Shtëpia Romake

1. fauces (hyrja)
2. tabernae (punishte artizanale)
3. atrium (mesore)
4. impluvium (çisterna e ujit)
5. tablinum (studio)
6. hortus (kopshti)
7. oecus tricliniare (salla e ngrënies)
8. alae (mjedise anësore)
9. cubiculum (dhoma e gjumit)
Shtëpia Romake, duke mbajtur parasysh hapsirën e pakët arkitekturore në dispozicion për ndërtimin e strukturës së saj, në kundërshtim me atë që mendohet, ishte shumë e ngjashme me atë të ditëve të sotme.
«Duke parë rëndësinë e qytetit dhe dendësinë e skajshme të popullsisë, është e nevojshme që të shumëfishohet numri i banesave. Pasi banesat vetëm në katin përdhes nuk mund të strehojnë këtë masë popullsie në qytet, kemi qenë të shtrënguar, duke konsideruar këtë situatë, të kryejmë ndërtime në lartësi.» —Mark Vitruvius Polioni, De architectura, II, 8, 17.[1]
Shtimi i popullsisë dhe hapsira ndërtimore
Në hipotezë se Roma Perandorake shtrihej në një sipërfaqe prej rreth 2.000 hektarësh, kjo ishte shumë e pamjaftueshme për banesa të një popullsie të përllogaritur në gati 1 miljon e 200.000 banorë. Ekzistonte një varg ndërtesash publike, faltoresh, bazilikash, magazinash, përdorimi për të banuar i të cilave ishte i kufizuar në një numër të pakët personash: roje, magazinierë, skribë etj. Duhet llogaritur pastaj kufizimi i hapsirës për tu përdorur për banesa, nga ajo e zënë nga rrjedha e Tiberit, me parqe dhe kopshte që të vendosur në shpatet e Eskuilinit dhe të Pinciusit, nga zona Palatine, rezervuar përjashtimisht perandorëve dhe në fund nga terreni i madh i Fushës së Marsit, tempujt, palestrat, varret dhe portikët e të cilës zinin 200 hektarë, por nga të cilat banesat ishin të përjashtuar për respektin që u rezervohej perëndive.

Nëse llogaritet zhvillimi i pamjaftueshëm teknik i transportit, mund të pohohet se romakët qenë të dënuar të banonin në kufijë territorialë të ngushtë, të cilët ishin ngulitur nga Augusti dhe nga pasuesit e tij. Romakët e paaftë për ta përshtatur territorin e banueshëm me rritjen e popullsisë, përveç nëse do të shkatërronin bashkimin e jetës së Urbs, u desh të kërkonin zgjidhje ndaj mungesës së hapsirës territoriale dh ngushtësisë së rrugëve qytetare në lartësinë e shtëpive të tyre.
Vetëm pas studimeve të publikuara në fillim të Nëntëqintës mbi gërmimet arkeologjike të Ostias dhe mbi mbetjet e gjetura nën shkallën e Basilica di Santa Maria in Aracoeli, mbi ato afër Palatinit në Via dei Cerchi, kanë mundësuar të kihet një kuptim i gjerë i strukturës së shtëpisë romake deri atëherë të ngatërruar me shtëpitë e gjetura në gërmimet e Pompejit dhe Herkolanit, ku mbizotëronte domus klasik i të pasurve që ishte shumë e ndryshme nga insulae që përbënin shumicën në Romë: midis këtyre të fundit dhe domus është e njëjta diferencë që sot mund të shohim midis një apartamenti dhe një vile në një lokalitet villash.
Insula

Shtëpia Romake mund të ishte e dy llojeve: domus dhe insula. Struktura arkitekturore e domus, një banesë private aristokrate urbane që dallohej nga villa periferike, që nga ana tjetër ishte një banesë private e vendosur jashtë mureve të qytetit dhe nga villa rustica, e vendosur në zona rurale e pajisur nga mjedise të posaçme për punimet bujqësore, parashikonte se do të ndërtohej me mure pa asnjë dritare të jashtme, ndërsa ishte tërësisht e hapur drejtë brendësisë; në dallim, shtëpitë popullore kanë hapje drejtë pjesës së jashtme dhe kur insula përbëhet nga një varg ndërtesash të vendosura në mënyra katërkëndore, drejtoheshin nga një oborr qendror: gjithashtu ka porta, dritare dhe shkallë qoftë së jashtmi, ashtu dhe së brendshmi.
Domus përbëhej nga mjedise standard, të paracaktuara me dhoma që proçedojnë në një rend të fiksuar: fauces, atrium, alae, triclinium, tablinum, peristilium.
Ndërsa insula është e përbërë nga cenacula, ato që sot do ti quanim apartamente, të përbëra nga mjedise që nuk kanë një funksion përdorimi të paracaktuar dhe që janë të vendosura në të njëjtin plan vertikal sipas një mbivendosjeje të përpiktë.
Domus që rimerte rregullat e Arkitekturës Helenistike organizohet në kuadrin horizontal, ndërsa insula, e shfaqur rreth shekullit të IV p.e.s. do të zhvillohej vertikalisht për t’iu përgjigjur nevojave të një popullsie gjithmonë e më të madhe, duke arritur një lartësi që mrekullonte jo vetëm lashtësinë, por mbi të gjitha Periudhën moderne për ngjashmërinë e saj me banesat moderne urbane.
Por që nga shekulli III p.e.s. ishin mësuar të shikonin insulae prej tre katesh (tabulata, contabulationes, contignationes) sa që Tit Livi,[2] duke rrëfyer ngjarje që në dimrin mes viteve 218-17 p.e.s. i kishin paraprirë ofensivës së Hanibalit, tregon për një dem që i kishte ikur pronarit të tij në Forum Boarium dhe që, duke u futur në një portë, ishte ngjitur deri në katin e tretë dhe ishte hedhur prej andej duke terrorizuar kalimtarët.
