Limes Porolissensis

Emri dhe vend-ndodhja e castrave të Limes Porolissensis.[1] Itineraret rrugore janë të përafërta.

Limes Porolissensis, i gjendur në Rumaninë e tanishme, ishte kufiri i Perandorisë RomakeDacia Porolissensis, më veriorja nga tre provincat dake. Ai ishte një linjë mbrojtëse që daton nga shekulli II i e.s., pas pushtimit të Dakisë deri në tërheqjen e Ushtrisë Romake nga rajoni. Limes ishte një rrjet i ndërlikuar prej mbi 200 vigilarium kulla vrojtimi, kështjellëza, palisada dhe hendeqe, si dhe kështjella të organizuara në një një vijë harkore që ndiqte vargun e rrafshnaltave të Maleve Meseș mbi 200 km nga Malet Apuseni deri në Malet Bistrița,[2] dhe kërkonte deri në 16,000 ushtarë për ta mirëmbajtur dhe ruajtur.[3]

Limes është emërtuar sipas pikës së tij kyçe mbrojtëse: Porolissum.[4]

Ai integronte edhe fortesat në vijim: Rucconium, Docidava, Largiana, Certiae, Castra e Jacit]], Castra e Tihău-t, Castra e Samumit, Castra e Arcobara-s, Castra e Liveziles, Triphulum dhe Castra e Brâncovenești-t, si dhe mbështetej nga Castra-t e Ulpianumit, Optatianas, Gherlas, ashtu si dhe duke qenë e lidhur me fortesat më të mëdha të Napokës dhe Potaisas.[5]

Seksionet e limesit u zbuluan së pari gjatë shekullit të XIX nga historiani i njohur hungarez Károly Torma. Kërkimi i Torma-s filloi nga një keqinterpretim i një mbishkrimi nga Samumi, i përdorur në ndërtimin e një kështjelle vendore nga e cila ai mori shprehjen "reg(ione) (tr)ans vall(um)" si tregues i një "regio transvallum".[6]

Fortifikimet para-romake

Para pushtimit romak të Dacisë, zona mbrohej nga fortesa kodrinore të përforcuara me hendeqe dhe palisada. Fortifikimet më të hershme kodrinore të këtij lloji i përkasin shekullit të V p.e.s., me disa nga këto që ishin në përdorim gjatë mbretërimit të Burebistës, por shumica e tyre ishin ndërtuar gjatë Periudhës Dake. Në tërësi janë identifikuar trembëdhjetë fortesa kodrinore, me dy grupet kryesore që janë në vijën e Malit Meseș dhe Masivit Șimleu, ky i fundit i vendosur pak jashtë linjës romake. Përveç funskionit ushtarak, ato shërbenin edhe për të mbikëqyrur dhe kontrolluar lëvizjen e njerëzve dhe mallrave. Rreth tyre mund te jetë zhvilluar një qendër politiko-administrative dake, me përmasa më të vogla se ajo në rajonin e Maleve Orăștie.[3]

Ndërtimi

Milliarium i Aitonit, një gurë miljeje romake i zbuluar në komunën e Aitonit, pranë Kluzh-Napokës, Rumani. Imazhi është riprodhimi i një vizatimi nga M. P. Szatmary i realizuar në vitin 1758. Guri miljar, i datuar nga viti 108 i e.s., tregon ndërtimin e rrugës nga Potaisa deri në Napoka, me kërkesë të perandor Trajanit. Ai tregon largësinë e dhjetë mijë këmbëve (P.M.X.) deri në Potaisa. Ai është dëshmia e parë epigrafike e vendbanimeve të Potaisës dhe Napokës në Dakisë Romake. Mbishkrimi u rregjistrua te Corpus Inscriptionum Latinarum, vol. III, teksti i vitit 1627, Berlin, 1863.

