Lupanari

Lupanari në VII, 12, 18–20. Në të djathtë ndodhet Vico del Lupanare. Në të majtë ndodhet Vico del Balcone.

Lupanari (latinisht për "bordello") është ndërtesa e rrënuar e një bordelloje të lashtë romake në qytetin Pompeii. Ka interes të veçantë për pikturat erotike në muret e tij dhe është i njohur edhe si Lupanare Grande ose "Bordelloja e ndërtuar apostafat" në koloninë romake. Pompeii ishte i lidhur ngushtësisht me Venerën,[1] hyjnesha romake e dashurisë, seksit dhe pjellorisë, dhe kështu një figurë mitologjike e lidhur ngushtësisht me prostitucionin.[2]

Kulti i Lupas

Paraqitje e Luperkalit: Romuli dhe Remi menden nga ulkonja, Lupa, rrethuar nga paraqitje tw Tiberit dhe Palatinit. Panel nga një altar kushtuar çiftit hyjnor te Marsit dhe Venusit. fundi i sundimit të Trajanit (98-117 i e.s.)

Prostitutat quheshin me emra të ndryshëm në Romën e Lashtë: meretrices (nga folja merere, të fitosh), ambulatrices (kalimtare), fornicatrices (ato që ushtroheshin poshtë fornices, urave), noctilucae (xixëllonja)[3] dhe lupae (ulkonja).

Në pellgun e Mesdheut para themelimit të Romës praktikohej ajo që quhej prostitucioni i shenjtë, i lidhur me kultin e Dea Lupa, një hyjni e lashtë e lidhur me Nënën e Madhe, i praktikuar nga virgjëresha të reja, të lira ose skllave, apo nga priftëresha të quajtura lupae. Në tempujt e hyjneshës të ngritur pranë trivii praktikohej hierodulia (nga hieròn = tempull dhe doulia = shërbëtori) që simbolizonte hierogaminë (nga hieròs = i shenjtë dhe gamos = martesë), një rit kushtuar pjellorisë të lidhur me ampleksin e burrave me hyjninë.[4]

Me zvetënimin e këtyre kulteve të lashta emri lupae u kalua te prostitutat e zakonshme dhe te lupanarët. Romakët e zëvendësuan kultin e Lupas me Luperkalian, festa kushtuar perëndisë Luperk, ku kremtohej një rit kushtuar edhe ai pjellorisë me praktikues që personifikonin njëkohësisht dhitë dhe ujqërit.[5]

Kati i sipërm mund të shihet këtu para ndryshimeve që iu bënë

Vendndodhja

Lupanari (VII, 12, 18–20) është i vendosur afërsisht dy blloqe në lindje të forumit dhe afër Banjove Stabiane[6] në kryqëzimin e Vico del Lupanare dhe Vico del Balcone Pensile.[7]

Kjo vendndodhje e posaçme konsiderohej një qendër ose "piazza" popullore shoqërore bazuar mbi graffiti që përfshijnë reklamime turnesh sporvtivë, propagande politike dhe mesazhe të tjera informale. Studjuesit kanë zbuluar se aty zhvillohej një sasi e madhe e qarkullimit këmbësor rreth zonës jashtë bordellos.[8]

Trajtimi si sit

Brenda hyrjes për në Lupanar

Guidat dhe historianët e shekullit të XIX shpesh refuzonin ta shqyrtonin ose të diskutonin për bordellot për shkak të prirjeve të tyre moraliste. Megjithëse historianët fillimisht ishin hezitues të mundësonin studime mbi bordelot e lashta për publikun, Lupanari tani është një tërheqje turistike e vizituar gjerësisht në Pompeii.[9]

Historiani i fundit të shekullit të XIX, Wolfgang Helbig bëri pohimin se "një analizë e pikturave individuale [nga bordelloja] është e panevojshme dhe papranueshme."[10] Nuk qe deri në shekullin e XX që studjuesit filluan ti mernin studimet e bordellove të lashta seriozisht. Arti i lashtë erotik u bë një mënyrë popullore studimi për të ofruar kuptime të seksualitetit greko-romak, partneritetit dhe dinamikave të pushtetit.

