Vallum

Model i një muri tipik mbrojtës romak

Vallum është ose i gjithë ose një pjesë e fortifikimeve të një fushimi romak. Vallum zakonisht përfshinte një mur mbrojtës prej dheu ose torfe (agger) me një palisadë prej druri në krye, me një hendek të thellë të jashtëm (fossa). Emri rrjedh nga vallus (një hu apo shkop) dhe do të thotë pikërisht palisadë (gardh mbrojtës) që shtrihet përgjatë skajeve të jashtme të kreut të agger-it, por zakonisht përdoret për tiu referuar të gjithë fortifikimit.

Karakteristikat

Rindërtim i një seksioni të murit të fushimit romak, të llojit pilum murale në Carnuntum

Përbërja e valli si hunj (χάρακες) nga të cilat formohej palisada vallum, përshkruhet nga Polibi (xviii.18.1, Excerpt. Antiq. xvii.14) dhe Tit Livi (Liv. xxxiii.5), që bëjnë një krahasim midis vallum të grekëve dhe atij të romakëve, në përparësinë e madhe të këtyre të fundit. Të dy përdornin për valli pemë të reja ose dega pemësh më të mëdhaja, me degët anësore mbi to; por valli të grekëve ishin shumë më të mëdha dhe kishin më shumë dega sesa ato të romakëve, të cilët kishin ose dy ose tre, ose e shumta katër degë dhe këto përgjithësisht në të njëjtën anë. Grekët i vendosnin valli-t e tyre te agger-ët në intervale të konsiderueshme, ku h midis tyre mbusheshin me dega; romakët i ngulnin afër e afër dhe i bënin degat të ndërthureshin dhe i mprehnin majat e tyre me kujdes.

Kështu vallus-i grek mund të mbahej bashkë nga degat e tij të mëdha dhe tërhiqej nga vendi i tij, dhe kur hiqej një pjesë e madhe mbetej në vallum. Vallusi romak, përkundrazi, nuk paraqiste kapje të përshtatshme, kërkonte forcë shumë të madhe për tu tërhequr dhe nëse hiqej mbetej një hapje shumë e vogël. valli grekë priheshin në vend; ndërsa romakët i përgatisnin të tyret paraprakisht.[1] Ata bëheshin prej drurësh të fortë, por i parapëlqyer ishte dushku.

Ndërsa ndodheshin në marshim, secili ushtar bartëte tre ose katër hunjë druri të fortë, secili të paktën 1.5 m (5 këmbë) i gjatë dhe me majë në secilën anë. Një numër i këtyre hunjve janë gjetur në gërmime, mjaftueshmërisht të mirëruajtur për të treguar se ata ishin "mesorë", do me thënë të ngushtuar në qendër. Është e qartë se këta nuk mund të jenë përdorur më vete për të formuar palisadën e vallum-it të ndërtuar përreth një fushimi të përkohshëm marshimi; ata do të ishin hapsira të mjaftueshme midis njëri-tjetrit që një sulmues të kalonte përmes me lehtësi. Një sugjerim është se ajo "mesore" lehtësonte lidhjen e tyre të shtrënguar me njëri-tjetrin në tre për të formuar një lloj tribulus (lloj pengesash në formë thumbash) ose iriq çek, që mund të vendoseshin gjatë ledhit (agger) të vallum-it. Ka të ngjarë që këto të shtoheshin me çdo gjë që ishte e disponueshme, si dega pemësh ose shkurre gjembaçe.

Valli (sudes) të kombinuara për të formuar një iriq çek.

Përdorimi

Në operacionet e një rrethimi, kur vendi nuk mund të merreth menjëherë dhe bëhet e nevojshme të vendoset një bllokadë, kjo bëhej duke formuar mbrojtje të ngjashme me ato të një fushimi përreth qytezës, që pastaj thuhej se ishte circumvallatum. Një rrethim i tillë, përveç ndërprerjes së të gjitha komunikimeve midis qytezës dhe vendit përreth, formonte një mbrojtje kundër sulmeve të të rrethuarve. Shpesh kishte një vijë të dyfishtë fortifikimi, e brendshmja kundër qytezës, ndërsa e jashtmja kundër një force të jashtme që mund të përpiqej të shkatërronte rrethimin. Në këtë rast ushtria fushonte midis dy vijave të mbrojteve.

Ndërtimi

Monedhë që paraqet Numonius Valan që sulmon një vallum.

Ky lloj rrethimi, të cilin grekët e quanin ἀποτειχισμός dhe περιτειχισμός, përdorej nga peloponezianët në Rrethimin e Platesë.[2] Vijat e tyre përbëheshin nga dy mure (në dukje prej torfe) në largësi prej 16 këmbësh, i cili e rrethonte qytetin në formën e një rrethi. Midis mureve ndodheshin tendat apo kasollet e rrethuesve. Muret kishin mazgallë përforcues (ἐπάλξεις) dhe në çdo dhjetë mazgallë ndodhej një kullë, duke e mbushur nga thellësia e saj të gjithë hapsirën midis mureve. Kishte një kalim për rrethuesit përgjatë mesit të secilës kullë. Së jashtmi nga secili mur ndodhej një hendek (τάφρος). Ky përshkrim do përgjigjej pothuajse saktësisht mënyrës romake të rrethimit, disa prej shembujve më të mirë të tij janë ai i Kartagjena e Lashtë në Tunizinë moderne, nga Shipioni (Apiani, Punic. 119, &c.), ai i Numantias në Spanjën moderne nga Shipioni (Apiani, Hispan. 90), dhe ai i Alesias në Francën moderne nga Çezari (Jul Çezari, De bello Gallico vii.72, 73). Kullat në këto vija ishin të ngjashme me atë të përdorura në sulmin e vendeve të fortifikuara, por jo aq të larta dhe sigurisht jo të lëvizshme.[3]

Teknika e ndërtimit të vallum më vonë do të merej nga popujt fqinj, si bizantinët dhe gotët.

Shembuj

Shembuj të valla përfshijnë:

Etimologjia

Fjala vallus ndonjëherë përdoret si e barasvlefshme me vallum[4][5]

Shiko gjithashtu

REFERENCAT

  1. Polibi l.c.; Virgjili, Georg. iii.346, 347; Ciceroni, Tusc. ii.16
  2. Thukididi. Ιστορία του Πελοποννησιακού Πολέμου ii.78, iii.20‑23
  3. Lipsius, de Milit. Rom. v.5, in Oper. iii. pp156, 157; Poliorc. ii.1, in Oper. iii.283
  4. Jul Çezari, De Bello civile. iii.63)
  5. Fjala latine vallus rrjedh nga proto-indo-evropianja *walso-, "një post". Vallus është burimi i anglishtes wall.

Bibliografia