Insula (ndërtesë)

Mbetjet e kateve të krejit të një insula afër Kapitolit dhe Insula dell'Ara Coeli në Romë

Në Arkitekturën Romake, një insula (latinisht për "ishull", forma në shumës: insulae) ishte një prej dy gjërave: ose një lloj apartamenti, ose një hapsirë urbane.[1][2][3] Në këtë rast bëhet fjalë për përkufizimin e parë, atë të një lloj ndërtese apartamentesh.

Insulae bujtëte shumicën e popullsisë qytetare të Romës së Lashtë që varionte nga 800,000 deri në 1 milion banorë në periudhën e hershme perandorake.[4] Banuesit në një insula përfshinin njerëz të zakonshëm të statusit të klasës së ulët ose të mesme të ulët (plebejët) përveç klasës së më të pasurve dhe asaj të mesme të lartë (equites).

Elita tradicionale dhe shumë të pasurit jetonin në një domus, një rezidencë e madhe një-familjëshe, por dy llojet e strehimit përziheshin në qytet dhe nuk segregoheshin në lagje të veçuara.[5] Kati përdhes i një insula përdorej si tabernae, dyqane dhe sipërmarrje, me hapsirat e banimit sipër. Si ndërtesat moderne të apartmenteve, një insula mund të kishte një emër, zakonisht duke iu referuar pronarit të ndërtesës.[6] Pronarët e këtyre ndërtesave zakonisht ishin romakë të pasur, shpesh senatorë dhe ata të rëngut të ngjashëm. Ka të ngjarë një insula të zotërohej nga disa njerëz, si Ciceroni, i cili zotëronte një të tetën pjesë të një insula dhe me gjasa merte një të tetën e të ardhurave të saj.[4] Banorët e insula-s paguanin qira për të siguruar strehimin e tyre.

Ndërtimi

Model i rindërtuar insulae, në një dokumentar të ZDF-së

Straboni vëren se insulae, si domūs, kishin ujë të rrjedhshëm dhe higjenë, por ky lloj strehimi ndonjëherë ndërtohej me shpenzime minimale për qëllime spekullative, duke rezultuar në insulae me ndërtim të dobët. Ato ndërtoheshin me dru, tulla dhe më vonë me llaç romak, duke qenë të prirura ndaj zjarrit dhe rrënimit, siç përshkruhen nga satirat e Juvenalit. Midis shumë interesave të tij sipërmarrëse, Mark Licinius Krasi spekullonte në pronat e paluajtshme dhe zotëronte insulae të shumta në qytet. Kur njëra prej tyre u rrëzua nga ndërtimi i dobët, Mark Tullius Ciceroni pohoi qëllimisht se ai ishte i lumtur që mund të caktonte qira më të larta për një ndërtesë të re, sesa nga e rrëzuara.[7] Hapsirat e banimit ishin në mënyrë tipike më të voglat në katet e sipërme, me apartamentet më të mëdha dhe më të kushtueshëm të vendosura në katet e poshtme.

Një insula që daton nga fillimi i shek. II në portin romak të Ostias

Insulae mund të ndërtohej deri në nëntë kate, para se Augusti të fuste një kufi të sipërm prej rreth 70 këmbësh romake (20.7 metra). Më vonë, ky u ul më tej, në rreth 60 këmbë romake (17.75 metra).[8][9] Insula Felicles ose Felicula mjaft e madhe gjendej afër Circus Flaminius në Regio IX; shkrimtari i krishter i hershëm Tertuliani e dënon arrogancën e ndërtesave shumë-katëshe duke i krahasuar felicles me shtëpitë e larta të zotave.[10] Mendohet se një insula tipike bujtëte mbi 40 veta në vetën 3,600 sq ft (330 m2); sidoqoftë, një strukturë e tërë mund të përfshinte rreth gjashtë deri në shtatë apartamente, me secilin që mbulonte rreth 1,000 sq ft (93 m2) në sipërfaqe e dyshemesë. Insula e vetme e mbijetuar në Romë është Insula dell'Ara Coeli pesë-katëshe që daton nga shekulli II, e cila gjendet në rrëzën e Kodrës Kapitoline.[11][12]

Për shkak të probleme të sigurisë dhe shkallëve shtesë për tu ngjitur, katet më të larta të insulae ishin më pak të dëshirueshmit, dhe kështu me qiranë më të lirë.[13]

Shembuj të tjerë jashtë Romës janë insulae në Ostian e Lashtë. Ato mundësojnë një pamje se si mund të jetë dukur një insula gjatë shekujve të II dhe të III. Këto struktura të veçanta në Ostia janë gjithashtu unike, pasi ato janë dëshmi të insulae luksoze. Për shkak të rrallësisë së dëshmive, në ditët e sotme është e paqartë se sa të zakonshme ishin këto insulae luksi.[14] Plani i dyshemesë mundëson përcaktimin se çfarë përbënë një nga nga këto insulae luksoze.

