Klima e Romës së Lashtë

Mozaik që paraqet kremtime rreth një nilometri në Xipori, Izrael, shekulli V, lagështia e rritur gjatë Periudhës Romake krijoi një prodhimtari më të madhe në Lindjen e Afërt dhe Afrikën Veriore

Klima e Romës së Lashtë varioi përgjatë ekzistencës së saj. Në gjysmën e parë të mijëvjeçarit të I p.e.s., klima e Italisë ishte më e lagësht dhe e ftohtë sesa tani dhe jugu i tanishëm i thatë kishte më shumë reshje.[1] Rajonet veriore gjendeshin në zonën e klimës së mesme, ndërsa pjesa tjetër e Italisë gjendej në klimën subtropikale, duke pasur një klimë të ngrohtë dhe të butë. Gjatë shkrirjes vjetore të borës malore, edhe lumenjtë e vegjël do të vërshonin, duke lagur terrenin (Toskana dhe Moçalet Pontine konsideroheshin të pakalueshme në lashtësi).[1] Ekzistenca e Qytetërimit Romak (duke përfshirë Perandorinë Romake Lindore) shtrihej në tre periudha klimatologjike: Periudha e Hershme Subatlantike (900 p.e.s.–175 i e.s.), Periudha e Mesme Subatlantike (175–750 i e.s.) dhe Periudha e Vonë Subatlantike (që nga viti 750).[2]

Dëshmitë e shkruara të indikatorëve shkencorë arkeologjikë dhe natyrorë, në mënyrë të pavarur por konsistente tregojnë se gjatë Periudhës së shtrirjes maksimale të Perandorisë Romake dhe krizës fundore, klima pësoi mjaft ndryshime.[3] Shtrirja më e madhe e perandorisë nën sundimin e Trajanit përkoi me Optimumin Klimatik Romak.[4] Ndryshimi i klimës ndodhi në nivele të ndryshme, nga gati stasis e dukshme gjatë perandorisë së hershme, në lëkundjet e shpejta gjatë perandorisë së vonë.[3] Megjithatë, ka akoma disa kundërthënie në nocionin e një periudhe të përgjithshme më të lagësht në Mesdheun Lindor rr. 1–600 të e.s. për shkak të publikimeve kundërvënëse.[5]

Klima e qëndrueshme

Leopardë në Mozaikun Magerius nga Tunizia moderne, shek. III. Mozaikë të shumtë romakë nga sitet e Afrikës Veriore paraqesin faunë tani të gjendur vetëm në Afrikën Tropikale,[6] megjithëse është e paqartë nëse ndonjë ndryshim klimatik kontribuoi për të.

Përgjatë gjithë Mbretërisë dhe Republikës Romake ishte Periudha e ashtuquajtur Subatlantike, në të cilën do të zhvilloheshin gjithashtu qytet-shtetet greke dhe etruske. Ajo karakterizohej nga vera të freskëta dhe dimra të butë dhe të lagësh.[7]

Në të njëjtën kohë kishte disa dimra drastikë, duke përfshirë ngrirjen e plotë së Tiberit në vitet 398 p.e.s., 396 p.e.s., 271 p.e.s. dhe 177 p.e.s.. Në shekujt në vijim raportime të herë pas hershme dimrash të ashpër do të lidheshin më shumë me përmbytjet sesa me akullin mbi Tiber.[8] Dëshmi për një klimë më të freskët mesdhetare në vitet 600 p.e.s.–100 p.e.s. vijnë nga mbetjet e limaneve të lashta të Napolit dhe nga Adriatiku, të cilat gjendeshin rreth një metër poshtë nivelit të tanishëm ujit. Edward Gibbon, duke cituar burime të lashta, megjithëse Rini dhe Danubi ngrinin shpesh, duke i lehtësuar inkursionet e ushtrive barbare në perandori "përgjatë një ure të madhe dhe solide akulli".[9] Duke sugjeruar klimë më të ftohtë, Gibbon pretendon gjithashtu se gjatë kohës së Çezarit renat gjendeshin zakonisht në pyjet moderne të Polonisë dhe Gjermanisë, ndërsa në kohën e tanishme renat nuk shikohen në jug të Balltikut.[9]

