Kopshtet e lashta greke
Kopshtet e lashta greke u krijuan në Greqinë e Lashtë, ashtu si dhe kopshtet helenistike u krijuan në kohët e vona klasike nën ndikimin e kulturës së lashtë greke. Relativisht është njohur pak rreth këtyre dy llojeve të kopshteve të lashta.
Kopshtet Minoike
Para mbërritjes së proto-grekëve në zonën e Egjeut, kultura minoike pikturonte kopshte, në formën e mjediseve lehtësisht të kultivuar nga njeriu, me pamje të egër. Këto kopshte paraqiteshin në afreske, në mënyrë të shquar në një mjedis të stilizuar, floreal, të shenjtë me disa veçori egjiptianizuese; ky mjedis paraqitej në fragmentet e një afresku të Mesëm Minoik në Amnisos, në veri-perëndim të Knosos.[1][2] Në krahun lindor të pallatit në Faistos, dikur mund të jenë bërë të çara dhe vrima të hapura me vegla. Në botën post-minoike, Arti Mikenas përqëndrohej në ndërveprimet njerëzore, ndërsa bota natyrore pati një rol të pakët;[3] duke pasuar kolapsin e kulturës së pallateve mikenase dhe humbjen e ndërlidhur të shkrimit, kopshtet e kënaqësisë me gjasa nuk ishin një veçori e Periudhës së Errët Greke.
Literatura
Në shekullin e VIII p.e.s., veprat e Homerit përfshijnë një referencë për kopshtet—vendi imagjinar i Alkinout, në Feakian mitologjike. Ky rajon ishte qa larg nga bota e dëgjuesve të Homerit sa ishte bota heroike e akejve që ai krijoi, me shpengim domethënës poetik:[4] "Ne jetojmë largë", tha Nausika, "të rrethuar nga deti i stuhishëm, më të largëtit e njerëzve dhe asnjë vdekatar tjetër nuk ka kontaktuar me ne."[5]
«Tani, ti do të gjesh një korije të shkëlqyer përgjatë rrugës—
plepa, të shenjtë ndaj Athinasë—
Një burim gurgullues brenda lëndinave shtrihen përreth tij.
Aty gjenden tokat e tim eti, edhe kopshti i tij i lulëzuar,
që larg nga qyteza sa thirrja e një njeriu mund të arrijë.» — Homeri, Odisea, VI, 291-296.[6]
Kopshtet mitike të pallatit të zotëronin një lulëzim surreal; ato ishin të vendosura në kopshtin e rrethuar jashtë oborrit, përkundrejtë portave të larta:
«Këtu pemët e harlisura janë gjithmonë në lulëzim
shegët dhe dardhët, dhe mollët kuqëlojnë,
Fiqtë e lëngshëm dhe ullinjtë e fryrë e të lëmuar e të zinj.
Dhe prodhimi i të gjitha këtyre pemëve nuk do të dobësohet ose shterë kurrë,
as një dimër as një verë, në prodhim në gjithë vitin.» — Homeri, Odisea, VII, 113-118.[7]
Ky përshkrim është popullor me shkrimtarët e kopshtarisë, qofshin realë apo imagjinarë.[8]
Përshkrimet poetike të peizazheve dhe florës greke janë të mirënjohura nga tregimet e lashta:
- Narcisi
- Shndërrimi i Dafnes në një dafinë
- Lisat e banuara nga driada dhe burimet me nimfa
- Persefona duke ngrënë kokërrza shege.
Gjithësesi, do të ishte vetëm gjatë Periudhës Helenistike që kopështarët do të shkruanin për herë të parë traktatet e tyre në veprat e tyre, të quajtura kepourika.[9]
Bashkëkohësit e Homerit nuk ishin familjarë me kopshte të tilla, sipas arkeologëve, ose me pallate si ai i Alkinout (me dyer bronzi). Kopshtet në Mitologjinë Greke ishin të papritur,[10] të rregullt në stil për shkak se rendi (themis) konsiderohej një parim natyror. Një shembull ishte Kopshti i Hesperideve.
