Muri i Trajanit

Muri i Trajanit (Valul lui Traian) është emri i përdorur për mjaft fortifikime lineare dheu (valla) të vendosura përgjatë Evropës Lindore, Moldavia, Rumania dhe Ukraina. Përkundër emrit dhe besimit popullor, dëshmitë tregojnë se pengesat me gjasa nuk u ndërtuan gjatë sundimit të Trajanit, por më vonë, në periudhën e Antikitetit të Vonë dhe Mesjetës së Hershme. Lidhja me perandorin romak Trajan mund të jetë një shpikje e studiuesish modernë të lëvizjes së zgjimit kombëtar të shekullit të XIX, duke e lidhur identitetin në formim të rumunëve modernë me lavdinë e Romës Klasike.
Dokumente nga Moldavia mesjetare u referohen pengesave prej dheu si Troian, me gjasa për një hero mitologjik në folklorin rumun dhe sllav.[1] Fortifikimet e tjera kryesore prej dheu në Rumani, Brazda lui Novac (Brazda e Novakut), është emërtuar gjithashtu sipas një heroi mitologjik.
Rumania

Në Romani ndodhet tre valla, në Dobruzhën jug-qendrore, që shtrihet nga Danubi deri në bregdetin e Detit të Zi. Ndërsa kronologjia e ndërlidhur e kompleksit është e pranuar gjerësisht, datimi i saktë i secilit fortifikim tashmë është nën diskutim. Studjuesit e vendosin ndërtimin e tyre në data të ndryshme në Periudhën e hershme mesjetare, në gjysmën e dytë të mijëvjeçarit të parë.
Për sa ka të bëjë me ndërtuesit, dy teori kanë fituar pranim të gjerë, me mbështetësit e ndarë, në një shkallë të madhe, përgjatë vijave kombëtare. Kështu, historiografia bullgare i konsideron fortifikimet si të ndërtuara nga Perandoria e Parë Bullgare si një mbrojtje kundër grupeve të ndryshme nomade që endeshin përgjatë Stepat Pontike Veriore. Nga ana tjetër, mjaft historianë rumunë janë përpjekur tia atribuojnë të pakën një pjesë të mureve Perandorisë Bizantine nën perandorët Joan I Tzimiskes dhe Basilit të II, të cilët e kontrollonin rajonin në gjysmën e dytë të shekullit të X dhe përgjatë shekullit të XI.
Vallum-i më i vjetër dhe më i vogël, Penda e Vogël prej Dheu, është 61 km e gjatë, duke u shtrirë nga Cetatea Pătulului gjatë Danubit deri në Konstancë gjatë bregdetit. Tërësisht i ndërtuar prej dheu, ai nuk ka ndërtime mbrojtëse të ndërtuara mbi të, por ka një ledh mbi anën e saj jugore. Kjo veçori është interpretuar si treguese e ndërtimit nga një popullsi që jetonte në veri të ledheve, në mëntyrë që të mbrohej nga një armik në jug.[2]
Vallum-i i dytë, Penda e Madhe prej Dheu, 54 km e gjatë, mbivendoset me më të voglin në disa seksione. Ai fillon në Danub, ndjek Luginën Carasu dhe përfundon në Palas, në perëndim të Konstancës. Lartësia e tij mesatare është 3.5 m dhe ka ledhe dheu në të dy krahët. Mbi të janë ndërtuar 63 fortifikime: 35 të mëdha (castra), dhe 28 të vogla (castella). Largësia mesatare midis fortifikimeve është 1 km. Vallum-i paraqet shenja rindërtimi.
Vallum-i i fundit i ndërtuar, Penda prej Guri, është bërë gjithashtu prej dheu, por ka një mur guri në majën e tij. Është 59 kilometra i gjatë, duke u shtrirë nga jugu i Axiopolis deri në bregdetin e Detit të Zi, në një pikë 75 metra në jug të një muri të vogël dheu. Agger është rreth 1.5 metra i lartë, ndërsa muri prej guri në krye ka një lartësi mesatare prej 2 metrash. Ai ka një ledh në anën e tij veriore dhe 26 fortifikime, largësia midis të cilave varion nga 1 deri në 4 kilometra.
