Limes Moesicus

Limes Moesicus (Limesi Mezik) është një term modern i dhënë një vargu të ndërlidhur fortesash romake në kufirin verior të provincës romake të Mezisë përgjatë Danubit, midis bregdetit të Detit të Zi dhe Panonisë (Hungaria e tanishme), që daton nga shekulli I i e.s.. Ishte seksioni lindor i të ashtuquajturit Limes Danubii[1] dhe mbronte provincat romake të Mezisë së Sipërme dhe të Poshtme në jug të lumit. Seksioni lindor (tani në Rumani) shpesh quhet Limes Scythiae minoris[2] pasi gjendej në provincën romake të Scythia Minor.
Historia
Ndërtimi
Augusti ishte i pari që e zgjeroi kufirin jug-lindor të perandorisë nga Maqedonia në vijën e Danubit për të rritur thellësinë strategjike midis kufirit dhe Italisë dhe gjithashtu për të mundësuar një itinerar të rëndësishëm lumor furnizimi midis ushtrive romake në rajon.[3] Danubit të Poshtëm iu dha prioritet dhe Mark Licinius Krasi, prokonsull i Maqedonisë nga viti 29 p.e.s.,[4] i largoi bastarnët drejtë Danubit. Legio IV Scythica fillimisht ishte i vendosur në Mezi (me gjasa në Viminacium) për të përballuar kërcënimet nga trakët fqinj dhe popujt agresivë në veri të Danubit.

Por si pasojë e plaçkitjeve të vazhdueshme dake që ndodhnin kurdoherë që Danubi ngrinte, Augusti vendosi të dërgonte kundër tyre disa nga gjeneralët e tij të sprovuar, si Sekst Elius Katin dhe Gneu Kornelius Lentul Augurin (dikur midis viteve 1-11 të e.s.[5]). Lentuli i smbrapsi ata përgjatë Danubit dhe vendosi garnizone të shumta në bregun e majtë të lumit për tu mbrojtur kundër inkursioneve të mundshme të ardhshme.[6] Këto fushime do të bëheshin Limes Moesicus. Në këtë fazë fortesat gjatë kufirit përbëheshin nga mure dheu me palisada druri.
Mezia u bë një provincë e veçantë në vitin 6 të e.s.. Ekspeditat ushtarake romake përgjatë Danubit vijuan mbi 100 km në veri të Deltës së Danubit.[7]
Dakët sulmuan në jug të Danubit në vitin 68/69 të e.s.[8] dhe në fund të vitit 85 ose në fillim të vitit 86 të e.s. mbreti dak Duras sulmoi Mezinë dhe i kapi romakët në befasi pasi guvernatori romak, Opius Sabini dhe forcat e tij u asgjësuan.[9] Pak para Luftës Dake të Domicianit që pasoi, Domiciani i zëvendësoi muret prej druri dhe dheu të fortesave danubiane me mure guri në vitin 87 të e.s. (p.sh.: në Taliata). I shoqëruar nga Kornelius Fusku, prefekti i gardës pretoriane, ai mbërriti personalisht në Mezi me legjionet Legio IV Flavia Felix nga Dalmacia, Legio I Adiutrix dhe Legio II Adiutrix dhe në vijim i largoi pushtuesit nga provinca.
Shtrirja përtej
Në dimrin e vitit 98/99 të e.s. Trajani mbërriti në Danub, fushoi në Fortësën Diana pranë Kladovos, duke nisur përgatitjet e Luftës Dake në grykat e Portave të Hekurta. Ai e shtriu rrugën në gryka për 30 milje, pasi ai filloi në mbishkrimin e mirënjohur të vitit 100 të e.s.. Në vitin 101 gërmoi gjithashtu një kanal të afërt, si ai rregjistroi gjithashtu në një pllakë mermeri pranë Fortesës së Dianës, që shkruan:
«për shkak të katarakteve të rrezikshme ai e devijoi lumin dhe e bëri të gjithë Danubin të lundrueshëm: (ob periculum cataractarum, derivato flumine, tutam Danuvii navigationem facit).»
Trajani restauroi mbrojtjet prej guri në zonë dhe rindërtoi të gjitha pendat me gurë. Pak poshtë Fortesës Pontes, u ndërtuan një port i madh dhe horrea masive.
Midis luftës së parë dhe të dytë dake, nga viti 103 deri në vitin 105, arkitekti perandorak, Apollodori i Damaskut ndërtoi Urën e Trajanit, një nga arritjet më të mëdha të Arkitekturës Romake.

