Civitas sine suffragio

Harta e vendbanimeve të formura nga Roma me bashkësitë latine dhe italike pas Luftës Latine (341–338 p.e.s.); qytetet që kishin gjysmë-qytetarie janë në portokalli.[1]

Civitas sine suffragio (latinisht, "qytetari pa votë") ishte një nivel i qytetarisë në Republikën Romake, që u jepte të gjitha të drejtat e Qytetarisë Romake përveç të drejtës për të votuar në asambletë popullore. Ky status u shtri fillimisht te disa qytet-shtete, që kishin qenë inkorporuar nga Republika Romake, pasuar shpërbërjes së Lidhjes Latine në vitin 338 p.e.s..[2] Ajo u bë politika standarde e romanizimit për integrimin e rajoneve të pushtuara në formimin e Perandorisë Romake.[3] Një shembull përbëhet nga Kapua (338 p.e.s.) dhe Teano (334 p.e.s.). Një tjetër shembull është ai që na jep Straboni në lidhje me banorët e Caere-s (Cerveteri modern) dhe të shkruara në Tabelat Ceretane (në vitin 353 p.e.s.).[4]

Në këtë kategori gjendeshin edhe municipia sine suffragio, ku bënin pjesë ata popuj që kishin treguar, të paktën në klasat drejtuese, se donin të integroheshin me Romën, megjithëse në shtresat e poshtme të popullsisë nuk kishte akoma këtë gatishmëri. Kjo gjendje e veçantë këshillonte një proçes integrimi të kujdesshëm dhe gradual. Këto bërthama qytetare jo vetëm favorizonin kontrollin mbi popujt miq të Republikës Romake, por mund të kontribuonin edhe në përfshirjen e forcave të reja jetësore në klasën drejtuese romake (nobilitas). Këtyre realiteteve vendore u lejohej të kishin magjistratura, institucione dhe gjuhën vendase, gati duke i krijuar popullsisë vendore iluzionin e të paturit akoma njëfarë pavarësie nga pushteti qendror romak; u lejohej edhe ius connubii, ius commercii dhe ius migrandi; u ofronte parive vendore, megjithëse në mënyrë më të ngadaltë përkundrejtë latinëve, mundësinë e marrjes së qytetarisë cum suffragio dhe të mernin kështu pjesë në detyrat publike dhe të hynin në senat.[5]

Nëse administratat e ndryshme qytetare ishin mjaftueshmërisht autonome dhe punët e brendshme drejtoheshin nga magjistratët vendorë, ndërsa çështjet e rendit gjyqësor kërkonin një prefectus iuri dicundo të emëruar nga praetor ubanus i Romës. E vërtetë është se të gjitha municipium ishin selit të një prefekti; ndodhte shpesh që më shumë qytete të bashkoheshin nën juridiksionin e një përgjegjësi të vetëm (prefectus) dhe që, për më tepër qëndronte vetëm në njërin nga këta, në qendër të një zone juridiksionale të quajtur praefectura.[6]

Civitas sine suffragio i jepej një municipium, d.m.th. një entiteti administrativ që përfaqësonte një grup qytetarësh dhe, nëpërmjet këtij entiteti, të gjithë qytetarëve të bashkëlidhur me të, mernin bashkarisht këtë status. Të drejtat kryesore të dhëna nga ky status ishin të lidhura me: tregtinë (comertium), martesën (conubium) dhe lëvizjen e lirë (migratio). Në të njëjtën kohë, ai përfshinte një varg detyrimesh ndaj shtetit romak: shërbimi ushtarak kur kërkohej dhe pagimin e disa tatimeve.[7]

Në rastin e qyeteve të Lacios, atyre u ishte ofruar një sasi e mirë toke bashkë me civitas sine suffragio. Nga këndvështrimi i Senatit Romak, ishte më fitimprurëse tu jepje toka nëse si rezultat kjo krijonte ndjenjën e përkatësisë në të njëjtin vend dhe shmangte pasjen e armisi në afërsi. Ndërsa për qytetet më largë Romës parapëlqehej statusi i aleatëve, i cili shprehej nëpërmje formulës ligjore soci populi Romani.[7]

Në kategorinë e statusit civitas sine suffragio bënin pjesë qendrat e Caere-s (Cerveteri modern), volskët e Arpinos, Privernum, Trebula suffenas, fabrateria Vetus, Aquinum dhe Casinum, ekuikolët, qytetet e Fundit, Formiae, Kapua dhe kampanët, Kuma, Sussula, Acerra, Cures Sabini dhe Praetut.[6]

Në rastin e qyteteve të formuara nga kolonë grekë në jugun e gadishullit italian, duke përfshirë Neapolis-in, i cili edhe kur senati i ofroi atij shtetësinë e plotë, parapëlqeu një pakt midis të barabartësh sesa të pranonte atë që për ta ishte një marrëdhënie nënshtrimi.[8]

Shiko gjithashtu

Referime

  1. ↑ Timothy J. Cornell (1995). The Beginnings of Rome: Italy and Rome from the Bronze Age to the Punic Wars (c. 1000–264 BC) (në anglisht). Londër: Routledge. fq. 349–351.
  2. ↑ Arthur M. Eckstein (13 shkurt 2007). Mediterranean Anarchy, Interstate War, and the Rise of Rome (në anglisht). University of California Press. fq. 253–. ISBN 978-0-520-93230-2.
  3. ↑ Michel Humbert (1978). Municipium et civitas sine suffragio. L'organisation de la conquete jusqu'a la guerre sociale. - (Rome: 1978.) XIII, 457 S., 5 Kt., z. T. gef. 8° (në anglisht). Boccard.
  4. ↑ Straboni, Gjeografia e Strabonit, V, 2, 3.
  5. ↑ Giovanni Brizzi (2012). Roma. Potere e identità: dalle origini alla nascita dell’impero cristiano (në italisht). Bolonjë: Patron. fq. 84. ISBN 978-885553153-5.
  6. 1 2 Giovanni Brizzi (2012). Roma. Potere e identità: dalle origini alla nascita dell’impero cristiano (në italisht). Bolonjë: Patron. fq. 85. ISBN 978-885553153-5.
  7. 1 2 Arthur M. Eckstein (2007). Mediterranean Anarchy, Interstate War, and the Rise of Rome (në anglisht). University of California Press. fq. 253. ISBN 978-0-520-93230-2.
  8. ↑ Ciceroni, Pro Balbo, 21

Bibliografia

  • Giovanni Brizzi (2012). Roma. Potere e identità: dalle origini alla nascita dell’impero cristiano (në italisht). Bolonjw: Patron. ISBN 978-885553153-5.
  • Arthur M. Eckstein (2007). Mediterranean Anarchy, Interstate War, and the Rise of Rome (në anglisht). University of California Press. ISBN 978-0-520-93230-2.
  • Michel Humbert (1978). Municipium et civitas sine suffragio. L’organisation de la conquete jusqu’a la guerre sociale (në frëngjisht). Boccard.
  • Sherwin-White, A. N. (1973). The Roman Citizenship (në anglisht) (bot. i 2-të). Oksford dhe Nju Jork: Oxford University Press.
  • Straboni, Gjeografia.
  • Velasco, J.C. (2010): "Civitas sine suffragio" Arkivuar 15 prill 2016 tek Wayback Machine