Pothuajse të gjitha fortesat dhe strukturat e fortifikuara romake u ndërtuan rreth vitit 106 të e.s., menjëherë pas pushimit të Dakisë dhe më së shumti prej druri. Fortesa më e madhe fillimisht ishte ajo në Certiae (Romita), me Porolissum që mori më vonë vëmendje për shkak të vetive të tij mbrojtëse. Ndërtimi i kufirit ushtarak u zhvillua në një një mënyrë eksploratore: shqyrtimi i tokës u ndoq nga ndërtimi i kullave, kryesisht mbi terrene të larta, të përdorura për sinjalizim dhe komunikim, me llojin e dytë më të zakonshëm të ndërtimit që ishin fortifikime të vogla për të mbushur hapsirat midis vendeve të rëndësishme strategjike.[7] Kampet e marshimit u ndërtuan jashtë vetë limes, disa deri në 70 km largë si ai në Coștiui.[8]

Faza prej guri e këtyre strukturave filloi pak dekada pas fazës prej druri.[3] Një teori e lidh fazën e dytë me rrëmujat në fund të sundimit të Trajanit, me iazygët dhe roksolanët që i sulmuan fortifikimet romake të Dakisë. Gaius Julius Kuadrat Basi, guvernatori romak i Dakisë i caktuar nga Trajani, vdiq në betejë dhe Adriani, pas negocimit të një paqeje me the roksolanët, caktoi Marcius Turbon si guvernator të përkohshëm të Dacisë dhe Panonia Inferior në pranëverën e vitit 118. Me fitoren e Turbos mbi armiqtë e Romës në korrik 118 të e.s., struktura e limesit do të vihej nën shqyrtimin perandorak dhe u nxor një mandatum në lidhje me rindërtimin administrativ dhe ushtarak.[9]

Zona jashtë limesit

Limesi përfaqësonte edhe zonën e kontaktit të Perandorisë Romake me popullsinë jo romake të rajonit të jashtëm, me të cilin ishin vendosur marrëdhënie tregtare. Në Porolissum, fuksiononte një zyrë doganore dhe dëshmi të tregisë intensive janë dhënë edhe nga gjetjet arkeologjikesi artefakte. Rruga e cila vinte nga Potaisa, vijonte jashtë limesit romak me një destinacion të mundshëm që ishte Aquincum. Pak vendbanime popllsie të lirë me një kulturë të përzier – kryesisht dake, por edhe sarmate dhe gjermanike – u lejuan të zhvilloheshin pas vitit 106 të e.s. në afërsi.

Rreth kohës së Luftërave Markomanike në zonën e ndëveprimit, e cila shtrihej nga jugu i Karpateve Veriore, pak a shumë Baseni i Sipërm i Tisës, deri në Malet Apuseni, artefakte të Kulturës Przevorsk u bënë të shpeshta dhe shfaqen vendbanime më të shumta, disa vetëm pak kilometra largë nga fortifikimet. Një lloj i veçantë artefaktesh, të përfaqësuara nga pektorale të vogla bronzi u gjetën gjithashtu brenda provincës romake, duke sinjalizuar ndoshta praninë e popullsisë skllave femërore që rezultoi pas luftërave.[10][11]

Prania e Kulturës Przevorsk vijoi në zonën e jashtme rreth kohës së braktisjes së limes duke i hapur rrugë një kulture me karakteristika dake dhe ndikime romake të njohur si Kultura Blazice-Bereg.[12][13]

Exercitus Daciae Porolissensis

Duke pasuar riorganizimin e kryer nga Adriani, një legjion i vetëm ishte i vendosur në mënyrë të përhershme në Daki, në Apulum, deri në vitin 168/169. Me gjasa i lidhur me luftërat me markomanët, Legio V Macedonica u kthye në Daki rreth kësaj kohe dhe kampet në Potaisa.[14] Legjioni iu bashkua garnizonit të provincës së sapo-krijuar të Dacia Porolissensis të përbërë prej 3 alae dhe 12 auxilliares duke arritur në një tërësi prej afërsisht 11,000 ushtarësh.[15]

