Orcus

Zbritja e Enea Ankiziadit në botën e përtejme ku hyrja përbëhet nga nofullat e Orcus, të paraqitur si një përbindësh gjigant me nofulla të hapura. Pikturë në panel bakri, rr. 1530-1540, Walters Art Museum

Orcus (latinisht) ishte perëndia nëntokës në mitologjinë e hershme romake.[1] Ashtu si Hadi, emri i perëndisë përdorej edhe për të treguar vetë botën e përtejme.[2] Tradicionalisht, figura e tij lidhej edhe me Dis Pater, për tu shkrirë pastaj me Plutonin.

Termi që e tregon, duke qenë gati homofon me termin grek Horkos (ὅρκος, "betim"), biri i Eris, demoni ndëshkues i betimeve të pa zbatuara,[3] do të bënte të ngatërrohej edhe me këtë perëndi të fundit.

Origjina

Karuni asiston në vrasjen e një robi trojan nga Ajaks Telamoni. Calyx etrusk, fundi i shek. IV – fill. i shek. III p.e.s.

Origjina e kësaj perëndie është me gjasa etruske: Orcus portretizohej në disa afreske në varret etruske si një gjigant leshtor dhe mjekrrosh. Pranë etruksëve fati i çdo të vdekuri ishte të çohej në një botë vuajtjesh, pa dritë dhe shpresë,[4] të populluar nga krijesa demoniake, si Soranus (Śur, i ziu), nga i cili gjenden akoma gjurmë më të vjetra të qytetërimit italiko-qendror, Tuchulcha (Tuχul-χa, demoni) me fytyrë zhkabe dhe i armatosur me gjarpërinj, ose Karun (Karonti), me fytyrë të deformuar që ngre një çekan të rëndë, të cilët zënë një rol të dorës së parë si rrëmbyes dhe torturues të shpirtrave.[5] Në këtë kuadër, me gjasa e nxjerë origjinën e tij figura e zymtë e Orcus.

E ashtuquajtura Tomba dell'Orco, një sito etrusk në Tarkuinia, ia detyron emrin e saj një atribuimi të pa mbështetur të zbuluesve të saj të parë, që e konsideruan një figurë të tillë gjiganti leshtor dhe mjekrrosh, i cili mund të jetë edhe një Ciklop.

Për shkak të daljes së ngadaltë nga përdorimi të kësaj perëndie, në mitologjinë romake figura e Orkut shpesh identifikohej, ngatërrohej dhe lidhej me atë të perëndive të tjera, kryesisht Dis Pater dhe Plutonin.

Në Periudhën e Vonë Perandorake zakonisht përmendet si sinonim i Ferrit.[6][2]

Në letërsinë romake hasen shprehje si Orcum morari (ta bësh Orkun të presë, d.m.th ta shtysh vdekjen) dhe Orco rationem habere (të shkosh për arsyetuar me Orkun, d.m.th ti qasesh vdekjes).[7]

Herë pas here, thirrja e tij i dallonte qartësisht funksionet e perëndisë Pluton-Had: si perëndi i nëntokës, i pasurive të fshehura në të dhe i të vdekurve, mund të shihej si at bujar shpërndarës pasurish, prandaj i identifikuar me Dis Pater (apo Pluton), apo si Zoti i errët e Botës së Poshtme, pranda i identifikuar me Orkun (apo Hadin).

Nofullat e Ferrit miniatura nga psalteri i Uinçesterit, rr. 1121-1161, British Library

Vijimësia dhe forma të tjera të mitit

Një tempull i Orkut mund të ketë qenë i pranishëm në Palatinin e Romës. Orku adhurohej kryesisht në zonat rurale dhe nuk ka të dhëna të sigurta për kultin e tij zyrtar në qytete.[8]

Enea dhe Sibila në Botën e Poshtme (barka e Karontit); pikturë në vajë e Jacob van Swanenburgh, rr. 1625, Muzeu Kombëtar i Dancigut

Kjo largësi i lejoi të mbijetonte në zonat rurale shumë kohë pas pushimit të adhurimit të perëndive kryesore. Do të mbijetonte si figurë popullore gjatë Mesjetës, gjatë të cilës aspekte të kultit të tij u bartën te figura e njeriut të egër, me festa të organizuara në zonat rurale të Evropës të vijuara deri në kohët moderne. Në fakt, pjesa më e madhe e asaj që njihet mbi kremtimet e lidhura me Orkun vijnë nga burime mesjetare.[8]

Nga lidhja e vdekjen dhe me Botën e Poshtme, termi orcus filloi të përdorej edhe për krijesa të tjera të përbindshme të mara nga bestiarët mesjetarë. Në veçanti, italiani orco tregon një krijesë antropomorfe me konotacione kafshërore, në disa raste edhe demoniake.