Lartësia e këtyre insulae tashmë ishte tejkaluar në Periudhën Republikane dhe Mark Tulius Ciceroni shkruan se në Romë me shtëpitë e saj duket si pezull në ajër («Romam cenaculis sublatam atque suspensam»).[3]
Insula në Periudhën Perandorake
Siç shkruan Vitruvi «madhështia e Urbs, rritja e konsiderueshme e popullsisë së saj çuan në nevojën e zgjerimi të jashtëzakonshëm të banesave të saj dhe vetë situata e shtyu të kërkonte zgjidhje në lartësinë e ndërtesave».[4]
Vetë Augusti i frikësuar për sigurinë e qytetarëve dhe nga përsëritjet e rrëzimit të këtyre banesave nxori një rregullore që ua ndalonte privatëve të ngrinin ndërtime që i tejkalonin 70 këmbët (pak më shumë se 20 metra).[5] Lakmia e ndërtuesve përfitoi nga kufijtë e vendosur nga rregullorja e Augustit për të shfrytëzuar në maksimum hapsirën duke ndërtuar në lartësi edhe atje ku nuk ishte e nevojshme siç vërente i habitur Straboni, që në portin e madh të Tirit në Liban shtëpitë ishin gati më të larta se ato të Urbs.[6] Kështu Decim Junius Juvenali e përqeshte këtë mani të lartësisë që mbështetej mbi shtylla të holla dhe të gjatë si flauti[7] dhe oratori i shekullit të II, Publius Elius Aristides vërente se nëse vendoseshin horizontalisht, banesat romake do të arrinin deri në brigjet e Detit Adriatik.[8]
- Shembuj insulash të Periudhës Perandorake
- Pamje e jashtme e rrënojave të një insula
- Insula e Ara Coeli, katet e poshtme
- Mjedise të brendshme të katit të dytë
- Korridor në façatën e jashtme
Insula Felicles
Së koti Trajani e kishte bërë më kufizuese rregulloren e Augustit duke e ulur kufirin e lartësisë së insulae në 60 këmbë (rreth 18 metra e gjysmë) pasi nevoja e strehimit i shtrëngonin ti tejkalonin këto limite. Por edhe spekullimi ndërtimor kishte pjesën e tij nëse në shekullin e IV, midis Panteonit dhe Colonna Aurelia ishte ngritur një ndërtesë e përbindshme, gjysma e vizitorëve shtangej duke admiruar lartësinë e arritur: bëhej fjalë për ndërtesën Felicula, Insula Felicles e ndërtuar dyqint vjetë më parë, në kohën e Septim Severit (193-211). Fama e kësaj ndërtese të jashtëzakonshme kishte mbërritur deri në Afrikë, kur Tertuliani, duke predikuar kundër heretikëve valentinianë, thoshte se ata në përpjekje për tiu afruar krijimit deri te Zoti Krijues e kishin shndërruar «universin në një lloj pallati të madh të mobiluar» me Zotin nën çatitë (ad summas tegulas) me shumë kati sa kishte në Romë Insula Felicles.[9]
Njëfarë shembulli i këtij qiellgërvishtësi mbetet unik në Romën Perandorake, por ishte shumë e shpeshtë që të ndërtoheshin godina prej pesë dhe gjashtë katesh. Decim Junius Juvenali na tregon të konsiderohemi me fat sipase për tu kthyer në banesën e vetë në Via del Pero mbi Kuirinal, duhej të kacavirrej deri në katin e tretë, por për të tjerët nuk ishte kështu. Poete satirik me rastin e një nga zjarreve të shumta që godisnin zona popullore të qytetit përfytyron ti drejtohej një banori të një insula që po merte flakë dhe që banon shumë më lartë se kati i tretë: «Tashmë kati i tretë po digjet dhe ti nuk di asgjë. Nga kati përdhes e lartë ka rrëmujë, por kush do të piqet i fundit është ai i mjeri që është i mbrojtur nga shiu vetëm nga tjegullat, ku pëllumbat në dashuri vijnë të depozitojnë vezët e tyre».[10]
Insulae luksi
Nga ana tjetër insulae nuk ishin të gjitha të paracaktuara për klasa të ulta. Në fakt kishte insulae që në katin përdhes kishin një apartament të vetëm me karakteristika shumë të ngjashme me një shtëpi zotërinjsh (që quheshin domus), ndërsa në katet e sipërme kishte cenacula të destinuara për banorë më të varfër; shumë më të përhapura ishtin pastaj insulae që në katin përdhes kishin një varg punishtesh apo magazinash, tabernae për të cilat nga kanë mbetur skeletet në Ostia. Pakë ishin ata që mund ti lejonin vetes një domus në katin përdhes: në kohën e Çezarit, Keli paguante një qira vjetore prej 30.000 sestercash. Kjo mund të jap një ide të teprimeve të qirave në atë kohë nëse mendohet se një modius grurë kushtonte midis 3 dhe 4 sesterca dhe see largitiones parashikonin në 5 modius sasinë e nevojshme për një familje mesatare për tu mbajtur për një muaj; gjithshtu rroga e një punëtori fizik ishte, në kohën e Ciceronit, prej 5 sestercash në ditë, ndërsa ajo e një profesori të retorikës së një shkolle publike, në kohën e Antonin Piut, në Athinë lëkundej nga 24.000 deri në 60.000 sesterca në vit që ishte e njëjta shifër fillestare, por e cila mund të arrinte deri në 200.000 sesterca në vit, për një anëtar të consilium të Augustit.[11]
Tabernae
Tabernae hapeshin përgjatë rrugës duke u zënë gati gjithë gjatësinë e dhe kishin një portë centinata, shulet e të cilës uleshin dhe mbylleshin me kujdes me kyçe çdo mbrëmje. Ai që vrojtonte nga jashtë i dukeshin si magazina të zakonshme ose si punishte të një artizani apo tregtari, por duke hyrë mund të vërehej në fund një shkallë në muraturë prej tre, katër shkallëzash, që bashkonte një shkallë prej druri që çonte në një sheshpushim, i cili merrte dritë nga një dritare gjatësore e vendosur mbi hyrjen e taberna: kjo ishte shtëpia e zejtarit, kushtet ekonomike të të cilit shpesh ishin më të dobëta se të vetë qiraxhinjve të kateve të fundit, duke dashur të përshtateshin për të jetuar në një mjedis të vetëm, ku gatuhej, flihej dhe punohej. Shprehja juridike latine percludere inquilinum, të bllokosh një qiraxhi, duket se buron nga mënyra me të cilën pronari i shtrëngonte banorët e tabernae, borxhlinj të qirasë, ta paguanin, duke u hequr shkallët prej druri që çonin në dhomëzën e tyre.
