Periudha e Ngrohtë Romake
![]() Periudha e Ngrohtë Romake preku Evropën dhe Oqeanin Atlantik Verior. | |
| Kohëzgjatja | 250 p.e.s. – 400 i e.s. |
|---|---|
| Vendndodhja | Evropa dhe Atlantiku Verior |
Periudha e Ngrohtë Romake, ose Optimumi Klimatik Romak, ishte një periudhë me mot të pazakontë të ngrohtë në Evropë dhe Atlantikun Verior që u shtri afërsisht nga viti 250 p.e.s. deri në vitin 400 të e.s..[1] Teofrasti (371 – rr. 287 p.e.s.) shkruante se hurmat e arabisë mund të rriteshin në Greqi nëse ato do të mbilleshin, por se ato mund të mos lëshonin fruta aty. Kjo është akoma e vërtetë, që nënkupton se temperaturat mesatare verore të Egjeut Jugor në shekujt e IV dhe të V p.e.s. ishin me ndonjë gradë brenda temperaturave moderne. Ky dhe fragmente të tjera literature nga koha konfirmojnë se klima greke ishte thelbësisht e njëjtë me rreth vitit 2000. Unazat e pemëve nga Gadishulli Italian në fundin e shekullit të III p.e.s. tregojnë një kohë të kushteve të buta aty rreth kohës së Kapërcimit të Alpeve nga Hanibali me elefantët e importuar në vitin 218 p.e.s..[2]
Burimet dokumentare
Teofrasti (371 – 287 p.e.s.) shkroi se mund të mbilleshin hurma arabie (Phoenix dactylifera) në Greqi, por nuk do të prodhonin fruta, siç ndodh edhe sot, gjë që sugjeron se temperaturat verore në Egjeun Jugor në shekullin e IV p.e.s. ishin të ngjashme me temperaturat e tanishme.[3]
Sipas Ptolemeut, në Aleksandri binte shi gjatë të gjithë muajve të vitit përveç gushtit. Në periudhën e tanishme Aleksandria ka një ditë me shi midis majit dhe shtatorit, duke i përfshirë të dy këta të fundit. Vrojtimet e Ptolemeut nënkuptonin rrethana atmosferike dhe hidrologjike të ndryshme dhe më të lagështa në Mesdheun Jug-lindor.[4]
%252C_part_of_a_floor_mosaic_in_the_early_Byzantine_church_of_Saint_George_depicting_the_Holy_Land_in_the_6th_century_AD%252C_Madaba%252C_Jordan_(33798333263).jpg)
Natyralisti romak, Plini i Vjetri, në shekullin e I, vërente se pemët e bregdetit, që më parë rriteshin vetëm në ultësira, ishin bërë pemë malore.[4] Ai raportonte gjithashtu se elefantët banonin në pyjet e maleve Atlas, në skajin jugor të perandorisë.[5]
Dëshmitë dendrokronologjike nga pemët e gjetura në Partenon tregojnë variacionin e klimës në shekullin e V p.e.s., e cila i ngjason modelit modern të variacionit.[6]
Ftohja në fund të periudhës është vrojtuar në Floridën Jug-perëndimore, e cila mund të ketë qenë shkaktuar nga një pakësim në rrezatimin diellor të mbërritur në Tokë. Kjo mund të ketë shkaktuar një ndryshim në modelet e qarkullimit atmosferik.[7]
Fraza "Periudha e Ngrohtë Romake" shfaqet së pari në një tezë doktorature të vitit 1995.[8] Ajo u popullarizua nga një artikull i publikuar te revista Nature në vitin 1999.[9]
Studime më të fundit, duke përfshirë një analizë të vitit 2019 të mbështetur mbi një grup më të madh të dhënash matjet ndërmjetëse klimatike, ka zbuluar se periudha në fjalë, bashkë me periudha të tjera para-industriale siç është "Epoka e Vogël e Akullnajave" dhe "Periudha e Ngrohtë Mesjetare," ishin fenomene rajonale, jo episode globalisht-koherente. Kjo analizë përdor grupin e të dhënave të rregjistrimit të temperaturave të 2000 viteve të fundit të hartuar nga PAGES 2k Consortium.[10][11]
Indikatorët gjeofizikë
Bërthama akulli, unazat e trungjeve të pemëve, sedimentet oqeanike, brigjet liqenore, depozitat minerale shpellore, akullnajat dhe lloje të ndryshme indikatorësh fizikë mundësojnë të rindërtojmë ecurinë klimatike në të kaluarën e largët.
