Honesta missio

Një diplomë ushtarake dhënë në përfundim të honesta missio, gjetur pranë fortesës legjionareCarnuntum në Klosterneuburg, e datueshme në kohën e perandor Titit (13 qershor 80 i e.s.).[1]

Honesta missio ishte lirimi i nderuar nga shërbimi ushtarakPerandorinë Romake. Statusi u jepte privilegje të caktuara (praemia militiae). Mes gjërave të tjera, një legjionar i liruar me nder, i paguheshin para nga një thesar i krijuar nga Augusti, aerarium militare, i cili arrinte në 12,000 sesterca për ushtarët e zakonshëm dhe rreth 600,000 sesterca për primus pilus[2] deri në princitatën e Karakalës.[3]

Gjatë periudhës perandorake, nga Augusti e në vijim, ushtarakëve u jepej (qofshin ata legjionarë apo auxilia) një diplomë që sanksiononte me ligj fundin e shërbimit; i jepej, kështu, një shpërblim në para (nummaria missio) apo mallra (p.sh.: një parcelë toke me si pjesë e një kolonie romake[4] = agraria missio, si të ishte një formë pensioni në ditët e sotme,[5] disave u jepej e drejta e qytetarisë romake (auxilia) me mundësinë e lidhjes së martesë së ligjshme (Ius connubii).[6] Nga këto shpërblime përfitonin edhe legjionarët e liruar parakohe nga plagosjet ose sëmundjet (causaria missio) apo të liruarit sipas vullnetit të komandantit (gratiosa missio). Humbja e përfitimeve ndodhte me lirimin ç'nderues (ignominiosa missio).

Ushtarakët tashmë të liruar në këtë mënyrë quheshin veteranë dhe në rast nevoje, nëse rithirreshin në shërbimin aktiv, emëroheshin evocatus.

Privilegje të posaçme

Diplomë ushtarake romake e një ushtaraku nga Panonia, të quajtur Gemellus, i biri i Breucus, 122

Lirimi i nderuar i legjionarit me gjasa merte gjithashtu një çertifikatë pas një shërbimi prej rreth 20 deri në 26 vjetësh. Vetëm pak, të quajtura tabulae honestae missionis, janë ruajtur, me gjasa shumica të bëra prej materialesh jetëshkurtër. Perandor Augusti e filloi praktikën e dhënies ushtarakëve të liruar një përfitim të njohur si missio nummaria, i cili u jepte ushtarakëve shpërblime finaciare. Legjionarët mund të fitonin barasvlerën e 10 deri në 13 vitesh të pagës së tyre nga kjo. Një tjetër përfitim ishte një dhënia e tokës të njohur si missio agraria.[7]

Ushtarakët e auxilia,[8] të quajtur peregrini (jo qytetarë romakë të perandorisë), zakonisht mernin qytetarinë romake dhe conubium (lejen për tu martuar)[9] për vete dhe pasardhësit e tyre bashkë me honesta missio.[8] Urdhëri perandorak rreth këtyre shpërblimeve shpesh dokumentohej më vonë me çertifikata apo diploma ushtarake prej bronzi, por që nuk ishin domosdoshmërisht drejtpërdrejtë të lidhura me lirimin. Këta urdhëra mund të përfshinin edhe të drejtën për të marë para dhe tokë, përjashtim nga taksimi për deri në katër veta dhe imunitetin nga detyra të ndryshme. Për shembull, marrësit që krijonin një sipërmarrje mund të mernin një grant në të holla dhe ata që dëshironin tokë mund tu jepej një sipërfaqe e mjaftueshme bashkë me dy qe, të holla dhe 100 masa të ndryshme drithërash. Këto benefite do të zvogëloheshin përgjatë kohës.

Ushtarakët e të gjitha degëve që mernin lirimin e tyre të nderuar pas përfundimit të afatit të tyre të rregullt të shërbimit ose në rast të lirimit të parakohshëm për shkak të invaliditetit, ashtu dhe për shkak të vullnetit perandorak, konsideroheshin veteranë, që ndonjëherë u jepej lahtësime taksimi (privilegia veteranorum). Veteranët, si honestiores, përmbushnin funsksione të ndryshme në administratën civile vendore të shtëpive të tyre kryesisht rurale, duke kontribuar kështu në mënyrë domethënëse në qëndrueshmërinë e perandorisë dhe Romanizimin ose helenizimin (sidomos në provincat lindore) të zonave që ata kishin nënshtruar. Veteranët mund të rithirreshin në shërbim të legjioneve si evocatus me kërkesë të një komandanti me pëlqimin e tyre.