Pritjet në bordello nga patronët dhe vizitorët shembullizonte pabarazitë klasore brenda bordellos. Vizitorët e klasës së lartë ishin të njohur për paraqitjen përçmuese të bordellove që rridhte nga klasicizmi i tyre. Megjithëse ata shpesh e përshkruanin hapsirën si të ndyrë ose jo tërheqëse, studjuesit kanë deklaruar se këto koleksione si të përçmueshme dhe të pabesueshme.[11]

Bordellot

Fjala romake për bordellon ishte lupanar, që tekstualisht donte të thoshte një strofull ujqish dhe një prostitutë quhej lupa ("ulkonjë").[12][13]

Gërmimet e hershme pompeiane, të drejtuara nga modestia strikte e periudhës kohore, e klasifikonte nxitimthi çdo ndërtesë që përmbante piktura erotike si bordello. Duke përdorur këtë konceptim, Pompeii kishte 35 lupanares. Duke parë një popullsi prej dhjetë mijë banorësh në Pompeii gjatë shekullit të I të e.s., kjo llogaritje caktonte një bordello për 286 banorë ose 71 meshkuj të rritur. Duke përdorur kritere më strikte për identifikimin e bordellove, numri i tyre vete deri në një shifër më realiste prej nëntë ndërtesash një-dhomëshe dhe Lupanari në VII, 12, 18–20.[14]

Bordellot gjatë kësaj periudhe ishin në mënyrë tipike të vogla me vetëm pak dhoma. Prostitutat punonin jashtë dhomave të vogla individuale. Nuk kishin dyer ose të dhëna të përdorimit të perdeve për privatësi, me vetëm një dritare të vogël me hekura lartë në mur për dritë.[15] Çmimi individual i prostitutës shpesh ishte i listuar pranë derës, siç përcaktohej nga tutori i tyre.[9] Lupanari ishte më i madhi i bordellove të gjetura në Pompeii, me 10 dhoma. Si bordellot e tjera, dhomat në lupanar ishin të mobiluara thjeshtësisht. Një dyshek mbi një platformë tulle shërbente si shtrat.[16]

Graffiti

Graffiti brenda Lupanarit

Nga Lupanari në Pompeii janë transkriptuar më shumë se 150 graffiti. Prania e këtyre graffiti shërbeu si një kriter për identifikimin e ndërtesës si bordello.[17] Përgjatë rrugëve që të çonin te Lupanari, kishte phallus-e të skalitur mbi rrugë bazalti për të treguar ku gjendej bordelloja.[6] Shumica e qytetarëve të Pompeii shkruanin në mur si një mënyrë për të dhënë mesazhe, reklamuar, përfolur dhe për të përhapur informacione të rëndësishme. Gratë, fëmijët, punëtorët dhe skllevërit dihet se kanë bërë graffiti.[9]

Graffiti brenda bordellos përfshinin si tekste dhe imazhe, ashtu dhe lajmërime vdekjeje, poema, skicime, përshëndetje dhe përgëzime.[9]

Skenë erotike nga një pikturë muri në Lupanar e datuar midis viteve 72 - 79 të e.s.[18]

Graffiti-t e Lupanarit konsideroheshin një përvojë shumë-shqisore. Për shkak se shumë nga popullsia e Pompeit nuk ishte tërësisht e alfabetizuar, graffiti ishte një përvojë apostafat ndërveprimi për të gjithë vizitorët. Patronët dhe punëtorët ishin të aftë jo vetëm ti lexonin tekstet në mur, por gjithashtu flisnin për të me zë të lartë, që ta dëgjonin të tjerët dhe madje ti preknin fizikisht graffiti-t.[19] Gërmëzimi i kufizuar dhe gramatika dhe sintaksa e dobët mundësojnë kuptime të spektrit të alfabetizimit midis popullsisë së Pompeit.