Greqia Klasike
Arkeologët nuk kanë identifikuar oborre bimësh në pallatet nga Kultura Mikenase ose në shtëpitë greke nga Periudha Klasike. Kur një simpozium mbi Kopshtet romake[11] përmendëte pararendësit e pritshëm grekë, një pjesëmarrës vërejti:[12] "Për të gjithë qëllimet praktike duket se nuk ka pasur kopshte të ndonjë lloji në shtëpitë e qyteteve greke, përveç ndoshta pak vazove me bimë." Përveç parcelave me perime dhe pemëtore, ka disa dëshmi literature dhe arkeologjike për kopshte publike ose gjysmë-publike të lidhur me faltore (temenos). Në Athinën e shekullit të V dhe të IV p.e.s., disa vende publike ishin të të mbjella me pemë;[13] siç sugjeron Platoni te Ligjet, "Krojet me ujë, qoftë të lumenjve ose burimet, duhet të zbukurohen me bimë dhe ndërtime për zbukurim".[14]

Në vitin 1936, zona përreth Tempullit të Hefestit në Athinë u gërmua deri në shkëmb. Në këtë shkëmbu identifikuan grapa drejtëkëndore mbjelljeje; këto gropa shtriheshin përreth tre anëve të tempullit (por jo ballina) dhe ishin të rreshtuara me kolonat e tempullit. Në bazat e kolonave ndodheshin mbetjet e prishura vazosh me lule në të cilat kërcejtë e përpajtë që ishin mbjellë më parë. Megjithatë, monedhëzimi i lidhur tregon se më e hershmja nga këto mbjellje nuk u bë deri në shekullin e III p.e.s..[15] Në atë kohë në Greqinë kontinentale dhe Joni, ndikimi i Persisë Akemenide mbizotëronte në kopshtet e kultivuara nga njeriu. Në shekullin e mëparshëm, në dallim, Plutarku bënte vëzhgimin vijues rreth Aleksandrit të Madh:[16] si një djalosh, ai do ti pyeste vizitorët persë për oborrin e babait të tij në Maqedoni rreth rrugëve perse dhe organizimit ushtarak—por kurrë rreth Kopshteve të Varura të Babilonisë. Herodoti, i cili me gjasa e vizitoi Babiloninë në mesin e shekullit të V p.e.s., nuk i përmend këta kopshte të varura.[a] Ksenofoni, nën ndikimin akemenid pers,[17] mbolli një pemishte kur u kthye në Athinë. Ka një mit, të vendosur në Maqedoni, të Silenit të gjetur të dehur nga Mida; ky mit mund të datohet në Periudhën Helenistike nga ambjentimi i tij, një kopësht trëndafilash.
Në Athinë, kopshtet e para private të kënaqësisë shfaqen në burimet e literaturës nga shekulli IV.[18] Akademia e Platonit ishte e vendosur në një pemishte rrepesh, që ishin të shenjta ndaj një heroi arkaik, Akademosit. Korijet e shenjta nuk mbilleshin kurrë në mënyrë aktive, por kishin ekzistuar që nga e kaluara e largët dhe konsideroheshin si të shenjta.[b] Këto korije nuk figurojnë në historinë e kopshtarisë, përveç si mbështetje e soditjes ose diskutimit intelektual. Në dallim, ullinjt në akademi konsideroheshin të mbjellë si të rrëshkitur nga ulliri i shenjtë në Erekteoni. Terrenet e akademisë ishin të kufizuara me mure për arsye rituale, si do të ishin kopshtet e kënaqësisë për arsye praktike. Brenda kufijve të akademisë ndodheshin ndërtesa të shumta: tempuj të vegjël, faltore dhe varre (duke përfshirë atë të Akademosit).