Dendrologjia
Dëshmitë dendrokronologjike të drurëve të gjetur në Partenon tregojnë një variacion klimatik nga shekulli V p.e.s. shumë të ngjashëm me të tanishmin. Mostra ntë unazave të drurit nga Gadishulli Apenin nga fundi i shekullit të III p.e.s. tregojnë kushte temperaturash të buta dhe të mesme, pikërisht në knoë që Hanibali do të kapërcente Alpet.[12]
Speleothema
Topografia e karstit të Mesdheut mundëson të dhëna të shumta të speleotemës dhe analizën e tyre sugjeron një periudhë jashtëzakonisht të nxehtë në Kulmit të Perandorisë Romake.[13]
Poleni
Një analizë me rezolucion të lartë të polenit të një bërthame nga Galicia konkludoi në vitin 2003 se Periudha e Ngrohtë Romake zgjati nga viti 250 p.e.s. deri në vitin 450 të e.s. në Iberinë veri-perëndimore.[14]
Akullnajat
Një analizë e vitit 1986 i Akullnajave Alpine konkludoi se periudha nga viti 100 deri në 400 të e.s. ishte në mënyrë domethënëse më e ngrohtë sesa shekujt e mëparshëm dhe të mëvonshëm.[15] Artifaktet e rikuperuara nga tërheqja e Akullnajës Schnidejoch janë marrë si dëshmi për Periudhat e Ngrohta të Epokës së Bronzit, Romake dhe Mesjetare.[16]
Reshjet
Në këtë kohë të vitit, dëshmitë sugjerojnë se për një periudhë lagështie të madhe. Në Mesdheun Veri-perëndimor, një fazë më e lagësht është aq e dukshme sa në literaturën e specializuar quhet Periudha e Lagësht Ibero-Romake.[17] Gjithashtu në Gadishullin Apenin, indikatorët fizikë sugjerojnë qartësisht një fazë të lagësht, siç dëshmohet nga modelet e vërshimit të ujërave të Tiberit, të cilat tregojnë një prirje për të ndodhur midis pranëverës dhe verës, kur vërshimet e dimrit kanë qenë të zakonshme që nga periudha mesjetare deri tani.[18] Nivelet e brigjeve të Detit të Vdekur, të rekuperuara nga sedimente të datuara me radiokarbon, tregojnë shenja të reshjeve rajonale. Liqeni mbajti një nivel të lartë për shkak të reshjeve nga rreth viti 200 p.e.s. deri në vitin 200 të e.s. Thatësirat në fund të kësaj periudhe krijuan nivelin e tyre më të ulët rreth vitit 300 të e.s.[19]
Sedimentet e thellësisë oqeanike
Një rindërtim i vitit 1999 i modelit të rrymave oqeanike, bazuar në granularitetin e sedimenteve të thellësisë oqeanike, konkludoi se kishte pasur një Periudhë të Ngrohtë Romake, e cila kulmoi rreth vitit 150 të erës sonë.[9]
Guackat e molusqeve
Një analizë e izotopeve të oksigjenit të gjetur në guackat e molusqeve në një ishullth islandik, konkludoi në vitin 2010, se Islanda kishte përjetuar një periudhë të ngrohtë nga viti 230 p.e.s. deri në vitin 140 të e.s..[20]
Variacioni diellor
Një ftohje është vërehur në fund të periudhës në Floridën jug-perëndimore, e cila mund të ketë qenë shkaktuar nga një pakësim në rrezatimin diellor që arrinte Tokën. Kjo mund të ketë shkaktuar një ndryshmin në modelet e qarkullimit atmosferik.[11]
Në këtë periudhë pati një veprimtari të qëndrueshme diellore me një minimum diellor të përqëndruar në vitin 360 p.e.s. dhe një tjetër në vitin 690 të e.s. Rrezatimi diellor luhatet brenda një fashe mesatare, duke kulmuar në një maksimum të rrezatimi rreth vitit 305 të e.s.[21]
