Provocatio ad populum

Ilustrim i liktorëve me fasces lictoriae me sëpata, që mund të jepnin dënime me vdekje

Provocatio ad populum (një latinisht për apelim te populli) ishte një institut i të drejtës penale romake, e futur nga Lex Valeria de provocatione në vitin 509 p.e.s. (rogatuar nga konsulli Publius Valerius Publikola) dhe e zbatuar veçanërisht gjatë Periudhës Republikane.[1]

Norma parashikonte mundësinë që dënimi kapital i një të dënuari me vdekje të mund të ndryshohej në një tjetër dënimi, nëse kështu vendosej nga një vendim popullor.

Periudha Mbretërore

Është kundërthënëse ekzistenca e një provocatio ad populum apo institute të ngjashme në Periudhën Mbretërore, kur mbreti kishte tërësinë e pushteteve gjyqësore, por ku ishte e mundur që për krimet më të rënda të mblidhej asambleja (e përbërë vetëm nga patricë).

Mendimi mbizotërues i shkrimtarëve në Periudhën Republikane, ishte se një institut i tillë ekzistonte edhe në Periudhën Mbretërore:

«Librat e pontifeksëve thonë se provocatio zbatohej edhe nën mbretërit dhe e thonë edhe shkrimet e augurëve»
Provocationem autem etiam a regibus fuisse declarant pontificii libri, significant nostri etiam auguralesCiceroni, De re publica[2]

Kundërthënës është pasazhi i Tit Livit mbi Horacin e mbijetuar, vrasës i motrës së tij. Do të apelonte te provocatio, dhe kështu jeta do ti kursehej nëpërmjet faljes popullore.[3]

Instituti i provocatio futi një të drejtë të të dënuarit me vdekje për të kërkuar që dënimi që i ishte dhënë të rivlerësohej nga nja asamble qytetare vetëm pas miratimit të Lex Valeria në vitin 509 p.e.s.: për periudhën pararendëse tradita flet vetëm për një të drejtë të rex në rasten në të cilat, sipas diskrecionit të tij, i dukej më e përshtatshme ta dërgonte një vendim në një asamble qytetare.

Periudha Republikane

Tradita nënvizon se një nga masat e para nën regjimin republikan qe ajo e krijimit të provocatio ad populum, e lidhur me emrin e Publius Valerius Publikolës,[4] i zgjedhur në vitin 509 p.e.s., në rinovimin e parë të detyrave konsullore.[5]

Në vijim të marjes së një vije politike me natyrë autoritare – nëpërmjet organit të decemviratit legjislativ (të krijuar në vitin 451 p.e.s. dhe me qëllim identifikimin e një kompleksi normash themelore të afta për të disiplinuar në vija të përgjithshme sektorët e të drejtës publike dhe private) - instituti i provocatio ad populum do të pezullohej.

Në vitin 449 p.e.s. do të nxirej, nga konsujt Lucius Valerius dhe Mark Horacius, lex Valeria Horatia de provocatione, që do të rikthente de facto provocatio ad populum dhe sanksiononte ndalimin e krijimit të magjistraturave që – në ushtrim të ius coercitionis – do të ishin jashtë kufirjve të provocatio.

Në një fazë të parë, populli shprehte nëpërmjet Comitia Curiata, pastaj në vijim të Ligjit të XII Tabelave provocatio ad populum do zhvillohej përpara Comitia Centuriata. Do të bintë në mospërdorim edhe për shkak të kufizimeve hap pas hapi të sjella nga legjislatorë të ndryshëm, mbi të gjitha në Periudhën e Vonë Republikane. Instituti do të zhdukej përfundimisht gjatë Periudhës së Principatit.