Lloje të tjera të lirimit nga shërbimi ushtarak

Përveçhonesta missio, kishte gjithasthu lirime të parakohshme për arsye shëndetësore (missio causaria, invaliditeti, për shembull, nga një plagosje serioze në betejë) dhe ç'nderuese (missio ignominiosa).[10] Në shumicën e rasteve, burrat e liruar për arsye shëndetësore trajtoheshin si të liruar me nderim, megjithëse shtrirja e përfitimeve të tyre bazohej në gjatësinë e shërbimit të tyre.[11]

Lirimi ç'nderues (missio ignominiosa) ishte ndëshkimi për ushtarakët e gjetur fajtorë për krime serioze. Këta burra ndalohej me ligj të jetonin në Romë ose të hynin në shërbimin perandorak dhe ata mund të shënoheshin (të damkoseshin ose tatuoheshin). Ata gjithasthu nuk gëzonin asnjë nga të drejtat dhe privilegjet e dhëna ushtarakëve të liruar me nderim.

Historia

Republika e Vonë

Diplomë ushtarake romake e një centurioni të quajtur Likaius Birsi, Gjermani

Që në periudhën e vonë republikane shërbimi ushtarak mund të zgjaste në një maksimum prej 16 vitesh.[12] Në përfundim të shërbimit u jepej një shpërblim për lirimin me nder (honesta missio) që mund të përbëhej nga një tokë ose një shumë parash.

Perandoria

Augusti vendosi në vitin 13 p.e.s. vitet e shërbimit ushtarak për shtetasit dhe caktimin e një shpërblimi në përfundim të shërbimit si dhënia e tokës që vijonin ta kërkonin, në mënyrë që ushtarët të mos i mernin këto probleme si pretekst për të nxitur rrebelim.[13] Numri i viteve të pretorianëve u ngulit në 12, për ushtarakët e tjerë (legjionarë-qytetarë) u ngulit në 16,[14] dhe ndoshta në 20 vjetë për auxilia.

Ndonjë vit më vonë, në vitin 5 të e.s., pasi askush nuk donte të qëndronte tej kufirit të shërbimit të caktuar, Augusti caktoi që pretorianëve tu jepej si shpërblim e përfundimit të shërbimit, 20.000 sesterca, por pasi i kishin arritur 16 vite shërbim; ndërsa legjionarëve ju jepeshin 12.000 sesterca pas 20 vitesh shërbim,[15] të dyja të financuara nga aerarium militare.[16] Më pak se dhjetë vjetë më pas (në vitin 14 të e.s.), menjëherë pas vdekjes së Augustit, legjionet e Germania dhe Panonia, kërkuan të ktheheshin në sistemin e mëparshëm të shërbimit prej 16 vjetësh për legjionarët.[17] Por pak muaj më vonë ky parashikim u hoq nga vetë perandori i ri, Tiberi.[18]

Dhe kështu, nëse legjionarët shërbenin për 20 vjetë në shekujt pasues,[19] Pas reformës augustiane, trupat auxilia (që shërbenin si kalorës apo këmbësorë) për 25 vite,[20] në përfundim të të cilave mernin diplomën ushtarake që dëshmonte lirimin. Për më tepër, dimë se shumë prej centurionëve, megjithëse shërbimi normal ushtarak zgjaste 20 vjetë edhe për ta, që nga kohët e Augustit, qëndronin në shërbim deri në 30-35 vite dhe në një rast të veçantë, të treguar nga një mbishkrim, bëhej fjalë për një centurion me emrin Lucius Maximius Gaetulicus, do të arrinte deri në 57 vite,[21] një rekord i vërtetë. Gjithasthu dimë se nën Karakalën (në vitin 212) shpërblimi e përfundimit të ferma u rrit në 20.000 sestercë.[22]

Personeli i flotës (classiari) ishte i ndarë në dy grupe: të caktuarit në lundrim dhe ushtarakët. Shërbimi zgjaste 26 vjetë[23] (përkundrejtë 20 viteve të legjionarëve[19] dhe 25 viteve të auxilia[20]). Nga shekulli III u rrit deri në 28 vite shërbimi.