Pushtimi i plotë ushtarak i ultësirës midis kodrave rrëzë Karpateve dhe Danubit mund të ketë pas ndodhur tashmë nga fundi i Luftës së Parë Dake të Trajanit (101–102). Shumica e fortesave aty, megjithatë, u ndërtuan pas pushtimit përfundimtar të Mbretërisë Dake në vitin 106 të e.s.. Sidoqoftë, romakët i larguan garnizonet e Limes Danubii, për shkak të nevojës për të ruajtur kontrollin e transportit dhe tregtisë përgjatë Danubit[10] dhe sepse trupat aty ishin një lloj rezerve strategjike për frontet e tjera nëse nevojitej.
Në fakt, si braktisja e Moldavisë, ashtu dhe krijimi i Limes Transalutanus, të dyja mund të datojnë gjatë sundimit të Adrianit.
Pas një periudhe të gjatë paqeje Septim Severi rindërtoi mbrojtjet e Moesia Superior dhe nën Karakalën u bënë rindërtime të mëtejshme, siç mund të shihet në Pontes ku, si me shumë fortesa të tjera të Portës së Hekurt, modeli origjinal u shtuan me portat dhe kullat. Një fortesë e re u ndërtua mbi një ishull në Lumin Porečka.
Tërheqja në Danub
Braktisja romake e Dakisë me gjasa ndodhi gjatë sundimit të Galienit (s.v. 260-268), para datës tradicionale rreth vitit 275, kur Aureliani krijoi provincën e re të Dakisë në jug të Danubit.[11]
Në Periudhën e Vonë Romake, shtrirja e kontrollit dhe pushtimit ushtarak mbi territorin në veri të Danubit mbetet kundërthënës. Një fortesë romake (Pietroasa de Jos), mjaft përtej Limes Danubii dhe pranë Moldavisë, duket se ka qenë pushtuar në shekullin e IV, ashtu si dhe urat e fortifikuar (Sucidava,[12] Barboşi dhe Konstantiniana Dafne e palokalizuar) përgjatë bregut të majtë të lumit.[13]
"Brazda lui Novac de Nord" (ose "Muri i Kostandinit") është zbuluar nga gërmimet e fundit, i datuar gjatë sundimit të Kostandinit rreth vitit 330 të e.s.,[14] në të njëjtën kohë si "Limes Sarmatiae" (ose Pendat e Dreqit), një varg pengesash dhe hendeqesh mbrojtëse prej dheu të ndërtuara nga romakët midis Rumanisë dhe Fushat Panonike.[15]
Në mënyrë të ngjashme, megjithëse mendohet i shekullit të I dhe besohet se është ndërtuar para Limes Transalutanus, funksioni dhe origjina e një seksioni të shkurtër të brigjeve hendeqeve të njohura si "Brazda lui Novac de Sud" mbetet i paqartë. Mungesa e ndonjë dëshmie për Fortesat Romake të vona ose vendbanimet përgjatë itinerarit të tij dhe në jug të tij, përkundrazi, sugjerojnë një datë më të vonë, me gjasa mesjetare.
Karakteristikat
Limes Moesicus[16] përfshin thelbësisht fortesat dhe stacionet e ndërlidhura përgjatë Danubit, nga Singidunumi (Beogradi i tanishëm) deri në grykëderdhjen e Danubit në Detin e Zi.[17] Ai nuk ishte i fortifikuar me palisada ose një mur kufitar, por fortesat ishin të ndërlidhura nga një rrugë, duke përfshin tetë fortesa legjionare, shumë fortesa për trupat auxilia dhe kulla vrojtimi/sinjalizimi.[18] Fortesat përgjatë Danubit janë 10 deri në 30 km largë dhe ndërmjet tyre shpesh shikimi nuk ekziston.
Fortesat
Kufiri ishte i ndarë në dy seksione kryesore nga Lumi Iskar bë Oescus, i cili shënonte gjithashtu kufirin midis provincave të Moesia Superior dhe Inferior.
Grykat e lumit në Djerdap formonin një barrierë midis Mezisë veri-perëndimore dhe veri-lindore që ishte e vështirë të tejkalohej, duke e bërë komunikimin midis ushtrive panonike dhe mezike fillimisht të vështirë. Ky problem u zgjidh vetëm nga ndërtimi i një rruge 3 metra të gjerë gjatë sundimit të Trajanit, që e çoi Legio VII Claudia të skaliste muret shkëmbore duke zëvendësuar një ndërtim druri që ishte i brisht ndaj dëmtimit nga akulli rrëshkitës. Përmirësime të tjera për transportin lumor përfshinin ndërtimin e një kanale afër Novi Sipit, për të shmangur rrjedhat e shpejta dhe cektinat e atyshme. Dy skajet e kanalit u siguruan me fortesa. Ndërtesa më e mirënjohur përgjatë Limes Moesicus ishte Ura e Trajanit në Drobeta/ Turnu Severin nga fillimi i shekullit të II, ura e parë permanente ndërlidhëse përgjatë Danubit të Poshtëm, që ruhej edhe në të dy brigjet me fortesa.
