Lapis manalis

Plutarku e lidhte mundus romak me qendrën fetare të Romës, të ashtuquajturën Umbilicus urbis Romae.

Një lapis manalis ishte secili nga dy gurët e shenjtë të përdorur në Fenë Romake. Megjithëse kishin të njëjtin emër, ata ishin dy gurë të ndryshëm: njëri mbulonte portën e botës së poshtme ose të përtejme, ndërsa tjetri ishte një gurë që shërbente për të ndihmuar në rënien e shiut.[1]

Porta për në botën e përtejme

Një lapis manalis mbulonte Mundus Cereris, një gropë që mendohej se përbënte një hyrje për në Botën e Nëndheshme. Gramatiku Sekst Pompeius Festi e quante atë Ostium Orci, "porta e Orcus". Shumica e qyteteve të Latium dhe Etrurias përmbanin një gropë apo hendek të ngjashëm; Plutarku përshkruan zakonin e një mundus si me origjinë etruske dhe pohon se ai përdorej si një vend ku depozitoheshin frutat e para.[2] Fjala latine mundus do të thotë "Botë". Festi, duke cituar Mark Porcius Katonin këtë herë shpjegon se:

«Mundo nomen impositum est ab eo mundo qui supra nos est.»

(«Mundus e mer emrin e tij nga kjo botë e cilë ndodhet sipër nesh».)[3]

Mundus romak gjendej te Comitium.[4] Ky gur, në mënyrë ceremoniale, hapej tre herë në vit, gjatë të cilave shpirtrat e të vdekurve të bekuar (Manes) ishin të aftë të komunikonin me të gjallët. Tre ditët në të cilat mundus hapej ishin 24 gushti, 5 tetori dhe 8 nëntori. Gjatë kësaj kohe të vdekurve u ofroheshin frutat e të vjelave.[5][6] Makrobius, duke cituar Mark Terentius Varronin, për këto ditë thotë se:

«Mundus cum patet, deorum tristium atque inferum quasi ianua patet.»

(Kur mundus hapet, është sikur një derë qëndron e hapur për zotat e vuajtueshëm të botës së përtejme [Di inferi].)

Në këtë mënyrë, ai raporton se gjatë tyre nuk zhvilloheshin çështje ushtarake dhe publike, edhe pse ato mund të mos ishin dies nefasti.[7]

Ceremonia magjike për të rënë shi

Lapis manalis tjetër përdorej si pjesë e një ceremonie të quajtur aquaelicium (latinisht për "thirrja e ujërave"), që përpiqej të prodhonte shi në kohët e thatësirës.[8] Gjatë ceremonisë, pontifeksët e sillnin gurin nga vendi i tij i zakonshëm i qëndrimit, Tempulli i Marsit në Klivo (Aedes Martis in Clivo) pranë Porta Capena, në Senat. Gjatë ceremonisë i bëheshin oferta Jupiterit, duke iu lutur për shi dhe mbi gurin hidhej ceremonialisht ujë.[9] Emri i këtij guri mund të ketë rrjedhur nga folja manare, "të rrjedh".

Shiko gjithashtu

Citime fundore

  1. ↑ Sextus Pompeius Festus, De verborum significatione, sub. tit. manalis (teksti latin dhe frëngjisht)
  2. ↑ Plutarku, Life of Romulus kapitulli 11.
  3. ↑ W. Warde Fowler, "Mundus Patet", Journal of Roman Studies, Vol. 2 (1912), fq. 25‑33.
  4. ↑ Plutarku, supra.
  5. ↑ Lesley Adkins dhe Roy A. Adkins, Dictionary of Roman Religion (Facts on File, 1996) ISBN 0-8160-3005-7
  6. ↑ W. Warde Fowler, supra.
  7. ↑ Makrobius, Saturnalia I 16.18
  8. ↑ Sir James Frazer, The Golden Bough kapitulli 5, "Magical Control of the Weather" (Abridged edition, MacMillan, 1922)
  9. ↑ Cyril Bailey, The Religion of Ancient Rome, kapitulli 2 (Archibald, Constable & Co., Londër, 1907)

Bibliografia

  • Lesley Adkins dhe Roy A. Adkins, Dictionary of Roman Religion (Facts on File, 1996) ISBN 0-8160-3005-7
  • Cyril Bailey, The Religion of Ancient Rome, kapitulli 2 (Archibald, Constable & Co., Londër, 1907)
  • Sekst Pompeius Festi, De verborum significatione, sub. tit. manalis (teksti latin dhe frëngjisht)
  • W. Warde Fowler (1912). "Mundus Patet". Journal of Roman Studies (në anglisht). 2: 25‑33.
  • Sir James Frazer, The Golden Bough kapitulli 5, "Magical Control of the Weather" (Abridged edition, MacMillan, 1922)
  • Makrobius, Saturnalia.
  • Plutarku, Life of Romulus.