Shtëpia kullë

Kulla e Hallbarit në Lanarkshajëri Jugor, Skoci, Mbretëri e Bashkuar

Një shtëpi kullë është një lloj i veçant strukture prej guri, e ndërtuar për qëllime mbrojtjeje dhe banimi.[1] Shtëpitë kulla filluan të shfaqeshin në Mesjetë, veçanërisht në zona malore ose me akses të kufizuar, për të komanduar dhe mbrojtur pika strategjike me forca të pakta. Në të njëjtën kohë, ato përdoreshin edhe si një rezidencë aristokratike, përreth të cilës shpesh ndërtohej një qytet kastral.

Europa

Kullat e San Gimignano-s në Toskanë, Itali.

Pas shfaqjes së tyre fillestare në gjatë Mesjetës së Hershme, shtëpitë kulla do të ndërtoheshin edhe në gjithë Evropën, veçanërisht në pjesë të Francës dhe Italisë. Në komunat mesjetare italiane, palazzi urbanë me një kullë shumë të lartë do të ndërtohehsin gjithmonë e më shumë nga familjet fisnike tepër konkuruese vendore si qendra pushteti gjatë kohëve të përplasjeve të brendshme. Shumica e qyteteve veriore të Italisë kishin disa nga këto nga fundi i Mesjetës, por tani vetëm pak kanë mbetur, në mënyrë të shquar Due torri në Bolonjë, Le Venti Torri në Pavia[2] dhe katërmbëdhjetë torret shekullare në qytetin e vogël të San Gimignano-s në Toskanë, që tani vetëm grupi më i mirë ka mbijetuar.

Pazo dhe kulla, San Miguel das Penas, Galici, Spanjë.

Skocia ka shumë shembuj të shkëlqyer të shtëpive kulla mesjetare, duke përfshirë Drum Castle, Craigievar Castle dhe Castle Fraser, dhe në Moçalet e paqëndrueshme Skoceze përgjatë kufirit midis Anglisë dhe Skocisë, Peel tower ishte rezidenca tipike e të pasurve, me të tjerat të ndërtuara nga qeveria. Në Skocinë e shekullit të XVII këto kulla do të bëheshin vendqëndrime të kënaqshme të klasës së lartë. Ndërsa të përshtateshin me kuadrin ushtarak, ato ishin të furnizuara për komfort dhe ndërveprim shoqëror.[3]

Kulla rezidencë fermere e Kuintelas në Portugali.

Shtëpitë kulla zakonisht gjenden në Spanjën veriore, veçanërisht në Navara dhe Komunitetin Bask, disa prej tyre datojnë që nga shekulli VIII. Ato përdoreshin kryesisht si rezidenca fisnike dhe qenë të afta të mundësonin strehim kundër armiqve, duke filluar me myslimanët dhe më vonë me Mbretëritë e Aragonës dhe Kastiljes. Për shkak të kartave ligjore komplekse, pak ishin të bashkangjitura me vendbanime, kështu që ato zakonisht gjenden të vetmuara në disa vende strategjike si një kryqëzim, në vend të një lartësie. Gjatë luftërave të vogla midis fisnikëve baskë, nga viti 1379 deri në vitin 1456, katet e sipërme (me kapicet mbrojtës) i shumicës së tyre u shkatërruan. Pak prej tyre kanë mbetur akoma të ruajtura. Që atëherë ato janë përdorur vetëm si rezidenca nga pronarët e tyre tradicionalë fisnikë (Ignjac Lojola lind në një prej tyre, e cila qëndron edhe sot) ose u shndërruan në rezidenca fermere.

Në perëndim të Vendeve Baske, në Kantabria dhe Asturia, gjenden shtëpi të ngjashme kulla. Më në perëndim në Spanjë, në Galici, shtëpitë kulla mesjetare janë në origjinën e shumë pazos të Periudhës Moderne, rezidenca fisnike ashtu dhe fortesa.

Kulla e shekullit të XVII e Kurt Pashës në Vraca, Bullgari

Numra të mëdhenj shtëpish kulla mund të gjenden përgjatë Portugalisë, veçanërisht në veri të vendit. Nga shekulli XV ato e humbën përdorimin e tyre ushtarak ose rezidencial dhe shpesh ose u zgjeruan në rezidenca të mëdha pronarësh tokash ose në strehime gjuetie për aristokracinë.

Një veçori e dallueshme për Gjermaninë janë pak shtëpi kulla të ruajtura të Regensburgut, përngjasuese me ato të San Gimignano-s.