Rrëzimet dhe zjarret
Nëse insulae nga shumë pikëpamje ishin të ngjashme me apartamentet moderne të pallateve, në fakt estetikisht ishin më të bukura: faqet e mureve ishin të zbukuruara me kombinime prej druri dhe stuko, mjediset kishin dritare të mëdha dhe porta, rreshtat e tabernae ishin të mbuluara nga një portik, dhe aty ku gjerësia e rrugës e lejonte, kishte edhe lozha (pergulae) të mbështetura mbi portikët apo ballkone (maeniana) prej druri apo prej tullash. Shpesh bimë kacavjerrëse mbështillnin balaustrat e ballkoneve mbi të cilat mund të shiheshin edhe vazo me lule, gati kopshte të vegjël siç tregon Plini i Vjetri[12]
Kësaj pamjeje të jashtme të pëlqyeshme, nun i përkonte një po aq qëndrueshmëri të insulae që nuk kishin një bazza përpjesëtimore me lartësinë e tyre, që realizoheshin nga ndërtues të pandershëm, të cilët kursenin në trashësinë e mureve dhe të dyshemeve, dhe mbi cilësinë e materialeve. Një shembull na e tregon Juvenali:
«Kush druhet apo druhet ndonjëherë se i rrëzohet shtëpia në Prenesten e akullt apo mes grykat pyjore të Bolsenës [...]? Por ne jetojmë në një urbs që gati e gjitha mbahet mbi shkoptha të brishtë; këtë zgjidhje administratorët mureve që rrëzohen vetëm i kundërvënë, dhe pastaj, kur mbyllur i kanë të vjetrat plasaritje çarjet, duan që të flihet paqësisht nën rrëzimet e shpejta.» (Juvenali, III, 190 e në v.)[13]
Rrëzime të shpeshta u bashkoheshin zjarret, që përhapeshin me shpejtësi qoftë nga sasia drurit të përdorur për të lehtësuar strukturat dhe trarët për të mbajtur dyshemetë, ashtu dhe nga ngushtësia e rrugicave.
Plutokrati Mark Licinius Krasi për këto ngjarje i kishte bërë objekt të spekullimit ndërtimor: duke pasur njohuri për këto katastrofa paraqitej në vende dhe, pasi kishte ngushëlluar pronarin e goditur të ndërtesës së rrëzuar apo të shkrumbuar, i ofronte ta blinte truallin mbi të cilin ngrihej, natyrisht me një çmim shumë më të ulët se vlera e vërtetë; me një skuadër të tijën muratorësh posaçërisht të stërvitur, rindërtonte në kohë të shkurtër një insula tjetër nga e cila nxirte fitime të mëdha.
Megjithëse që nga koha e Augustit, Roma dispononte një trupë zjarrëfikësish dhe vigiles, kaqë të shpeshta ishin zjarret sa, siç thotë Gne Domicius Anius Ulpiani, në Romën perandorake nuk kalonte ditë pa disa zjarre (plurimis uno die incendiis exortis).[14]
Kur verifikoheshin këto ngjarje fatkeqe, të varfërit ishin në njëfarë kuptimi të favorizuar përkundrejtë të pasurve të domus: në fakt ata vendoseshin më me shpejtësi në shpëtim duke mos pasur sende të çmuara apo orendi, gati mungues në strehët e tyre, për tu shpëtuar. Non che i ricchi avessero una gran quantità di mobilia da preservare dal fuoco, ma piuttosto oggetti d'arte preziosi per la loro manifattura, quelli che noi chiameremo soprammobili.
Orenditë e shtëpisë
Për romakët pjesa më e madhe e orendive përbëheshin nga krevatet. Ndërsa të varfërit kishin për krevat një shtrat me tulla pranë murit, të pasurit dispononin një varg krevatësh mbi të cilët, jo vetë flihej, por edhe hahej, shkruhej dhe pritej.
Më të përhapurit ishin krevate me një shesh (lectuli); kishte pastaj nga ata me dy vende për çiftet (lectus genialis), me tre vende për sallën e ngrënies (triclinia), duke arritur deri në gjashtë vende për më të aftit që donin të mahnisnin të ftuarit. Krevatet mund të ishin prej bronxi, më shpesh prej druri të punuar apo drurë të çmuar ekzotikë që të lustruar paraqesnin shumë ngjyra si pendët e një palloi (lecti pavonini).
Tavolinat romake (mensae) ishin shumë të ndryshëm nga tavolinat tona me katër këmbë shpesh të përbëra nga sheshe mermeri të vendosura mbi një këmbë, mbi të cilën ekspozoheshin për tu admiruar objektet më të çmuara (cartibula), apo nga tavolina të rrumbullakëta prej druri apo bronxi me tre ose katër këmbë të lëvizshme. Nuk mungonin tavolina gjysmë-të rrumbullakta kundër faqeve të mureve apo tavolina të palosshme.
Shumë më të rralla ishin karriket, për të cilat romakët nuk e ndjenin nevojën, pasi përdornin kryesisht krevatet. Kishin një karrike të veçantë, një lloj ndenjëse e madhe (thronus), por që ishte e destinuar për perënditë. Karrikja me mbështetëse pak a shumë e pjerrët (cathedra) përdorej nga zonjat e mëdha romake që Juvenali i akuzonte për dobësi. Mbetjet e kësaj karrikeje të veçantë janë gjetur në sallën e pritjes së pallatit të Augustit dhe në studjon e Plini të Riut, ku ai priste miqtë e tij. Në vijim do të bëhej karrikja e mësuesit të schola dhe e priftit të krishter. Karriket ishin pa mbushje, por gjithësesi përdorin shilte të pranishme nga pak kudo edhe nëpër krevate. Romakët uleshin zakonisht në banka (scamna) ose parapëlqenin të përdornin stola pa mbështetëse dhe mbështetje krahësh (subsellia) që mernin me vete.
Ishte i pranishëm edhe një dollap që përdorej për më tepër për të vendosur sende me punime të çmuara. Rrobat ruheshin në arcae vestiariae, apo sëndukë druri. Tapete, mbulesa, arace, shtroje, jorganë plotësonin arredimin e shtëpisë romake të shtrirë mbi krevat apo sellae, kur shkëlqenin vazot prej argjendi të të pasurve, shpesh të veshura me arë nga mjeshtra argjendarë dhe të mbushura me gurë të çmuar, mjaft të ndryshme ishte ajo e të varfërve në argjilë të thjeshtë.
Tendat gjendeshin me shumicë në përdorime të ndryshme për tu mbrojtur nga i ftohti, nga era, nga pluhuri, nga i nxehti, apo nga sy të padëshirueshëm. Nuk mungonte pastaj një arkë apo sënduk sigurie, mjaft në dukje për tu admiruar, por e mbikëqyrur nga një skllav atriensis.[15]
Ndriçimi dhe ngrohja
Ndriçimi i shtëpisë romake linte shumë për të dëshiruar, jo se nuk dritare për të ndriçuar dhe ajrosur mjediset, por se shpesh dritaret e shtëpive romake ishin të pa pajisura me lapis specularis, një pllakë e hollë qelqi ose mike, nga të cilat nuk janë gjetur fragmente, as nëpër domus zotërore të Ostias.[16] Lapis specularis përdorej për të mbyllur një serra, apo një sallë banjoje apo një sella gestatoria, por për dritaret e shtëpive aristokrate përdoreshin rroba apo lëkurë që linin të kalonte era dhe shiu apo kapakë druri që mbronin më mirë nga i ftohti apo nga i nxehti, por që nuk e linin të kalonte drita. Plini i Riu tregon se si për tu mbrojtur nga i ftohti isht i detyruar të jetonte në errësirë, sa që as që shikohej ndriçimi i vetëtimave.[17]

Shumë e paqëndrueshme ishte situtata e insulae për sa i përket ngrohjes, duke qenë e pamundur të ndizej zjarri, siç bënin fshatarët në kasollet e tyre me një hapje të sipërme për të nxjerrë tymin dhe shkëndijat, as që ekzistonte në insula, siç është besuar për shumë kohë, një ngrohje qendrore.