Kundërthëniet
Kërkime më të fundit, duke përfshirë një analizë të vitit 2019 bazuar te një grup të dhënash më të madh të indikatorëve klimatikë, ka zbuluar se kjo e ashtuquajtur periudhë, bashke me periudha të tjera më të ngrohta apo më të ftohta para-industriale, siç është Epoka e Vogël e Akullnajave dhe Periudha e Ngrohtë Mesjetare, ishin fenomene rajonale, jo episode të gamës globale.[22] Kjo analizë përdor grupin e të dhënave të rregjistrimit të temperaturave të 2000 viteve të fundit të hartuar nga PAGES2k Consortium.[23]
Shiko gjithashtu
- Dimri vullkanik i vitit 536
- Romakët në Afrikën Nën-Sahariane
- Ekspedita romake në burimet e Nilit
- Klima
- Ndryshimet klimatike
- Ndryshimi i klimës
- Kalendari ekologjik
- Historia natyrore
- Koha e akullit
- Shpërthimi Minoan
- Dimri vullkanik
- Efekti i serës
- Viti Pa Verë
- Ndikimi i njeriut në mjedis
- Problemi global
- Acidifikimi i oqeanit
- Biologjia detare
- Ciklet biogjeokimike detare
- Cikli karbonik detar
- Ç'oksigjenimi oqeanik
- Kalçifikimi biogjenik detar
- Oqeanografia biologjike
- Oqeanografia fizike
- Kimia detare
- Gjeologjia detare
- Dritarja e mundësisë
- Klima e Evropës
- Klima mesdhetare
- Jus
- Ager publicus
- E drejta romake
- Amicitia
- Hospitium
- Imperium
- Civitas
- Mos maiorum
- Municipium
- Patronazhi në Romën e Lashtë
- Statusi në sistemin ligjor romak
- Aerarium
- Rënia e Perandorisë Romake Perëndimore
- Anijet Romake
- Besimet e lashta mesdhetare
- Bujqësia në Romën e lashtë
- Vigiles
- Institucionet politike të Romës së lashtë
- Dux
- Cirku Romak
- Dashuria Greke
- Ekonomia Romake
- Festivalet Romake
- Forumet Romake
- Gjeografia e Strabonit
- Kalendari Romak
- Klasa shoqërore në Romën e Lashtë
- Klima e Romës së Lashtë
- Kopshtet romake
- Kufijtë ushtarakë dhe fortifimet romake
- Kultura e Romës së lashtë
- Larja në Romën e Lashtë
- Latifundium
- Letërsia e vjetër greke e romake
- Llaçi romak
- Mare Nostrum
- Marina Romake
- Misteret greko-romake
- Mjekësia Romake
- Muret mbrojtëse romake
- Njësitë matëse romake
- Optimates dhe populares
- Pagus
- Pallatet perandorake të Romës
- Pax Romana
- Perandoria Romake
- Peripli
- Plaçkitja Vandale e Romës
- Plaçkitja Visigote e Romës
- Principati (Roma)
- Provocatio ad populum
- Republika Romake
- Rrugët romake
- Selitë perandorake romake
- Shpyllëzimi gjatë periudhës romake
- Shtatë Kodrat e Romës
- Shtetësia Romake
- Shtëpia Romake
- Skllavëria në Romën e lashtë
- Spektaklet Romake
- Teknologjia në Romën e lashtë
- Thermae
- Traditat romake të emërtimit
- Triumfi Romak
- Ujësjellësi Romak
- Ura e Trajanit
- Ura romake
- Urbanistika Romake
- Ushtria Romake
- Vicus
- Vila Romake
- Villa rustica
- Vivarium
- Zgjedhjet në Republikë Romake
- Zjarrfikja në Romën e Lashtë
Citime fundore
- ↑ Cambell, Ian D; Campbell, Celina; Apps, Michael J; Rutter, Nathaniel W; Bush, Andrew B. G (1998). "Late Holocene Similar to 1500yr Climatic Periodicities and Their Implications". Geology (në anglisht). 26: 471–473. doi:10.1130/0091-7613(1998)026<0471:LHYCPA>2.3.CO;2.
- ↑ Sallares 2007, f. 18.