Shembuj të graffiti-ve nga Lupanari përfshijnë:

  • Hic ego puellas multas futui ("Këtu q… shumë vajza").[20]
  • Felix bene futuis ("Djalë fatlum, ti q… mirë", e lajkatonte një a prostitutë klientin e saj,[21] ose "Djalosh me fat, bëjë një q… të mirë"[22]).
  • Sabinus Proclo | salutem ("Sabini përshëndet Proklin").[23]
  • Ias Magno salute ("Ias mirëpret/përshëndet Magnin").[24]
  • Africanus moritur | scribet (!) puer Rusticus | condisce(n?)s cui dolet pro Africano ("Afrikani vdiq. Djaloshi Rustik e shkruan këtë. Pasi ta mësoni këtë, kush është në agoni mbi Afrikanin?").[25]
  • Μόλα • φουτοῦτρις ("Mola është baxhellë")[26]
Pikturë muri në Lupanar. 72 - 79 i e.s.[18]

Shembuj të tjerë mund të gjenden në vendndodhje të tjera në Pompei. Personat e pasur përgjithësisht nuk i vizitonin bordellot për shkak të disponueshmërisë së të dashurave ose konkubinave skllave. Graffiti tregojnë histori, gjithësesi. Autorë të ndryshëm i përgjigjen secilës skalitje në një lloj dialogu.[27] Studjuesja klasike Sarah Levin-Richardson argumenton se graffiti-t janë më shumë se thjeshtë rregjistrime të are more than just records of llogje seksuale ose reklamime shërbimesh të prostitutave; ato ilustrojnë një ligjërim ndëraktiv në lidhje me mashkulloritetin.[28][29]

Graffiti-t e bordellos mundësojnë edhe kuptimin e demografisë, ashtu si dhe të gjuhëve të folura brenda bordellos. Teksti mund të jetë në greqisht, latinisht dhe gjuhën vendase oskane.[9]

Për shkak të përdorimit të nomenklaturës romake, ne mund të tregojmë se kush ishte skllav i liruar, apo skllav mbështetur te emrat e gërvishtur në mure.[30]

Megjithëse shumica e popullsisë së arsimuar të Pompeit ishin meshkuj, ka rregjistrime që tregojnë arsimim femëror. Gabimet në sintaks, drejtëshkrim dhe gërmëzimin ofrojnë kuptime të spektrit të arsimimit. Shumë studjues të Romës së Lashtë ia kanë atribuar shkrime të tilla në mur duke përshirë reklamat, letrat e dashurisë, përshëndetjet, fyerjet dhe madje edhe rregjistrimet financiare shkrueseve femra.[9]

Pikturë muri brenda Lupanarit. 72 - 79 i e.s.[18]

Dëshmitë e shkruara të fellatio-s ofrojnë kuptime të perspektivave të ndryshme të prostitutave femra dhe klientëve meshkuj. Ndodhet një tekst në mur që shkruan: Fortunata fellat ("Fortunata kryen fellatio").[31] Studjuesit spekullojnë se ky graffiti është shkruar me gjasa nga një grua, pasi ajo përshkruan pozicionin aktiv të fellatio-s. Ky është një dallim i rëndësishëm nga fjala irrumare, e cila përkthehet "të q… gojën." Kjo folje do të ishte përdorur nga klientët meshkuj për të shprehur veprimtarinë e të kryerit fellatio.[9]

Shpërndarja e pabarabartë e graffiti ofron kuptimin e popullaritetit të dhomave të veçanta. Shumica e graffiti mund të gjenden pranë hyrjes, që tregon se këto dhoma ishin të përdorura më shpesh ose madje të parapëlqyera nga klientët.[19]

Afresket erotike

Piktura erotike muri brenda Lupanarit

Veçoria më e mirënjohur e bordellos janë afresket erotike që gjenden të radhitura në korridor sipër arkitrarëve të dyerve.[32] Në tërësi janë tetë afreske të rëndësishme, megjithëse vetëm shtatë janë akoma në gjendje të përshtatshme. Nga afresket të mbijetuar ende, pesë prej tyre paraqesin pozicione të ndryshme seksuale midis një mashkulli dhe një femre.[33] Afresket ilustrojnë pocizionet e gruas sipër, pozicionin misionar, mbrapsht, pozicionin 69 dhe seksin anal. Afresku i gjashtë tregon një mashkull të ulur të shoqëruar nga një grua në këmbë; mashkulli tregon me gjeste drejtë asaj që studjuesit e konsiderojnë si një imazh të vogël seksi. Afresku i shtatë paraqet një hyjni të shquar, Priapin, një perëndi mashkullore e pjellorisë, i njohur për ereksionin e tij të përhershëm dhe të theksuar, të rrethuar nga dy ereksione të stilizuara. Afresku i tetë është një gjendje tepër të dobët, por besohet se paraqet një tjetër skenë seksuale.[34]

Afresket u zbuluan fillimisht gjatë një gërmimi në vitin 1862. Ato mund të datojnë nga viti 72 i e.s.. Kjo pasi ka një mbresim të një monedhe brenda suvasë së mureve, që mund të përkojë me këtë datë.[19]

Një dhomë brenda Lupanarit. Krevati mendohet se kishte dyshek mbi të.