Impiantet romake të ngrohjes përbëheshin nga hipokaustet, një ose dy furra të ushqyera sipas intensitetit apo zgjatjes së flakëve të druve, qymyrit vegjetal apo shkarpave dhe nga një kanal nëpërmjet të cilit kalonte nxehtësia bashkë me avullin dhe tymin që mbërrinin nga hipokausti pranë, i formuar nga shtylla të vogla tullash (suspensurae) nëpërmjet të cilit qarkullonte nxehtësia që ngrohte dyshemenë e dhomave të vendosura mbi vetë hipokaustin.[18]
Suspensurae nuk mbulonin kurrë të gjithë sipërfaqen e hipocaustëve (hypocausta), prandaj për të ngrohur dyshemenë e një dhome nevojiteshin më tepër hipokauste. Në këtë mënyrë ishte e pamundur që ky sistem ngrohjeje të mund të zbatohej në mënyrë të qendërzuar në ndërtesa me kate të ndryshme ndërsa mund të zbatohej për të ngrohur një hapje dhe kthinë siç shihet në dhomat e banjos së vilave të Pompejit apo në calidarium të termave.
Ekzistonin oxhaqe në insula. Në Pompei vetëm në dy raste në dyqane furrëtarësh është gjetur diçka e ngjashme me tubat e tanishëm të tymit: por njëra ishte e prerë dhe një tjetër mbërrinte jo në çati, por në një stufë të një hapjeje të sipërme.
Mungesa e një sistemi efikas ngrohjeje i shtrëngonte të përdornin mangallë të bartshëm për tu ngrohur mbi rrota me rrezikun e vazhdueshëm të asfiksimit nga gazi i monoksidit të karbonit.[19]
Impiantet hidraulike
Sa e gabuar është të mendosh se insula gëzonte një impiant ngrohjeje qendrore, po aq e gabuar është të besosh se në shtëpitë e romakëve kishin komoditetin e të pasurit ujë të rrjedhshëm në dispozicion.
Në fakt nuk duhet harruar se furnizimi me ujë me shpenzimet e shtetit ishte konceptuar që nga fillimi si një shërbim publik, ad usum populi, në përfitim të bashkësisë dhe jo për interesin privat.
Katërmbëdhjetë ujësjellësit që sillnin në Urbs një miljard litra ujë në ditë, 247 vaska sedimentimi (castella), krojet ap shatërvanet e shumta zbukuruese dhe kanalizimet e mëdha të shtëpive private kanë bërë ndoshta të mendohet se në shtëpitë romake kishte një shpërndarje uji të rrjedhshëm. Por nuk ishte kështu: mbi të gjitha vetëm me principatin e Trajanit uji (Aqua Traiana) i burimit u soll në bregun e djathtë të Tiberit, ku njerëzit deri atëherë duhet të shfrytëzonin atë të puseve. Edhe në bregun e majtë lidhjet me castella jepeshin nëpërmjet pagimit të një tarife, vetëm në titull ngushtësisht personal dhe për tokat bujqësore.
Kishte shumë rreptësi në dhënien e këtyre lidhjeve shumë të shtrenjta me ujësjellësin, sa që pas pak orëve nga vdekja e atij që e shfrytëzonte, i ndërpritej menjëherë lidhja.
Këto vrojtime kanë të bëjnë si zakonisht me shtëpitë fisnikërore të domus apo të kateve përdhese: asnjë kolonë mbajtëse që mund të bëjë të mendosh se uji u çohej në katet e sipërme nuk është gjetur ndonjëherë në gërmimet arkeologjike. Tekstet e lashta e dëshmojnë këtë situatë: në komeditë e Plautit, pronari i shtëpisë shqetësohet të ketë gjithmonë një rezervë uji.[20]
Te Satire të Juvenalit tregohen bartësit e ujit (aquarii) si të vendosur në shkallën e fundit të skllavërisë, por të konsideruar aq të nevojshëm sa ligji i trashëgimisë vendoste që ata, me portierët (ostiarii) dhe pastruesit (zetarii), duhet të kalonin në pronësi bashkë me ndërtesën.[21] zjarrfikësit pastaj u impononin pronarëve të shtëpisë të gjenin gjithmonë rezerva uji të gatshme për të fikur zjarret e mundhsme, detyrim ky i kot nëse do të kishte pasur ujë të rrjedhshëm në insulae të cilat, pikërisht për këtë mungesë, veçanërisht në katet më të larta, ku kishte më shumë nevojë, u mungonte pastërtia e nevojshme, e ndërlikuar nga mungesa e kanalizimeve.
Sistemi i kanalizimeve
Të gjithëve na është i njohur sitemi i kanalizimeve të gjirizeve romake me të famshmen Cloaca Maxima, më e vjetra e gjirizeve romake, akoma funksionuese, fillim do ta ndërtonte në shekullin e VI p.e.s. dhe vazhdimisht e zgjeruar nën Republikën dhe Perandorinë. Sistemi i kanalizimeve qe meritë e Mark Vipsanius Agripës, që bëri të derdheshin në sistemin e kanalizimeve edhe ujë të tepërt të ujësjellësave dhe që e bënë kaqë të gjerë sa mund të përshkuhej me varkë.[22]
Romanët, gjithësesi, nuk e përdornin në maksimum të potencialit të saj, duke e përdorur vetëm për të larguar ujërat e banesave në katit përdhes dhe të latrinave publike. Mungojnë prova të sigurta të gërmimeve arkeologjike që katet e sipërme të insulae qenë të lidhura me sistemin e kanalizimit dhe më të varfërit duhej që detyrimisht, duk paguar një shumë modeste, të përdornin latrina publike të menaxhuara nga konçesionarë të fiskut (conductores foricarum).