«Magjistratët Romakë kishin një pushtet fillimisht të pakufizuar dhe pa apelim, i zbutur vetëm nga zgjatja e kufizuar kohore e mandatit. Prandaj përballë rrezikut të abuzimeve në dhënien e dënimit kapital, sipas interpretimit tradicional që nga Mommseni, provocatio do të ishte një mënyrë për të pranuar një apel të jashtëzakonshëm përballë gjithë popullit. Ky interpretim është kundërshtuar nga studjues të tjerë, si Bernardo Santalucia, për të cilin «është e gabuar ta cilësosh provocatio si "apel te populli", pasi apeli nënkupton gjykimin paraprirës të një magjistrati, gjykim që këtu mungon»: në atë fazë të të drejtës romake, populli është në fakt tashmë titullar i një juridiksioni të tij, funksioni i iudicatio, që bashkëjeton bashkë me coercitio të mbretit. Në këtë interpretim, në këtë mënyrë, sigurisht provocatio ka funksion të "kufizoi" teprimet e mundshme të imperium, i cili nga mbreti u kalohet magjistratëve, por roli i asamblesë së cives nuk është ai i apelit, por gjykim i mirëfilltë, përderisa akti i magjistratit «është një akt administrimi, jo një akt jurisdiksioni».[6]

Masa në një fazë të parë qe e aplikueshme vetëm për të dënuarit me vdekje të klasës patrice. Vijimisht do të pranoheshin edhe plebejtë. Nga ana tjetër përbërja e Comitia Centuriata që shikonte një shpërpjesëtim censuar të atribuimeve të centurie midis pesë klasave dhe sistemit të votimit, që shikonte të thirrura në votim centurie duke nisur nga klasa e parë, e kthente provocatio ad populum një intstrument në dorën e klasave të privilegjuara.[7]

Si shenjë e jashtme e provocatio ad populum liktorët që i paraprinin magjistratëve, kur ishin në qytetin e Romës, bartnin fasces lictorae pa sëpata, për të treguar se magjistrati ishte pa pushtetin për të dhënë dënime kapitale. Jashtë Romës, siç ndodhte në rastin e fushatave ushtarake, pushteti ishte në përgjithësi i plotë, dhe liktorët ndërkohë fasces me sëpatë.

Ciceroni, gjatë Komplotit të Katilinës, dënoi me vdekje në burgun Tullianum qytetarë romakë bashkëpunëtorë të Katilinës pa u lejuar provocatio. Publius Klodius Pulkeri, kundërshtari i tij politik, kaloi atëherë për votim me një plebishit një ligj që caktonte dënimin me ekzil atij që kishte dhënë një dënim me vdekje pa i lejuar provocatio.

Periudha Perandorake

Në Periudhën Perandorake provocatio dëshmohet akoma, por tashmë populus është zëvendësuar me imperator. Por një figurë e re imponohet: qytetari romak duke brohoritur fjalët "Caesarem appello", duke i ikur jurisdiksionit të magjistratit provincial dhe çështja transferohej për një Romë. Shën Pali, pikërisht për këtë, i iku për dy vjetë dënimit dhe do të sillej në Romë. Juristi Julius Paoli konfirmon se në kohën e tij e drejta e apelit te populli ishte shndërruar në apel te perandori:

«Sipas Lex Iulia de vi publica dënohet ai që, i veshur me një lloj pushteti, ka vrarë apo ka urdhëruar të vritet një qytetar romak që kishte apeluar, dikur te populli, sot te perandori
— Julius Pauli, Sententiae receptae, V, 26, 1[8]

Kronologjia e ligjeve

Sipas datave tradicionale, kronologjia e ligjeve mbi provocatio ad populum është si në vijim:

  • 509 p.e.s. – Lex Valeria, magjistratët nuk mund tia nënshtronin fshikullimit ose dënimit me vdekje qytetarit romak që kishte ushtruar provocatio ad populum;
  • 454 p.e.s. –Lex Aternia Tarpeia de multis, kufiri i gjobave për qytetarët romakë, të cilin e tejkalonte ishte e mund të thirrej provocatio ishte ngulitur në 3.020 ase, barabartë me vlerën e 30 qeve plus dy dele;
  • 452 p.e.s. – Lex Menenia Sestia de multa et sacramento;
  • 450 p.e.s.Leges XII Tabulae, dënimi me vdekje i qytetarit duhet të vendosej nga Comitia Centuriata;
  • 449 p.e.s. – Lex Valeria Horatia, nuk mund të vendoseshin magjistratura të reja që përjashtoheshin nga respektimi i provocatio;
  • 300 p.e.s. – Lex Valeria atribuar konsullit M. Valerius Korbi, i cili deklaronte se "meritonte qortim" akti i magjistratit që kishte bërë të fshikullohej dhe vritej një qytetar në mungesë të provocatio;
  • 199 p.e.s. – Lex Porcia I, e quajtur Lex Porcia de capite civium. E shtrin të drejtën për provocatio përtej 1000 hapave nga Roma, kështu në favor të qytetarëve rezidentë në provinca dhe të ushtarëve përkundrejtë komandantit të tyre;
  • 195 p.e.s. – Lex Porcia II, e quajtur Lex Porcia de tergo civium. Do ta shtrinte të drejtën e provocatio ad populum kundër fshikullimit;
  • 184 p.e.s. – Lex Porcia III, parashikonte një sanksion shumë të ashpër (ndoshta dënimin kapital) për magjistratin që nuk mundësonte provocatio.

