- Triumfi Romak
- Ujësjellësi Romak
- Umbilicus urbis Romae
- Ura e Trajanit
- Urbanistika Romake
- Urbs
- Ushtria Romake
- Vardariotai
- Varronis De re rustica
- Vicus
- Vila Romake
- Villa rustica
- Zgjedhjet në Republikë Romake
Shënime
- ↑ Nuk bëhej fjalë për të njëjtin lapis manalis të përdorur nga pontifeksët për të zbutur thatësirat.
Citime fundore
- ↑ "Mundus". Enciclopedia Treccani (në italisht). Istituto dell’Enciclopedia Italiana.
- ↑ Plutarku (1878). "The Life of Romulus". përmbledhur nga John Langhorne; William Langhorne (red.). Plutarch’s Lives Translated from the Original Greek (në anglisht). Vëll. 1. Harper & Brothers. fq. 57–90.
- ↑ Bayet 1984, f. 37.
- ↑ Sekst Pompe Festi (1846). "Mundus". De la Signification des Mots (në frëngjisht dhe latinisht). Përkthyer nga Auguste Savagner. C. L. F. Panckoucke. fq. 236–237, 258–259., duke cituar komentarët e Katonit mbi të drejtën civile.
- 1 2 Jacquelin Champeaux (2002). La religione dei romani (në italisht). Bolonjë: Il Mulino. fq. 28. ISBN 88-15-08464-9.
- ↑ Jacquelin Champeaux (2002). La religione dei romani (në italisht). Bolonjë: Il Mulino. fq. 27–28. ISBN 88-15-08464-9.
- ↑ W. Warde Fowler (1912). "Mundus Patet". Journal of Roman Studies (në anglisht). 2: 25–26, 35–36.: Warde Fowler vëren mundësinë që të ofroheshin derra si dhe grurë.
- ↑ Cituar nga Ambrosius Theodosius Makrobius (2009). "I.16. Las Celebraciones del Mes 18.". përmbledhur nga Juan Francisco Mesa Sanz (red.). Saturnales (në spanjisht). Madrid: Ediciones Akal. fq. 161. ISBN 978-84-460-2307-4.
- ↑ Michel Humm (2004). "Le mundus et le Comitium: représentations symboliques de l'espace de la cité". Histoire urbaine (në frëngjisht). 2 (10): 43–61.
- ↑ Sekst Pompe Festi (1846). "Mundus". De la Signification des Mots (në frëngjisht dhe latinisht). Përkthyer nga Auguste Savagner. C. L. F. Panckoucke. fq. 236–237, 258–259., mundus është një hyrje për në Botën e Poshtme të Orcus, gjerësisht i barazvlefshëm me Dis Pater dhe Plutonin grek. Për tu thelluar mbi Ceres si një perëndi liminale, pararendja e saj tokësore mbi Botën e Poshtme dhe mundus, shiko edhe Barbette Stanley Spaeth (1996). The Roman Goddess Ceres (në anglisht). University of Texas Press. fq. 5, 18, 31, 63–65. ISBN 978-0-292-77693-7.. Për lidhjet midis mundus, Di Penates dhe perënditë bujqësore dhe të Botës së Poshtme, mund të shihet W. Warde Fowler (1912). "Mundus Patet". Journal of Roman Studies (në anglisht). 2: 25–33.
- ↑ Barbette Stanley Spaeth (1996). "3.3 Rites of Intensification". The Roman Goddess Ceres (në anglisht). University of Texas Press. fq. 62–72. ISBN 978-0-292-77693-7.; W. Warde Fowler (1912). "Mundus Patet". Journal of Roman Studies (në anglisht). 2: 25–33.; Michel Humm (2004). "Le mundus et le Comitium: représentations symboliques de l'espace de la cité". Histoire urbaine (në frëngjisht). 2 (10): 43–61.
- ↑ "Halloween Mundus patet" (në italisht). Imperium romanum. tetor 2012.
- ↑ Felice Vinci (2019). Omero nel Baltico (në italisht). Rosa Calzecchi Onesti. Roma: Palombi. ISBN 978-88-6060-153-7.
Bibliografia
- Eraldo Baldini; Giuseppe Bellosi (2006). Halloween: Nei giorni che i morti ritornano (në italisht). Milano: Einaudi.
- Bayet, Jean (1984). La religión romana: Historia politica y psicológica (në spanjisht). Përkthyer nga Miguel Angel Elvira. Jose Maria Blazquez. Madrid: Ediciones Cristiandad. ISBN 84-7057-363-2.
- Jacquelin Champeaux (2002). La religione dei romani (në italisht). Bolonjë: Il Mulino. ISBN 88-15-08464-9.
- Giovanni Feo (2004). Misteri etruschi (në italisht). Alfredo Scanzani (parathënia), Maurizio Biserni (dizenjot), Stefano Pacini (fotot). Viterbo: Squilibri.
- Sekst Pompe Festi (1846). "Mundus". De la Signification des Mots (në frëngjisht dhe latinisht). Përkthyer nga Auguste Savagner. C. L. F. Panckoucke. fq. 236–237, 258–259.
- W. Warde Fowler (1912). "Mundus Patet". Journal of Roman Studies (në anglisht). 2: 25–36.
- Mario Giannitrapani (2004). Il sacro arcaico: forme della sacerta neolitica: civiltà preclassiche d'Italia e d'Europa tra sciamanesimo paleolitico e ritualita etrusco-romana (në italisht). Roma: Simmetria.
- Michel Humm (2004). "Le mundus et le Comitium: représentations symboliques de l'espace de la cité". Histoire urbaine (në frëngjisht). 2 (10): 43–61.
- Ambrosius Theodosius Makrobius (2009). "I.16. Las Celebraciones del Mes". përmbledhur nga Juan Francisco Mesa Sanz (red.). Saturnales (në spanjisht). Madrid: Ediciones Akal. fq. 157–166. ISBN 978-84-460-2307-4.
- Mauro Menichelli (2014). Il "Mundus" nella Perugia etrusca: ricostruzioni, funzioni e simbolismo di un antico rituale (në italisht). Peruxha: Futura. ISBN 88-95132-01-7.
- Plutarku (1878). "The Life of Romulus". përmbledhur nga John Langhorne; W[illiam Langhorne (red.). Plutarch’s Lives Translated from the Original Greek (në anglisht). Vëll. 1. Harper & Brothers. fq. 57–90.
- Barbette Stanley Spaeth (1996). "3.3 Rites of Intensification". The Roman Goddess Ceres (në anglisht). University of Texas Press. fq. 62–72. ISBN 978-0-292-77693-7.
- Felice Vinci (2019). Omero nel Baltico (në italisht). Rosa Calzecchi Onesti. Roma: Palombi. ISBN 978-88-6060-153-7.