Fortesat legjionare përfshinin:
- Singidunumi (Beogradi i tanishëm)
- Viminatium
- Aquae (Prahovo e tanishme)
- Ratiaria (afër qytezës së Arçarit)
- Oescus
- Novae (afër qytezës së Svishtovit)
- Dorostorum (afër qytezës së Silistras)
- Troesmis
Fortesat e tjera përgjatë Limesit Danubian përfshinin:[19]
- Augustae (pranë fshatit të Hurletsit)
- Valeriana (afër fshatit të Dolni Vadinit)
- Variana (afër fshatit të Leskovecit)
- Almus (afër qytezës së Lomit)
- Regianum (afër qytezës së Kozlodujit)
- Dimum afër Belenes.
- Nikopoli
- Dorticum (Vravi)
- Sexaginta Prista (pranë qytezës së Ruses)
- Scaidava afër qytezës së Batinit.
- Bononia në Vidin.
- Ad mare Castrum afër qytezës së Koshavës.
Shiko gjithashtu
- Dakia
- Dakët
- Dioqeza e Dakisë
- Mëzia
- Mëzia e Epërme
- Trajani
- Ura e Trajanit
- Adriani
- Galieni
- Aureliani
- Kostandini i Madh
- Singidunumi
- Horreum
- Rumania parahistorike
- Moldavia (rajon historik)
- Agger
- Amfiteatri Romak
- Anijet Romake
- Arkitektura Romake
- Arkitektura e Teatrove Romake
- Arsimi në Romën e lashtë
- Arti romak
- Arx
- Bujqësia në Romën e lashtë
- Burgus
- Castellum
- Castra
- Cirku Romak
- Claustra Alpium Iuliarum
- Contio
- Cursus honorum
- Çitadela
- Domus
- Dux
- E drejta romake
- Ekonomia Romake
- Feja romake
- Festivalet Romake
- Filozofia e lashtë romake
- Forumet Romake
- Harku i Triumfit
- Honesta missio
- Honestiores dhe humiliores
- Iliro-romakët
- Institucionet politike të Romës së lashtë
- Itinerari
- Kalendari Romak
- Kleisoura (distrikt bizantin)
- Klima e Romës së Lashtë
- Kolona e Fitores
- Kolonia Romake
- Kopshtet romake
- Kufijtë ushtarakë dhe fortifimet romake
- Kultura e Romës së lashtë
- Kuzhina antike romake
- Larja në Romën e Lashtë
- Legjioni romak
- Limes
- Limes Alutanus
- Limes Britannicus
- Limes Dacicus
- Limes Danubii
- Limes Pannonicus
- Limes Porolissensis
- Limes Sarmatiae
- Limes Transalutanus
- Lista e toponimeve latine në Ballkan
- Lista e kolonive romake
- Llaçi romak
- Lupanari
- Magjistratët romakë
- Mansio
- Mare Nostrum
- Marina Romake
- Martesa në Romën e lashtë
- Mjekësia Romake
- Moda e flokëve në Romën e lashtë
- Mos maiorum
- Muret e lashta të Durrësit
- Muret mbrojtëse romake
- Muri i Antoninit
- Muri i Hadrianit
- Muri i Trajanit
- Optimates dhe populares
- Pallatet perandorake të Romës
- Pax Romana
- Perandoria Romake
- Peregrinus
- Peripli
- Periudha e Ngrohtë Romake
- Republika Romake
- Romanitas
- Romanizimi (kulturor)
- Rrugët romake
- Shpyllëzimi gjatë periudhës romake
- Shtatë Kodrat e Romës
- Shtetësia Romake
- Skllavëria në Romën e lashtë
- Soli (hyjni)
- Spektaklet Romake
- Tabula Peutingeriane
- Tempulli Romak
- Teknologjia në Romën e lashtë
- Thermae
- Traditat romake të emërtimit
- Triumfi Romak
- Ujësjellësi Romak
- Ura romake
- Ushtria Romake
- Valetudinarium
- Vallum
- Veshjet në Romën e lashtë
- Vila Romake
- Zjarrfikja në Romën e Lashtë
Referime
- ↑ Frontiers of the Roman Empire – The Danube Limes (Bulgaria)
- ↑ Frontiers of the Roman Empire - The Danube Limes (Romania)
- ↑ Res Gestae 30
- ↑ Dion Kasi, LI.23.2
- ↑ R. Syme, Danubian Papers, Londër 1971, fq. 40 dhe Addenda fq. 69 ff
- ↑ Luc An Flori, Epitome of Roman History, II, 28, 18-19.