Gjatë sundimit të Augustit klima u bë më e ngrohtë dhe thatësira në Afrikën Veriore u theksua.[10] Biotopet e heterogaster urticae, e cila në Periudhën Romake gjendej më në veri sesa në vitet 1950, sugjeron se në Perandorinë e Hershme temperaturat mesatare të korrikut ishin të paktën 1 °C mbi ato të mesit të shekullit të XX.[3] Plini i Riu shkruante se vera dhe ullinjtë kultivoheshin në pjesë më veriore të Italisë sesa në shekujt e mëparshëm,[4] si Sasernae në shekullin e I p.e.s. (të dy atë e bir).[8][11]

Erërat

Një krahasim i busullës moderne të erërave me situatën në shekullin e I të e.s. tregon disa dallime: në atë kohë fryrjet veriore në dimër ishin mjaft të rralla. Erërat tipike veri-perëndimore të cilat frynin rregullisht në korrik, tashmë nuk ekzistojnë. Flladi detar fillonte një muaj më herët, në prill. Vitruvi përmend erërat lagështi bartëse që frynin nga jugu ose perëndimi që mund të dëmtonin librat.[12] Ka gjithashtu dëshmi që tregojnë se në Periudhën Romake klima mesdhetare ndikohej nga luhatjet me frekuencë të ulët në presionin e nivelit të detit mbi Atlantikun Verior, i quajtur Luhatja Shekullore e Atlantikut Verior (Centennial North Atlantic Oscillation, CNAO).[13]

Reshjet

Gjatë Luftës së Parë Punike, Brigjet Mesdhetare përjetuan stuhi të tilla të fuqishme sa që Flota Romake do të shkatërrohej dy herë (në vitin 255 p.e.s. dhe në vitin 249 p.e.s.). Kjo do të pasohej nga thatësira Italiane në vitin 226 p.e.s., e cila zgjati gjashtë muaj. Në dhjetorin e vitit 170 p.e.s. pati një shi të kuq në Romë.[14]

Burimet e shkruara aty rreth vitit 75 p.e.s. deri rreth vitit 175 të e.s. gjithashtu theksojnë lagështinë, kryesisht në formën e vërshimeve të Tiberit në Romë. Vërshime të mëdha të Tiberit ndodhën në vitet 5 (zgjati shtatë ditë), 15, 36, 51, 69, 79 dhe 97 të e.s..[14] Duke nisur nga aneksimi romak i Egjiptit në vitin 30 p.e.s. dhe deri në vitin 155 të e.s. vërshimet e favorshme të Nilit ndodhnin më shpesh.[3]

Dimri i viteve 69/70 të e.s. ishte më i thati i njohur për Tacitin, kur ai shkroi Historiae të tij rreth vitit 100 të e.s.;[15] saktësisht në të njëjtën kohë stina e thatë do të vijonte edhe në Amerikë. Kushtet e thata do të riktheheshin gjatë sundimit të Adrianit.[16] Në Timgad – gjatë vizitës së Adrianit në atë qytet në vitin 133 ra shi për herë të parë në pesë vjetë.[6]

Disa pjesë të perandorisë, megjithatë, patën rreshje më të shumta. Një ditar meteorologjik, i hartuar nga Ptolemeu në Aleksandri rreth vitit 120, përmend shi në çdo muaj përveç gushtit dhe gjëmime përgjatë verës. Ai ndihmon për të shpjeguar begatinë bujqësore të Afrikës Romake (e mbiquajtur Hambari i Romës), dhe begatinë e Spanjës Jugore në Periudhën Romake.[17] Sipas Rhoads Murphey, furnizimi i përgjithshëm vjetor me grurë nga Afrika Veriore për në Romë, "vlerësohet si e mjaftueshme për të ushqyear rreth 350,000 banorë, që nuk është aspak e mundur për tu prodhuar për eksport nën kushtet e tanishme".[6] Kalendari meteorologjik i Kolumelës sugjeron se reshjet verore në Italinë Jugore, veçanërisht në Romë dhe Kampania, ndodhnin më shpesh sesa tani.[18] Nivele të larta të pazakonta reshjesh ndodhnin në Spanjën Romak gjatë të ashtuquajturës Periudha e Lagësht Ibero–Romake.

