Arti Arkaik Romak

'Arti Arkaik Romak është prodhimtaria artistike në territorin e kontrolluar nga Roma që shkon pak a shumë nga ngulimet prejhistorike deri në fund të fazës mbretërore (tradicionalisht më 509 p.e.s.).
Sipas legjendës, qyteti i Romës u themelua më 21 prill të vitit 753 p.e.s.. Në themelimin e qytetit pati rëndësi të madhe vau mbi Tiber, që përbëri për shumë kohë kufirin midis etruskëve dhe latinëve, pranë Ishullit Tiberin, dhe zbarkimit lumor të Emporium, midis Kodrës Palatine dhe Aventine.
Në periudhën protohistorike dhe mbretërore nuk mund të flitet akoma për art "romak" (do me thënë me veçori të vetat), por vetëm për prodhimtari artistike "në Romë", me karakteristika italike, me ndikime të rëndësishme etruske dhe kampane. Roma nuk do të zhvillonte që nga fillimi i historisë së saj një kulturë të vetën artistike, në dallim nga qendrat e mëdha kulturore të lashtësisë si Athina apo Korinti. Vetë qytet-shteti i Romës ishte i përbërë nga disa klane të organizuara në tribu dhe fillimisht nuk kishte një identitet që ta dallonte nga qytetet e tjera latine.
Protohistoria romake
Nga ngulimet primitive mbeten bazët e disa Kasolleve mbi Palatin, forma e të cilave duhet të ketë qenë e ngjashme me atë të urnave të hirit në formë kasolleje të gjetura në Tarkuinia; që i përkasin shekullit të VIII p.e.s., në mënyrë përkuese me datën tradicionale të themelimit të qytetit. Varret prejhistorike dhe protohistorike të gërmuara në zonën e Forumit Romake dhe të Eskuilinit kanë nxjerë në dritë reperte në hullinë e traditës italike, që u përkasin katër fazave:
- një fazë shumë arkaike "protolaciale" apo "nënapeninike", mijëvjeçari i I p.e.s., me puse kremimi me vazo globulare, për shembull varri 1 i Harkut të Augustit;
- një fazë e parë "laciale", me varre me dolium dhe pus me vazo me dekorime gjeometrike dhe urna hiri në formë kasolleje, gjysma e dytë e shekullit X–gjysma e parë e shekullit IX p.e.s., për shembull varri Y i nekropolit të Tempullit të Antonin Piut dhe Faustinës;
- një fazë e dytë "romake", me varre me gropa dhe vazo karena të shtypura, edhe biansate, si në varrin P të nekropolit të Tempullit të Antonin Piut dhe Faustinës, shekulli IX–fillimi i shekullit VIII p.e.s..
- një fazë e tretë, me vazo në forma më të ndërlikuara, me doreza të zgjatura dhe dekorim me brinjëzime, mesi i shekullit VIII dhe mesi i shekullit VII p.e.s., për shembull në varrin 99 të nekropolit Eskuilinit.
Arkitektura

Pranë emporit afër kalimit të lumit, Forum Boarium, është gërmuar një tempull arkaik, në zonën e Sant'Omobonos, që i përket fundit të shekullit të VII–mesi i shekullit VI p.e.s., me mbetje të periudhës apeniniane që dokumentojnë një vijimësi të ngulimit përgjatë periudhës mbretërore.
Në Tarkuinius Priskun do të ndërtohej mbi Kapitol tempulli kushtuar triadës kapitoline, Jupiterit, Junonës dhe Minervë, në datën tradicionale të 509 p.e.s., e njëjtë me atë kur dëbohet mbreti dhe fillon lista e magjistratëve. Data e themelimit të tempullit mund edhe të ketë qenë verifikuar nga historianët romakë të mëpasëm falë peromave (clavi) të përvitshme të ngulura në faqen e brendshme të tempullit. Mbetjet e podiumit të tempullit janë akoma pjesërisht të dukshme nën Palazzo dei Conservatori dhe në galeritë e Musei Capitolini. Skulptura prej terrakote, tjetër karakteristikë e artit etrusk, që e zbukuronin kanë humbur, por nuk duhet të kenë qenë shumë të ndryshme nga skulptura etruske më e famshme e të njëjtës periudhë, Apolloni i Veios e skulptorit Vulka, edhe ajo pjesë e një dekorimi tempullor (Santuario di Portonaccio në Veio). Edhe tipologjia arkitektonike e tempullit mbi Kapitol është i llojit etrusk: një podium i lartë me kolonatë të dyfishtë në pjesën e përparme mbi të cilën hapen tre qela.

