Clivus Palatinus

Pjesë e Clivus Victoriae para kryqëzimit të saj me Clivus Palatinus

Clivus Palatinus është një term modern për një rrugë në Romën e Lashtë midis Formumit Romak dhe Kodrës Palatine. Ajo formonte një itinerar proçesional që dilte nga Via Sacra afër Harkut të Titit dhe shtrihet deri mbi Kodrën Palatine, ku përfundon, megjithëse me gjasa ajo shtrihej deri te Domus Augustana. Ekzistojnë edhe sot mjaftë pjesë të shtruara të rrugës. Përgjatë kësaj rruge dikur qëndronte Harku i Domicianit.

Vendndodhja

Clivus Palatinus, një term latin për një rrugë të pjerrët, apo në tatëpjetë, fillonte nga Via Sacra në Harkun e Titit dhe përfundonte në majën e Kodrës Palatine në një vijë të drejtë, midis Domus Tiberiana ose Pallatit të Tiberit dhe Tempullit të Elagabalit. Ka të ngjarë që rruga të çonte te Domus Augustana (pallati perandorak i Domicianit) përballë të tatëpjetës së kodrës.[1]

Përshkrimi

Mjaft pjesë të shtruara të këtij itinerari proçesional janë edhe sot të dukshme, duke përkuar me mjaft rinovime të rrugësë. Megjithatë, në majën e Kodrës Palatine nuk kanë mbetur gjurmë të rrugës.[1]

Shiko gjithashtu

Citime fundore

  1. 1 2 Laërence Richardson (1992). "Clivus Palatinus". A Neë Topographical Dictionary of Ancient Rome (në anglisht). Baltimore – Londër: The Johns Hopkins University Press. fq. 90. ISBN 978-0-8018-4300-6.

Bibliografia