Colonus (person)

Perandorinë e Vonë Romake dhe Mesjetën e Hershme një colonus (shumës: coloni) ishte një bujk qiramarrës. Të njohur në mënyrë kolektive si kolonat, këta bujkë vepronin si ndarës të prodhimit, duke u paguar pronarëve të tokave një pjesë të prodhimit të tyre në shkëmbim të përdorimit të tokave të tyre.

Marrëdhënia qiramarrës-pronar toke në vijim do të degradonte në një borxh dhe varësi. Si pasojë, sistemi colonus do të bëhej një lloj i ri i qiramarrjes së tokës, duke i vendosur punuesit e tokës në një gjendje midis lirisë dhe skllavërisë. Sistemi colonus mund të konsiderohet një pararendës i bujkrobërisë feudale evropiane.[1][2]

Historia

Në Italinë Romake, shumë nga toka bujqësore u ishte dhënë me qira qiramarrësve. Kishte një koncept në vend që i lejonte qiramarrësit të mernin rentë mbi tokën, megjithëse ata nuk ishin pronarët. Pagesat e taksave kalonin me shitjen e parcelës së një toke, por shumica e tokës publike taksueshme në Itali ishte dhënë me qira në vend të pronësisë. Në këtë mënyrë, shumë nga taksat imponoheshin mbi qiramarrësit sesa mbi pronarët e tokës. Këta qiramarrës mundnin gjithashtu ta shisnin ose ta blinin qiramarrjen, e cila tregonte një sistem disi fleksibël dhe të ndershëm zotërimi. Sipas gjykatave romake, qiramarrësit bujqësor kishin gjithashtu të drejta kundër zotëruesve të tokave, që përpiqeshin ti prishnin padrejtësisht kontratat e tyre. Kjo periudhë kohore tregonte një shkallë ndershmërie dhe drejtësie kundrejtë coloni.

Fillimish, një colonus ishte në një marrëdhënie të ndërsjelltë në të cilën një zotërues toke i lejonte një qiramarrësi të përdorte tokën e tij, në shkëmbim për një pjesë të prodhimit të nxjerë. Megjithatë, gjatë sundimit të Dioklecianit (284305 i e.s.), pati një reformë sistemin e taksimit, të cilin shumë historianë e shikojnë si shkaktues të ndryshimit në marrëdhënien qiramarrës-zotërues toke. Mjaft edikte i lidhën coloni me tokën në mënyrë që të rriteshin taksat e tokës dhe taksat për frymë. Diokleciani krijoi një sistem kompleks taksash të bazuar te personat, ashtu si dhe te një census rregullar i banorëve për të monitoruar popullsinë dhe pasurinë e perandorisë. Nivelet e taksave përllogariteshin nga një formulë e ndërlikuar matematike. Sistemi ishte distributiv, d.m.th. ai nuk merte parasysh kapacitetin për të paguar siç duhet të ishte rasti në një sistem kontributiv (të adoptuar nga Perandoria Romake Lindore në fundin e shekullit të VII). Duke i konvertuar kërkesat ad hoc dhe taksat rregullare në një sistem rregullar kolektivesh taksimi, Diokleciani i dha perandorisë për herë të parë një buxhet.

Statusi këtyre punëtorëve bujqësorë ra gradualisht deri sa ata arritën një ulje gjatë gjithë kohës përgjatë sundimit të Justinianit (527565). Qëllimi i tij kryesor ishte të eliminonte korrupsionin në mbledhjen e taksave duke u dhënë guvernatorëve më shumë kontroll të drejtpërdrejtë. Në librin 11 të kodifikimin e tij të ligjeve romake, Corpus juris civilis, Justiniani i përditësoi ligjet mbështetur te taksimi, shpërndarja e tokës dhe llojet e coloni. Kur përshkruhet agricolae censiti, Justiniani përmend shprehimisht një lloj coloni, coloni adscripticii, të cilët konsideroheshin jo të lirë dhe të krahasueshëm me skllevërit.

Adscripticii

Një zotërues i pronës tokësore mund të pretendonte një punëtor si një colonus adscripticius me synimin që ky person do ti mundësonte atij shërbime. Zotëruesi i tokës duhet gjithashtu të kishte nevojë të paraqiste prova nëpërmjet dy dokumenteve, siç ishin conductionale instrumentum ose conductio (një kontratë pune),[3] ose një kopje të publici census adscriptio (një faturë të punësimit të tij në rregjistrin publik të taksave). Këto dokumente do ti pengonin ata që ti mernin në padijeni coloni si adscripticii, pasi kontrata të tilla shpesh nuk ishte mund të anulloheshin. Duke nënshkruar në një kontratë, një person do ta përfshinte familjen e tij, fëmijët dhe veten në adscripticii. Statusi i lindjes, ose origo, i kësaj familjeje dhe pasardhësve do të ishte në këtë mënyrë adscripticii.