Në kundërshti me atë që mund të mendohet, latrinat publike ishin vende të arreduara me njëfarë cilësie. Kishte një hemicikël apo një drejtkëndësh përreth të cilit rridhte ujë në vazhdim në kanale përpara të cilëve ndodheshin rreth njëzet ulëse prej mermeri të pajisura me hapje, dhe mbi të cilat uleshin – midis dy krahëve që paraqisnin delfinë – dërrasa e përshtatur për nevojat. Mjedisit ishte i ngrohur dhe zbukuruar deri dhe me shtatore.[23]
Ndërsa më të varfërit apo të kursyerit përdornin qypa, pa gryka për tu përdorur dhe vendosur para punishtes së një dërstiljeri, që përdorte kështu falas urinën për punimin e tij.
Mund të ishte pastaj një enë e posaçme e quajtur dolium, e vendosur në hapsirën e shkallëve, ku qiraxhinjtë mund të zbraznin vazot e tyre nëse pronari u kishte dhënë leje. Nga Vespaziani e në vijim tregtarët e plehërave organikë blenë të drejtën për ti zbrazus periodikisht.
Në Romën Perandorake ekzistonin edhe puse të zinj (lacus), që pastronin qytetin jo vetëm për motivet e dukshme, por edhe sepse shpesh gratë e jetës së shthurur hidhnin apo ekspozonin të sapolindurit e tyre. Për fat të keqë nuk u mund të lirohej nga këta puse të zinj, duke parë se vijonin akoma në Romën e perandor Trajanit.[24]
Për ata që nuk donin të shkonin në vende shkarkimi apo të ngjisnin shkallët e pjerrëta të insula-s së tyre, metoda më e lehtë mbetej ajo e heqjes qafe të jashtëqitjeve të tyre duke i hedhur në rrugë nga dritarja. Por në Romë juristët kërkonin ti ndalonin veprime të tilla, duke organizuar mbikëqyrjeje të posaçme dhe duke i ndëshkuar rëndë shkelësit me ligje të posaçme. Duke qenë se shkellja ndihej thellësisht nga opinioni publik, ligje të tilla panë konsulencën e aftë të juristit të madh, Gne Domicius Anius Ulpianit.[25]
Shiko gjithashtu
- Shtëpia
- Mobiljet
- Çardaku
- Rezidenca shumëfamiljare
- Banimi
- Apartamenti
- Rendet arkitekturore
- Aerarium
- Ager publicus
- Amfiteatri Romak
- Anijet Romake
- Arcana imperii
- Arkitektura Romake
- Arkitektura e Teatrove Romake
- Arx
- Bujqësia në Romën e lashtë
- Burgus
- Cannaba
- Castellum
- Castra
- Cirku Romak
- Civitas
- Clivus Palatinus
- Cursus honorum
- Çitadela
- Dashuria Greke
- Domus
- Dux
- E drejta romake
- Ekonomia Romake
- Equites
- Ergastulum
- Festivalet Romake
- Forumet Romake
- Genius loci
- Gens
- Gotthograikia
- Harku i Triumfit
- Honestiores dhe humiliores
- Horreum
- Hospitium
- Imperator
- Imperium
- Institucionet politike të Romës së lashtë
- Instrumentum regni
- Insula (ndërtesë)
- Insula (hapsirë urbane)
- Jus
- Juvenali
- Kalendari Romak
- Klasa shoqërore në Romën e Lashtë
- Klima e Romës së Lashtë
- Kolona e Fitores
- Kolonia Romake
- Koloseumi
- Kolumbarium
- Kopshtet romake
- Kufijtë ushtarakë dhe fortifimet romake
- Kultura e Romës së lashtë
- Kuzhina antike romake
- Larja në Romën e Lashtë
- Latifundium
- Latinët e Lashtë
- Latium
- Letërsia e vjetër greke e romake
- Lidhja Latine
- Limes Britannicus
- Llaçi romak
- Luftërat Romako-Latine
- Lupanari
- Magjistratët romakë
- Magjistratët e Perandorisë Romake
- Mansio
- Mare Nostrum
- Marina Romake
- Mark Valerio Marciali
- Misteret greko-romake
- Mjekësia Romake
- Moda e flokëve në Romën e lashtë
- Municipium
- Muret mbrojtëse romake
- Muri i Antoninit
- Nikopoli i Epirit
- Njësitë matëse romake
- Optimates dhe populares
- Ordines
- Pagus
- Pallatet perandorake të Romës
- Patricët romakë
- Patronazhi në Romën e Lashtë
- Perandoria Romake
- Periudha e Ngrohtë Romake
- Plaçkitja Vandale e Romës
- Plaçkitja Visigote e Romës
- Plebejtë
- Pomerium
- Portretizimi Romak
- Primus inter pares
- Principati (Roma)
- Provocatio ad populum
- Republika Romake
- Rogatio
- Roma quadrata
- Romanitas
- Romanizimi (kulturor)
- Rrugët romake
- Selitë perandorake romake
- Shpyllëzimi gjatë periudhës romake
- Shtatë Kodrat e Romës
- Shtetësia Romake
- Skllavëria në Romën e lashtë
- Skulptura Romake
- Spektaklet Romake
- Statio
- Statusi në sistemin ligjor romak
- Tempulli i Apollonit Palatin
- Tempulli Romak
- Teknologjia në Romën e lashtë
- Thermae
- Traditat romake të emërtimit
- Triumfi Romak
- Ujësjellësi Romak
- Umbilicus urbis Romae
- Ura e Trajanit
- Ura romake
- Urbanistika Romake
- Urbs
- Ushqimi dhe darka në Perandorinë Romake
- Ushtria Romake
- Valetudinarium
- Vardariotai
- Veshjet në Romën e lashtë
- Veshjet ushtarake të Romës së lashtë
- Vicus
- Vigiles
- Vila Romake
- Villa rustica
- Vivarium
- Zgjedhjet në Republikë Romake
- Zjarrfikja në Romën e Lashtë
Citime fundore
- ↑ Mark Vitruvius Polioni (1914). Morris Hicky Morgan; Herbert Langford Warren (red.). The Ten Books on Architecture (në anglisht). Harvard University Press. fq. 56–57.
- ↑ Tit Livi (1834). "Libri XXI.62". përmbledhur nga George Baker (red.). Ab Urbe Condita (në anglisht). Vëll. III. A. J. Valpy. fq. 307–309 – nëpërmjet Archive.org.
- ↑ Mark Tulius Ciceroni (1855). "De lege agraria contra P. Servilium Rullum II.". përmbledhur nga George Long (red.). M. Tullii Ciceronis Orationes: with A Commentary (në anglisht). Vëll. II. George Bell, Ëhitaker and co. fq. 380–403, 416–463.
- ↑ Mark Vitruvius Polioni (1914). Morris Hicky Morgan; Herbert Langford Warren (red.). The Ten Books on Architecture (në anglisht). Harvard University Press. fq. 35–65.