Perandoria e Vonë

Nga fundi i perandorisë u bë gjithmonë e më e vështirë për të siguruar fonde për të paguar trupat dhe shpërblimet u bënë gjithmonë e më të parregullta. Legjionarët mund të tërhiqeshin pas 20 vitesh në shërbim ushtarak me 'honesta missio[19] apo, me privilegje më të mëdha, pas 24 vjetësh me emerita missio, siç dëshmohet nga tabela prej bronzi e zbuluar pranë Brigetio-s që daton nga viti 311 (nën sundimin e Kostandinit të I).[24] Me reformën kostandiniane parashikohej një trajtim i ndryshëm midis comitatenses dhe riparienses, ku të dytët mernin honesta missio vetëm pas 24 viteve. Por pak vjetë më vonë, në vitin 325, dy llojet e trupave u njësuan, duke ua zgjatur riparienses të njëjtin kohëzgjatje që kishin të parët.[25]

Në fund të karrierës së vetë do të merrnin një seri privilegjesh, si përjashtimi fiskal nga Iugatio-capitatio i periudhës së Dioklecianit (e shtrirë edhe në tre raste, përveçveteranëve në rastin e emerita missio[24] apo të causaria missio nga ana e comitatenses; me ligjin e vitit 325 përjashtimi u kufizua vetëm për veteranët si dhe gruas në rast të emerita missio[25]), 25.000 folles (= 16 solidë), një pjesë toke, dy qe dhe qint modii farash.[26] Në kohën e Valentinianit të I (364-375) duket se mbetën vetëm toka, qetë dhe farat, por jo shumë e parave.[27]

Në kulturën popullore

"Dhurata" te Asterix dhe dhurata e Çezarit ishte një honesta missio.

Shiko gjithashtu

Referime

  1. Corpus Inscriptionum Latinarum XVI, 26.
  2. Alföldy, Géza; Mann, J. C. (2000). "Honesta Missio from the legions". Kaiser, Heer und Gesellschaft in der Römischen Kaiserzeit: Gedenkschrift für Eric Birley (në anglisht dhe gjermanisht). Franz Steiner Verlag. fq. 153. ISBN 978-3-515-07654-8.
  3. Sara Elise Phang. Roman Military Service (në anglisht). fq. 163.
  4. Sipas Cascarino (L'esercito romano. Armamento e organizzazione, Vol. II - Da Augusto ai Severi, fq.56) parcela e tokës e shpërndarë legjonarëve të liruar, varionte midis 15 dhe 50 hektarëve. Tit Livi duke treguar për themelimin e Akuilesë pohon se: Në të njëjtin vit [181 p.e.s.] u caktua në territorin e galëve kolonia e Akuilesë. 3.000 këmbësorë morën 50 iugerë secili, centurionët 100, kalorësit 140. Triumvirët që themeluan koloninë qenë Publius Shipion Nasika, Gaius Flaminius dhe Lucius Manlius Acidin Fulviani. Tit Livi, Ab Urbe condita libri, XL, 34.2-3.
  5. G.L.Cheesman, The Auxilia during the first two century A.D., Oxford 1914, fq. 34.
  6. G. L.Cheesman, The Auxilia during the first two century A.D., Oxford 1914, fq. 31-32.
  7. Kerneis, Soazick (4 mars 2015). "Discharge, missio". përmbledhur nga Le Bohec, Yann (red.). The Encyclopedia of the Roman Army (në anglisht). Çiçester, MB: John Wiley & Sons, Ltd. fq. 277–347. doi:10.1002/9781118318140.wbra0506. ISBN 978-1-118-31814-0. Marrë më 6 prill 2023.
  8. 1 2 Andreas Pangerl (17 janar 2015). "Roman Military Diploma Museum: Introduction". Romancoins.info (në anglisht).
  9. Phang, Sara Elise (2001). The Marriage of Roman Soldiers (13 B.C.-A.D. 235): Law and Family in the Imperial Army (në anglisht). BRILL. fq. 84. ISBN 978-9-004-12155-3.
  10. Israelowich, Ido (1 janar 2016). 10 Medical Care in the Roman Army during the High Empire (në anglisht). Brill. fq. 221. ISBN 978-90-04-32604-0.
  11. Watson, George Ronald (1985). The Roman Soldier (në anglisht). Cornell University Press. fq. 124. ISBN 978-0-801-49312-6.
  12. Brian Dobson, in Greece and Rome at ëar, P. Connolly (red.), fq. 213.
  13. Svetoni, Augustus, 49.
  14. Dion Kasi, LIV, 25.1.
  15. Dion Kasi, Historia Romana, LV, 23.1.
  16. Res gestae divi Augusti, 17.
  17. Taciti, Annales, I, 8.
  18. Taciti, Annales, I, 78.
  19. 1 2 3 Corpus Inscriptionum Latinarum, XVI,11.
  20. 1 2 Corpus Inscriptionum Latinarum, XVI,181, CIL, XVI,182 dhe CIL, XVI,111, i periudhës së Antonin Piut; L’Année épigraphique, 1909, 105 i periudhës së Adrianit.
  21. L'Année épigraphique, 1985, 735.
  22. Dion Kasius Koceiani, Historia Romana, LXXVIII, 36.
  23. Corpus Inscriptionum Latinarum, XVI, 66.
  24. 1 2 L’Année épigraphique, 1937, 232.
  25. 1 2 Kodeksi i Theodosit, VII, 20, 4.1.
  26. Kodeksi i Theodosit, VII, 20, 3.
  27. Kodeksi i Theodosit, VII, 20, 8.