- ↑ Walter Scheidel; Ian Morris; Richard P. Saller (2013). The Cambridge Economic History of the Greco-Roman World (në anglisht). Cambridge University Press. fq. 17. ISBN 978-113905414-0. OCLC 1277066427. Marrë më 7 qershor 2022.
- 1 2 Kyle Harper (2017). The Fate of Rome: Climate, Disease, and the End of An Empire (në anglisht). Princeton University Press. fq. 39. ISBN 978-0-691-16683-4. OCLC 1135813827.
- ↑ Plini i Vjetri (1906). Karl Friedrich Theodor Mayhoff (red.). Naturalis Historia (në anglisht). Teubner.
- ↑ Sallares 2007, f. 17.
- ↑ Wang, Ting; Surge, Donna; Walker, Karen Jo (2013). "Seasonal Climate Change Across the Roman Warm Period/Vandal Minimum Transition Using Isotope Sclerochronology in Archaeological Shells and Otoliths, Southwest Florida, USA". Quaternary International (në anglisht). 308–309: 230–241. Bibcode:2013QuInt.308..230W. doi:10.1016/j.quaint.2012.11.013.
- ↑ Patterson, William Paul (1995). Stable Isotopic Record of Climatic and Environmental Change in Continental Settings (Tezë) (në anglisht). An Arbor: University of Michigan. hdl:2027.42/104848. OCLC 712737306.
Periudha e Ngrohtë Romake megjithëse është sugjeruar se ishte pjesërisht përgjegjëse për përparimin e qytetërimit, kishte gjithashtu një anë të rrezikshme.
- 1 2 G. G. Bianchi; I. N. McCave (shkurt 1999). "Holocene Periodicity in North Atlantic Climate and Deep-Ocean Flow South of Iceland". Nature (në anglisht). 397 (6719): 515–517. Bibcode:1999Natur.397..515B. doi:10.1038/17362. S2CID 4304638.
- ↑ "A Global Multiproxy Database for Temperature Reconstructions of the Common Era". Scientific Data (në anglisht). 4 (1). PAGES 2k Consortium: 2017. Bibcode:2017NatSD...470088E. doi:10.1038/sdata.2017.88. PMC 5505119. PMID 28696409.
- 1 2 Werner, Johannes P.; Wang, Jianghao; Gómez-Navarro, Juan José; Steiger, Nathan; Neukom, Raphael (korrik 2019). "No Evidence for Globally Coherent Warm and Cold Periods Over the Preindustrial Common Era" (PDF). Nature (në anglisht). 571 (7766): 550–554. Bibcode:2019Natur.571..550N. doi:10.1038/s41586-019-1401-2. ISSN 1476-4687. PMID 31341300. S2CID 198494930.
- ↑ Walter Scheidel; Ian Morris; Richard P. Saller (2013). The Cambridge Economic History of the Greco-Roman World (në anglisht). Cambridge University Press. fq. 18. ISBN 978-113905414-0. OCLC 1277066427. Marrë më 7 qershor 2022.
- ↑ Javier Martín Chivelet; María Belén Muñoz García; R. Lawrence Edwards; María Jesús Turrero Jiménez; Ana Isabel Ortega Martínez; Javier Martín Chivelet (2011). Land Surface Temperature Changes in Northern Iberia Since 4000 yr BP, Based on δ13C of speleothems (në anglisht). Elsevier. hdl:20.500.14352/43686.
- ↑ Desprat, S.; Goñi, M. F. S.; Loutre, M.-F. (2003). "Revealing Climatic Variability of the Last Three Millennia in Northwestern Iberia Using Pollen Influx Data". Earth and Planetary Science Letters (në anglisht). 213 (1–2): 63–78. Bibcode:2003E&PSL.213...63D. doi:10.1016/S0012-821X(03)00292-9.
- ↑ Friedrich Röthlisberger (1986). 10,000 Jahre Gletschergeschichte der Erde (në gjermanisht). Sauerländer. ISBN 978-3-79412797-9.
- ↑ Imogen Foulkes (24 gusht 2008). "Alpine Melt Reveals Ancient Life" (në anglisht). BBC News.