- ↑ Mbi rregulloren e Augustit shiko Straboni (1917–1932). The Geography (në anglisht). Përkthyer nga H. L. Jones. Harvard University Press., V. 3, 7; XV, 2, 23; Tacitin, Historiae, 2, 71; Aul Geliusin, XV, 1, 2; Mark Valerio Marciali (1877). Henry George Bohn (red.). The Epigrams of Martial (në anglisht). George Bell and Sons., 1, 117, 7
- ↑ Straboni (1917–1932). The Geography (në anglisht). Përkthyer nga H. L. Jones. Harvard University Press., XVI, 2, 23
- ↑ Juvenali (1836). "Satire III: On the Vices and Inconveniences of Rome". përmbledhur nga P. Austin Nuttall (red.). The Satires of Decimus Junius Juvenalis (në anglisht). Përkthyer nga Ëilliam Gifford. Nichols and Son. fq. 17–18.
- ↑ Publius Elius Aristides (1986). "XIV. The Fourth Leuctran Oration: The Second Speech on Behalf of the Thebans". përmbledhur nga Charles Allison Behr (red.). The Complete Works (në anglisht). Vëll. I: Orationes I-XVI, With an Appendix Containing the Fragments and Inscriptions. Brill Archive. fq. 388–394. ISBN 978-90-04-07844-4.
- ↑ Tertuliani. "4. Against the Valentinians 7.". The Writings of Tertullian (në anglisht). Vëll. II. The Anti-Heretical Works. Përkthyer nga Peter Holmes.
- ↑ Juvenali (1836). "Satire III: On the Vices and Incoveniences of Rome". përmbledhur nga P. Austin Nuttall (red.). The Satires of Decimus Junius Juvenalis (në anglisht). Përkthyer nga Ëilliam Gifford. Nichols and Son. fq. 17–31.
- ↑ Në një shënim të Jérôme Carcopino (1971). La vita quotidiana a Roma (në italisht). Universale Laterza. fq. 318–320. përllogarit se shuma prej 30.000 sestercash ishte e barazvlefshme me rreth 750.000 lira të vitit 1967.
- ↑ Plini i Vjetri, Naturalis Historia XIX, 59; Mark Valerio Marciali (1877). Henry George Bohn (red.). The Epigrams of Martial (në anglisht). George Bell and Sons., XI, 18.
- ↑ Juvenali (1836). "Satire III: On the Vices and Inconveniences of Rome". përmbledhur nga P. Austin Nuttall (red.). The Satires of Decimus Junius Juvenalis (në anglisht). Përkthyer nga William Gifford. Nichols and Son. fq. 17.
- ↑ Gne Domicius Anius Ulpiani (1895). The Institues of Gaius and Rules of Ulpian: The Former from Studemund’s Apograph of Verona Codex (në anglisht). Vëll. III. Alfabetical Digest of the Matters Contained in the Text and Notes. Përkthyer nga James Muirhead. T. & T. Clark. fq. 439–630.
- ↑ Alberto Angela (2017). Una giornata nell'antica Roma. Vita quotidiana, segreti e curiosità (në italisht). Milano: Mondadori. fq. 30–32, 331. ISBN 978-88-04-66668-4.
- ↑ Pllakat e qelqit, të rralla në Itali, në fakt përdoreshin në mënyrë të zakonshme në vilat e Galisë (cfr. Cumont, Comment la Belgique fut romanisée,fq. 44 n.3).
- ↑ Plini i Riu (1890). "II.12". The Letters of the Younger Pliny (në anglisht). Përkthyer nga John Delaëare Leëis. Londër, Angli: Kegan Paul, Trench, Trübner & Co. fq. 60–71.
- ↑ «Hipokausti është vendi ku ndizej zjarri për të ngrohur dhomën; hipokausti bashkë me dhomën e ngrohur.» (Mark Vitruvius Pollioni (1831). L'architettura di Vitruvio (në italisht). Vëll. 5–6. Fratelli Mattiuzzi. fq. 73, nota 2.)
- ↑ Në Gali ku edhe mënyrat e ngrohjes ishin më të përparuara, rrezikohej shpesh të vdisej të asfiksuar siç i ndodhi Julianit në Lutetia (Misopogon, 341, D.)
- ↑ Titus Macius Plauti (1890). "7. Casina: Or, Stratagem Defeated". përmbledhur nga Henry Thomas Riley (red.). The Comedies of Plautus (në anglisht). Vëll. II. George Bell And Sons. fq. 303–350.
- ↑ Paulus, Digest III, 6, 58
- ↑ "Cloaca Massima" (në italisht). Sovrintendenza Capitolina ai Beni Culturali.
- ↑ Jérôme Carcopino, Le journal des savants, 1911 fq.456
- ↑ Tit Livi (1834). "Libri XXXIV. 44. 5". përmbledhur nga George Baker (red.). Ab Urbe Condita (në anglisht). Vëll. VI. A. J. Valpy. fq. 57–129 – nëpërmjet Archive.org.
- ↑ Gne Domicius Anius Ulpiani (1895). The Institues of Gaius and Rules of Ulpian: The Former from Studemund’s Apograph of Verona Codex (në anglisht). Vëll. III. Alfabetical Digest of the Matters Contained in the Text and Notes. Përkthyer nga James Muirhead. T. & T. Clark. fq. 439–630.
Bibliografia
Burime të lashta
- Lua error te Moduli:Citation/CS1 te rreshti 1763: attempt to index field '?' (a nil value). Versioni anglisht këtu Arkivuar 20 nëntor 2015 tek Wayback Machine.
- Tit Petronius Arbitri (1913). Michael Heseltine (red.). Petronius; Seneca: Apocolocyntosis (në anglisht). Vëll. 1. Satyricon. William Heinemann.
- Publius Elius Aristides (1986). "XIV. The Fourth Leuctran Oration: The Second Speech on Behalf of the Thebans". përmbledhur nga Charles Allison Behr (red.). The Complete Works (në anglisht). Vëll. I: Orationes I-XVI, With an Appendix Containing the Fragments and Inscriptions. Brill Archive. fq. 388–394. ISBN 978-90-04-07844-4.
- Mark Tulius Ciceroni (1855). "De lege agraria contra P. Servilium Rullum II.". përmbledhur nga George Long (red.). M. Tullii Ciceronis Orationes: with A Commentary (në anglisht). Vëll. II. George Bell, Whitaker and co. fq. 380–403, 416–463.
- Gaius; Gne Domicius Anius Ulpiani (1895). The Institues of Gaius and Rules of Ulpian: The Former from Studemund’s Apograph of Verona Codex (në anglisht). Vëll. III. Alfabetical Digest of the Matters Contained in the Text and Notes. Përkthyer nga James Muirhead. T. & T. Clark. fq. 439–630.