Midis veprave më të rëndësishme të Romës Arkaike ishin Cloaca Maxima, që mundësoi vendosjen në luginë të forumit dhe Muret Serviane, nga të cilat mbijetojnë akoma pjesë të ndryshme.
Arte të tjera figurative
Midis shekullit VIII dhe të IV p.e.s., e gjithë prodhimtaria artistike romake është në mënyrë të pangatërrueshme e prejardhur nga punishte etruske apo kampane, me importime nga Greqia shumë pak të rëndësishme (si për nga cilësia, ashtu dhe nga sasi) që Etrurinë bashkëkohëse, shenjë e një pasurie më të ulët. Midis mesit të shekullit të VII dhe fillimit të shekullit të VI p.e.s. duhet të kenë ekzistuar në kuadrin lacial punishte ku prodhoheshin objekte të formave etruske nga banorë të gjuhës latine, siç duket se provohet nga e famshmja fibula prenestina. Burimet bartin edhe kontakte me Greqinë, për shembull në rastin e shtatores prej druri të hyjnive të Tempullit të Dianës mbi Aventin, të prejardhura nga kolonia fokeze e Masalias.
Duhej pritur periudha midis fundit të shekullit të IV dhe fillimit të shekullit III p.e.s. për të gjetur një vepër të prodhuar me siguri në Romë: është e njohura Cista Ficoroni, një sëndukth xhevahiresh prej bronxi e punuar në mënyrë të rafinuar me mitin e Argonautëve (me mbishkrimin "Novios Palutios med Romai fecit", "Novios Plautios më bëri në Romë"). Por tipologjia e sëndukthit është prenestine, krijuesi me origjinë osko-kampane (duke gjykuar nga emri), dekorimi me burin me stil greko klasik, me pjesë në reliev të atribueshme plotësisht në prodhimtarinë e Italisë Qendrore.
Nga ana tjetër nuk konsiderohet më vepër arkaike simboli i Romës, Lupa Capitolina, tashmë e atribuar artistëve etruskë të shekullit të V, analizat kimike të së cilës kanë treguar një datim befasues të Mesjetës së Hershme.
Shiko gjithashtu
- Arti romak
- Monarkia romake
- Historia e Romës
- Arti parahistorik
- Historia e arteve
- Historia e arteve pamore
- Periudhat në historinë e artit perëndimor
- Aerarium
- Amfiteatri Romak
- Anijet Romake
- Arkitektura Romake
- Arkitektura e Teatrove Romake
- Arsimi në Romën e lashtë
- Arti Romak Plebe
- Arti romak
- Besimet e lashta mesdhetare
- Cirku Romak
- Civitas
- Cliens
- Cursus honorum
- Çitadela
- Dashuria Greke
- Domus
- Dux
- Arti i lashtë grek
- Arkitektura Arkaike Greke
- Kopshtet e lashta greke
- Equites
- Festivalet Romake
- Filozofia e lashtë romake
- Folklori Romak
- Forumet Romake
- Gens
- Gotthograikia
- Harku i Triumfit
- Horreum
- Imperator
- Insula (ndërtesë)
- Insula (hapsirë urbane)
- Jus
- Kalendari Romak
- Klima e Romës së Lashtë
- Kolona e Fitores
- Kopshtet romake
- Kultura e Romës së lashtë
- Kuvendet Romake
- Kuzhina antike romake
- Larja në Romën e Lashtë
- Latinët e Lashtë
- Latium
- Letërsia e vjetër greke e romake
- Lidhja Latine
- Limes Britannicus
- Llaçi romak
- Ludi
- Luftërat Romako-Latine
- Magjistratët romakë
- Magjistratët e Perandorisë Romake
- Mare Nostrum
- Marina Romake
- Misteret greko-romake
- Mjekësia Romake
- Monarkia romake
- Muri i Antoninit
- Nikopoli i Epirit
- Njësitë matëse romake
- Optimates dhe populares
- Pallatet perandorake të Romës
- Patricët romakë
- Patronazhi në Romën e Lashtë
- Patronus
- Perandoria Romake
- Periudha e Ngrohtë Romake