Komuna e Valu lui Traian (më parë Hasancea) është emërtuar sipas këtij vallum-i. Në pjesën veriore të Dobrogea, në bregun jugor të Danubit ndodhej një mur, me gjasa i ndërtuar nga Trajani. Muri u ndërtua midis Tulcea të sotme dhe qytezës së lashtë të Halmyris (60 km) në lindje. Muri u zbulua nëpërmjet fotografive ajrore.[3]
Moldavi
Mbetjet në Moldavi përfshijnë mure dheu dhe palisada. Janë dy fragmente kryesore të ruajtura në Moldavi: Muri i Sipërm i Trajanit dhe Muri Jugor (ose i Poshtëm) i Trajanit.
Muri Jugor i Trajanit në Moldavi mendohet se daton nga shekulli III dhe i ndërtuar nga Athanariku[4] dhe shtrihet nga Rumania: Buciumeni-Tiganesti-Tapu-Stoicani dhe aty pas saj një tjetër shtrirje prej 126 km nga fshati i Vadul lui Isac në Rajonin Kahul nga Lumi Prut duke u shtrirë në Ukrainë dhe përfundon në Lagunën Sasyk pranë Tatarbunar.
Stema e Rajonit të Kahulit të Besarabisë, Perandoria Ruse, përfshin Murin e Trajanit. Disa akademikë, si Dorel Bondoc dhe Costin Croitoru mendojnë se ai u ndërtua nga romakët, pasi për tu ndërtuar kërkon njohuri dhe forca të mëdha pune që barbarët si Athanariku nuk i kishin.[5][6]
Muri i Sipërm i Trajanit mendohet se është ndërtuar në shekullin e IV nga gotët greuthungi në mënyrë që ta mbronin kufirin kundër hunëve.[7] Ai shtrihet 120 km nga Lumi Dniester nga Chiţcani në Rajoni Căușeni deri në Lumin Prut dhe i shtrirë deri në Tiganesti Sendreni në Rumani. Fragmente të Murit të Trajanit gjenden gjithashtu pranë qytetit të Leovës.
Ukrainë
Penda e njohur si Muri Trojan në Podolia shtrihet përmjes distriktit modern të Kamianets-Podilskyi, Nova Ushytsia dhe Khmelnytskyi. Një pjesë e Murit të Poshtëm moldav të Trajanit përfundon në Ukrainë. Aty ai quhet Muri i Gjarprit.
Historiani Alexandru V. Boldur e konsideron "Murin e Trajanit" që fillon afër Uşiţa në Lumin Dniestër si kufirin perëndimor të territoreve të bolokhovenëve të shekullit të XIII.
Shiko gjithashtu
- Dakia
- Dakët
- Dioqeza e Dakisë
- Rumania parahistorike
- Perandoria Bullgare
- Bullgaria e Vjetër e Madhe
- Historia e Bullgarisë
- Gotët
- Moldavia
- Moldavia (rajon historik)
- Mëzia
- Besarabia
- Skithët
- Agger
- Amfiteatri Romak
- Anijet Romake
- Arkitektura Romake
- Arkitektura e Teatrove Romake
- Arsimi në Romën e lashtë
- Arti romak
- Arx
- Bujqësia në Romën e lashtë
- Burgus
- Castellum
- Castra
- Cirku Romak
- Claustra Alpium Iuliarum
- Contio
- Cursus honorum
- Çitadela
- Dominati (Roma)
- Domus
- Dux
- E drejta romake
- Ekonomia Romake
- Feja romake
- Festivalet Romake
- Fëmijëria në Romën e lashtë
- Filozofia e lashtë romake
- Forumet Romake
- Harku i Triumfit
- Honesta missio
- Honestiores dhe humiliores
- Iliro-romakët
- Institucionet politike të Romës së lashtë
- Kalendari Romak
- Kleisoura (distrikt bizantin)
- Klima e Romës së Lashtë
- Kolona e Fitores
- Kolonia Romake
- Kopshtet romake
- Kufijtë ushtarakë dhe fortifimet romake
- Kuzhina antike romake
- Larja në Romën e Lashtë
- Legjioni romak
- Limes
- Limes Alutanus
- Limes Britannicus
- Limes Dacicus
- Limes Danubii
- Limes Moesicus
- Limes Pannonicus
- Limes Porolissensis
- Limes Sarmatiae