Sipas rregullave të ligjit privat ndërkombëtar (ius gentium), origo e dikujt përcaktonte vendlindjen e tij, sistemin publik dhe privat ligjor, dhe detyrat publike që ata duhet kryenin (munera dhe honores). Në rastet e colonus adscripticius, vendlindja e tyre zëvendësohej me pronën tokësore të zotëruesit të saj. Në këtë mënyrë, zotëruesi i tokës mund ta thirrte një nga bujqit colonus të tij të kryente detyrat, si mënyra që një qytet apo bashki mund ti thërriste qytetarët e saj për të kryer detyra publike. Nëse pronari apo zotëruesi i pronës tokësore duhet ta shiste zotërimin e tij, coloni adscripticii të lidhur me zotërimin do të detyroheshin të punonin për zotëruesin e ri. Në këtë mënyrë, ata ishin të detyruar ti nënshtroheshin zotëruesit të tokës, të bashkangjitur me një pjesë të veçantë toke dhe të lidhur me kontratë pa afat. Dallimi i vetëm midis coloni dhe skllevërve ishte se coloni ishin të bashkangjitur me një pjesë të veçantë toke dhe nuk mund të shiteshin ose të shkëputeshin nga ajo.

Adscripticii kishin shumë detyrime ndaj pronës tokësore. Ata duhet të kryenin detyra në pronën tokësore, lëvronin dhe kultivonin tokën, të kryenin punime që një colonus duhet të kryente dhe të qëndronin në pronën tokësore. Ata ishin gjithashtu të paaftë të debatonin ose ngrinin ankesa kundër zotëruesit të tokës. Adscripticii që përpiqeshin të largoheshin nga toka pa leje ndëshkoheshin, me metoda që varionin nga detyrimi i mbajtjes së vargonjve deri në ndëshkimet trupore. Coloni të lirë, megjithëse subjekte të pronarit të tokës me të cilin ata kishin një kontratë, ishin të aftë të largoheshin nga toka. Më të rëndësishme ishin dallimet në lidhje me të drejtat e tyre të zotërimit (peculium). Coloni adscripticii ishin të detyruar t’ia nënshtronin zotërimet e tyre pronarit të tokës dhe u ndalohej ti largonin ato nga shtëpia pa leje. Coloni të lirë kishin të drejtë ti zhvendosnin zotërimet e tyre siç dëshironin dhe nuk i nënshtroheshin urdhërave të pronarëve të tokave.

Adscriptus glebae

Një punëtorë quhej një "i bashkangjitur me tokën" (adscriptus glebae) kur ai mund të shitej ose të transferohej me tokën, si nën vilenazhin feudal dhe me bujkrobërinë në Perandorinë Ruse deri në vitin 1861.[4]

Taksimi

Coloni të lirë ishin përgjegjës për taksat e marrjes me qira të tokës në të cilën ata nxirnin prodhime dhe jetonin. Ata kishin dy mundësi të pagimit të saj: ose duke paguar taksën e drejtpërdrejtë te zyrtarët perandorakë, ose ata mund të kthenin një shumë fikse pronarit të tokës. Nëse colonus vendoste t’i jepte pronarit shumën fikse, ose tota summa, pronari i tokës ia kthente shumën e përshtatshme mbledhësit të takave dhe e mbante pjesën e mbetur si ballancim i të ardhurave. Kur një colonus adscripticius nënshkruante një kontratë për të punuar për pronarin e tokës pa afat, pronari i tokës atëherë ishte i detyruar të merte përgjegjësinë për taksat që bujku duhet të paguante, nëse ai ishte thjeshtë një zotërues që jepte me qira tokën. Qiramarrësit e lirë i paguanin taksat e tyre te qeveria. Personi që strehonte adscripticius duhet të përdorte punën e tij, në mënyrë që ata të ishin të detyruar për taksat e tij.

Gjatë shekujve të V dhe të VI, kontratat e qiramarrjes ishin shumë formale dhe kishin kërkesa strikte. Marrëveshja e marrjes me qira duhet të rregjistrohej në zyrat bashkiake të taksave dhe duhet të përfshinte emrin e marrësit me qira, një pjesë të veçantë toke dhe emrin e pronarit të tokës. Qiramarrësi pastaj shtohej te rregjistri i taksave për atë fushë të veçantë dhe mundëte në këtë mënyrë të identifikohej si pjesë e zinxhirit të përgjegjësisë për të atë parcelë toke. Duke qenë i rregjistruar në zyrat perandorake ose bashkiake të taksave mundësonte edhe përfitime shtesë. Qiramarrësit që ishin taksapagues të rregjistruar ishin ligjërisht të mbrojtur kundër largimit me forcë dhe ngritjes së rentës së tyre.