Shiko gjithashtu

Referime

  1. Deac, Dan (2013). "Dan Deac, The Toponymy of Dacia Porolissensis. Recent Research and New Approaches". Ephemeris Napocensis (në anglisht). XXIII: 261–270.
  2. Radu, Zagreanu; Corneliu, Gaiu (2015). "Marcu et alii - Recent Developments in Understanding the limes Porolissensis". Limes (në anglisht). XXIII: 747–753.
  3. 1 2 3 Wanner, Robert (7 korrik 2010). Forts, fields and towns: Communities in Northwest Transylvania from the first century BC to the fifth century AD (Tezë) (në anglisht). University of Leicester. fq. 127.
  4. Fodorean, Florin-Gheorghe (2019). "The Origin and Development of the Main Road Infrastructure and the City Network of Roman Dacia". Journal of Ancient History and Archaeology (në anglisht). 6 (4): 17–26. doi:10.14795/J.V614.460.
  5. Deac, Dan-Augustin (2013). "Dan Deac, The Toponymy of Dacia Porolissensis. Recent Research and New Approaches". Ephemeris Napocensis (në anglisht). XXIII: 261–270.
  6. Cociș, Horațiu (28 janar 2021). "Sequences of the Transylvanian Limesforschung. István Ferenczi and the limites research in Dacia Porolissensis in Cercetări Arheologice. In memory of István Ferenczi (1921-2000)". Cercetări Arheologice (në anglisht): 211–232. doi:10.46535/CA.28.1.08.
  7. Cociș, Horațiu (2022). "Înainte de piatră. Turnurile de supraveghere din lemn din cadrul frontierei nord-vestice a Daciei Porolissensis. O reevaluare. (Before Stone. The Timber Watchtowers from the North-Western Frontier of Dacia Porolissensis. A Reassessment". përmbledhur nga Maria-Magdalena Ștefan; Alexandru Popa; Dan Ștefan (red.). Arheologia trecerii de la epoca târzie a fierului la epoca romană în Dacia. Contacte și conflicte în sec. I-II p. Chr (në rumanisht dhe anglisht). Târgoviște: Cetatea de Scaun. fq. 215–232. ISBN 978-606-537-603-8 nëpërmjet Academia.edu.
  8. Cociș, Horațiu; Dabal, Daria; Marius, Ardeleanu (2021). "The Discovery of Roman Marching Camp in Coștiui, Maramureș County, Romania. Identification and Archaeological Excavations 2019". Acta Musei Napocensis (në anglisht). 58 (1).
  9. Vlad Andrei Lăzărescu; Coriolan Horațiu Opreanu (2015). A Roman Frontier Marketplace at Porolissum in the Light of Numismatic Evidence: Contribution to the Knowledge of the Roman Limes Economy (në anglisht). Centrul de Cultură și Artă al Județului Sălaj. fq. 17. ISBN 978-606-8464-78-7. Marrë më 3 qershor 2024 nëpërmjet Academia.edu.
  10. Lăzărescu, Vlad-Andrei; Coriolan Horațiu Opreanu; Sorin Cociș (2020). "Barbarian brooches in Roman context. Analysis of the finds from the frontier marketplace at Porolissum (Romania)". përmbledhur nga A. Rubel; H.-U. Voss (red.). Experiencing the Frontier and the Frontier of Experience: Barbarian Perspectives and Roman Strategies to Deal with New Threats (në anglisht). Oksford: Archaeopress. fq. 67–93.
  11. Lăzărescu & Opreanu 2015, f. 33-39.
  12. Lăzărescu & Opreanu 2015, f. 36.
  13. Olędzki, Marek (2014). "The Przeworsk culture and the problem of dating of the beginnings of the Blazice-Bereg culture". përmbledhur nga Balázs Komoróczy (red.). Soziale Differenzierung Barbarischer Gemeinschaften im Lichte der Neuen Grab-, Siedlungs- und Lesefunde (në anglisht dhe gjermanisht). Brno: Archeologický Ústav Akademie Vĕd České Republiky. fq. 317–334. ISBN 978-80-86023-25-0. ISSN 1804-1345.
  14. Grec, Ioan Marius (mars 2011). "Legiunea V Macedonica şi atitudinea faţă de puterea imperială The fifth Macedonian Legion and the Attitude toëards the imperial poëer (case study: the military stamps and the inscriptions of Potaissa: 168-274/275)". Studii de știință și cultură (në anglisht dhe rumanisht). VII (1): 181–192. Marrë më 3 qershor 2024.
  15. Olędzki, Marek; Andrzej Dubicki (2022). "Dacia in the Face of Barbarian Influence during the Marcomannic Wars". Rome and the Barbarians: An Interplay Between Two Worlds (në anglisht). University of Lodz, Institute of Archaelogy. fq. 319-326.

Bibliografia

Lidhje të jashtme