Afresket janë vendosur qëllimisht sipër nivelit të syrit për të vendosur një largësi simbolike midis shikuesit (klienti) dhe itinerarit seksual që ata do të kryenin. Renditja e afreskeve çon jashtë nga derës 18.[19] Afresket ndihmonin edhe për të krijuar një ndjesi epshore, pasi ata paraqisnin dhoma të mëdha me shtroje dhe pasuri përrallore, klientët mund të shikonin në këto piktura dhe të përfytyronin se ata kishin një përvojë të ngjashme luksoze.[30]

Imazhe të tjera jo seksuale mund të gjenden përgjatë mureve të bordellos duke përfshirë paraqitje të kafshëve dhe modelimeve të tjera dekorative. Ngjyra e kuqe është përdorur më shpesh për të pikturuar imazhe të tilla siç provohet nga mbetjet e saj të imta.[35]

Pikturë muri e Priapit me dy phallus-e në lupanar.72 - 79 i e.s.[18]

Megjithëse një gamë e gjerë aktesh seksuale duke përfshirë seksin oral dhe homoerotik paraqiteshin në graffiti dhe vepra të tjera artistike përgjatë Pompeit, afresket e Lupanarit paraqesin vetëm marrëdhënie heteronormative midis një mashkulli dhe një femre. Afresket e Lupanarit ishin posaçërisht të kuruara për të sugjeruar një mjedis të dlirësuar dhe idealist seksual ndaj këndvështrimit të klientëve. Penetrimi i mashkullit, seksi oral i dhënë një femre dhe një përmbysje e roleve tradicionale gjinore në marrëdhënie ishin tabu brenda shoqërisë romake dhe prandaj, të fshehura nga shikimi publik. Shumë afreske erotike censuroheshin megjithë aktet seksuale të dukshme. në afreskun më afër hyrjes së bordellos, artisti e ka fshehur me kujdes gjoksin femëror ashtu dhe gjenitalet. Fashat e gjirit shpesh paraqiteshin në vepra të tilla në mënyrë që të sugjeronin modesti.[36] Një pamje gjiri të figurës femërore shihen në afreskun e gjendur në anën jugore të mesores. Penetrimi, sidoqoftë, është mbuluar në mënyrë diskrete.

Ndërsa afresket erotike shpesh nuk paraqesin akte reale seksuale që zhvilloheshin brenda bordellos, ata ishin suplemente të reklamimit për veprimtarinë e prostitutave të veçanta. Vizitorët shpesh do të shikonin afresket për frymëzim para se të zgjidhnin prostitutën dhe / ose shërbimin e tyre.[19]

Prostitutat femra

Pikturë muri nga Lupanari.72 - 79 i e.s.[18]

Prostitutat femra shpesh përshkruheshin si personazhe në letërsinë romake; sidoqoftë, rrëfime të dorës së parë të prostitutave të vërteta janë shumë më të rralla.[37] Zotëruesi i këtyre prostitutave quhej Leno. Leno do ti blinte vajzat (zakonisht nga lindja) me çmime rreth 600 sesterca për të qenë skllavet e tyre.[6] Prostituta të tjera detyroheshin të punonin në bordello si pasojë e krizës financiare dhe intitucioneve familjare. Ishte mjaft e rrallë për një prostitutë të bënte para të mjaftueshme për tia mbathur nga puna në bordello.[9]

Jeta e një prostitute në Pompei ishte sfiduese. Nëse ato ishin të skllavëruara apo thjeshtë tepër të varfëra për tiu shmangur kësaj pune, prostitutat vështirë se refuzonin ndonjë klient.[38] Nuk ishte e pazakontë për prostitutat të vidheshin, rriheshin, përdhunoheshin dhe madje të vriteshin, ndërsa punonin në bordello. Gratë brenda bordellos përballeshin me abuzime të tilla si nga klientët ashtu dhe nga menaxherët. Për shkak se shumë prostituta ishin skllave, ato shpesh ishin subjekte të dhunës seksuale dhe fizike. Klientët shpesh ishin posesiv dhe xhelozë përkundrejtë prostitutave të tyre të parapëlqyera dhe hakmerreshin duke i kërcënuar dhe rrahur ato.[39]