- ↑ A. Pérez-Sanz; P. González-Sampériz; A. Moreno; B. Valero-Garcés; G. Gil-Romera; M. Rieradevall; etj. (1 gusht 2013). "Holocene Climate Variability, Vegetation Dynamics and Fire Regime in the Central Pyrenees: The Basa de la Mora sequence (NE Spain)". Quaternary Sience Review (në anglisht). 73: 149–169. doi:10.1016/j.quascirev.2013.05.010. ISSN 0277-3791.
- ↑ Gregory S. Aldrete (2007). Floods of the Tiber in Ancient Rome (në anglisht). Johns Hopkins University Press. ISBN 978-080188405-4. OCLC 150170340.
- ↑ Claudia Migowski; Mordechai Stein; Sushuma Prasad; Jörg F. W. Negendank; Amotz Agnon (nëntor 2006). "Holocene Climate Variability and Cultural Evolution in the Near East from the Dead Sea Sedimentary Record". Quaternary Research (në anglisht). 66 (3): 421–431. doi:10.1016/j.yqres.2006.06.010. ISSN 1096-0287.
- ↑ W. P. Patterson; K. A. Dietrich; C. Holmden; J. T. Andrews (mars 2010). "Two Millennia of North Atlantic Seasonality and Implications for Norse Colonies". Proc. Natl. Acad. Sci. U.S.A. (në anglisht). 107 (12): 5306–5310. Bibcode:2010PNAS..107.5306P. doi:10.1073/pnas.0902522107. PMC 2851789. PMID 20212157.
- ↑ Kyle Harper (2017). The Fate of Rome: Climate, Disease, and the End of An Empire (në anglisht). Princeton University Press. fq. 44. ISBN 978-069116683-4.
- ↑ Raphael Neukom; Nathan Steiger; Juan José Gómez-Navarro; Jianghao Wang; Johannes P. Werner (korrik 2019). "No evidence for globally coherent warm and cold periods over the preindustrial Common Era". Nature (në anglisht). 571 (7766): 550–554. doi:10.1038/S41586-019-1401-2. ISSN 1476-4687.
- ↑ "A Global Multiproxy Database for Temperature Reconstructions of the Common Era". Scientific Data (në anglisht). 4 (1). PAGES 2k Consortium. 2017. Bibcode:2017NatSD...470088E. doi:10.1038/sdata.2017.88. PMC 5505119. PMID 28696409.
Bibliografia
- Gregory S. Aldrete (2007). Floods of the Tiber in Ancient Rome (në anglisht). Johns Hopkins University Press. ISBN 978-080188405-4. OCLC 150170340.
- Bello, David (4 shtator 2009), "Global Warming Reverses Long-Term Arctic Cooling", Scientific American (në anglisht).
- G. G. Bianchi; I. N. McCave (shkurt 1999). "Holocene Periodicity in North Atlantic Climate and Deep-Ocean Flow South of Iceland". Nature (në anglisht). 397 (6719): 515–517. Bibcode:1999Natur.397..515B. doi:10.1038/17362. S2CID 4304638.
- Black, Richard (1 shtator 2008). "Climate 'hockey stick' is revived" (në anglisht). BBC News.
- Cambell, Ian D; Campbell, Celina; Apps, Michael J; Rutter, Nathaniel W; Bush, Andrew B. G (1998). "Late Holocene Similar to 1500yr Climatic Periodicities and Their Implications". Geology (në anglisht). 26: 471–473. doi:10.1130/0091-7613(1998)026<0471:LHYCPA>2.3.CO;2.
- Javier Martín Chivelet; María Belén Muñoz García; R. Lawrence Edwards; María Jesús Turrero Jiménez; Ana Isabel Ortega Martínez; Javier Martín Chivelet (2011). Land Surface Temperature Changes in Northern Iberia Since 4000 yr BP, Based on δ13C of speleothems (në anglisht). Elsevier. hdl:20.500.14352/43686.
- Desprat, S.; Goñi, M. F. S.; Loutre, M.-F. (2003). "Revealing Climatic Variability of the Last Three Millennia in Northw[estern Iberia Using Pollen Influx Data". Earth and Planetary Science Letters (në anglisht). 213 (1–2): 63–78. Bibcode:2003E&PSL.213...63D. doi:10.1016/S0012-821X(03)00292-9.