Spanja Romake përjetoi tre faza të rëndësishme: intervali më i lagësh në vitet 550–190 p.e.s., një interval i thatë në vitet 190 p.e.s.–150 të e.s. dhe një tjetër periudhë të lagësht në vitet 150–350 të e.s..[19] Në vitin 134 p.e.s. ushtria e Shipio Emilianit në Spanjë u desh të marshonte natën për shkak të nxehtësisë së skajshme, kur disa nga kuajtë dhe mushkat e saj do të ngordhnin nga etja[20] (megjithëse më herë, në vitin 181 p.e.s., shira të shumtë pranverorë do ti pengonin keltiberët nga lehtësimi i Rrethimit Romak të Kontrebias).[20] Përgjatë shekullit të II të e.s. temperaturat e ngrohta mbizotëronin veçanërisht në Alpet Austriake, të sugjeruara nga periudhat e mëtejshme të ftohta afërsisht rreth viteve 155 deri në 180. Afërsisht pas vitit 200 temperaturat u luhatën, duke u prirë drejtë ftohjes.[3]

Çështjet mjedisore dhe ndryshimet klimatike

Sipas Sheldon Judson, në shekullin II p.e.s. niveli i erozionit tokësor në Latium u rrit dhjetëfish, që është lidhur me rritjen e numrit të vendbanimeve në Etrurinë Jugore.[17] Për më tepër, nga Themelimi i Romës deri me gjasa në vitin 165 të e.s., romakët shpyllëzuan sipërfaqe të stërmëdha për toka bujqësore.[21] Në vitin 61 të e.s. Seneka i Riu përshkruante nivele të larta të ndotjes ajrore në Romë, e cila ishte e lidhur me djegien masive të druve për karburant.[17]

Nga rr. 200 deri rr. 290 pati një periudhë ftohjeje, e cila preku provincat veri-perëndimore të perandorisë. Dendrokronologjia tregon se thatësira të ashpra të cilat filluan në vitin 338 dhe vazhduan deri në vitin 377 e detyruan fedetarën nomade pastoraletë hunëve kë kërkonin kullota dhe gjah më në perëndim dhe jug. Sulmet e tyre në veri të Detit të Zi i detyruan gotët të vendoseshin në Perandorinë Romake dhe në fund ta sulmonin atë (veçanërisht në Betejën Adrianopojës).[3]

Variacionet e rritura klimatike nga rr. 250 deri në vitin 600 përkonin me Rënien e Perandorisë Romake Perëndimore.[22] Për Perandorinë Lindore Romake ka të dhëna për një thatësi rajonale të zgjatur në Turqinë moderne qendrore rreth viteve 400–540 të e.s..[5]

