Proçesionet fallike

Fallus çeliku dhe fibre qelqi mikoshi (qarkullim parade) në Kanamara Matsuri në Kawasaki, Japoni. Ndodhen dy nga tre matsuri të bartur në festival.

Proçesionet fallike janë kremtime publike që paraqesin një fallus, një imazh të një penisi të ngrehur.

Lashtësia

Greqia e Lashtë

E quajtur fallikaGreqinë e Lashtë këto proçesione ishte një karakteristikë e zakonshme e Kremtimeve Dionisiake; ato vijonin për në një qendër kulti dhe karakterizoheshin nga lapërdhi dhe abuzimi verbal.[1] Shfaqja e një falusi të fetishizuar ishte një veçori e zakonshme.[2][3] Në një pasazh të famshëm në kapitullin 4 të Poetikës, Aristoteli formulonte hipotezën se format më të hershme të komedisë e kishin origjinën dhe evoluan nga "ata që zhvillonin proçesionet fallike", të cilat ishin akoma të zakonshme në shumë qytete në kohën e tij.[1][4][5][6]

Roma e Lashtë

Festivali Romak Liberalia zhvillohej në nder të Liber Pater dhe bashkëshortes së tij Libera.[7] Romakët e kremtonin atë me flijime, proçesione, këngë humoristike të pista, si dhe maska që vareshin mbi pemë. Festa kremtonte kalimin e djemve në burra, zakonisht në moshën 15 ose 16 vjeçare. Kremtimi ishte një festival rustik ose fshatar dhe dhe proçesioni paraqiste një fallus të madh që adhuruesit e bartnin përgjatë fshatit për të sjellë bekimin e pjellorisë te toka dhe njerëzit dhe për ti mbrojtur të mbjellat nga syri i keq. Në fun të proçesionit, një grua e respektuar e moshuar vendoste një kurorë mbi fallusin.[8]

Moderne

Greqia moderne

Qyteti i Tirnavos zhvillon një festival të përvitshëm, një event tradicion falloforik gjatë ditëve të para të kreshmës, të quajtur Burani. Gjatë kësaj feste kremtohet liria nga normat e ngurta morale. Përdorimi i simboleve seksuale kombinohet me shfaqje tradicionale folklorike.[9] Ngushtësisht Burani është një paradë popullore, por në thelb është një festival fallik që simbolizon riprodhimin dhe pjellorinë.[10][11]

Në gusht të vitit 2000, për të promovuar veprën e Aristofanit Retë, do të organizohej një proçesion tradicional fallik grek, me një fallus 7.6-metre (25 ft) të gjatë të parakaluar nga organizuesit me shoqërimin e muzikë ballkanik; mjeti fallik u ndalua nga stafi i Festivalit të Edinburgut.[12]

Japoni

Parada të ngjashme të Shintos kanë qenë prej kohësh pjesë e traditave të pasura matsuri (festivale japoneze). Megjithëse praktika nuk është më e zakonshme, pak prej tyre siç janë Kanamara Matsuri i Kawasakit dhe Hōnen Matsuri i Komakit, vijojnë edhe sot e kësaj dite. Në mënyrë tipike, fallusi vendoset në një mikoshi, një faltore e bartshme shinto.[13]

Shiko gjithashtu

Citime fundore

  1. 1 2 Dunkle, Roger Arkivuar 22 gusht 2007 tek Wayback Machine The origins of comedy Arkivuar 24 mars 2008 tek Wayback Machine te Introduction to Greek and Roman Comedy
  2. Arthur Pickard-Cambridge (1962). T. B. L. Webster (red.). Dithyramb, Tragedy, and Comedy (në anglisht). Cambridge University Press. fq. 144–162.
  3. Kenneth Reckford (1987). Aristophanes’ Old-and-New Comedy (në anglisht). Chapel Hill. fq. 443–467.
  4. Aristoteli, Poetika, 1449a10-13: Le të jetë ashtu, tragjedia – ashtu si dhe komedia – fillimish ishin improvizime të thjeshta. Njëra e ka origjinën nga autorët e ditirambeve, ndërsa tjetra me ata të këngëve fallike, të cilat janë akoma në përdorim në shumë nga qytetet tona.
  5. Giuseppe Mastromarco (1994). Introduzione a Aristofane (në italisht) (bot. i 6-të). Roma-Bari: Laterza. fq. 3. ISBN 978-88-420-4448-2.
  6. Gorge Grote (1872). "LXVII. The Drama". A History of Greece: From Earliest Period to the Close of the Genereation (në anglisht). Vëll. VII. John Murray. fq. 1–19.
  7. T. P. Wiseman (1995). Remus: A Roman Myth (në anglisht). Cambridge University Press. fq. 133.
  8. Hodder Michael Westropp (1885). Primitive Symbolism as Ilustrated in Phallic Worship or The Reproductive Principle (në anglisht). J. G. R. Forlong. George Redway.
  9. The Annual Phallus Festival in Greece, Der Spiegel, edicioni anglisht.
  10. "The Carnival of Tirnavos" (në anglisht dhe greqisht). Larissa prefecture.
  11. "Phallic Tyrnavos". Vagabond: Bulgaria’s English Magazine (në anglisht) (53–54). shkurt–mars 2011.
  12. "Edinburgh festival 2000". The Guardian (në anglisht). 30 gusht 2000. Marrë më 18 maj 2024.
  13. "Kanamara Matsuri (Penis Festival)" (në anglisht). Japan National Tourism Organization. Marrë më 18 maj 2024.

Bibliografia

Burime të lashta

Burime historiografike moderne

Lidhje të jashtme