Limes Dacicus

Limes Dacicus me rrugët, fortesat dhe qytetet

Limes Dacicus është termi përgjithësues modern dhënë një grupimi pengesash dhe muresh të lidhur në një seri fortesash romake përgjatë kufijve (shiko Limes) të provincës romake të Dakisë, që daton nga fillimi i shekullit të II. Ata shtriheshin për rreth 1,000 kilometra dhe përfshinin:

  • Limes Alutanus në krahun lindor të Lumit Olt;
  • Limes Porolissensis
  • Limes TransalutanusVllahi;
  • I ashtuquajturi Muri i Trajanit midis Konstancës dhe Danubit, duke përfshirë:
    • Murin e Poshtë të Trajanit ose Murin e Athanarikut, pak në veri të Grykëderdhjes së Danubit, në Moldavi;
    • Muri i Sipërm i Trajanit ose Muri Greuthungi në Moldavinë Qendrore, nga Lumi Prut deri te Lumi Dniester, megjithëse ata mund të mos kenë qenë romakë’
  • Muri i Kostandinit, ose Brazda lui Novac de Nord në Vllahi rreth vitit 330 dhe 300 kilometra i gjatë.

Shumë nga këta "mure" përbëheshin nga pengesa apo ledhe dheu, 3 metra të lartë dhe 2 metra të gjerë, të ngjashëm me Murin e Antoninit.

Karakteristikat

Muret Romake/Bizantine/Gote, Ultësira Rumune

Pozicionet e kufirit në Daki nuk janë saktësisht të njohura, por shpesh mendohet të jenë të lidhur me sitet arkeologjike, veçanërisht fortesat.[1] Limes Dacicus përbëhet nga një sistem kullash vrojtimi, mure torfe, kështjellëza të vogla, fortesa që gjenden rreth 5 kilometra mbrapa limesit dhe fortesëza, ashtu si dhe pak fortesa legjionare mbrapa vijës kufitare, që janë ndërtuar në mjaft faza. Limes ishte një sistem monitorimi për kontrollin e trafikut, jo për mbrojtje reale dhe shikueshmëria nga kullat e vrojtimit për jashtë provincës ishte i kufizuar.[2]

Shumica e kufirit gjendej përgjatë Karpateve dhe vargmaleve të tjera me pak kalime të përshtatshme për ushtritë dhe pjesa tjetër e rrjedhave të poshtme të lumenjve Mureş, Tisza dhe Olt (Alutus). Përveç fortifikimeve gjatë kufirit veri-perëndimor të Dakisë për rreth 6 kilometra nevojitej të mbyllej rruga hyrëse për në Porolissum. Përgjithësisht fortesat kryesore të limesit ishin ndërtuar ndërsa terreni i afërt i lartë kontrollohej nga kullat e vrojtimit, për shembull gjatë një vije prej 42 kilometrash në jug-perëndim të Porolissum.[3] Kufiri i vetëm tjetër në Daki me fortifikime të gjera ishte Limes Transalutanus në jug-lindje.[4]

Mbrojtja e Dakisë ishte e përqëndruar në dy pika: në gjysmën lindore te fortesa në Angustia (Breţcu), e cila kontrollonte Kalimin e brishtë Oituz, dhe në perëndim në Porolissum.

Historia

Harta e Dakisë në vitin 124 të e.s.

Dakia u bë një provincë romake pas Luftërave Daciane të Trajanit pas vitit 106 të e.s., por pushtimi ushtarak i Vllahisë, ultësirës midis kodrave të poshte të Karpateve dhe Danubit, mund të ketë ndodhur që nga fundi i Luftës së Parë Daciane të Trajanit (101102). Shumica e fortesave në Dacia, sidoqoftë, u ngritën pas pushtimit përfundimtar të dakëve në vitin 106. Megjithatë, romakët nuk i hoqën garnizonet e Danubit për të ruajtur kontrollin dhe tregtinë përgjatë Danubit[5] dhe sepse trupat aty ishin një lloj rezerve strategjike për frontet e tjera nëse nevojitej.

Organizimi i provincës eci shpejtë nën guvernatorin e saj të parë, Decim Terentius Skaurianin, siç tregohet nga monedhat e prera në vitin 112, që bartin mbishkrimin DACIA AUGUSTI PROVINCIA. Provincat evropiane të perandorisë kishin kufij të fortifikuar (limes) gjatë të cilit ishin vendosur njësi ushtarake përgjatë lumenjve (Rini dhe Danubi) ose me ledhe mbrojtëse. Malet dhe lumenjtë e Dakisë nuk ishin të përshtatshëm për asnjë skemë dhe u deshën dhjetë vjetë para se një linjë e përshtatshme mbrojtëse të ndërtohej përgjatë maleve, kalimeve dhe lumenjve në kufijtë e perandorisë. Mbrojtja e Dakisë ishte shumë më e kushtueshme sesa ajo e provincave të tjera; provinca kishte kufij të gjatë të brishtë përgjatë shumë pjesëve të cilat komunikonin me vështirësi midis posteve të fortifikuara.[6]

Braktisja e Moldavisë dhe krijimi i Limes Transalutanus të dyja mund të datohen rreth mbretërimit të Adrianit.