Latifundia dhe pronat tokësore

Latifundia ishte pjesë të mëdha tokash, që të specializuara në bujqësi për eksporte, si gruri, vaji i ullirit dhe bagëtitë. Latifundia mbështeteshin në punën e skllevërve për të prodhuar sasitë e të korrave. Këto u zhvilluan në shekulli II p.e.s.. Në disa raste, formoheshin fshatra të pronave tokësore, në të cilat pjesët e tokës të zotëruar nga i njëjti pronar jepeshin me qira fshatarëve që zotëronin shtëpitë e tyre, por nuk kishin toka.

Pronat e mëdha tokësore u zgjeruan duke konsoliduar fermat e vogla fqinje, të cilat duhet t’ua shisnin tokën e tyre pronës së madhe tokësore, pasi ata nuk mund të konkuronin në pikëpamjen e prodhimtarisë. Pasi fermat e vogla bliheshin nga pronarët e pasur të tokave ata përfshiheshin në zgjerimin e tyre. Ato prireshin të dilnin nga moda me rritjen e kostove të blerjes së skllevërve rreth vitit 200 të e.s..

Pronat tokësore, massa, qenë pasueset e latifundia. Pronarët e pasur romakë të tokave parapëlqenin rentat e mbledhura nga qiramarrësit e lirë ose ata të bashkangjitur, si ptiicoloni dhe adscripticii, që ishin disa herë më të shumtë se punëtorët e skllavëruar bujqësorë. Shteti dhe padronët e pasur përfitonin nga puna e qiramarrjes së palëvizshme.

Shiko gjithashtu

Citime fundore

Definimi i colonus tek WikiFjalori

  1. Craik, George Lillie; Charles MacFarlane (1846). The Pictorial History of England: Being a History of the People, as Well as a History of the Kingdom... (në anglisht). Harper & Brothers. fq. 545.
  2. George L. Craik; Charles Macfarlane (janar 1842). "The Pictorial History of England: being a History of the People, as Well as a History of the Kingdom". The Edinburgh Review, Or Critical Journal (në anglisht). LXXIV (CL): 430–473.
  3. A. J. B. Sirks (2008). "The Colonate in Justinian's Reign". Journal of Roman Studies (në anglisht). 98: 124.
  4. Hugh Chisholm, red. (1911). "Adscript". Encyclopædia Britannica (në anglisht). Vëll. 1. fq. 218.

Bibliografia

  • Battistella, Florian (2024). Kaisertum und Kolonat. Untersuchungen zur Agrargesetzgebung Justinians und zu ihrem Kontext [Perandoria dhe kolonati. Studime mbi legjislacionin bujqësor të Justinianit dhe kontekstin e tij]. Stuttgart: Franz Steiner, ISBN 978-3-515-13627-3.
  • Brooks, Sarah. "The Byzantine State under Justinian I (Justinian the Great)". In Heilbrunn Timeline of Art History. New York: The Metropolitan Museum of Art.
  • Carrié, J.-M. "Le 'colonat du Bas-Empire': un mythe historiographique?" ['Kolonati i Perandorisë së Vonë': Një mit historiografik?]. Opus 1, fq. 351–370.
  • Hugh Chisholm, red. (1911). "Adscript". Encyclopædia Britannica (në anglisht). Vëll. 1. fq. 218.
  • George L. Craik; Charles Macfarlane (janar 1842). "The Pictorial History of England: being a History of the People, as Well as a History of the Kingdom". The Edinburgh Review, Or Critical Journal (në anglisht). LXXIV (CL): 430–473.
  • Craik, George Lillie; Charles MacFarlane (1846). The Pictorial History of England: Being a History of the People, as Well as a History of the Kingdom... (në anglisht). Harper & Brothers.
  • Grey, Cam. "Contextualizing Colonatus: The Origo of the Late Roman Empire." Journal of Roman Studies 97 (2007): fq. 155.
  • Jones, A. H. M. "The Roman Colonate." Past and Present 13.1 (1958): fq. 1–13.
  • Schipp, Oliver (2009). Der weströmische Kolonat von Konstantin bis zu den Karolingern (332 bis 861) [Kolonati Romak Perëndimor nga Kostandini deri te Karolingët (332 deri në 861)]. Hamburg: Kovač, ISBN 978-3-8300-4575-5.
  • Schipp, Oliver (2023). Den Kolonat neu denken. Zur Aktualität eines Forschungsproblems [Rimendimi i kolonatit. Mbi kronologjinë e një problemi kërkimor]. Heidelberg: Propyläum, ISBN 978-3-96929-215-0.
  • Sirks, A. J. B. "The Colonate in Justinian's Reign." Journal of Roman Studies 98 (2008): fq. 120–143.
  • A. J. Boudewijn Sirks (2008). "The Colonate in Justinian's Reign". Journal of Roman Studies (në anglisht). 98: 123-125.
  • Sirks, Boudewijn (2024). The Colonate in the Roman Empire. Kembrixh: Cambridge University Press, ISBN 978-1-009-17260-8.
  • Temin, Peter. The Roman Market Economy. Princeton: Princeton UP, 2013.