Në vitin 322 p.e.s., Teofrasti—"ati i botanikës"—trashëgoi kopshtin e Aristotelit, nxënësit dhe bibliotekën. Pak dihet rreth kopshtit të tij, përveç se ai përmbante një shëtitore dhe që Teofrasti aty mbante ligjërata; ai mund të ketë qenë pjesërisht një kopësht botanik, me një qëllim shkencor në vend të rekreacional. Kur ai u kthye në Athinë në vitin 306 p.e.s., filosof Epikuri themeloi Kopshtin, një shkollë e emërtuar sipas kopshtit të tij, që gjendej midis Stoas dhe Akademisë së Platonit, që shërbente si vendtakimi i akademisë. Pak dihet rreth kopshtit të Epikurit, megjithëse në historinë e mëvonshme kulturore ai u rrit në reputacion: rreth kopshtit të tij Les Délices në Gjeneva, Voltaire tha me entuziazëm "Ai është pallati i një filozofi me kopshtet e Epikurit—është një vendpushim i kënaqshëm".[19]
Kopshtet e Adonisit, nën ndikimin sirian, ishin mbjellje të thjeshta fara bimësh të rritura në vazo dhe enë. Kur këto fidanë vyshkeshin gjatë nxehtësisë së verës, ishte një sinjal për aderentet femra të kultit të Adonisit për të filluar ritualet e vajtimit. Këto nuk ishin kopshte në kuadrin klasik.
Kopshtet Helenistike
Harpalos, pasuesi i Aleksandrit në Babiloni, rriti disa bimë greke në pallatin mbretëror dhe shëtitore;[c] por Greqia kontinentale nuk ishte themeluesja e Kopshtarisë Evropiane. Kopshti më i madh helenistik u krijua nga Dinastia Ptolemaike në Aleksandri: një peizazh edenik madhështor me mure, i cili përfshinte Bibliotekën e Aleksandrisë, pjesë të Muzeionit. Në kopshtet helenistike paraqiteshin automata me shtytje uji dhe organo uji, lodra të sajuara nga teknikë si Heroni i Aleksandrisë. (Në mënyrë domethënëse, Heroni gjithashtu projektoi makineri për teatrot.) Në kohët klasike, forma e peristilit mbizotëronte në shtëpitë e mëdha private. Një peristil ishte oborri i shtruar i rrethuar nga një kolonadë e mbuluar; ky oborr në vijim përmbante bimë vazosh, një risi perse dhe egjiptiane. Peristili përdorej për pallatet dhe gimnasia.
Kopshtaria dekorative romake u shfaq fillimisht pasi romakët u njohën me traditat e kopshtarisë në Lindjen e Afërt Helenistike.
Shiko gjithashtu
- Kopshtaria
- Kopshti botanik
- Kopshti i Edenit
- Kopshtet e varura të Babilonisë
- Kopshtet në shishe
- Lulishtja
- Pemëtaria
- Botanika
- Korijet e shenjta
- Akademia e Platonit
- Teofrasti
- Kopshtet Mogule
- Kopshtet Boboli
- Arboretumi i Craonne
- Kopshti botanik i Metzit
- Njësitë e lashta matëse greke
- Statio
- Njësitë matëse romake
- Njësitë e lashta matëse egjiptiane
- Njësitë e lashta matëse mesopotamike
- Njësitë matëse perse
- Arti i lashtë grek
- Historia e planifikimit urban
- Arkitektura Helenistike
- Arkitektura Arkaike Greke
- Arkitektura Klasike Greke
- Arkitektura Mikenase
- Arkitektura Minoike
- Arkitektura e lashtë greke
- Aerarium
- Amfiteatri Romak
- Amicitia
- Arkitektura Romake
- Arti Arkaik Romak
- Arti Romak Plebe
- Arti romak
- Besimet e lashta mesdhetare
