Valetudinarium

Valetudinarium ishte spitali në Periudhën Romake, domethënia e të cilit rrjedh nga fjala latine valetudo, domethënë "shëndet i mirë".
U ndërtuan përgjatë gjithë limes që nga koha e perandor Augustit, si spitale ushtarake në brendësi të secilës castra legjionare apo auxilia.
Historia

Dihet pak në lidhje me mjekësinë ushtarake në Periudhën Republikane. Autorët që dëshmojnë para Augustit, si Tit Livi, tregojnë se të plagosurit në beteja çoheshin në fshatrat në afërsi të zonës së konfliktit për tu kuruar. Ishte themelore të ndërhyhej në kohë për të kuruar infeksionet e shkaktuara në përleshje me mjete dhe kura të përshtatshme, në rast të kundërt humbjet e jetëve njerëzore mund të rezultonin më të rënda.[1]
Me reformën e ushtrisë nga Augusti do të futeshin mjekët ushtarakë, të cilët kishin, në ndryshim nga ata civilë, një formim specifik. Gjithashtu, ishte e rëndësishme për të patur një gjendje të mirë të ushtarëve, që fushimet e përhershme (castra stativa) të vendoseshin pranë rrjedhave të ujit, largë nga zona shëndetliga, si kënetat malarike apo në rajone aride, pa hije pemësh, apo me vështirësi në furnizime.[2]

Struktura ushtarake
Këto struktura ishin të pranishme si në të gjitha fortesat legjionare, ashtu dhe në fortesat auxilia me përmasa të mëdha përgjatë të gjithë limes romakë. Normalisht ishte në formë drejtëkëndore. Në qendër një oborr i gjerë dhe përgjatë katër anëve ishin pozicionuar korsitë mjekësore, të formuara nga shumë dhoma (ku rekuperoheshin të sëmurët dhe të plagosurit e luftës; në Inktuthil ndodheshin 60 me përmasa 4 x 5 metra secila,[3]), si përgjatë perimetrit të brendshëm (që shfaqej përballë oborrit të brendshëm), ashtu dhe përgjatë atij të jashtëm. Midis vargut të dhomave të brendshme dhe atyre të jashtme ndodhej një korridor i gjerë (siç është edhe sot e mundur të shikohet në fortesën legjionare të Inktuthilit). Disa nga këto dhoma përdoreshin në vijim nga personeli administrativ, mjekësor dhe infermieristik[3] (për shembull në Novaesium dhe Castra Vetera në hyrje të valetudinarium ndodhej një dhomë e madhe që mund të ketë shërbyer si "pranuese" hospetalier).
Dhomat e të shtruarëve ishin, në disa raste, si në Novae, të pajisura me dritare për të freskuar mjedisin. Në raste të tjera valetudinariet ishin të pajisura edhe me struktura termale të brendshme me latrina (si në Castra Vetera).[4]

Përmasat e valetudinaria mund të varionin: për shembull në Inktuthil, në Britani, struktura mbulonte një sipërfaqe prej mbi 5.400 m² (91 x 59 metra), në Novaesium në Gjermaninë e Poshtme, sipërfaqja ishte e barabartë me gjysmën e principia, ndërsa në Carnuntum ishte shumë më e madhe dhe edhe më shumë në Caerleon.[3] Përkundrazi, në fortesat auxiliarium vetëm në përmasat më të rëndësishme zvogëloheshin shumë. Dimë, në fakt, se në Housesteads ndodhej një prej më të mëdhave (18 x 27 metra). Struktura ishte e ndryshme përkundrejtë atyre të legjionarëve. Në Fendoch, për shembull, bëhej fjalë për një ndërtesë drejtëkëndore me një korridor qendror.[5]
Pozicioni i këtyre strukturave në brendësi të castra këshillohej nga Pseudo-Higini te De munitionibus castrorum,[6] sa më largë të ishte e mundur nga vendet e punës së ushtarëve (si fabricae), për tu garantuar të sëmurëve një nivel të pranueshëm qetësie.[7] Në shumë kampe legjonare në fakt vendoseshin ose në pjesën e mbrapme (përkundrejtë ballit që drejtohej nga armiku), ose në krahun e majtë të principia, i ndarë nga kazermat e ushtarëve, nga via principalis.[8]