Tërheqja në Danub

Adriani i dha pjesën jug-lindore të Dakisë roksolanëve sarmatë në vitin 119 për të qetësuar mbretin e tyre, Rasparaganin, i cili mori shtetësinë romake, statusin e mbretit klient dhe me gjasa një rritje të financimeve.[7]

Braktisja romake e të gjithë Dakisë, me gjasa ndodhi gjatë sundimit të Galienit (260268), para datës tradicionale rreth vitit 275, kur Aureliani krijoi provincën e re të Dacisë në jug të Danubit.[8]

Në Periudhën e Vonë Romake, shtrirja e kontrollit dhe pushtimit ushtarak mbi territorin në veri të Danubit mbetet kundërthënës. Një fortesë romake (Pietroasa de Jos), mjaft përtej Limes Danubii dhe afër Moldavisë, duket se ka qenë pushtuar në shekullin e IV, si fortesa mbi ura (Sucidava, Barboşi dhe Constantiniana Daphne e palokalizuar) përgjatë bregut të majtë të lumit.[9]

"Brazda lui Novac de Nord" (ose "Muri i Kostandinit") i shfaqur nga gërmimet e fundit tregon një datim nga perandori Kostandin rreth vitit 330,[10] në të njëjtën kohë si "Limes Sarmatiae" (ose "Diga e Dreqit"), një seri ledhesh dheu dhe pengesash mbrojtëse dhe hendeqe të ndërtuara nga romakët midis Ultësirave të Rumanisë dhe Panonisë.[11]

Limes përdorej nga mbretëritë jo romak pas shekujve të V dhe të VI dhe pjesërisht i rindërtuar dhe rritur.[12]

Shiko gjithashtu

Referime

  1. Ioana A.OLTEAN / William S. HANSON, Defining the Roman Limes in Romania: The Contribution of Aerial and Satellite Remote Sensing, Proceedings of the 22nd International Congress of Roman Frontier Studies, Ruse, Bulgaria, September 2012
  2. Radu, Zagreanu; Corneliu, Gaiu (2015). "Marcu et alii - Recent Developments in Understanding the limes Porolissensis". Limes (në anglisht). XXIII.
  3. GUDEA, N. 1997. Der Meseş-Limes. Die vorgeschrobene Kleinfestungen auf dem westlichen Abschnitt des Limes der Provinz Dacia Porolissensis. Zalău: County Museum Sălaj
  4. NAPOLI, J. 1997. Recherches sur les fortifications linéares romaines (Collection EFRA 229). Rome: École française de Rome fq. 322–335
  5. Gudea N., Die nordgrenze der römischen provinz obermoesien. Materialien zu ihrer Geschichte (86–275 n. Chr.), “Jahrbuch des Römisch-Germanischen zentralmuseums Mainz” 48, 1–118.
  6. Endre Tóth, THE ROMAN PROVINCE OF DACIA
  7. Julian Bennett, Trajan-Optimus Priceps. Bloomington: Indiana University Press, 2001, ISBN 0-253-21435-1, fq. 165
  8. I.B. Cătăniciu, Evolution of the system of defence works in Roman Dacia, BAR International series 116, Oksford, 1981 fq. 53-55
  9. Archeological research about Romans in Romania during the 3rd and 4th centuries (rumanisht)
  10. Wacher. The Roman World ISBN 978-041526314-6, fq. 189
  11. Map showing the Roman fortifications in the 4th century
  12. "Romans in eastern Romania" (PDF). Strateg.org.ro (në anglisht). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 6 tetor 2011. Marrë më 16 shkurt 2024.

Bibliografia

  • Radu, Zagreanu; Corneliu, Gaiu (2015). "Marcu et alii - Recent Developments in Understanding the limes Porolissensis". Limes (në anglisht). XXIII.
  • Julian Bennett, Trajan-Optimus Priceps. Bloomington: Indiana University Press, 2001, ISBN 0-253-21435-1
  • I. B. Cătăniciu, Evolution of the system of defence w[orks in Roman Dacia, BAR International series 116, Oksford, 1981 fq. 53-55
  • N. GUDEA, 1997. Der Meseş-Limes. Die vorgeschrobene Kleinfestungen auf dem w[estlichen Abschnitt des Limes der Provinz Dacia Porolissensis. Zalău: County Museum Sălaj
  • N. Gudea, Die nordgrenze der römischen provinz obermoesien. Materialien zu ihrer Geschichte (86–275 n. Chr.), “Jahrbuch des Römisch-Germanischen zentralmuseums Mainz” 48, 1–118.
  • NAPOLI, J. 1997. Recherches sur les fortifications linéares romaines (Collection EFRA 229). Rome: École française de Rome fq. 322–335.
  • Ioana A. OLTEAN / William S. HANSON, Defining the Roman Limes in Romania: The Contribution of Aerial and Satellite Remote Sensing, Proceedings of the 22nd International Congress of Roman Frontier Studies, Ruse, Bulgaria, September 2012
  • Endre Tóth, THE ROMAN PROVINCE OF DACIA
  • John S. Wacher, red. (2002). The Roman World (në anglisht). Vëll. I. Routledge. ISBN 978-0-415-26314-6.