- Bujqësia në Romën e lashtë
- Cannaba
- Castra
- Civitas
- Dashuria Greke
- Domus
- Drungos
- Feja e lashtë greke
- Folklori i lashtë grek
- Forumet Romake
- Genius loci
- Gotthograikia
- Harku i Triumfit
- Hospitium
- Insula (hapsirë urbane)
- Itinerari
- Kalendari i Metonit
- Kolonia Romake
- Kopshtet romake
- Kufijtë ushtarakë dhe fortifimet romake
- Kultura e Romës së lashtë
- Lapis manalis
- Latinët e Lashtë
- Letërsia e vjetër greke e romake
- Llaçi romak
- Mansio
- Miliarium
- Miliarium Aureum
- Misteret greko-romake
- Mundus Cereris
- Municipium
- Muret mbrojtëse romake
- Orcus
- Pagus
- Pallatet perandorake të Romës
- Peripli
- Pomerium
- Portretizimi Romak
- Roma quadrata
- Rrugët romake
- Selitë perandorake romake
- Shtatë Kodrat e Romës
- Shtëpia Romake
- Skulptura Romake
- Tabula Peutingeriane
- Tempulli Romak
- Teknologjia në Romën e lashtë
- Thermae
- Triumfi Romak
- Ujësjellësi Romak
- Umbilicus urbis Romae
- Urbanistika Romake
- Urbs
- Vardariotai
- Veshjet në Greqinë e lashtë
- Vicus
- Vila Romake
- Villa rustica
- Vivarium
Shënime
- ↑ Herodoti dhe Ksenofoni (në Kiropedinë e tij romantizuese) paraqet tregime të gjera të pallateve të qytetit të Kirit të Madh të Pazargadës dhe kopshteve të tij.
- ↑ Shumë më vonë, në shekullin e I të e.s., Neroni do të përfshinte korije pseudo-të shenjta në peizazhizmin e tij artificial të Domus Aurea.
- ↑ τά βαςίλεια καὶ τους περιπάτους (Plutarku, Jeta e Aleksandrit 35). Përpjekja e tij e pasukseshme për të rritur kulpra në nxehtësinë mbytëse të Mesopotamisë, ishte me gjasa për lidhjen e tij me Dionisin sesa si një kopësht për të mbuluar territorin.
Citime fundore
- ↑ Maria C. Shaw (tetor 1993). "The Aegean Garden". American Journal of Archaeology (në anglisht). 97 (4): 661–685.
- ↑ J. Schäfer (1992). "The role of "gardens" in Minoan civilisation". përmbledhur nga V. Karageorghis (red.). The Civilisations of the Aegean and their diffusion in Cyprus and the Eastern Mediterranean 2000-600 B.C. (në anglisht). Larnaca. fq. 85–87.
- ↑ Maria C. Shaw (tetor 1993). "The Aegean Garden". American Journal of Archaeology (në anglisht). 97 (4): 662–663.
Arti Mikenas i Periudhës së Vonë të Bronzit (Periudha e Vonë Heladike III) luajti një rol në konsideratat e mia, gjerësisht pasi ai e kopjonte atë nga arti i mëparshëm, për shkak të temave të tij lidheshin më shumë me njerëzit dhe veprimtarinë e tyre sesa me natyrën
- ↑ Moses I. Finley (1978). Simon Hornblower (red.). The World of Odysseus (në anglisht). Viking Press. ISBN 978-067078764-7. ekzaminon botën e krijuar kulturore të traditës epike, që Finley nuk e shikon as si autentike mikenase, as si një reflektim të përpiktë të shekullit të VIII p.e.s. të Homerit.
- ↑ Homeri (2006). "VI. Odysseus and Nausicaa". Odyssey (në anglisht). Richer Resources Publications. fq. vargjet 203-205. ISBN 978-0-9776269-9-1. Arkivuar nga origjinali më 11 dhjetor 2025. Marrë më 10 dhjetor 2025.