Personeli ushtarak
Ushtria Romake kishte një interes të madh ta kuronte shëndetin e njerëzve të saj, duke zhvilluar një shërbim të sofistikuar mjekësor, të bazuar mbi njohuritë më të mira mjekësore të botës së lashtë. Ajo, ndërkohë kishte mjekë tepër të kualifikuar, në zotërim të një përvoje të madhe praktike. Edhe pse dituria e tyre ishte tërësisht empirike, jo analitike, praktikat e tyre ishin përpikmërisht të kontrolluara dhe provuara në fushat e betejës dhe kështu më efikase se ato të disponueshme për pjesën më të madhe të ushtrive deri para shekullit të XIX.[9]
Përgjegjësi i përgjithshëm i stafit mjekësor dhe i shërbimeve të lidhura me një legjion, ishte praefectus castrorum.[10] Nën këtë të fundit ishte pastaj optio valetudinarii, apo drejtori i spetalit ushtarak të fortesës legjionare, që ishte përgjegjës administrativ i stafit mjekësor.[11] Në çdo rast, në krye të shërbimit klinik ishte "krye-mjeku", i quajtur thjeshtë medicus.[10]
Në fushime ishte gati gjithmonë e pranishme një infermeri e madhe,[12] mbetjet e të cilave janë gjetur në qytete të ndryshme fushimi.[13]
Shiko gjithashtu
- Spitali ushtarak
- Galeni
- Hipokrati
- Historia e mjekësisë
- Mjekësia ushtarake
- Anijet Romake
- Arkitektura Romake
- Arsimi në Romën e lashtë
- Arti romak
- Arx
- Castellum
- Castra
- Cirku Romak
- Claustra Alpium Iuliarum
- Contio
- Cursus honorum
- Çitadela
- Dominati (Roma)
- Domus
- Dux
- E drejta romake
- Ekonomia Romake
- Feja romake
- Festivalet Romake
- Fëmijëria në Romën e lashtë
- Filozofia e lashtë romake
- Harku i Triumfit
- Honesta missio
- Honestiores dhe humiliores
- Iliro-romakët
- Institucionet politike të Romës së lashtë
- Insula (ndërtesë)
- Insula (hapsirë urbane)
- Kalendari Romak
- Kleisoura (distrikt bizantin)
- Klima e Romës së Lashtë
- Kohorta (njësi ushtarake)
- Kolona e Fitores
- Kolonia Romake
- Kolumbarium
- Kopshtet romake
- Kufijtë ushtarakë dhe fortifimet romake
- Kultura e Romës së lashtë
- Kuzhina antike romake
- Larja në Romën e Lashtë
- Legjioni romak
- Limes
- Limes Alutanus
- Limes Britannicus
- Limes Dacicus
- Limes Danubii
- Limes Moesicus
- Limes Pannonicus
- Limes Porolissensis
- Limes Sarmatiae
- Limes Transalutanus
- Lista e toponimeve latine në Ballkan
- Lista e kolonive romake
- Llaçi romak
- Lupanari
- Magjistratët romakë
- Magister militum Ilirikum
- Mansio
- Mare Nostrum
- Marina Romake
- Martesa në Romën e lashtë
- Mitologjia romake
- Mjeksia Romake
- Moda e flokëve në Romën e lashtë
- Mos maiorum
- Muret mbrojtëse romake
- Muri i Antoninit
- Muri i Hadrianit
- Muri i Trajanit
- Notitia Dignitatum
- Novus homo
- Optimates dhe populares
- Pallatet perandorake të Romës
- Pax Romana
- Perandoria Romake
- Peregrinus
- Periudha e Ngrohtë Romake
- Pronoia
- Principati (Roma)
- Republika Romake
- Romanitas
- Romanizimi (kulturor)
- Rrugët romake
- Shpyllëzimi gjatë periudhës romake
- Shtatë Kodrat e Romës
- Shtetësia Romake
- Skllavëria në Romën e lashtë
- Soli (hyjni)
- Spektaklet Romake
- SPQR
- Tempulli Romak
- Teknologjia në Romën e lashtë
- Thermae
- Traditat romake të emërtimit
- Triumfi Romak
- Ujësjellësi Romak
- Ura romake
- Ushqimi dhe darka në Perandorinë Romake
- Ushtria Romake
- Vallum
- Veshjet në Romën e lashtë
- Veshjet ushtarake të Romës së lashtë
- Vigiles
- Vila Romake
- Zjarrfikja në Romën e Lashtë
REFERENCAT
- ↑ Tit Livi, Ab Urbe condita libri, IX, 32, 12.
- ↑ Flavius Vegetius Renati, Epitoma rei militaris, III, 2.
- 1 2 3 G. Webster, The roman imperial army of the first and second century A.D., Oklahoma 1998, fq. 200.
- ↑ D. B. Campbell, Roman legionary fortresses 27 BC - AD 378, fq. 44.
- ↑ G. Webster, The roman imperial army of the first and second century A.D., Oklahoma 1998, fq. 226.
- ↑ Pseudo-Higini, De munitionibus castrorum, 4.
- ↑ D. B. Campbell, Roman legionary fortresses 27 BC - AD 378, fq. 43.
- ↑ G. Cascarino, L'esercito romano. Armamento e organizzazione, Vol. II - Da Augusto ai Severi, Rimini 2008, fq. 227.
- ↑ Goldsworthy (2003), fq. 100.
- 1 2 Davies (1989), fq. 214.
- ↑ Holder (1982), fq. 78.
- ↑ Pseudo-Higini, De munitionibus castrorum, 4 e 35; Vegeti, Epitoma rei militaris, II, 10; III, 2.
- ↑ J. M. Junkelmann, Die legionen des Augustus, Mainz 1986. fq. 252 sgg.
Bibliografia
- Burime parësore
- Tit Livi, Ab Urbe condita libri, IX.
- Pseudo-Higini, De munitionibus castrorum.
- Flavius Vegetius Renati, Epitoma rei militaris, III.
- Burime historiografike moderne
- D. B. Campbell, Roman legionary fortresses 27 BC - AD 378, Oxford 2006.
- Giuseppe Cascarino, L'esercito romano. Armamento e organizzazione, Vol. II - Da Augusto ai Severi, Rimini 2008.
- P. Connolly, L'esercito romano, Milano 1976.
- P. Connolly, Greece and Rome at war, Londra 1998. ISBN 1-85367-303-X
- R. W.Davies, Service in the roman Army, Edimburgo 1989.
- N. Fields, Roman Auxiliary Cavalryman, Oxford 2006.
- Emilio Gabba, Esercito e società nella tarda Repubblica romana, Firenze 1973.
- A. K.Goldsworthy, The Roman Army at War, 100 BC-AD 200, Oxford - N.Y 1998.
- A. K.Goldsworthy, Complete Roman Army, 2003.
- A. K.Goldsworthy, Storia completa dell'esercito romano, Modena 2007. ISBN 978-88-7940-306-1
- P. Holder, The Roman Army in Britain, Londra 1982.
- G. Webster, The roman imperial army of the first and second century A.D., Oklahoma 1998.