Shiko gjithashtu

Citime fundore

  1. [[[Tit Livi]], Ab Urbe condita libri, II.8.
  2. Mark Tulius Ciceroni (1998). "1. The Republic". përmbledhur nga Niall Rudd; Jonathan Powell (red.). The Republic and The Laws (në anglisht). Oxford University Press. fq. 1–94, 175–198. ISBN 978-0-19-283236-8.
  3. Tit Livi (1834). "Book I.26". përmbledhur nga George Baker (red.). The History of Rome (Ab Urbe Condita) (në anglisht). Vëll. I. Jones & Co. fq. 19–20 nëpërmjet Google Books.
  4. Mark Tulius Ciceroni (1998). "II. 53". përmbledhur nga Niall Rudd; Jonathan Powell (red.). The Republic and The Laws (në anglisht). Vëll. 1. The Republic. Oxford University Press. fq. 1–94, 175–198. ISBN 978-0-19-283236-8.
  5. Një pjesë e historianëve pohon se leges e ndryshme (Valeria, Valeria Horatia) duhet të ishin një sajim i analistëve dhe se një e drejtë e vërtetë për provocatio të paktën për plebejtë, nuk do të ekzistonte para vitit 300 p.e.s.. Të shikohet Luigi Amirante (1991). "Sulla "provocatio ad populum" fino al 300". Studi di storia costituzionale romana (në italisht). Napoli: Jovene. fq. 77–119.
  6. Bernardo Santalucia (1994). Studi di diritto penale romano (në italisht). Roma: L'Erma di Bretschneider. fq. 25 dhe 160-162. ISBN 88-7062-864-7.
  7. Luigi Amirante dyshon që para vitit 300 p.e.s. kishte efektivisht një provocatio ad popolum dhe se vetëm më pas pati një barazpeshim efektiv midis patricëve dhe plebejve. Megjithatë vlen vëzhgimi se jo ndaj një asambeje plebeje (scita plebis), por ndaj Comitia Centuriata, me shumicë të paracaktuar, i ishte besuar detyra e ndërhyrjes në vijim të një provocatio. – Luigi Amirante (1991). "Sulla "provocatio ad populum" fino al 300". Studi di storia costituzionale romana (në italisht). Napoli: Jovene. fq. 77–119.
  8. Julius Pauli; Gne Domicius Anius Ulpiani (1878). "II. Pauli Libri Quinque Sententiarum". përmbledhur nga Paulus Krueger (red.). Ulpiani Liber Sungularis Regularum – Pauli Libri Quinque Sententiarum – Fragmenta Minora saeculorum P. Chr. N. secundi et terti. Collectio Librorum Iuris Anteiustiniani (në latinisht). Berlin: Apud Weidmannos. fq. 133. Lege Iulia de vi publica damnatur, qui aliqua potestate praeditus civem Romanum antea ad populum nunc imperatorem appellantem necaverit necarive iusserit, […]..