Pikturë muri e Lupanarit.72 - 79 i e.s.[18]

Një nga shembujt më famëkeqë të abuzimit të punëtorëve të seksit në Perandorinë Romake, më specifikisht në Afrikën Veriore, përfshinte një grua të skllavëruar me emrin Adultera, që u detyrua të mbante një kular plumbi. Kulari paraqiste një mbishkrim që shkruante: "Adultera [është emri im], jam një prostitutë. Kufizo[më] sepse kamë ikur nga Bulla Regia." Historianët kanë vërejtur se një farkëtar do ta ketë kalitur kularin ndërsa ishte i vënë rreth qafës së saj. Kulari u gjet akoma i vendosur rreth qafës së skeletit të saj.[40][41]

Prostitutat nuk ishin përgjegjëse vetëm për punën fizike, por edhe për atë emocionale. Prostitutat e lupanarit pritej të ofronin dashamirësi dhe mbështetje për klientët, përtej favoreve seksuale dhe mbështetjes fizike. Prostitutat ishin të njohura të shëronin plagët dhe të forconin vetë-vlerësimin e vizitorëve të trishtuar. Shumë klientë pretendonin që prostitutat ishin të interesuara në mënyrë legjitime për ta si njerëz dhe partnerë seksualë për të krijuar një iluzion dashurie. Ndonjëherë, klientët dhe prostitutat kishin marrëdhënie aftat-gjata siç tregohet në tekstet ligjore.[9]

Prostitutat pritej të ndihmonin në mirëmbajtjen e bordellos. Ato inkurajoheshin gjithashtu të angazhoheshin në bashkëbisedime me klientët dhe të shkruanin mesazhe për ta në mure.[9]

Krevat guri në lupanar

Disa klientë rregjistroheshin si frekuentues të bordellos shpesh dhe gëzonin pohime të shkruara të vizitave të tyre. Një klient me emrin Sollemnis përmendet dy herë në graffiti-t e murit të bordellos. Një nga tekstet shkruan: "Sollemnis, ti q… mirë." Është e paqartë nëse prostitutat e shkruan këtë vetë duke konsideruar se arsimimi ishte kryesisht i zakonshëm ndërmjet popullsisë mashkullor; sidoqoftë, është e mundur që ato të dinin si ti shprehnin ide të tilla në shkrim.[9]

Megjithëse kishte një stigmë që e rrethonte punën seksuale në Pompein e lashtë, prostitutat nuk fshiheshin nga shikimi publik. Ato shpesh ndërvepronin jashtë bordellos, kur mernin ujë ose merrnin pjesë në detyrat e tyre të tjera që u caktoheshin. Në kohën e tyre të shkurtër jashtë Lupanarit, prostitutat ishin të afta ta shpenzonin ato pak para që fitonin për ushqim, sende dhe pije. Për shkak se burimet vendore dhe vetë Lupanari ishte afër qendrës së populluar, prostitutave u lejoheshin çaste të çmuara lirie në të cilat shoqërizoheshin dhe ndërvepronin me publikun.[9]

Megjithatë authore si Sarah Levin-Richardson[42] shpjegojnë, se prostitucioni ishte thjesht një aspekt i një sitemi më të gjerë shfrytëzimi seksual të skllevërve, «Shumë nga ky shfrytëzim zhvillohej brenda kontekstit të një shtëpie individuale dhe jo në kontekstin e shitjes së seksit: veçanërisht, të gjithë individët e skllavëruar mendohet se ishin pre e ndershme për vëmendjen seksuale të anëtarëve të lirë të shtëpisë dhe disa individë bliheshin posaçërisht si skllevër seksi, madje ndonjëherë në moshë shumë të re».[29]