Krijim i një modeli të një insula romake

Së pari, kishte një hapsirë banimi drejtëkëndore të quajtur medianum nga e cila mund arriheshin dhomat e tjera. Këto dhoma të bashkangjitura pritjeje ishin të ndryshme në madhëse në të dy fundet dhe përgjithësisht ishin të ndara më tej në dy dhoma të veçanta, por ndonjëherë mbeteshin secila si një.[15] Dritare të mëdha qelqi mundësonin dritën në këto dhoma. Këto dritare shpesh shikonin një kopësht, oborr ose rrugën.[14] Në anët e afërme të medianum ndodheshin cubicula, zakonisht dy prej tyre.[16] Insulae të mëdha në Ostia sugjerojnë se katet e sipërme mund të kanë pasur kuzhina, latrina dhe madje edhe ujë të rrjedhshëm.[17] Veçori të tjera luksoze që shihen në Ostia përfshijnë shtylla ose kolona që dekoronin dyertë e jashtme për në shkallët që të çonin te apartmentet. dekorimet sugjerojnë se këto insulae të veçanta me gjasa bujtnin individë të pasur, që jetonin aty në mënyrë afat-gjate.

Apartamente të thjeshta dy deri në katër dhomëshe gjenden gjithashtu në Ostia për klasat e ulta që banonin një insula. Siç shihet te Casa di Diana, kati përdhes përmban një korridor të ngushtë me majft qela të ndriçuara dobët që të çonin në atë që besohet se ishte një zonë e përbashkët banimi. Kjo lloj insula mund të gjendet në Kodrën Kapitoline të Romës, e cila mund të sugjerojë se si ishte ky dizajn i veçantë, një zgjidhje e zakonshme për kërkesën e lartë të strehimit të kohës. Latrina dhe çisterna për ujin e pijshëm duket se ka qenë e përbashkët.[17] Ky lloj banimi i përbashkët për klasat e ulta, ka të ngjarë që bujtëte edhe qiramarrës të afat-shkurtër, vepronte edhe si një bujtinë për punëtorë afat-shkurtër ose udhëtues.[16] Sidoqoftë, kjo është vetëm një hamendje, pasi nuk ka dëshmi të drejtpërdrejta për të mbështetur nëse ato jetoheshin bashkërisht, as se sa veta banonin hapsirën në një kohë të caktuar.

Rregullimi dhe administrimi

Augusti nxori reforma me synim rritjen e sigurisë së ndërtesave në qytetin e Romës.[18] Për shkatë të rreziqeve të zjarrit dhe rrëzimit, lartësia e insulae u kufizuan nga Augusti në 70 këmbë romake të quajtura pes (20.7 metra) dhe prapë në një përmasë të papërcaktuar[4] nga perandor Neroni, pas Zjarrit të Madhe të Romës në vitin 64 të e.s.. Perandor Trajani e zvogëloi lartësinë në 60 këmbë romake (17.75 metra).[19] Sipas katologëve rajonal të shekullit të IV, kishte rreth 42,000–46,000 insulae në qytet, krahasuar me rreth 1,790 domus në fundin e shekullit të III. Të dhënat mbi numrin e insulae dhe në një shkallë më të vogël të domus janë përdorur për demografinë klasike. Popullsia e qytetin në fundin e shekullit të III mendohet se lëkundej midis 700.000 dhe 800.000, duke e zbritur nga më shumë se një 1 milion, bazuar në shifrat për sasinë e grurit të nevojitur për të ushqyer popullsinë në Romë dhe zonat përreth.