- Kasius Dion Koceiani, Historia Romana; (Versioni anglisht)
- Dionisi i Halikarnasit, Antiquitates Romana.
- Eutropi, Breviarium historiae romanae (teksti latin), I-X.
- Juvenali (1836). "Satire III: On the Vices and Incoveniences of Rome". përmbledhur nga P. Austin Nuttall (red.). The Satires of Decimus Junius Juvenalis (në anglisht). Përkthyer nga William Gifford. Nichols and Son. fq. 17–31.
- Tit Livi (1834). "Libri XXI". përmbledhur nga George Baker (red.). Ab Urbe Condita (në anglisht). Vëll. III. A. J. Valpy. fq. 239–309 – nëpërmjet Archive.org.
- Tit Livi (1834). "Libri XXXIV". përmbledhur nga George Baker (red.). Ab Urbe Condita (në anglisht). Vëll. VI. A. J. Valpy. fq. 57–129 – nëpërmjet Archive.org.
- Tit Livi (1834). "Libri 45". përmbledhur nga George Baker (red.). Ab Urbe Condita (në anglisht). Vëll. VII. A. J. Valpy. fq. 361–426 – nëpërmjet Archive.org.
- Mark Valerio Marciali (1877). Henry George Bohn (red.). The Epigrams of Martial (në anglisht). George Bell and Sons.
- Plini i Vjetri, Naturalis Historia XIX;
- Titus Macius Plauti (1890). "7. Casina: Or, Stratagem Defeated". përmbledhur nga Henry Thomas Riley (red.). The Comedies of Plautus (në anglisht). Vëll. II. George Bell And Sons. fq. 303–350.
- Plini i Riu (1890). "II". The Letters of the Younger Pliny (në anglisht). Përkthyer nga John Delaware Lewis. Londër, Angli: Kegan Paul, Trench, Trübner & Co. fq. 60–71.
- Plini i Riu (1890). "III". The Letters of the Younger Pliny (në anglisht). Përkthyer nga John Delaware Lewis. Londër, Angli: Kegan Paul, Trench, Trübner & Co. fq. 72–108.
- Mark Vitruvius Pollioni (1831). L'architettura di Vitruvio (në italisht). Vëll. 5–6. Fratelli Mattiuzzi.
- Mark Vitruvius Polioni (1914). Morris Hicky Morgan; Herbert Langford Warren (red.). The Ten Books on Architecture (në anglisht). Harvard University Press. fq. 35–65.
- Marl Vitruvius Polioni, De architectura, Torino, Einaudi, 2 vol., 1997.
- Plutarku (1878). "The Life of Romulus". përmbledhur nga John Langhorne; William Langhorne (red.). Plutarch’s Lives Translated from the Original Greek (në anglisht). Vëll. 1. Harper & Brothers. fq. 57–90.
- Straboni (1917–1932). The Geography (në anglisht). Përkthyer nga H. L. Jones. Harvard University Press.
- Tertuliani. "4. Against the Valentinians 7.". The Writings of Tertullian (në anglisht). Vëll. II. The Anti-Heretical Works. Përkthyer nga Peter Holmes.
Burime historiografike moderne
- Jean-Pierre Adam, L'arte di costruire presso i romani. Materiali e tecniche Editore: Longanesi, 2003.
- Alberto Angela (2017). Una giornata nell'antica Roma. Vita quotidiana, segreti e curiosità. Rai Eri (në italisht). Milano: Mondadori. ISBN 978-88-04-66668-4.
- Philippe Aries; Georges Duby (2001). La vita privata, in 5 volumi (në italisht). Editori Laterza.
- Ranuccio Bianchi Bandinelli dhe Mario Torelli, L'arte dell'antichità classica, Etruria-Roma, Utet, Torino 1976.
- Ranuccio Bianchi Bandinelli; Mario Torelli (1967). "Arte Plebea". Dialoghi di Archeologia (në italisht). 1: 74–76.
- Adolf Berger (1953). "Encyclopedic Dictionary of Roman Law". Transactions of the American Philosophical Society (në anglisht). 43 (2): 333–809. JSTOR 1005773.
{{cite journal}}: Lidhje e Wikipedia Library në(Ndihmë!)|url= - Maria Antonietta Lozzi Bonaventura (2009). Roma antica. Viaggio nel tempo alla scoperta della location eterna (në italisht). Subiaco: Guide ITER. ISBN 978-88-8177-143-1.
- Brizzi, Giovanni (1997). Storia di Roma. 1. Dalle origini ad Azio (në italisht). Bolonja: Pàtron.
- Carlos Cabanillas; Santiago Apóstol (2003). "La vida cotidiana en Roma". Santiagoapostol.net (në spanjisht). Arkivuar nga origjinali më 10 prill 2012.
- Andrea Carandini (2004). "Palatino, Velia e Sacra via: paesaggi urbani attraverso il tempo". Workshop di Archeologia Classica (në italisht). Quaderni.
- Andrea Carandini, La nascita di Roma: dei, lari, eroi e uomini all'alba di una civiltà, Torino, 1998.
- Andrea Carandini. "Sulle orme di Schliemann a Roma: alle origini della Città e dello Stato". Archeologia viva, rivista bimestrale (në italisht).
- Andrea Carandini (2007). Roma il primo giorno (në italisht). Romë, Bari: Laterza.
- Andrea Carandini, red. (2012). Atlante di Roma antica (në italisht). Milano: Mondadori Electa. ISBN 978-88-370-8510-0.
- Andrea Carandini (2014). La Roma di Augusto in 100 monumenti (në italisht). Novara: Utet. ISBN 978-88-511-2093-1.
- Jérôme Carcopino (1971). La vita quotidiana a Roma (në italisht). Bari: Universale Laterza.
- Cayot, Fabrice (2003). "Les maisons seigneuriales rurales à la fin du Moyen Age (XIVe–XVIe s.) dans l'Yonne" (në frëngjisht). Annales de Bourgogne, 75, fq. 259–288.
- Cesare Cesariano. Vitruvio. De architectura. Libri 2º-4º. I materiali, i templi, gli ordini Curato da: Rovetta A.Editore: Vita e Pensiero 2002 Collana: Biblioteca erudita ISBN 88-343-0660-0.
- Claridge, Amanda (1998). Rome: An Oxford Archaeological Guide (në anglisht). Oksford: Oxford University Press. ISBN 0-19-288003-9.
- Coarelli, Filippo (1984). Guida archeologica di Roma (në italisht). Arnoldo Mondadori Editore.
- Coarelli, Filippo (2007). I santuari, il fiume, gli empori. Storia Einaudi dei Greci e dei Romani (në italisht). Vëll. 13. Milano: Einaudi Editore.