Mizogjinia e përhapur në Perandorisë Romake ishte mjaft penguese për të gjitha gratë e klasës së ulët, siç shembullzohet në epitetin e tyre si "ulkonja." Burrat romakë të klasës së lartë do ta identifikonin me dëshirë ndonjë grua të klasës së ulët si një prostitutë, veçanërisht nëse ajo punonte jashtë shtëpisë ose përkrahë burrave, që nuk ishin anëtarë të drejtpërdrejtë të familjes.[43]

Pikturë e Lupanarit. 72 - 79 i e.s.[18]

Business operation

Lupanari i Pompeit nuk ishte një vend ekskluzivisht për prostitucion, por edhe një vend shlodhjeje për burrat e qytetit. Megjithëse individëve të klasës së lartë u bëhej trajtim i lartë brenda bordellos, punëtorët dhe skllevërit njësoj njihet se e frekuentonin institucionin për relaksim, shoqërizim dhe kënaqje seksuale.[9][44]

Bordelloja ishte një sipërmarrje tepër fitimprurëse, që përfshinte një sitem të posaçëm investimi, që kalonte përmes grupeve të menaxherëve të prostitutave dhe dhënies me qera të grave skllave. Rrufianët tutorë shpesh përcaktonin çmimet, veçanërisht nëse prostituta ishte një skllave.[9] Madje një prostitutë e pakushtueshme fitonte dy ose tre herë më shumë sesa një punëtor i pakualifikuar mashkull, duke i bërë lupanarët fitimprurës për padronët, rrufjanët dhe dhënësit me qera.[44]

Shumë nga fitimet e bordellos bëheshin në veprimtari përtej akteve seksuale. Lupanari vepronte edhe si një bar, pasi prostitutat do tu bënin dhe shisnin pije vizitorëve dhe klientëve. Është vërejtur gjithashtu se vetë prostitutat dihet se pinin në mënyrë që të duronin dhunën me të cilën ato shpesh përballeshin.[9]

Prostitutat rregjistrohet gjithashtu se ofronin kujdes trupor dhe personal ndaj klientëve. Enët e mbetura prej bronzi, me gryka të gjera janë gjetur në mbetjet e bordellos. Enë të tilla gjendeshin në mënyrë të zakonshme përkrahë sendeve të kujesit personal ose kozmetikës, që i bënë studjuesit të besojnë se këto enë me gjasa përdoreshin për larjen dhe pastrimin e klientëve.[45]

Një tjetër dëshmi e praktikimit të kujdesit trupor është raschiatoio ose "kashaitësja" e gjetur afër pellgjeve të ujit. Kjo i çon gjithashtu studjuesit të besojnë se prostitutat do tu rruanin qimet e fytyrës dhe trupit klientëve brenda bordellos. Gjetje të tilla i lejojnë studjuesit dhe historianët ta kuptojnë më mirë përdorimin e ujit brenda bordellos dhe pse ishte fitimprurëse që prostitutat vazhdimisht shkonin në burimet apo krojet e afërta në mënyrë që të rimbushnin enët e ujit.[9]

Krojet e afërta

Një latrinë e Lupanarit

Për shkak se bordelloja nuk kishte furnizimin e vetë me ujë, uji duhet të bartej nga krojet apo burimet e afërta të përbashkëta. Një burim, në jug të bordellos, gjendej afër kryeqëzimit midis Vicolo del Lupanare dhe Via dell'Abbondanza. Një tjetër burim mund të gjendej në kryqëzimin midis Via Stabiana dhe Via della Fortuna. Një burim i tretë gjendej në perëndim të Lupanarit, në kryqëzimin midis Vicolo della Maschera dhe Vicolo del Balcone Pensile.[9]

Prostitutat pritej të mernin ujë për ta sjellë në bordello për pastrime, rruajtje dhe praktika të tjera të kujdesit trupor. Megjithëse pozicioni i tyre parësor ishte të përmbushnin dëshirat seksuale të klientëve, ato ishin gjithashtu përgjegjëse për mirëmbajtjen e pastërtisë dhe rregullit të bordellos.[9] Pas përdorimit, prostitutat do ta hidhnin ujin e përdoru në rrugë apo rrugica.[9]