- ↑ Homeri (2006). "VI. Odysseus and Nausicaa". Odyssey (në anglisht). Richer Resources Publications. fq. vargjet 291-296. ISBN 978-0-9776269-9-1. Arkivuar nga origjinali më 11 dhjetor 2025. Marrë më 10 dhjetor 2025.
- ↑ Homeri (2006). "VII. Odysseus at the Court of Alcinous in Phaeacia". Odyssey (në anglisht). Richer Resources Publications. fq. vargjet 113-118. ISBN 978-0-9776269-9-1. Arkivuar nga origjinali më 11 dhjetor 2025. Marrë më 10 dhjetor 2025.
- ↑ Dorothy Burr Thompson; Ralph E. Griswold (1963). Garden Lore of Ancient Athens (në anglisht). American School of Classical Studies at Athens. fq. 5.
Në pemët e tij të larta e të lulëzuara: dardhë dhe shegë dhe mollë plotë fruta, gjithashtu fiq të ëmbël dhe ullinj të harlisur... Këtu gjithashtu një vresht pjellor është mbjellë... Përtej rreshtit të fundit të pemëve, parcela të mirëvendosura kopshtesh janë organizuar, duke lulëzuar gjithë vitin me lule. Dhe ndodhen dy burime; një çon nëpërmjet kopshtit, ndërsa tjetri zhytet nën pragun e oborrit të madh për të dalë përkrahë pallatit shtetëror; nga ai qytetarët marin ujin e tyre.
- ↑ Dorothy Burr Thompson; Ralph E. Griswold (1963). Garden Lore of Ancient Athens (në anglisht). American School of Classical Studies. fq. 5.
- ↑ Christopher Thacker (1985). "1. The Beginings". The History of Gardens (në anglisht). University of California Press. fq. 9–26. ISBN 978-0-520-05629-9.
- ↑ Elizabeth B. Macdougall; H. Wilhelmina Jashemski, red. (1981). Ancient Roman Gardens. Colloquia on the History of Landscape Architecture 7 (në anglisht). Dumbarton Oaks.
- ↑ Norman Neuerburg. 'Journal of the Society of Architectural Historians', volume 42, issue 2, maj 1983, fq. 200: Për këtë kritikë edhe pararendësit grekë e shpjegojnë në mënyrë të dobët zhvillimin pasues romak të artit të kopshteve dekorative.
- ↑ Pemët që ishin simbole vendore të përmendura në mbishkrime janë vërejtur shkurtimisht nga Dorothy Burr Thompson; Ralph E. Griswold (1963). Garden Lore of Ancient Athens (në anglisht). American School of Classical Studies. fq. 9.
- ↑ Platoni (1859). George Burges (red.). The Works of Plato (në anglisht). Vëll. V. The Laws. Henry G. Bohn.
- ↑ Dorothy Burr Thompson; Ralph E. Griswold (1963). Garden Lore of Ancient Athens (në anglisht). American School of Classical Studies. fq. 10 dhe ilustrimet.. Mbjelljet u restauruan me mersina dhe shegë.
- ↑ Plutarku, Moralia, 342b, vërejtur nga Julian Reade (2000). "Alexander the Great and the Hanging Gardens of Babylon". Iraq (në anglisht). 62: 195–217.
- ↑ Te Anabasis i tij, Ksenofoni fut në greqisht termin e persishtes së vjetër për një park të mbyllur mbretëror gjuetie, paradeisos.
- ↑ Christopher Thacker (1985). "1. The Beginings". The History of Gardens (në anglisht). University of California Press. fq. 18. ISBN 978-0-520-05629-9., vëren Akademinë, Kopshtet e Teofrastit dhe të Epikurit.
- ↑ Voltaire, letra e 23 janarit 1755, cituar nga Christopher Thacker (1985). "1. The Beginings". The History of Gardens (në anglisht). University of California Press. fq. 18. ISBN 978-0-520-05629-9.