- Kyle Harper (2017). The Fate of Rome: Climate, Disease, and the End of An Empire (në anglisht). Princeton University Press. ISBN 978-0-691-16683-4. OCLC 1135813827.
- S. Huang; H. N. Pollack; P. Y. Shen (4 korrik 2008), "A late Quaternary climate reconstruction based on borehole heat flux data, borehole temperature data, and the instrumental record", Geophysical Research Letters (në anglisht), 35 (13), L13703, Bibcode:2008GeoRL..3513703H, doi:10.1029/2008GL034187, hdl:2027.42/95180, S2CID 11399172
- E. Jansen; J. Overpeck; K. K. Briffa; J. C. Duplessy; etj. (2007). "Palaeoclimate". përmbledhur nga S. Solomon; D. Qin; M. Manning; Z. Chen; M. Marquis; K. B. Averyt; M. Tignor; M. L. Miller (red.). Climate Change 2007: The Physical Science Basis. Contribution of Working Group I to the Fourth Assessment Report of the Intergovernmental Panel on Climate Change (në anglisht). Kembrixh, MB dhe Nju Jork, NJ, ShBA: Cambridge University Press. ISBN 978-0-521-88009-1. Arkivuar nga origjinali më 16 janar 2010.
- Kaufman, Darrel; Schneider, David P.; McKay, Nicholas P.; Ammann, Caspar M.; Bradley, Raymond S.; Briffa, Keith R.; Miller, Gifford H.; Otto-Bliesner, Bette L.; Overpeck, Jonathan T.; Bo M. Vinther; etj. (Arctic Lakes 2k Project) (4 shtator 2009), "Recent warming reverses long-term arctic cooling", Science (në anglisht), 325 (5945): 1236–1239, Bibcode:2009Sci...325.1236K, doi:10.1126/science.1173983, PMID 19729653, S2CID 23844037.
- Ljungqvist, F. C. (shtator 2010), "A New Reconstruction of Temperature Variability in the Extra-Tropical Northern Hemisphere During the Last Two Millennia" (PDF), Geografiska Annaler: Series A, Physical Geography (në anglisht), 92 (3): 339–351, Bibcode:2010GeAnA..92..339L, doi:10.1111/j.1468-0459.2010.00399.x, S2CID 55018654.
- Ljungqvist, F. C.; Krusic, P. J.; Brattström, G.; Sundqvist, H. S. (2012), "Northern Hemisphere temperature patterns in the last 12 centuries", Climate of the Past (në anglisht), 8 (1): 227–249, Bibcode:2012CliPa...8..227L, doi:10.5194/cp-8-227-2012.
- Mann, Michael E.; Zhang, Zhihua; Rutherford, Scott; Bradley, Raymond S.; Hughes, Malcolm K.; Shindell, Ddrew; Ammann, Caspar M.; Faluvegi, Greg; Ni, Fenbiao (27 nëntor 2009), "Global Signatures and Dynamical Origins of the Little Ice Age and Medieval Climate Anomaly", Science (në anglisht), 326 (5957): 1256–1260, Bibcode:2009Sci...326.1256M, doi:10.1126/science.1177303, PMID 19965474, S2CID 18655276.
- Mann, Michael E.; Zhang, Zhihua; Hughes, Malcolm K.; Bradley, Raymond S.; Miller, Sonya K.; Rutherford, Scott; Ni, Fenbiao (9 shtator 2008), "Proxy-based reconstructions of hemispheric and global surface temperature variations over the past two millennia", Proceedings of the National Academy of Sciences of the United States of America (në anglisht), 105 (36): 13252–13257, Bibcode:2008PNAS..10513252M, doi:10.1073/pnas.0805721105, PMC 2527990, PMID 18765811
- Claudia Migowski; Mordechai Stein; Sushuma Prasad; Jörg F. W. Negendank; Amotz Agnon (nëntor 2006). "Holocene Climate Variability and Cultural Evolution in the Near East from the Dead Sea Sedimentary Record". Quaternary Research (në anglisht). 66 (3): 421–431. doi:10.1016/j.yqres.2006.06.010. ISSN 1096-0287.