La Bocca di Orco, i paraqitur si shpellë e përbindshme e Avernit, në Parkun e Përbindshave, Bomarzo. Lacio

Termine orco shfaqet në veprat e Jacomo Tolomei (1290[9]), Fazio degli Uberti dhe Ristoro Canigiani (1363), i cili flet shprehimisht si për një frikësues të fëmijëve.

Një përshkrim më i përpiktë gjendet te Orlando Innamorato i Matteo Maria Boiardo, si krijesë e neveritshme me çataj të mëdhenj dhe me qime të ngjashme me ato të një derri të egër, që kullojnë gjakun e viktimave të tij.[10]

Homo salvadego i Sacco në Valtelina

Një tejtër shembull paraqitet te Orlando Furioso i Ludovico Ariosto-s, i cili, i frymëzuar dukshëm nga Polifemi i Odisesë, përcakton një gjigant të përbindshëm të verbër, edhe ai me çataj prej derri të egër, që ha mish njeriut; një orco i tillë nuk duhet të ngatërrohet me orca, përbindësh detar edhe ai i pranishëm në veprën e Ariostos dhe më shumë i lidhur me analogun e it:Naturalis historia e Plinit të Vjetrit.[11]

Duke e ndarë etimologjinë me këtë term, megjithë përdorimin më të ri, është edhe ogre francez, i hasur te Perceval ou le Conte du Graal i shekullit të XII i Chrétien de Troyes.[12] Më i famshëm është shfaqja e tij në përrallat e Charles Perrault.

Ndërsa anglishtja orc është futur në shekullin e VIII me ciklin e Beowulf, që bashkon riunisce la mitologjinë norene me elemente të krishtera dhe të kulturës klasike, ku rraca e Grendelit të përbindshëm është përshkruar si Orc-néas, që duket se do të thotë "kufoma të Orcus", prandaj termi orcus është me origjinë latine dhe mund të interpretohet si sinonim i Orkut apo Hadit. E njëjta banesë e Grendelit, një shpellë nënujore e fshehur në një kënetë të mjegullt, jo e pangjashme nga paraqitjet e Avernit.

Orc në vijim është rimarrë nga John Ronald Reuel Tolkien në fantazinë e tij, personale mbi të cilën bazohen veprat e tij letrare.

Orco nga Orlando Furioso, bashkë fjalën e anglishtes së vjetër orc (në kuptimin e një përbindëshi, si Grendeli), ishte pjesë e frymëzimit për orcs të John Ronald Reuel Tolkien në veprën e tij The Lord of the Rings.[13] Në dorëshkrime të tjera, Tolkien shkroi një shënim anësor mbi fjalën:

Fjalë e përdorur në përkthimin e Q[uenya] "urko", S[indarin] "orch", është "orc". Por kjo për shkak të ngjashmërisë së fjalës së anglishtes së vjetër orc, 'shpirt i keq ose gogol', me fjalën elvishte. Me gjasa nuk ka lidhje midis tyre. Fjala angleze tani supozohet e rrjedhur nga latinishtja Orcus.[14]

Në një letër të papublikuar dërguar Gene Wolfe, Tolkien bëri gjithashtu këtë koment: Orc e mora nga anglo-saksonishtja, një fjalë që do të thotë demon, zakonisht i supozuar të rrjedh nga latinishtja Orcus – Ferr. Por dyshojë për këtë, megjithëse c[ështja është tepër e ndërlikuar për tu vendosur këtu.[15]

Nga ky përdorim, lojëra dhe vepra të tjera të panumërta fantastike e kanë huazuar konceptin e orc.

