Claustra Alpium Iuliarum

Claustra Alpium Iuliarum (latinisht për barriera e Alpeve Juliane; ndërsa, termi Alpe Juliane u referohet rajonit më të gjerë maloro kodrinor nga Alpet Juliane deri në Sinus Liburnicus ose Sinus Flanaticus (tani gjiri Kvarner) ishte një sistem mbrojtës brenda Perandorisë Romake, midis Italisë dhe Panonisë, e mbronte Italinë nga pushtime të mundshme nga lindja.[1] Ai siguronte Portën Postojna, lidhja tokësore midis pjesëve lindore dhe perëndimore të perandorisë dhe kështu Claustra përfaqësonte një kufi të brendshëm mbrojtës të perandorisë.[2] Ndryshe nga një barrierë lineare, Claustra përbëhej nga një seri fortifikimesh të ndërlidhura me qendrën e saj në Castra ad Fluvium Frigidum (në zonën e qyteti të sotëm Ajdovščina, Lugina Vipava); fortesa të tjera të rëndësishme ishin Ad Pirum në Rrafshnaltën e tanishme të Hrušica-s dhe Tarsatica, tani pjesë e qytetit të Rijekës. Ato drejtoheshin nga qyteti i Akuilesë.
Zhvillimi

Në vitin 6 të erës sonë do të ndodhte Kryengritja e madhe ilire duke kërcënuar zemrën e territorit romak. Rrjedhimisht, në mënyrë që të mbrohej Italia, u ndërtuan gradualisht një varg muresh dhe fortifikimesh përreth zonës së Portës strategjike Postojna.[1] Shumica e ndërtimeve u bë pas vitit 284, nën Dioklecianin dhe Kostandinin e I.[2] Megjithëse ky zhvillim u krye pas një pushtimi të rëndësishëm të Italisë Veriore nga alemanët në vitin 271, Whittaker tregon se vijat e brendshme fortifikuese synonin kryesisht të siguronin qëndrueshmërinë e brendshme të perandorisë, në vend të mbajtjes së barbarëve jashtë.[2] Sistemi i fortifikimeve përfshinte Forum Iulii (në zonën e tanishme të Cividale del Friuli), Tarsatica (në zonën e tanishme të Rijekës) dhe ndiqte luginën e lumit Idrijca. Ajo shtrihej përgjatë Portës Postojna në kodrat në jug të Emonës (në zonën e Lubjanës së sotme). Fortifikimet në thellësi përgjatë rrugës romake Via Gemina, niste në fortesën e Castra ad Fluvio Frigido (mbetjet e të cilës janë akoma të dukshme në Ajdovščina), e cila ishte qendra e sistemit,[3] dhe përfundonte në Nauportus (në zonën e tanishme të Vrhnikës). Fortesa kodrinore e Ad Pirum drejtohej në mënyrë të zakonshme me 500 ushtarë, por mund të mbante deri në 100,000 ushtarë. Muret e Ad Pirum-it u zbuluan nga arkeologë austriakë dhe italianë dhe u tregua të ishin në një lartësi prej 8 metrash dhe një trashësi prej 2 metrash; kullat e mureve ishin 10 metra të larta.
Betejat
Claustra Alpium Iuliarum përjetoi një numër betejash. Fortifikimet e hershme mund të kenë qenë të dobishme në vitin 169 kur markomanët u përpoqën të hynin në Itali, por u treguan të pamjaftueshme kur alemanët pushtuan Italinë në vitin 271. Në vitin 351 Konstanci II mori Ad Pirum, gjatë luftës së tij kundër sfiduesit të tij, Magnentius. Në mënyrë më të rëndësishme, Beteja e Lumit Frigid u zhvillua në vitin 394, midis Castra dhe Ad Pirum. Në këtë betejë perandori lindor, Teodosi I triumfoi ndaj rivalit të tij perëndimor, Eugjenit dhe nëpërmjet kësaj fitoreje e siguroi Krishtërimin si fenë kryesore të perandorisë.
Duket se në kohën e pushtimit të Italisë nga Alariku në fillim të shekullit të V. Ka të ngjarë që një pjesë e fortifikimeve u shkatërruan gjatë Betejës së Lumit Frigid. Pas shekullit të V, fortifikimet romake ranë në mosmirëmbajtje dhe mosriparim. Në kohët e sotme, pjesë të caktuara të seksioneve janë restauruar nga arkeologët.