- Moberg, Anders; Sonechkin, Dmitry M.; Holmgren, Karin; Datsenko, Nina M.; Karlén, Wibjörn; Lauritzen, S. E. (10 shkurt 2005). "Highly variable Northern Hemisphere temperatures reconstructed from low- and high-resolution proxy data". Nature (në anglisht). 433 (7026): 613–617. Bibcode:2005Natur.433..613M. doi:10.1038/nature03265. PMID 15703742. S2CID 4359264.
- Moberg, Anders; Sonechkin, Dimitry M.; Holmgren, Karin; Datsenko, Nina M.; Karlén, Wibjörn; Lauritzen, Stein-Erik (23 shkurt 2006). "Corrigendum: Highly variable Northern Hemisphere temperatures reconstructed from low- and high-resolution proxy data". Nature (në anglisht). 439 (7079): 1014. Bibcode:2006Natur.439.1014M. doi:10.1038/nature04575.
- Raphael Neukom; Nathan Steiger; Juan José Gómez-Navarro; Jianghao Wang; Johannes P. Werner (korrik 2019). "No evidence for globally coherent warm and cold periods over the preindustrial Common Era". Nature (në anglisht). 571 (7766): 550–554. doi:10.1038/S41586-019-1401-2. ISSN 1476-4687.
- Patterson, William Paul (1995). Stable Isotopic Record of Climatic and Environmental Change in Continental Settings (Tezë) (në anglisht). An Arbor: University of Michigan. hdl:2027.42/104848. OCLC 712737306.
- William Paul Patterson; K. A. Dietrich; C. Holmden; J. T. Andrews (mars 2010). "Two Millennia of North Atlantic Seasonality and Implications for Norse Colonies". Proc. Natl. Acad. Sci. U.S.A. (në anglisht). 107 (12): 5306–5310. Bibcode:2010PNAS..107.5306P. doi:10.1073/pnas.0902522107. PMC 2851789. PMID 20212157.
- A. Pérez-Sanz; P. González-Sampériz; A. Moreno; B. Valero-Garcés; G. Gil-Romera; M. Rieradevall; etj. (1 gusht 2013). "Holocene Climate Variability, Vegetation Dynamics and Fire Regime in the Central Pyrenees: The Basa de la Mora sequence (NE Spain)". Quaternary Sience Review (në anglisht). 73: 149–169. doi:10.1016/j.quascirev.2013.05.010. ISSN 0277-3791.
- Plini i Vjetri (1906). Karl Friedrich Theodor Mayhoff (red.). Naturalis Historia (në anglisht). Teubner.
- Friedrich Röthlisberger (1986). 10,000 Jahre Gletschergeschichte der Erde (në gjermanisht). Sauerländer. ISBN 978-3-79412797-9.
- Sallares, Robert (2007). "Ecology". përmbledhur nga Scheidel, Walter; Morris, Ian; Saller, Richard P. (red.). The Cambridge Economic History of the Greco-Roman World (në anglisht). Kembrixh, MB: Cambridge University Press. doi:10.1017/chol9780521780537.003. ISBN 978-0-511-46707-3. OCLC 263074667.
- Walter Scheidel; Ian Morris; Richard P. Saller (2013). The Cambridge Economic History of the Greco-Roman World (në anglisht). Cambridge University Press. fq. 18. ISBN 978-113905414-0. OCLC 1277066427. Marrë më 7 qershor 2022.
- Wang, Ting; Surge, Donna; Walker, Karen Jo (2013). "Seasonal Climate Change Across the Roman Warm Period/Vandal Minimum Transition Using Isotope Sclerochronology in Archaeological Shells and Otoliths, Southwest Florida, USA". Quaternary International (në anglisht). 308–309: 230–241. Bibcode:2013QuInt.308..230W. doi:10.1016/j.quaint.2012.11.013.
- Werner, Johannes P.; Wang, Jianghao; Gómez-Navarro, Juan José; Steiger, Nathan; Neukom, Raphael (korrik 2019). "No Evidence for Globally Coherent Warm and Cold Periods Over the Preindustrial Common Era" (PDF). Nature (në anglisht). 571 (7766): 550–554. Bibcode:2019Natur.571..550N. doi:10.1038/s41586-019-1401-2. ISSN 1476-4687. PMID 31341300. S2CID 198494930.