Bibliografia

Burime parësore

Burime historiografike moderne

  • Luigi Amirante (1991). "Sulla "provocatio ad populum" fino al 300". Studi di storia costituzionale romana (në italisht). Napoli: Jovene. fq. 77–119.
  • Luigi Amirante (1986). "A proposito della "provocatio ad populum" fino al 300". Iura (në italisht). 37.
  • Alberto Angela (2017). Una giornata nell'antica Roma. Vita quotidiana, segreti e curiosità. Rai Eri (në italisht). Milano: Mondadori. ISBN 978-88-04-66668-4.
  • Carlin A. Barton (1993). The Sorrows of the Ancient Romans: The Gladiator and the Monster (në anglisht). Princeton University Press. fq. 176–177.
  • Adolf Berger (1953). "Encyclopedic Dictionary of Roman Law". Transactions of the American Philosophical Society (në anglisht). 43 (2): 333–809. JSTOR 1005773. {{cite journal}}: Lidhje e Wikipedia Library në |url= (Ndihmë!)
  • Arnaldo Biscardi (1973). Aspetti del fenomeno processuale nell'esperienza giuridica romana (në italisht). Milano: Edittore Cisalpino-Goliardica.
  • Maria Antonietta Lozzi Bonaventura (2009). Roma antica. Viaggio nel tempo alla scoperta della location eterna (në italisht). Subiaco: Guide ITER. ISBN 978-88-8177-143-1.
  • Brizzi, Giovanni (1997). Storia di Roma. 1. Dalle origini ad Azio (në italisht). Bolonja: Pàtron.
  • Carlos Cabanillas; Santiago Apóstol (2003). "La vida cotidiana en Roma". Santiagoapostol.net (në spanjisht). Arkivuar nga origjinali më 10 prill 2012.
  • Andrea Carandini, La nascita di Roma: dei, lari, eroi e uomini all'alba di una civiltà, Torino, 1998.
  • Andrea Carandini (2007). Roma il primo giorno (në italisht). Romë, Bari: Laterza.
  • Andrea Carandini, red. (2012). Atlante di Roma antica (në italisht). Milano: Mondadori Electa. ISBN 978-88-370-8510-0.
  • Jérôme Carcopino (1971). La vita quotidiana a Roma (në italisht). Bari: Universale Laterza.
  • Filippo Coarelli, Roma, Laterza 2008.
  • Combès, Robert (1966). Imperator: Recherches sur l'emploi et la signification du titre d'Imperator dans la Rome républicaine (në frëngjisht). Paris: Presses universitaires de France; Publications de la Faculté des Lettres et Sciences humaines de l’Université de Montpellier. Arkivuar nga origjinali më 30 dhjetor 2010.
  • Mauro Cristofani, red. (1990). La grande Roma dei Tarquini (në italisht). Roma: L'Erma di Bretschneider. ISBN 88-7062-684-9.
  • John A. Crook (1955). Consilium Principis: Imperial Councils and Counsellors from Augustus to Diocletian (në anglisht). Cambridge University Press. fq. 22.
  • de Blois, Lucas. 2011. "Army and General in the Late Roman Republic". In A Companion to the Roman Army. Edited by Paul Erdkamp, 164–179. Oxford: Wiley-Blackwell.
  • Dillon, Matthew; Garland, Lynda (2005). Ancient Rome: From the Early Republic to the Assassination of Julius Caesar (në anglisht). Routledge. ISBN 978-041522458-1.
  • Luca Fezzi (2008). Il tribuno Clodio (në italisht). Roma-Bari: Laterza.
  • Pietro De Francisci (1968). Sintesi storica del diritto romano (në italisht). Roma.
  • Emilio Gabba (1976). Republican Rome: The Army and the Allies (në anglisht). Përkthyer nga P. J. Cuff. University of California Press.
  • Emilio Gabba; etj. (1999). Introduzione alla storia di Roma (në italisht). Milano: LED. ISBN 88-7916-113-X.
  • Luigi Garofalo (2003). "Iuris interpretes" e inviolabilità magistratuale (në italisht). Milano: Seminarios Complutenses de Derecho Romano (2001).
  • Andrea Giardina (2008). Roma Antica (në italisht). Roma-Bari: Editori Laterza. ISBN 978-88-420-7658-2.
  • Andrea Giardina (1993). L'uomo romano (në italisht). Economica Laterza.