- Limes Transalutanus
- Lista e toponimeve latine në Ballkan
- Lista e kolonive romake
- Llaçi romak
- Ludi
- Lupanari
- Magjistratët romakë
- Magister militum Ilirikum
- Mansio
- Mare Nostrum
- Marina Romake
- Martesa në Romën e lashtë
- Mitologjia romake
- Mjekësia Romake
- Moda e flokëve në Romën e lashtë
- Mos maiorum
- Muret e lashta të Durrësit
- Muret mbrojtëse romake
- Muri i Antoninit
- Muri i Hadrianit
- Notitia Dignitatum
- Novus homo
- Optimates dhe populares
- Pallatet perandorake të Romës
- Pax Romana
- Perandoria Romake
- Peregrinus
- Peripli
- Periudha e Ngrohtë Romake
- Pronoia
- Principati (Roma)
- Romanitas
- Romanizimi (kulturor)
- Rruga Flaminia
- Rrugët romake
- Shpyllëzimi gjatë periudhës romake
- Shtatë Kodrat e Romës
- Shtetësia Romake
- Skllavëria në Romën e lashtë
- Soli (hyjni)
- Spektaklet Romake
- SPQR
- Tabula Peutingeriane
- Tempulli Romak
- Teknologjia në Romën e lashtë
- Të Drejtat Latine
- Thermae
- Traditat romake të emërtimit
- Triumfi Romak
- Ujësjellësi Romak
- Ura romake
- Ushqimi dhe darka në Perandorinë Romake
- Ushtria Romake
- Valetudinarium
- Vallum
- Veshjet në Romën e lashtë
- Veshjet ushtarake të Romës së lashtë
- Vigiles
- Vila Romake
- Zjarrfikja në Romën e Lashtë
Referime
- ↑ Paolo Squatriti (2006). "Moving Earth and Making Difference". përmbledhur nga Florin Curta (red.). Borders, Barriers and Ethnogenesis (në anglisht). Tournhout: Brepols. fq. 63–64.
- ↑ D. Dimitrov, "The protobulgarians on the northern and the ëestern Black Sea coast", 1987, fq. 187.
- ↑ Ioana Oltean (2014). "A lost archaeological landscape on the Lower Danube Roman limes: The Contribution of Second World War Aerial Photographs". Archaeology from Historical Aerial and Satellite Archives (në anglisht). Nju Jork: Springer. fq. 147–164.
- ↑ Peter Heather, The Goths, faqe 100
- ↑ "Problema Valurilor": Roman Walls in Moldova (rumanisht)
- ↑ Costin Croitoru, Sudul Moldovei in cadrul sistemului defensiv roman. Contributii la cunosterea valurilor de pamant. Acta terrae septencastrensis, Editura Economica, Sibiu 2002, fq. 111.
- ↑ Peter Heather, The Goths, faqe 100
Bibliografia
- 44°11′33″N 28°26′39″E / 44.19250°N 28.44417°E
- Costin Croitoru, Sudul Moldovei in cadrul sistemului defensiv roman. Contributii la cunosterea valurilor de pamant. Acta terrae septencastrensis, Editura Economica, Sibiu 2002
- D. Dimitrov, "The protobulgarians on the northern and the western Black Sea coast", 1987
- Peter Heather (1998). The Goths (në anglisht). Wiley. ISBN 978-063120932-4.
- Ioana Oltean (2014). "A lost archaeological landscape on the Lower Danube Roman limes: The Contribution of Second World War Aerial Photographs". Archaeology from Historical Aerial and Satellite Archives (në anglisht). Nju Jork: Springer. fq. 147–164.
- Adrian Rădulescu, Ion Bitoleanu, Istoria românilor dintre Dunăre şi Mare: Dobrogea, Editura Ştiinţifică şi Enciclopedică, Bukuresht, 1979
- Paolo Squatriti (2006). "Moving Earth and Making Difference". përmbledhur nga Florin Curta (red.). Borders, Barriers and Ethnogenesis (në anglisht). Tournhout: Brepols. fq. 63–64.