Bibliografia

Burime parësore
Burime dytësore
  • E. Abranson dhe J. P. Colbus, La vita dei legionari ai tempi della guerra di Gallia, Milano 1979.
  • Alföldy, Géza; Mann, J. C. (2000). "Honesta Missio from the legions". Kaiser, Heer und Gesellschaft in der Römischen Kaiserzeit: Gedenkschrift für Eric Birley (në anglisht dhe gjermanisht). Franz Steiner Verlag. fq. 152-54. ISBN 978-3-515-07654-8.
  • Yann Le Bohec, L'esercito romano da Augusto alla fine del III secolo, Roma 1992, VII ristampa 2008.
  • Yann Le Bohec, Armi e guerrieri di Roma antica. Da Diocleziano alla caduta dell'impero, Roma 2008. ISBN 978-88-430-4677-5
  • Cascarino, Giuseppe (2007). L'esercito romano. Armamento e organizzazione (në italisht). Vëll. I - Dalle origini alla fine della repubblica. Rimini: Il Cerchio.
  • Cascarino, Giuseppe (2008). L'esercito romano. Armamento e organizzazione (në italisht). Vëll. II - Da Augusto ai Severi. Rimini: Il Cerchio.
  • Cascarino, Giuseppe; Carlo Sansilvestri (2009). L'esercito romano. Armamento e organizzazione (në italisht). Vëll. III - Dal III secolo alla fine dell'Impero d'Occidente. Rimini: Il Cerchio.
  • G. L.Cheesman, The Auxilia during the first two century A.D., Oxford 1914.
  • P. Connolly, L'esercito romano, Milano 1976.
  • Brian Dobson, in Greece and Rome at War, P. Connolly (red.), Londra 1998. ISBN 1-85367-303-X
  • N. Fields, Roman Auxiliary Cavalryman, Oxford 2006.
  • Emilio Gabba, Esercito e società nella tarda Repubblica romana, Firenze 1973.
  • A. K. Goldsworthy, The Roman Army at War, 100 BC-AD 200, Oxford - N.Y 1998.
  • A. K. Goldsworthy, Storia completa dell'esercito romano, Modena 2007. ISBN 978-88-7940-306-1
  • Israelowich, Ido (1 janar 2016). 10 Medical Care in the Roman Army during the High Empire (në anglisht). Brill. ISBN 978-90-04-32604-0.
  • L. Keppie, The Making of the Roman Army, from Republic to Empire, Londra 1998.
  • Kerneis, Soazick (4 mars 2015). "Discharge, missio". përmbledhur nga Le Bohec, Yann (red.). The Encyclopedia of the Roman Army (në anglisht). Çiçester, MB: John Wiley & Sons, Ltd. fq. 277–347. doi:10.1002/9781118318140.wbra0506. ISBN 978-1-118-31814-0. Marrë më 6 prill 2023.
  • Santo Mazzarino, L'impero romano, Bari 1973.
  • A. Milan, Le forze armate nella storia di Roma Antica, Roma 1993.
  • Millar, Fergus (2004). Rome, the Greek World, and the East: Government, Society and Culture in the Roman Empire (në anglisht). University of North Carolina Press.
  • Andreas Pangerl (17 janar 2015). "Roman Military Diploma Museum: Introduction". Romancoins.info (në anglisht).
  • H. Parker, The Roman Legions, N.Y. 1958.
  • Phang, Sara (2008). Roman Military Service: Ideologies of Discipline in the Late Republic and Early Principate (në anglisht). Cambridge University Press. ISBN 0-521-88269-9.
  • Phang, Sara Elise (2001). The Marriage of Roman Soldiers (13 B.C.-A.D. 235): Law and Family in the Imperial Army (në anglisht). BRILL. ISBN 978-9-004-12155-3.
  • Swan, Peter Michael (2004). The Augustan Succession: An Historical Commentary on Cassius Dio's Roman History Books 55–56 (9 B.C–A.D. 14) (në anglisht). Oxford University Press.
  • Watson, George Ronald (1985). The Roman Soldier (në anglisht). Cornell University Press. fq. 124. ISBN 978-0-801-49312-6.
  • G. Webster, The Roman Imperial Army, Londra - Oklahoma 1998.