Shiko gjithashtu

Referime

  1. John Joseph Dobbins; Pedar William Foss, red. (2007). The World of Pompeii (në anglisht). Londër: Routledge. ISBN 978-0-415-17324-7. OCLC 74522705.
  2. Lacroix, Paul (1926). Lacroix P History Of Prostitution Among All The Peoples Of The World From The Most Remote Antiquity To The Present Day Translated From The Original French (në anglisht). Vëll. 2. Përkthyer nga Putnam, Samuel. Pascal Covici.
  3. Sergio Tufi (2003). Pompei. La vita quotidiana (në italisht). Giunti Editore. fq. 116.
  4. Mario Zisa (11 korrik 2025) [2003]. Storia della Dea Madre e della Triade Primeva (në italisht). Vëll. 1. Ricerca sull’origine dei miti e delle leggende antiche. Indipendently published. ISBN 979-829197897-9.
  5. Tit Livi, Ab Urbe Condita, I, 5.1.: Dionisi i Halikarnasit, Antiquitatum Romanarum, I, 32, 3-5; I, 79, 8.; Virgjili, Eneida, VIII, 342-344; Ovidi, Fasti, II, 381-382; Plutarku, Romuli, 3-4; Varroni, De Lingua Latina, 5.54.
  6. 1 2 3 "The brothel of Pompeii". Pompeii.org.uk (në anglisht). Marrë më 27 prill 2022.
  7. "Seeing the Past: Sex, Sight, and Societas in the Lupanar, Pompeii". traumwerk.stanford.edu (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 20 nëntor 2012.
  8. Franklin Jr., James L. (1986). "Games and a Lupanar: Prosopography of a Neighborhood in Ancient Pompeii". The Classical Journal (në anglisht).
  9. 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 Levin-Richardson, Sarah (2019). The Brothel of Pompeii: Sex, Class, and Gender at the Margins of Roman Society (në anglisht). Kembrixh: Cambridge University Press.
  10. Helbig, Wolfgang (1868). Die Wandgemälde der vom Vesuv verschütteten Städte Campaniens (në gjermanisht). Lajpcig: Breitkopf und Härtel.
  11. Gardner, J. F. (1993). Being a Roman Citizen (në anglisht). Londër.{{cite book}}: Mirëmbajtja CS1: Mungon shtëpia botuese te vendodhja (lidhja)
  12. Mazzoni, Cristina (2010). She-wolf : The Story of a Roman Icon (në anglisht). Kembrixh (Angli): Cambridge University Press. ISBN 978-0-521-19456-3.
  13. McGinn, Thomas A. J. (2004). The Economy of Prostitution in the Roman World: A Study of Social History & the Brothel (në anglisht) (bot. [rishtypje]). An Arbor, MI: University of Michigan Press. fq. 7–8. ISBN 978-047211362-0.
  14. John R. Clarke (1998). Looking at Lovemaking: Constructions of Sexuality in Roman Art, 100 B.C.–A.D. 250 (në anglisht). Berkelej: University of California Press. ISBN 0-520-20024-1.
  15. Pollini, John (2010). "Love Making and Voyeurism in Roman Art and Culture: The House of the Centenary at Pompeii" (PDF). Mitteilungen Des Deutschen Archaologischen Instituts, Romische Abteilung (në anglisht). 116. Schnell und Steiner GmbH, Verlag: 289–319. ISBN 978-3-79542411-4.
  16. Koninklijke Brill NV, Leiden, 2002. BNP 2, fq. 790–791
  17. Sandra R. Joshel; Lauren Hackworth Petersen (2014). The Material Life of Roman Slaves (në anglisht) (bot. letër). Cambridge University Press. fq. 1. ISBN 978-0-521-19164-7.
  18. 1 2 3 4 5 6 7 John R. Clarke (prill 2001). Looking at Lovemaking Constructions of Sexuality in Roman Art, 100 B.C. – A.D. 250 (në anglisht). University of California Press. fq. 205. ISBN 978-0-520-22904-4.
  19. 1 2 3 4 5 Levin-Richardson, Sarah (2005). "Sex, Sight, and Societas in the Lupanar, Pompeii". Stanford University (në anglisht).
  20. Corpus Inscriptionum Latinarum IV. 2175.
  21. Corpus Inscriptionum Latinarum IV. 2175; vëzhgim nga J. N. Adams (1990) [1982]. The Latin Sexual Vocabulary (në anglisht). Johns Hopkins University Press. fq. 120.
