Vivarium

Një vivarium ishte një rrethim, ku romakët mbanin kafshë të egra të përdorura për gjueti për zbavijet e tyre të ndryshme, si për shembull në amfiteatro.

Romë, një i tillë ndodhej afër Porta Prenestina. Gjatë rrethimit të parë të Romës në Luftërat Gotike, gotët rrëzuan pjesë të murit të vivariumit në një përpjekje për të hyrë në qytet. Kjo përpjekje dështoi pasi muret e rregullta të qytetit kishin garnizone ushtarësh bizantinë, që ndodheshin mbrapa murit të vivariumit dhe Belisari do të sulmonte prapavijën e gotëve afër Porta Prenestine.[1][2]

Sipas shkrimtares Charlotte Anne Eaton, një vivarium i dytë, më i vogël gjendej pranë Koloseumit,[3] poshtë konventit të Santi Giovanni e Paolo në Kodrën Keliane dhe ishte i lidhur me të nëpërmjet një kalimi të ulët me tavan kupolisht. Ky vivarium ishte një nevojë praktike për shkak të largësisë së konsiderueshme midis vivariumit nga Porta Maggiore dhe Koloseumit.

Shiko gjithashtu

Citime fundore

  1. Antonio Santosuosso (2004). Barbarians, Marauders, nad Infidels: The Ways of Medieval Warfare (në anglisht). Nju Jork: MJF Books. ISBN 978-1-56731-891-3.
  2. Prokopi i Çezaresë. "XXII–XXIII". History of the Wars: Book V: The Gothic War (në anglisht). Vëll. 1 nëpërmjet Wikisource.
  3. Eaton, Charlotte Anne (1827). Rome, in the Nineteenth Century: Containing a Complete Account of the Ruins of the Ancient City, the Remains of the Middle Ages, and the Monuments of Modern Times (në anglisht). Vëll. 1. Nju Jork: J. & J. Harper. fq. 332–333.

Bibliografia