Kulla fortifikuese

Tour des PénitentsMende, Francë, një kullë në formë patkoi që ka mbetur nga muret mesjetare të qytetit

Një kullë fortifikuese (gjithasthtu kullë mbrojtëse, kullë e kështjellë ose, në konteks, thjeshtë kullë) është një nga strukturat mbrojtëse të përdorura në fortifikime, si kështjellat, bashkë me muret mbrojtëse si muret perde. Kullat e kështjellave mund të kenë një larmi formash të ndryshme, duke përmbushur kështu funksione të ndryshme.

Forma e kullave

Kullat drejtkëndore

Kullat katrore ose drejtëkëndore janë të lehta për tu ndërtuar dhe japin një sasi të mirë hapsire të brendshme të përdorshme. disavantazhi i tyre është se këndet janë të prekshme ndaj sulmeve. Megjithë këtë prekshmëri, kullat drejtëkëndore vijuan të përdoren dhe arkitektura ushtarake myslimane përgjithësisht i favorizonte ato.[1]

Kullat e rrethore

Kullat rrethore, të quajtura edhe kulla tambure, janë më rezistente ndaj teknologjisë së rrethimeve si xhenioja dhe predhat sesa kullat katërkëndore. Ballina rrethore është më rezistente sesa faqja e drejtë e një kulle katërkëndore, thjeshtë ashtu si një hark ngarkesë mbajtës. Ky parim ishte kuptuar që në lashtësi.[1]

Kullat e portës në Kështjellën Harlek

Kullat patkua

Kullat patkua (ose në formë D-je) janë një kompromis që jep më të mirën e një kulle rrethore dhe atë të një kulle katërkëndore. Ana gjysmë-rrethore (ajo përballë sulmuesve) mund ti rezistojë mjeteve të rrethimit, ndërsa pjesa drejtëkëndore në pjesën e mbrapme krijon hapsira të brendshme dhe një platformë të madhe luftimi në krye.[1] Kullat e mëdha në Krak des Chevaliers dhe kullat e portës në Kështjellën Harlek janë shembuj të mirë. Kështjellat Armene si Lamproni gjithashtu e favorizojnë këtë formë.

Kullat shumëkëndëshe

Një formë e zakonshme është një kullë tetëkëndore, e përdorur në disa bergfried-e dhe në Castel del Monte në Itali.

Ka disa forma hibride. Për shembull, donxhoni në Château-Gaillard është lehtësisht e përkulur përpara, por ka gjithashtu një sqep trekëndor për të devijuar predhat.

Kullat me funksione të posaçme

Kullat e mureve, të njohura edhe si kulla morale, mundësojnë zjarrë anësor (nga harqet kryqe ose armë të tjera qitëse) ndaj një pjese të drejtë të murit perde. Kullat këndore rreshtojnë dy faqe fqinje murore. Nëse kullat këndore janë të largëta me njëra-tjetrën, mund të shtohen kulla të tjera anësore midis tyre. Kullat në perden e jashtme të mureve shpesh janë të hapura mbrapa.

Kullat veçanërisht të mëdha shpesh janë pika më e fortë e kështjellës: donxhoni ose bergfried-i. Pasi porta është gjithmonë një pikë e prekshme e kështjellës, kullat mund të ndërtohen afër saj për ta përforcuar mbrojtjen në këtë pikë. Në kështjellat e kryqëtarëve, shpesh ndodhet një kullë porte, me kalimin e portës që të çon përmes bazës së vetë kullës. Në kështjellat evropiane, është më e zakonshme të kesh kulla anësore në të dy krahët e portës.

Shiko gjithashtu

Citime fundore

  1. 1 2 3 Kennedy (2000).

Bibliografia

  • A. Bianco, Asti Medievale, Editore CRA, 1960.
  • G. Bera, ASti edifici e palazzi nel medioevo. Editore Se Di Co di Lorenzo Fornaca Gribaudo 2004, ISBN 88-8058-886-9.
  • Michel Bur (1986). "La maison forte au Moyen Age" (në frëngjisht). Actes de la table ronde de Nancy, Pont-à-Mousson, 1984, Paris: Ed. CNRS.
  • Cayot, Fabrice (2003). "Les maisons seigneuriales rurales à la fin du Moyen Age (XIVe–XVIe s.) dans l'Yonne" (në frëngjisht). Annales de Bourgogne, 75, fq. 259–288.
  • Ernst J. Grube; George Michell (1978). Architecture of the Islamic World: Its History and Social Meaning, With a Complete Survey of Key Monuments (në anglisht). Morrow. ISBN 9780688033248.
  • Harper, Richard P.; Pringle, Denys; Grey, Anthony; Will, Robert (2000). Belmont Castle: The Excavation of a Crusader Stronghold in the Kingdom of Jerusalem. British Academy Monographs in Archaeology (Vol. 10) (në anglisht). Oxford University Press for the Council for British Research in the Levant. ISBN 0-19-727009-3. Marrë më 5 tetor 2025.
  • Kennedy, Hugh (2000). Crusader Castles (në anglisht). Cambridge University Press. ISBN 0-521-79913-9.
  • Mouillebouche, Hervé (2002). Les maisons fortes en Bourgogne du Nord du XIIIe au XVIe siècle (në frëngjisht). Dijon: EUD.
  • Greville Pounds; Norman John (27 maj 1994). The Culture of the English People: Iron Age to the Industrial Revolution (në anglisht). Cambridge University Press. ISBN 978-0-521-46671-4.
  • Pringle, Denys (2023). "Hospitaller Castles and Fortifications in the Kingdom of Jerusalem, 1136-1291". Medievalista (në anglisht) (33). Instituto de Estudos Medievais - FCSH-UNL. doi:10.4000/medievalista.6292. Marrë më 5 tetor 2025.
  • S. Taricco, Piccola storia dell’arte astigiana. Quaderno del Platano Ed. Il Platano 1994.
  • Toy, Sidney. Castles: Their Construction and History (në anglisht). ISBN 978-0-486-24898-1 nëpërmjet Archive.org.
  • Johnson Westropp, Thomas (1899). "Notes on the Lesser Castles or 'Peel Towers' of the County Clare". Proceedings of the Royal Irish Academy (në anglisht). 20: 348–365. JSTOR 20490552.