  22. Thomas A McGinn (2004). The Economy of Prostitution in the Roman World (në anglisht). University of Michigan Press. fq. 162.
  23. Corpus Inscriptionum Latinarum IV. 2208.
  24. Corpus Inscriptionum Latinarum IV. 2231.
  25. Corpus Inscriptionum Latinarum IV. 2258a.
  26. Corpus Inscriptionum Latinarum IV. 4.2204.
  27. Franklin, James L. (1984). "Games and a Lupanar: Prosopography of a Neighborhood in Ancient Pompeii". The Classical Journal (në anglisht). 81 (4): 319–328. JSTOR 3297215.
  28. Levin-Richardson, Sarah (2019). The Brothel of Pompeii: Sex, Class, and Gender at the Margins of Roman Society (në anglisht). Cambridge University Press. fq. 243. ISBN 978-110865504-0.
  29. 1 2 Madenholm, Terry (9 mars 2022). "A Brief History of Prostitution in Ancient Greece and Rome". Haaretz (në anglisht).
  30. 1 2 Wellman, Heath (2012) [2003]. "Sex and Lots of Erotic Art to Prove It: The Erotic Art of Pompeii" (në anglisht). Western Oregon University nëpërmjet History of the Ancient World.
  31. Corpus Inscriptionum Latinarum IV. 4.2275.
  32. Rispoli, Paola; Paone, Rosario; de Carolis, Ernesto (2007). "Il terzo restauro del Lupanare di Pompei". Rivista di Studi Pompeiani (në italisht). 18. L’Erma di Bretschneider: 143–146. ISBN 978-888265682-9. ISSN 1120-3579.
  33. Helbig, Wolfgang (1868). Die Wandgemälde der vom Vesuv verschütteten Städte Campaniens (në gjermanisht). Lajpcig: Breitkopf und Härtel.
  34. Guzzo, Pier Giovanni; Ussani, Vincenzo Scarano (2000). Veneris figurae: immagini di prostituzione e sfruttamento a Pompei (në anglisht). Napoli: Electa Napoli.
  35. Fiorelli, Giuseppe (1862). Giornale degli scavi di Pompei (në italisht). Napoli: Stamperia della R. Università.
  36. Levin-Richardson, Sarah (2019). The Brothel of Pompeii: Sex, Class, and Gender at the Margins of Roman Society (në anglisht). Kembrixh: Cambridge University Press. ISBN 978-1-108-49687-2.
  37. McGinn, Thomas A. J. (2003) [1998]. Prostitution, Sexuality, and the Law in Ancient Rome (në anglisht). Oksford: Oxford University Press. ISBN 978-0-19-988294-6.
  38. Bradley, Keith (1987). Slaves and Masters in the Roman Empire: A Study in Social Control (në anglisht). Oksford: Oxford University Press.
  39. Lukian Samosata (1902) [120]. A. J. Pons (red.). Dialogues of the Courtesans (në anglisht). H. Scott; F. Meaulle. George Barrie & Son.
  40. David Thurmond, Athenaeum, 1994, fq. 459–493
  41. Trimble, Jennifer (2002). The Ancient Art of Emulation: Studies in Artistic Originality and Tradition from the Present to Classical Antiquity (në anglisht). An Arbor: University of Michigan Press. fq. 225–248.
  42. Levin-Richardson, Sarah (2019). The Brothel of Pompeii: Sex, Class, and Gender at the Margins of Roman Society (në anglisht). Cambridge University Press.
  43. McGinn, Thomas A. J. (2004). The Economy of Prostitution in the Roman World: A Study of Social History & the Brothel (në anglisht). An Arbor: University of Michigan Press.
  44. 1 2 Joshel, Sandra R. (2006). McGinn, Thomas A. J. (red.). "Prostitution in the Roman World". The Classical Review (në anglisht). 56 (1): 183–185. doi:10.1017/S0009840X05000958. ISSN 0009-840X. JSTOR 3873582. S2CID 162533310.
  45. Berg, Ria (2010). Lo speccio di Venere. Riflessioni sul mundus muliebris nella pittura pompeiana (në italisht). Napoli: Atti del X Congresso Internazionale Association Internationale pour la peinture murale antique.

Bibliografia

40°45′01″N 14°29′12″E / 40.7503°N 14.4868°E / 40.7503; 14.4868