Shtëpi kullë në Vao, Estoni

Shtëpi kulla të veçanta janë ndërtuar në Ballkan që nga Mesjeta. ATo u përhapën shumë në shekullin e XVII, të ndërtuara si nga të krishterët edhe nga myslimanët në një periudhë rënieje të autoritetit Osman dhe pasigurisë.[4] Shtëpia kullë shërbente për mbrojtjen e familjes së gjerë.[5]

Në Vendet baltike, Urdhri Teutonik dhe kryqtarë të tjerë veriorë, ndërtuan shtëpi kulla të fortifikuara në Mesjetë, të njohura lokalisht si "kështjella vasale", si mjete të ushtrimit të kontrollit mbi zonat e pushtuara. Këto shtëpi kulla zakonisht nuk synohej të përdoreshin në ndonjë aksion të rëndësishëm ushtarak. Për këtë qëllim, kryqtarët veriorë mbështeteshin mbi një numër të madh këhtjellash të urdhrit. Një numër i këtyre shtëpive kulla ekzistojnë akoma, shembuj të mirë-ruajtur përfshijnë kështjellat e Purtses, Vaos dhe Kiiut në Estoni.

Shtëpi kulla të Svanetit në Ushguli, Gjeorgji

Kaukaz dhe Azi

Një teori sugjeron se strukturat private si kulla lulëzuan në zonë, ku autoriteti qëndror është i dobët, duke çuar në një nevojë për një simbol statusi që përfshin mbrojtjet private kundër sulmeve në shkallë të vogël. Për shembull, Kaukazi Verior ishte një vend ku konkurenca e egër mbi burimet e kufizuara natyrore do të çonte në hakmarrje kronike midis fqinjëve. Ka shembuj të shumtë shtëpish kulla në Svaneti, Çeçeni dhe Ingusheti, ku një strukturë shoqërore fisnore mbijetoi deri në shekullin e XX. Shembuj të shumtë të shtëpive kulla Svan gjenden në Chazhashi dhe Ushguli.

Arkitekturë kullash vainakh në Ingusheti, Rusi

Qyteti jemenit i Shibamit ka qindra shtëpi kulla.

Në mënyrë të ngjashme, qindra shtëpi kulla tibetiane shënjojnë të ashtuquajturin Korridorin Fisnor në Siçuanit Perëndimor, rreth 50 metra të larta me deri në 13 cepa si yje, ndërsa më të vjetrat mendohet se janë 1,200 vjeçare. Ato duket se janë krijuar po aq për prestigj midis familjeve fshatare ashtu dhe për mbrojtje.

Ndërtime të vjetra në Shibam, Jemen

Kaipingu dhe disa qytete të tjera në Kinën Jugore përmbajnë një shumësi kullash vrojtimi, ose diaolou. Megjithëse ato u ndërtuan kryesisht si mbrojtje kundër banditëve, shumë prej tyre shërbyen edhe si zona banimi. Disa prej tyre u ndërtuan nga një familje e vetme, disa nga disa familje bashkë ose nga e gjithë bashkësia fshatare.

Amerika Veriore

Më e shquara në Botën e Re mund të konsiderohen një element qendror i rrënojat Anasazi në Mesa Verde të Kolorados, Shtetet e Bashkuara.[6] Aty ndodhet një strukturë e shquar, e cila është quajtur "toëer house" (shtëpi kullë, anglisht) dhe ka pamjen e përgjithshme karakteristike të modeleve të shtëpive kulla në Britani dhe Irelandë. Kjo ndërtesë katër-katëshe u ndërtua prej tullash balte rreth vitit 1350 dhe rrënojat e saj të mirë-ruajtura janë strehuar nën një masiv shkëmbor që qëndron mbi të.

Disa raporte i datojnë këto rrënoja disi më herët. Kullat e popullit të vjetër pueblo janë edhe më të vogla në planin dysheme sesa shtëpitë kulla të Botës së Vjetër dhe përgjithësisht janë vetëm pjesë të komplekseve të bashkësisë së strehuar, sesa struktura të izoluara që strehonin një familje individuale dhe zotëruesit i saj, si në Evropë.

Shiko gjithashtu

Citime fundore

  1. ↑ Sidney Toy (1985) Castles: Their Construction and History, Courier Dover Publications, ISBN 0-486-24898-4 (reissue of Castles: a short history of fortification from 1600 B.C. to A.D. 1600; London: Heinemann, 1939)
  2. ↑ "Medieval towers". Vivi Pavia (në anglisht). Marrë më 1 gusht 2022.
  3. ↑ A. Mackechnie, For friendship and conversation: Martial Scotland's Domestic Castles. Architectural Heritage XXVI (2015), fq. 14, 21.
  4. ↑ Grube-Mitchell 1978, fq. 204: "një formë e veçantë e banesës-kullë mbrojtës, kula, u zhvillua si midis bashkësive të krishtera ashtu dhe atyre myslimane gjatë periudhës së pasigurtë të rënies së autoritetit osman në shekullin e XVII..."
  5. ↑ Greville Pounds 1994, fq. 335: "Në Evropën Jug-lindore, ku familja e gjerë shembullizohej si kudo tjetër në botën perëndimore, vetë shtëpia ishte shpesh e mbrojtur, duke krijuar kula ose shtëpi kulla."
  6. ↑ Tower house structure at Mesa Verde

Bibliografia

Lidhje të jashtme