  • Andrea Giardina (2005). Profili di storia antica e medievale (në italisht). Vëll. 1. Laterza Edizioni Scolastiche.
  • Giuseppe Grosso (2000). Monarchia, "provocatio" e processo popolare (në italisht). Torino: Studi in onore di Pietro De Francisci.
  • Karl-J. Hölkeskamp (2010). Reconstructing the Roman Republic: An Ancient Political Culture and Modern Research (në anglisht). Princeton University Press.
  • Michel Humbert (1988). Le tribunat de la plèbe et le tribunal du peuple: remarques sur l'histoire de la provocatio ad populum (në frëngjisht). MEFRA.
  • Arnold H. M. Jones (1972). Il Tramonto del Mondo Antico (në italisht). Bari: Casa Editrice Giuseppe Laterza & Figli. CL 20-0462-3. (titulli origjinal i veprës Arnold H. M. Jones (1966). The Decline of the Ancient World (në anglisht). Londër: Lonmans, Green and Co. Ltd.
  • Peter Lampe (2006). Christians at Rome in the First Two Centuries: From Paul to Valentinus (në anglisht). Continuum International Publishing Group. ISBN 0-8264-8102-7.
  • Levick, Barbara (2014). Faustina I and II: Imperial Women of the Golden Age (në anglisht). Oxford University Press. ISBN 978-0-19-537941-9.
  • Massimiliano Liverotti (2007). Il grande libro dei misteri di Roma risolti e irrisolti (në italisht). Roma: Newton Compton Editori. ISBN 978-88-541-0894-3.
  • Lomas, Kathryn, and Tim Cornell, eds. 2003. "Bread and Circuses": Euergetism and Municipal Patronage in Roman Italy. London: Routledge.
  • Ralph W. Mathisen (2019). Ancient Roman Civilization: History and Sources, 753 BCE to 640 CE (në anglisht). Nju Jork Siti, Nju Jork: Oxford University Press. ISBN 978-0-19-084960-3. OCLC 1038024098.
  • Fergus Millar (2002). "The Political Character of the Classical Roman Republic, 200–151 B.C.". Rome, the Greek World, and the East: The Roman Republic and the Augustan Revolution (në anglisht). University of North Carolina Press. fq. 136-138.
  • Momigliano, Arnaldo; Cornell, Tim (2012). "imperator". Oxford Classical Dictionary (në anglisht) (bot. i 4-rt). Oxford University Press. doi:10.1093/acrefore/9780199381135.013.3268. ISBN 978-0-19-938113-5.
  • Theodor Mommsen (1972). Storia di Roma antica (në italisht). Firence: Sansoni.
  • Pallottino, Massimo (1993). Origini e storia primitiva di Roma (në italisht). Milano: Rusconi. ISBN 88-18-88033-0.
  • Ugo Enrico Paoli (2005). Vita romana (në italisht). Oscar Mondadori.
  • Renato Peroni, Comunità e insediamento in Italia fra età del bronzo e prima età del ferro, in Storia dei Greci e dei Romani, vol. 13, Einaudi 2008.
  • Roberto Pesaresi (2007). Improbe factum: riflessioni sulla provocatio ad populum (në italisht). Napoli: Fides humanitas ius.
  • Pollard, Elizabeth (2015). Worlds Together, Worlds Apart: Concise Edition (në anglisht). Vëll. 1. Nju Jork: W. W. Norton & Company, Inc. fq. 253. ISBN 978-039325093-0.
  • David Stone Potter; D. J. Mattingly (1999). Life, Death, and Entertainment in the Roman Empire (në anglisht). University of Michigan Press. ISBN 0-472-08568-9.
  • Claudio Rendina (2007). Roma ieri, oggi e domani (në italisht). Roma: Newton Compton Editori. ISBN 978-88-541-1025-0.
  • Giorgio Ruffolo (2004). Quando l'Italia era una superpotenza (në italisht). Einaudi.
  • Bernardo Santalucia (1994). Studi di diritto penale romano (në italisht). Roma: L'Erma di Bretschneider. ISBN 88-7062-864-7.
  • Tina Squadrilli (1961). Vicende e monumenti di Roma (në italisht). Staderini.
  • Romolo Augusto Staccioli (1985). La Roma di Augusto (në italisht). Novara: De Agostini.

Lidhje të jashtme