Shiko gjithashtu

References

  1. ↑ Gregory S. Aldrete (2004). Daily Life in the Roman City: Rome, Pompeii and Ostia (në anglisht). Greenwood Publishing Group. fq. 78–80. ISBN 978-0-313-33174-9.
  2. ↑ Stephen L. Dyson (1 gusht 2010). Rome: A Living Portrait of an Ancient City (në anglisht). Johns Hopkins University Press. fq. 217–219. ISBN 978-1-4214-0101-0.
  3. ↑ Chaitanya Iyyer (1 dhjetor 2009). Land Management (në anglisht). Global India Publications. fq. 147. ISBN 978-93-80228-48-8.
  4. 1 2 3 Holleran, Claire; Claridge, Amanda (24 shtator 2018). A companion to the city of Rome (në anglisht) (bot. i I-rë). Hoboken, N.Xh.: Wiley Blackwell. fq. 318. ISBN 978-1-4051-9819-6. OCLC 1082874027.
  5. ↑ Aldrete, Gregory S. (2007). Floods of the Tiber in Ancient Rome (në anglisht). Johns Hopkins University Press. fq. 213. ISBN 978-080188405-4.
  6. ↑ Emra të njohur nga mbishkrimet ose burimet e literaturës përfshinjë Bolaniana, Sertoriana, Vitaliana, Eurcapriana, Felicles ose Felicula, Cuminiana dhe Arriana Polliana. Brouwer, Hendrik H. J. (1989). Bona Dea: The Sources and a Description of the Cult (në anglisht). Brill. fq. 26–27. ISBN 90-0408606-4.
  7. ↑ Aldrete, Gregory. The Roman City, fq. 80
  8. ↑ "Roman Living: Inside an Insula". heritage-key.com (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 18 dhjetor 2009.
  9. ↑ "Insula (Architecture)". Encyclopædia Britannica (në anglisht).
  10. ↑ Tertuliani, Against the Valentinians 7, sic citohet nga John W. Humphrey, John P. Oleson dhe Andrew N. Sherwood, (Routledge, 1998), Greek and Roman Technology: A Sourcebook fq. 256; Lawrence Richardson, A New Topographical Dictionary of Ancient Rome (Johns Hopkins University Press, 1992), fq. 209. Jerome Carcopino në mënyrë hiperbolike e quan atë një "qiell-gërvishtës" në veprën klasike Daily Life in Ancient Rome, fq. 26 dhe 28 në një prej botimeve.
  11. ↑ Andrew Wallace-Hadrill (2003). David L. Balch; Carolyn Osiek (red.). Early Christian Families in Context: An Interdisciplinary Dialogue (në anglisht). William B. Eerdmans Publishing. fq. 14–15. ISBN 978-080283986-2.
  12. ↑ "Research project: Insula dell'Ara Coeli and the western slopes of the Capitoline". Southampton University (në anglisht).
  13. ↑ Mary Beard (2015). History of Ancient Rome (Mary Beard) (në anglisht). Profile Books. fq. 447. ISBN 978-1-84668-380-0.
  14. 1 2 Janet DeLaine (24 shtator 2018). "14. Housing: II Insulae". përmbledhur nga Claire Holleran; Amanda Claridge (red.). A Companion to the City of Rome (në anglisht) (bot. i I-rë). Hoboken, Nj.Xh.: Wiley Blackwell. fq. 320. ISBN 978-1-4051-9819-6. OCLC 1082874027.
  15. ↑ Janet Delaine (24 shtator 2018). Claire Holleran; Amanda Claridge (red.). A companion to the city of Rome (në anglisht) (bot. i I-rë). Hoboken, Nj.Xh.: Wiley Blackwell. fq. 321. ISBN 978-1-4051-9819-6. OCLC 1082874027.
  16. 1 2 Claire Holleran; Amanda Claridge, red. (24 shtator 2018). A Companion to the City of Rome (në anglisht) (bot. i I-rë). Hoboken, Nj.Xh.: Wiley Blackwell. fq. 322. ISBN 978-1-4051-9819-6. OCLC 1082874027.
  17. 1 2 Delaine, Janet (2018). A Companion to the City of Rome (në anglisht). Hoboken, Nju Xhersi: Wiley-Blackwell. fq. 321. ISBN 978-1-40519819-6.
  18. ↑ Straboni, Geographica 5.3.7
  19. ↑ Janet Delaine (24 shtator 2018). Claire Holleran; Amanda Claridge (red.). A companion to the city of Rome (në anglisht) (bot. i I-rë). Hoboken, Nj.Xh.: Wiley Blackwell. fq. 318. ISBN 978-1-4051-9819-6. OCLC 1082874027.

Bibliografia

Lidhje të jashtme