- ↑ Frontiers of the Roman Empire - The Danube Limes (Romania)
- ↑ Taciti, Historiae, III, 46.
- ↑ Mócsy (1974), fq. 82.
- ↑ N. Gudea. "Die nordgrenze der römischen provinz obermoesien. Materialien zu ihrer Geschichte (86–275 n. Chr.)". Jahrbuch des Römisch-Germanischen zentralmuseums Mainz (në gjermanisht). 48: 1–118.
- ↑ I.B. Cătăniciu, Evolution of the system of defence works in Roman Dacia, BAR International series 116, Oxford, 1981 fq. 53-55
- ↑ Sucidava photos
- ↑ Archeological research about Romans in Romania during the 3rd and 4th centuries (në rumanisht)]
- ↑ Wacher. The Roman World, fq.189
- ↑ Map showing the Roman fortifications in the 4th century
- ↑ "ROMAN FRONTIER WITHIN THE CROSS-BORDER REGION ROMANIA-BULGARIA". Arkivuar nga origjinali më 4 gusht 2025. Marrë më 17 nëntor 2025.
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ R. Ployer, M. Polak, R. Schmidt, The Frontiers of the Roman Empire. A Thematic Study and proposed World Heritage Nomination Strategy, Vjenë/Nijmegen/Mynih, 2017, fq. 41, 75-76
- ↑ Emil Jęczmienowski (2012). "The Fortifications of the Upper Moesian Limes. Topography, Forms, Garrison Sizes, Światowit". Annual of the Institute of Archaeology of the University of Warsaw (në anglisht). X (LI).)
- ↑ Emil Jęczmienowski (2015). "The Fortifications of the Upper Moesian Limes on the Eve of Trajan's Dacian Wars". Ad Fines Imperii Romani. Studia Thaddaeo Sarnowski Ab Amicis (në anglisht). Collegis Discipulisque Dedicata.
Bibliografia
- I.B. Cătăniciu, Evolution of the system of defence works in Roman Dacia, BAR International series 116, Oxford, 1981 fq. 53-55
- Luc An Flori, Epitome of Roman History.
- N. Gudea. "Die nordgrenze der römischen provinz obermoesien. Materialien zu ihrer Geschichte (86–275 n. Chr.)". Jahrbuch des Römisch-Germanischen zentralmuseums Mainz (në gjermanisht). 48: 1–118.
- Heather, Peter (1998). The Goths (në anglisht). Malden: Blackwell.
- Emil Jęczmienowski (2012). "The Fortifications of the Upper Moesian Limes. Topography, Forms, Garrison Sizes, Światowit". Annual of the Institute of Archaeology of the University of Warsaw (në anglisht). X (LI).
- Emil Jęczmienowski (2015). "The Fortifications of the Upper Moesian Limes on the Eve of Trajan's Dacian Wars". Ad Fines Imperii Romani. Studia Thaddaeo Sarnowski Ab Amicis (në anglisht). Collegis Discipulisque Dedicata.
- Mócsy, András (2014) [1974]. Pannonia and Upper Moesia: A History of the Middle Danube Provinces of the Roman Empire (në anglisht). Nju Jork: Routledge. ISBN 978-1-317-75425-1.
- Mommsen, Theodore (1996). The Provinces of the Roman Empire (në anglisht). Nju Jork: Barnes & Noble Books. ISBN 0-7607-0145-8.
- R. Ployer, M. Polak, R. Schmidt, The Frontiers of the Roman Empire. A Thematic Study and proposed World Heritage Nomination Strategy, Vjenë/Nijmegen/Mynih, 2017.
- R. Syme, Danubian Papers, Londër 1971.
- Taciti, Historiae.
- J. S. Wacher (2002). The Roman World (në anglisht). Nju Jork: Routledge Publisher. ISBN 0-415-26314-X.
Lidhje të jashtme
- Roman presence north of the lower Danube delta Arkivuar 4 mars 2016 tek Wayback Machine
- Romanian Limes Project
- ROMAN FRONTIER WITHIN THE CROSS-BORDER REGION ROMANIA-BULGARIA Arkivuar 4 gusht 2025 tek Wayback Machine
- Frontiers of the Roman Empire – The Danube Limes (Bulgaria)
- Frontiers of the Roman Empire - The Danube Limes (Romania)