Shiko gjithashtu

Citime fundore

  1. 1 2 Bokshchanin, Anatoly; Kuzishchin, Vasily, red. (1970). Глава вторая. Природа и население древней Италии. Природа Апеннинского полуострова в древности [2. Natyra dhe Popullsia e Italisë së Lashtë. Natyra e Gadishullit Apenin në Lashtësi]. История Древнего Рима [Historia e Romës së Lashtë] (në rusisht). Moskë: Vysshaya Shkola.
  2. ↑ John E. Oliver, red. (2005). The Encyclopedia of World Climatology (në anglisht). Springer Science & Business Media. fq. 259. ISBN 1-4020-3264-1.
  3. 1 2 3 4 5 6 Michael McCormick; etj. (vjeshtë 2012). "Climate Change during and after the Roman Empire: Reconstructing the Past from Scientific and Historical Evidence". Journal of Interdisciplinary History (në anglisht). 43 (2): 169–220. doi:10.1162/JINH_a_00379. S2CID 16489531.
  4. 1 2 Wolfgang Behringer (2010). A Cultural History of Climate (në anglisht). Polity. fq. 62. ISBN 978-0-7456-4529-2.
  5. 1 2 William Harris, red. (2013). The Ancient Mediterranean Environment Between Science and History (në anglisht). Brill. fq. 161. ISBN 978-90-04-25405-3.
  6. 1 2 3 Rhoads Murphey. "The Decline of North Africa Since the Roman Occupation: Climatic or Human?" (PDF) (në anglisht). Hunter College of the City University of New York.
  7. ↑ Wolfgang Behringer (2010). A Cultural History of Climate (në anglisht). Polity. fq. 60. ISBN 978-0-7456-4529-2.
  8. 1 2 H. H. Lamb (2013). Climate: Present, Past and Future (Routledge Revivals) (në anglisht). Vëll. 2: Climatic History and the Future. Routledge. fq. 424. ISBN 978-1-136-63969-2.
  9. 1 2 T. M. L. Wigley; M. J. Ingram; G. Farmer, red. (1985). Climate and History: Studies in Past Climates and Their Impact on Man (në anglisht). Cambridge University Press Archive. fq. 381. ISBN 0-521-31220-5.
  10. ↑ Wolfgang Behringer (2010). A Cultural History of Climate (në anglisht). Polity. fq. 61. ISBN 978-0-7456-4529-2.
  11. ↑ Mark Porcius Katoni; Mark TerencVarroni; Lucius Junius Moderat Kolumela; Rutilius Taur Emilian Paladi (1864). "III. L. J. Moderatus Columelle – De re rustica". Les Agronomes latins: Caton, Varron Columelle, Palladius (në frëngjisht dhe latinisht). Përkthyer nga Charles-François Saboureux de La Bonneterie. Firmin Didot Fréres. fq. 169–517 – nëpërmjet Gallica.
  12. ↑ Dario Camuffo (1993). "Reconstructing the climate and the air pollution of Rome during the life of the Trajan Column". The Science of the Total Environment (në anglisht). 128 (2–3): 205–226. Bibcode:1993ScTEn.128..205C. doi:10.1016/0048-9697(93)90220-Z.
  13. ↑ B. J. Dermody; etj. (2011). "Revisiting the humid Roman hypothesis: novel analyses depict oscillating patterns". Climate of the Past Discussions (në anglisht). 7 (4): 2355–2389. Bibcode:2012CliPa...8..637D. doi:10.5194/cpd-7-2355-2011. hdl:1874/209564. S2CID 55950382.
  14. 1 2 Barash, Semyon (1989). "Глава I. История неурожаев и погоды в Европе в древности" [I. Historia e dështimit të të korrave dhe motit në Evropë në lashtësi]. История неурожаев и погоды в Европе [Historia e dështimit të të korrave dhe Moti në Europë] (në rusisht). Shën Petersburg: Gidrometeoizdat.
  15. ↑ Publius Kornelius Taciti (1942). "II. The History". përmbledhur nga Moses Hadas (red.). The Complete Ëorks of Tacitus: The Annals – The Hisstory – The Life of Cnaeus Julius Agricola – Germany and Its Tribes – A Dialogue on Oratory (në anglisht). Përkthyer nga Alfred John Church; Ëilliam Jackson Brodribb. Random House. fq. 419–675. ISBN 978-039430953-8. {{cite book}}: Mospërputhje ISBN / Datë (Ndihmë!)
  16. ↑ Samuel K. Eddy (1979). "Climate in Greco-Roman History". Surface.syr.edu (në anglisht). Syracuse University.
  17. 1 2 3 Andrew Erskine, red. (2012). A Companion to Ancient History (në anglisht). John Wiley & Sons. ISBN 978-1-118-58153-7.
  18. ↑ Mark Porcius Katoni; Mark Terenc Varroni; Lucius Junius Moderat Kolumela; Rutilius Taur Emilian Paladi (1864). "III. L. J. Moderatus Columelle – De re rustica". Les Agronomes latins: Caton, Varron Columelle, Palladius (në frëngjisht). Përkthyer nga Charles-François Saboureux de La Bonneterie. Firmin Didot Fréres. fq. 169–517 – nëpërmjet Gallica.
  19. ↑ Celia Martín-Puertas; etj. (mars 2009). "The Iberian–Roman Humid Period (2600–1600 cal yr BP) in the Zoñar Lake varve record (Andalucía, southern Spain)". Quaternary Research (në anglisht). 71 (2): 108–120. Bibcode:2009QuRes..71..108M. doi:10.1016/j.yqres.2008.10.004. S2CID 67777837.
  20. 1 2 Leonard A. Curchin (2004). The Romanization of Central Spain: Complexity, Diversity and Change in a Provincial Hinterland (në anglisht). Routledge. fq. 7. ISBN 1-134-45112-1.
  21. ↑ William Harris (2013). The Ancient Mediterranean Environment Between Science and History (në anglisht). Brill. fq. 173. ISBN 978-90-04-25405-3.
  22. ↑ Ulf Büntgen; etj. (13 janar 2011). "2500 Years of European Climate Variability and Human Susceptibility". Science (në anglisht). 331 (6017): 578–582. Bibcode:2011Sci...331..578B. doi:10.1126/science.1197175. PMID 21233349. S2CID 27661057.

Bibliografia

Burime të lashta

Burime historiografike moderne