Shiko gjithashtu
- Kryengritja e madhe ilire
- Lufta e Panonisë
- Emona
- Panonia
- Dalmacia romake
- Iliriku
- Prefektura e Ilirikut
- Dioqeza e Ilirikut
- Guvernatorët romakë të Ilirikut
- Alemanët
- Venetët
- Histrët
- Alpet Juliane
- Dolomitet
- Alpet Gëlqerorë Jugorë
- Friuli-Venecia Xhulia
- Agentes in rebus
- Agger
- Anijet Romake
- Arkitektura Romake
- Arsimi në Romën e lashtë
- Arti romak
- Arx
- Bujqësia në Romën e lashtë
- Burgus
- Castellum
- Castra
- Cirku Romak
- Contio
- Cursus honorum
- Çitadela
- Dominati (Roma)
- Domus
- Dux
- E drejta romake
- Ekonomia Romake
- Feja romake
- Festivalet Romake
- Filozofia e lashtë romake
- Frumentarii
- Garda pretoriane
- Garda Varangiane
- Harku i Triumfit
- Honesta missio
- Honestiores dhe humiliores
- Iliro-romakët
- Institucionet politike të Romës së lashtë
- Insula (ndërtesë)
- Insula (hapsirë urbane)
- Itinerari
- Kalendari Romak
- Kleisoura (distrikt bizantin)
- Klima e Romës së Lashtë
- Kohorta (njësi ushtarake)
- Kolona e Fitores
- Kolonia Romake
- Kopshtet romake
- Kufijtë ushtarakë dhe fortifimet romake
- Kultura e Romës së lashtë
- Kuzhina antike romake
- Larja në Romën e Lashtë
- Latinët në Itali
- Legjioni romak
- Limes
- Limes Alutanus
- Limes Britannicus
- Limes Dacicus
- Limes Danubii
- Limes Moesicus
- Limes Pannonicus
- Limes Porolissensis
- Limes Sarmatiae
- Limes Transalutanus
- Lista e toponimeve latine në Ballkan
- Lista e kolonive romake
- Llaçi romak
- Luftërat dalmato-romake
- Luftërat iliro-romake
- Lufta kimbrike
- Lupanari
- Magjistratët romakë
- Magister militum Ilirikum
- Mansio
- Mare Nostrum
- Marina Romake
- Martesa në Romën e lashtë
- Mitologjia romake
- Mjeksia Romake
- Moda e flokëve në Romën e lashtë
- Mos maiorum
- Muret e lashta të Durrësit
- Muret mbrojtëse romake
- Muri i Antoninit
- Muri i Hadrianit
- Muri i Trajanit
- Notitia Dignitatum
- Novus homo
- Optimates dhe populares
- Pallatet perandorake të Romës
- Pax Romana
- Perandoria Romake
- Peregrinus
- Peripli
- Periudha e Ngrohtë Romake
- Pronoia
- Principati (Roma)
- Republika Romake
- Romanitas
- Romanizimi (kulturor)
- Rruga Flaminia
- Rrugët romake
- Shpyllëzimi gjatë periudhës romake
- Shtatë Kodrat e Romës
- Shtetësia Romake
- Skllavëria në Romën e lashtë
- Soli (hyjni)
- Spektaklet Romake
- SPQR
- Tabula Peutingeriane
- Tempulli Romak
- Teknologjia në Romën e lashtë
- Të Drejtat Latine
- Thermae
- Tirones
- Traditat romake të emërtimit
- Triumfi Romak
- Turma (njësi ushtarake)
- Ujësjellësi Romak
- Ura romake
- Ushqimi dhe darka në Perandorinë Romake
- Ushtria Romake
- Valetudinarium
- Vallum
- Veshjet në Romën e lashtë
- Veshjet ushtarake të Romës së lashtë
- Vigiles
- Vila Romake
- Zjarrfikja në Romën e Lashtë
Referime
- 1 2 A. J. Potocnik. "Claustra Alpium Iuliarum". ars-cartae.com (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 24 maj 2010.
- 1 2 3 C. R. Whittaker (1997). Frontiers of the Roman empire. A social and economic study (në anglisht). Baltimora & Londër. fq. 197.
- ↑ Pavlin, Primož. "Poznoantična utrdba Kastra (Ajdovščina)" [Fortimikimi i Antikitetit të Vonë të Castra (Ajdovščina)]. DEDI - enciklopedija naravne in kulturne dediščine na Slovenskem (në sllovenisht). Arkivuar nga origjinali më 8 prill 2014.
Bibliografia
- Kusetič, Jure; Kos, Peter; Breznik, Andreja; Stokin, Marko (2014). Claustra Alpium Iuliarum: Between Research and Management (në sllovenisht dhe anglisht). The Ivan Michler Institute for Spatial History.
- A. J. Potocnik. "Claustra Alpium Iuliarum". ars-cartae.com (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 24 maj 2010.
- Pavlin, Primož. "Poznoantična utrdba Kastra (Ajdovščina)" [Fortimikimi i Antikitetit të Vonë në Castra (Ajdovščina)]. DEDI - enciklopedija naravne in kulturne dediščine na Slovenskem (në sllovenisht). Arkivuar nga origjinali më 8 prill 2014.
- C. R. Whittaker (1997). Frontiers of the Roman empire. A social and economic study (në anglisht). Baltimore & Londër: Johns Hopkins University Press.
Lidhje të jashtme
- 45°51′49″N 14°6′42″E / 45.86361°N 14.11167°E
- Claustra Alpium Iuliarum. Faqe në internet kushtuar Claustra Alpium Iuliarum. Claustra.org
Wikimedia Commons ka materiale multimediale në lidhje me: Claustra Alpium Iuliarum