- Personalitete romake
- Plaçkitja Vandale e Romës
- Plaçkitja Visigote e Romës
- Plebejtë
- Pomerium
- Portretizimi Romak
- Provinca romake e Epirit
- Provocatio ad populum
- Romanitas
- Romanizimi (kulturor)
- Rrugët romake
- Selitë perandorake romake
- Shpyllëzimi gjatë periudhës romake
- Shtatë Kodrat e Romës
- Shtetësia Romake
- Shtëpia Romake
- Skulptura Romake
- Spektaklet Romake
- Tempulli Romak
- Teknologjia në Romën e lashtë
- Themelimi i Romës
- Thermae
- Traditat romake të emërtimit
- Triumfi Romak
- Ujësjellësi Romak
- Ura e Trajanit
- Ura romake
- Urbanistika Romake
- Ushtria Romake
- Vardariotai
- Veshjet në Romën e lashtë
- Veshjet ushtarake të Romës së lashtë
- Vila Romake
- Villa rustica
- Zgjedhjet në Republikë Romake
Bibliografia
- Ranuccio Bianchi Bandinelli dhe Mario Torelli, L'arte dell'antichità classica, Etruria-Roma, Utet, Torino 1976.
- Ranuccio Bianchi Bandinelli Torelli (1967). "Arte Plebea". Dialoghi di Archeologia (në italisht). 1: 74–76.
- Maria Antonietta Lozzi Bonaventura (2009). Roma antica. Viaggio nel tempo alla scoperta della location eterna (në italisht). Subiaco: Guide ITER. ISBN 978-88-8177-143-1.
- Brizzi, Giovanni (1997). Storia di Roma. 1. Dalle origini ad Azio (në italisht). Bolonja: Pàtron.
- Andrea Carandini, La nascita di Roma: dei, lari, eroi e uomini all'alba di una civiltà, Torino, 1998.
- Andrea Carandini. "Sulle orme di Schliemann a Roma: alle origini della Città e dello Stato". Archeologia viva, rivista bimestrale (në italisht).
- Andrea Carandini (2007). Roma il primo giorno (në italisht). Romë, Bari: Laterza.
- Andrea Carandini, red. (2012). Atlante di Roma antica (në italisht). Milano: Mondadori Electa. ISBN 978-88-370-8510-0.
- Coarelli, Filippo (1984). Guida archeologica di Roma (në italisht). Arnoldo Mondadori Editore.
- Mauro Cristofani, red. (1990). La grande Roma dei Tarquini (në italisht). Roma: L'Erma di Bretschneider. ISBN 88-7062-684-9.
- Emilio Gabba; etj. (1999). Introduzione alla storia di Roma (në italisht). Milano: LED. ISBN 88-7916-113-X.
- Andrea Giardina (2008). Roma Antica (në italisht). Roma-Bari: Editori Laterza. ISBN 978-88-420-7658-2.
- Christian Hülsen (1905). Il Foro Romano. Storia e Monumenti (në italisht). Torino: Ermanno Loescher.
- Maria Margarita Segarra Lagunes (2004). Il Tevere e Roma: Storia di una simbiosi (në italisht). Roma: Gangemi.
- Massimiliano Liverotti (2007). Il grande libro dei misteri di Roma risolti e irrisolti (në italisht). Roma: Newton Compton Editori. ISBN 978-88-541-0894-3.
- Theodor Mommsen (1972). Storia di Roma antica (në italisht). Firence: Sansoni.
- Pallottino, Massimo (1993). Origini e storia primitiva di Roma (në italisht). Milano: Rusconi. ISBN 88-18-88033-0.
- Renato Peroni, Comunità e insediamento in Italia fra età del bronzo e prima età del ferro, in Storia dei Greci e dei Romani, vol. 13, Einaudi 2008.
- M. Quercioli, Le mura e le porte di Roma, Newton Compton, Roma, 1982.
- Claudio Rendina (2007). Roma ieri, oggi e domani (në italisht). Roma: Newton Compton Editori. ISBN 978-88-541-1025-0.
- Pierluigi De Vecchi; Elda Cerchiari (1999). I tempi dell'arte (në italisht). Vëll. 1. Milano: Bompiani. ISBN 88-451-7107-8.