Bibliografia
- Birge, Darice Elizabeth (1982). Sacred Groves in the Ancient Greek World. PhD diss., Univ. of California at Berkeley.
- Bonnechere, Pierre. (2007). "The Place of the Sacred Grove (Alsos) in the Mantic Rituals of Greece: The Example of the Alsos of Trophonios at Lebadeia (Boeotia)." In Sacred Gardens and Landscapes: Ritual and Agency. Edited by Michel Conan, 17–41. Washington, DC: Dumbarton Oaks Research Library and Collection.
- Bowe, Patrick. (2010). "The Evolution of the Ancient Greek Garden." Studies in the History of Gardens and Designed Landscapes 30.3: 208–223.
- Calame, Claude. (2007). "Gardens of Love and Meadows of the Beyond: Ritual Encounters with the Gods and Poetical Performances in Ancient Greece." In Sacred Gardens and Landscapes: Ritual and Agency. Edited by Michel Conan, 43–54. Washington, DC: Dumbarton Oaks Research Library and Collection.
- Carroll-Spillecke, Maureen. (1992). "The Gardens of Greece from Homeric to Roman Times." Journal of Garden History 12.2: 84–101.
- Moses I. Finley (1978). Simon Hornblower (red.). The World of Odysseus (në anglisht). Viking Press. ISBN 978-067078764-7.
- Giesecke, Annette L. (2007). The Epic City: Urbanism, Utopia, and the Garden in Ancient Greece and Rome. Washington, DC: Center for Hellenic Studies, Trustees for Harvard Univ.
- Gleason, Kathryn L. (2013). A Cultural History of Gardens in Antiquity. London: Bloomsbury.
- Homeri (2006). Odyssey (në anglisht). Richer Resources Publications. ISBN 978-0-9776269-9-1.
- Elizabeth B. Macdougall; H. Wilhelmina Jashemski, red. (1981). Ancient Roman Gardens. Colloquia on the History of Landscape Architecture 7 (në anglisht). Dumbarton Oaks.
- Norman Neuerburg, Journal of the Society of Architectural Historians, volume 42, issue 2, maj 1983, fq. 200
- Osborne, Robin. (1992). "Classical Greek Gardens: Between Farm and Paradise." In Garden History: Issues, Approaches, Methods. Edited by John Dixon Hunt, 373–391. Washington, DC: Dumbarton Oaks Research Library and Collection.
- Platoni (1859). George Burges (red.). The Works of Plato (në anglisht). Vëll. V. The Laws. Henry G. Bohn.
- Plutarku, Moralia.
- Porter, Ray. (2000). "The Flora of the Theran Wall Paintings: Living Plants and Motifs—Sea Lily, Crocus, Iris and Ivy." In The Wall Paintings of Thera. Vol. 2. Redaktuar nga Susan Sherratt, fq. 603–630. Athinë, Greqi: Thera Foundation.
- Julian Reade (2000). "Alexander the Great and the Hanging Gardens of Babylon". Iraq (në anglisht). 62: 195–217.
- J. Schäfer (1992). "The role of "gardens" in Minoan civilisation". përmbledhur nga V. Karageorghis (red.). The Civilisations of the Aegean and their diffusion in Cyprus and the Eastern Mediterranean 2000-600 B.C. (në anglisht). Larnaca. fq. 85–87.
- Maria C. Shaw (tetor 1993). "The Aegean Garden". American Journal of Archaeology (në anglisht). 97 (4): 661–685.
- Christopher Thacker (1985). "1. The Beginings". The History of Gardens (në anglisht). University of California Press. fq. 9–26. ISBN 978-0-520-05629-9.
- Dorothy Burr Thompson; Ralph E. Griswold (1963). Garden Lore of Ancient Athens (në anglisht). American School of Classical Studies at Athens.