- Filippo Coarelli, Roma, Laterza 2008.
- Mauro Cristofani, red. (1990). La grande Roma dei Tarquini (në italisht). Roma: L'Erma di Bretschneider. ISBN 88-7062-684-9.
- Melissa Barden Dowling (2004). "A Time to Regender: The Transformation of Roman Time". Time and Uncertainty (në anglisht). Brill. fq. 183–185.
- Eberle, Lisa Pilar; le Quéré, Enora (2017). "Landed Traders, Trading Agriculturalists? Land in the Economy of the Italian Diaspora in the Greek East". Journal of Roman Studies (në anglisht): 107, 27–59. JSTOR 26576044.
- Pietro De Francisci (1968). Sintesi storica del diritto romano (në italisht). Roma.
- Emilio Gabba; etj. (1999). Introduzione alla storia di Roma (në italisht). Milano: LED. ISBN 88-7916-113-X.
- Andrea Giardina, L'uomo romano, «Economica Laterza», 1908.
- Andrea Giardina (2008). Roma Antica (në italisht). Roma-Bari: Editori Laterza. ISBN 978-88-420-7658-2.
- Andrea Giardina (1993). L'uomo romano (në italisht). Economica Laterza.
- Andrea Giardina (2005). Profili di storia antica e medievale (në italisht). Vëll. 1. Laterza Edizioni Scolastiche.
- Gilbert J. Gorski; James E. Packer (11 qershor 2015). The Roman Forum: A Reconstruction and Architectural Guide (në anglisht). Cambridge University Press. ISBN 978-0-521-19244-6.
- Pierre Gros - Mario Torelli, Storia dell'urbanistica. Il mondo romano, Laterza 2007.
- Mogens Herman Hansen (2004). An Inventory of Archaic and Classical Poleis: An Investigation Conducted by The Copenhagen Polis Centre for the Danish National Research Foundation (në anglisht). Danmarks Grundforskningsfond. Oxford University Press. ISBN 978-0-19-814099-3.
- Lothar Haselberger; David Gilman Romano; Elisha Ann Dumser (2002). "Mapping Augustan Rome". Journal of Roman Archaeology (në anglisht): 129–168.
- Léon Homo, Rome impériale et l'urbanisme dans l'Antiquité, Parigi, A. Michel (coll. L'évolution de l'Humanité), 2e éd., 1971.
- Christian Hülsen (1905). Il Foro Romano. Storia e Monumenti (në italisht). Torino: Ermanno Loescher.
- Christian Hülsen (1904). Das Forum Romanum, seine Geschichte und seine Denkmäler (në gjermanisht). Loescher, Bretschneider & Regenberg.
- Arnold H. M. Jones (1972). Il Tramonto del Mondo Antico (në italisht). Bari: Casa Editrice Giuseppe Laterza & Figli. CL 20-0462-3. (titulli origjinal i veprës Arnold H. M. Jones (1966). The Decline of the Ancient World (në anglisht). Londër: Lonmans, Green and Co. Ltd.
- Heinz Kähler (1964). Das Funfsäulendenkmal für die Tetrarchen auf dem Forum Romanum. Monumenta artis Romanae (në gjermanisht). Vëll. 23. Këln: M. Dumont Schauberg. ISSN 0077-1406.
- Maria Margarita Segarra Lagunes (2004). Il Tevere e Roma: Storia di una simbiosi (në italisht). Roma: Gangemi.
- Peter Lampe (2006). Christians at Rome in the First Two Centuries: From Paul to Valentinus (në anglisht). Continuum International Publishing Group. ISBN 0-8264-8102-7.
- Massimiliano Liverotti (2007). Il grande libro dei misteri di Roma risolti e irrisolti (në italisht). Roma: Newton Compton Editori. ISBN 978-88-541-0894-3.
- Z. Mari (1996). E. M. Steinby (red.). Lexicon Topographicum Urbis Romae (në italisht). Vëll. 3. ISBN 88-7140-096-8.
- Guy P.R. Métreaux (1998). "Villa rustica alimentaria et annonaria". përmbledhur nga Alfred Frazer (red.). The Roman Villa: Villa Urbana (në anglisht). University of Pennsylvania Museum of Archaeology. fq. 14-15. ISBN 0-924171-59-6.
- Theodor Mommsen (1972). Storia di Roma antica (në italisht). Firence: Sansoni.
- Tina Najberg (2022). The Severan Marble Plan. Digital Forma Urbis Romae Project (në anglisht). Stanford University Press.
- Pallottino, Massimo (1993). Origini e storia primitiva di Roma (në italisht). Milano: Rusconi. ISBN 88-18-88033-0.
- Ugo Enrico Paoli (2005). Vita romana (në italisht). Oscar Mondadori.
- Renato Peroni, Comunità e insediamento in Italia fra età del bronzo e prima età del ferro, in Storia dei Greci e dei Romani, vol. 13, Einaudi 2008.
- Samuel Ball Platner (1929). A Topographical Dictionary of Ancient Rome (në anglisht). Londër: Oxford University Press.
- David Stone Potter; D. J. Mattingly (1999). Life, Death, and Entertainment in the Roman Empire (në anglisht). University of Michigan Press. ISBN 0-472-08568-9.
- M. Quercioli, Le mura e le porte di Roma, Newton Compton, Roma, 1982.
- Claudio Rendina (2007). Roma ieri, oggi e domani (në italisht). Roma: Newton Compton Editori. ISBN 978-88-541-1025-0.
- Richardson, L. (jr.) (1992). A New Topographical Dictionary of Ancient Rome (në anglisht). The Johns Hopkins University Press. ISBN 978-0-8018-4300-6.
- G. Rickman, (1971): Roman Granaries and store buildings. Cambridge.
- Giorgio Ruffolo (2004). Quando l'Italia era una superpotenza (në italisht). Einaudi.
- Daría Saavedra-Guerrero (1999). "El elogio de las virtutes patronales en los municipios de la Italia altoimperial". L'Antiquité Classique (në spanjisht). 68: 191–209.
- David Soren (1999). A Roman Villa and a Late Roman Infant Cemetery (në anglisht). L'Erma di Bretschneider. ISBN 88-7062-989-9.
- Tina Squadrilli (1961). Vicende e monumenti di Roma (në italisht). Staderini.
- Romolo Augusto Staccioli (1985). La Roma di Augusto (në italisht). Novara: De Agostini.
- S. Taricco, Piccola storia dell’arte astigiana. Quaderno del Platano Ed. Il Platano 1994.
- Bryan Ward-Perkins (2005). The Fall of Rome: And the End of Civilization (në anglisht). Oxford University Press. ISBN 0-19-280728-5.