Përdorime të tjera moderne

  • Emri "Orcus" shfaqet te video-loja me role Dungeons & Dragons si Orcus, princi i të pavdekurve.[16]
  • Orcus shfaqet si një personazh te romani i Christopher Moore A Dirty Job (2006).
  • Planeti xhuxh i Brezit të Kuiperit, 90482 Orcus është emërtuar sipas Orcus. Kjo për shkak se Orcus ndonjëherë konsiderohej si një tjetër emër për Plutonin, dhe gjithashtu se Planeti i Plutonit dhe Orcus janë të dy plutino. Orcus ka një hënë të njohur, Vanth sipas një hyjnie të nëntokës etruske me të njëjtin emër.
  • Në serinë televizive Happy (2017–2019), Orcus zotëron anëtarë të familjes kriminale Scaramucci.
  • Imazhi i Orcus është përdorur në kopertinën e librit The complete short stories of Ambrose Bierce. i Hartuar dhe redaktuar nga Ernest Jerome Hopkins. 1970, Doubleday.
  • Skulptura e Orcus u rikrijua për hyrjen e ekspozitës muzeale "Superstition" në vitin 1997 të filmit horror The Relic.
  • Orcus është emri i një mbrojtjeje zjarri dhe këshilluese rreziqesh në Amerikën Veriore dhe Jugore në kërcënimet unike sic[ janë rafineritë dhe depozitat kimike.
  • Orcus shfaqet si personazh te drama e Qui Nguyen She Kills Monsters (2011).
  • Në vitin 2016, "Orcus Administration" u shfaq si emri i një softuari kontrolli të largët të disponueshëm publikisht, krijuesi i saj John "Armada" Revesz shpejtë në vijim u arrestua dhe dënua për zhvillimin e një Kali Troje hyrje të largët (Remote Access Trojan).

Shiko gjithashtu

Citime fundore

  1. ↑ Charles Godfrey Leland 2007, f. 75
  2. 1 2 Publius Virgilius Maroni. "Libri IV, 38". Aeneis (Eneida) (në latinisht) – nëpërmjet Wikisource. tum uirgam capit: hac animas ille euocat Orco
    pallentis, alias sub Tartara tristia mittit,
    dat somnos adimitque, et lumina morte resignat.
    Pastaj mer shkopin me të cilin evokon
    Hijet e zbehta të Orkut, të tjerë dërgon në Tartar,
    jep e heq gjumin, sytë mbyll në vdekje
  3. ↑ Hesiodi (1970) [shekulli VIII–VII p.e.s.]. Solmsen, F.; Merkelbach, R.; West, M. L. (red.). Ἔργα καὶ ἡμέραι (Punët dhe ditët) (në greqishte të lashtë). Kessinger Publishing.
  4. ↑ "Il culto dei morti per gli Etruschi" (në italisht). Canino.
  5. ↑ Massimo Pallotino 1935
  6. ↑ Kuint Septimius Florent Tertuliani (1662) [200 i e.s.]. "Kapitulli IX". përmbledhur nga Giovanni Stefano Menochio (red.). Le stuore, overo Trattenimenti eruditi del Padre Gio (në latinisht dhe italisht). Venecie: P. Baglioni. fq. 16. Me puer hebraeus dios Deus ipse gubernas,
    Cedere sede iubet, tristemque redire sub orcum:
    Aris ergo dehinc tacitus abscedito nostris.
  7. ↑ Félix Gaffiot 1934, f. 1090
  8. 1 2 Bernheimer 1979, f. 43
  9. ↑ Iacomo (ose Granfione) de' Tolomei 1290
  10. ↑ Matteo Maria Boiardo 1483
  11. ↑ Plini i Vjetri. "Libri IX, pjesa 5, paragrafi 12". Naturalis Historia (në latinisht) – nëpërmjet Wikisource. hoc scire orcas, infestam iis belvam et cuius imago nulla repraesentatione exprimi potest alia quam carnis inmensae dentibus truculentae.
  12. ↑ Chrétien de Troyes, Perceval ou le Conte du Graal, 1190 (para vitit): et s'est escrit que il est encore que toz li reaumes de Logres, qui ja dis fu la terre as ogres, ert destruite par cele lance
  13. ↑ Tolkien 1954
  14. ↑ Tolkien 1994
  15. ↑ Wolfe 2001
  16. ↑ David M. Ewalt 2013, fq. 103-104

Bibliografia

Lidhje të jashtme