Cannaba

Fortesat legjionare Castra Vetera I dhe II (poshtë) me canabae përkuese dhe Colonia Ulpia Traiana (sipër), sot Xanten, Gjermani.

Fjala latine cannaba apo canaba (gjithashtu canabae ose canabae legionis, që rrjedh nga greqishtja kánabos, καλύβη, kalúbe, kasolle, kolube, kapanon),[1] i referohet një lloj lokali tregtar të botës së lashtë; seo de κάνναβος, ose κάναβος, skelet apo kornizë druri, sipas Enciclopedisë Treccani. Në Itali edhe sot canove quhet një kantinë ose tavernë, zakonisht e vendosur në brigjet lumore, që ndërtohej për shitjen e verës, ushqimeve dhe sende banorëve të fqinësisë. Ato janë, në këtë mënyrë, dyqane, tenda, ose baraka të ndryshme, të ndërtuar me bazë hunjsh apo trungje druri me lirë dhe drurë për mbulimin, bashke me bërthama pak a shumë të qëndrueshme popullsie të ngulitur ose të përkohshme romake, të cilëve tregtarët u plotësonin nevojat në përgjithësi.[2]

Nga autorët klasikë nuk janë gjetur shkime rreth tyre,[3] por si kanaba ose canapo, shfaqet në mbishkrimet perandorake[a] dhe në glosarët e kësaj kohe.

Canaba është një lloj ndërtimi i lehtë, lehtësisht i montueshëm dhe çmontueshëm përputhje me furinizime të mëdha ose të vogla. Këto cannabae të ndërtuara në fqinjësi me legjionet romake dhe njësitë e tyre auxilia dhe në shumë raste evoluonin në vendbanime të ngulitura, në varësi të fushimit të afërt dhe me ndërtesa më solide prej guri që ata i ndanin me ushtarët, si kur ishin cohortes auxiliares (castellum) ose legionarë veteranë që ishin krijuar connubium me gra të huaja dhe i transmetonin bijve të tyre statusin e qytetarisë ex castris. Canaba qe një element themelor për mbijetesën e ushtarëve dhe njëra nuk mund të kuptohet pa tjetrën.

Fjala ka shumë kuptime, si punishte, depo furnizimesh[4] apo vend ku ruheshin mallra që shërbenin si furnizime ose furnizime për klientelën.

Vendbanimet e fushimeve legjionare

Gërmime te cannaba e fushimit romak të Pisoraca (Herrera de Pisuerga, Spanjë).

Fushimet romake për të strehuar legjionet ndërtoheshin nga vetë legjionarët me proçedime të ngjashme në të gjitha rajonet, sipas referencave klasike parësore të cilat disponojmë; në veçanti të Polibit,[5] Pseudo-Higiniusi[6] ose Jul Çezari[7] ashtu si shumë të tjera dytësore si ajo e Tit Livit te Ab Urbe Condita. Trupat mernin pjesë gjithashtu në ndërtimin e rrugëve hyrëse, megjithëse ata nuk përdornin burime të mëdha në kohët e luftërave, por e bënin kur pacifikoheshin dhe konsolidoheshin territoret, kështu që inxhinieria ushtarake, strategjikisht, duhet të mos konsolidonte rrugë ose ura në fillim, të paktën gjatë proçesit të pushtimit të një zone të caktuar.[8][9][10] Pasi ata përparonin, format e ndryshme të terrenit do të përcaktonin vendin e përshtatshëm të fushimit, që nevojitej të dispononte ujë; lumenj, pikëbashkimi lumore, ushqime, tregtarë, artizanë dhe gra, që lëviznin me vetë legjionet.

Polibi, që i përjetoi drejtpërdrejtë fushatat e Publius Kornelius Shipion Emilianin në mes të shekullit të II p.e.s. në Hispania, është një burim i rëndësishëm për të njohur teknikat për të projektimin e një konglomerati të madh me rëndësi strategjike, duke përdorur edhe mbështetjen e popujve vendas. Në fazën e parë të luftërave pushtuese, muret ngriheshin thelbësisht prej druri në bazën e palisadave me hendeqe ose gropa mbrojtëse,[7][5][6] që më vonë do të ktheheshin prej guri, veçanërisht nga shekulli I ose fillimi i të II të e.s..[11] Megjithatë duhet bërë një dallim midis Periudhave Republikane dhe Perandorake, për sa i përket përmasave, materialeve dhe rregullsisë.

Hispania

Hispania, në fund të Luftërave Kantabrike, kur kufijtë ishin stabilizuar, do të kishte një mundësi për të krijuar një vendbanim më përfundimtar dhe, në këtë mënyrë, mundësinë një marrëdhënie më të madhe midis trupave romake cannabae të vendosura në afërsi të tyre.

Më shumë se format ndërtimore të fushimit, që do të varionin sipas periudhës dhe shkallës së ngulitjes së fushimit, do të ishin në të këtë mënyrë të interesuar, ndërkohë të shikonin lëvizjet e pjesës më të madhe të trupave, pas proçesit të konsolidimit të paqes në territore dhe cili do të ishte proçesi i integrimit shoqëror i militescannabae, që qëndronin pranë këtyre garnizoneve.

Roli i ushtrive në romanizim

Romakët, para se të pushtonin territore të largëta si Gadishulli Iberik, tashmë i kishin provuar modelet e ngulimeve dhe rrugët pasuese që do ti lidhnin ato me Romën. Që kur ai zbarkoi në Empuries, Gneu Kornelius Shipion Kalvi në vitin 218 p.e.s., periudha në të cilën do të niste pushtimi deri kur Çezari, “njeriu providencial”, do të mbërrinte dhe pas tij, deri në çastet e fundit për pacifikimin dhe reformat e Oktavian Augustit, në këtë rast do të kalonin dy shekuj. Përgjatë kësaj kohe, territori u përshtat për proçesin e pushtimit dhe romanizimiHispania, që nën mbrojtjen e saj dhe kontigjenteve ushtarake do të organizohej ligjërisht në ngjashmëri me Romën. Forumet Romake ishin gjithashtu njësi vendbanimi të grupuara për qëllime tregtare, të urbanizuara rrallë dhe në fund duke marë pamjen e një municipia.

Këto do të shfaqeshin përgjatë rrugëve dhe pastaj do të përfundonin duke u municipalizuar ose aneksuar në lloje të tjera bashkësish në mënyrë të ngjashme me cannabae. Në rastin e tyre, ishin legjionet që tërhiqnin grupe tregtarësh, dyqanxhinjsh, artizanësh, tavernierësh, prostitutash, në varësi të përmasave të tyre, në një masë të madhe, të volumit të tregut, d.m.th. në numrin e madh ose të vogël të trupave të vendosura. Ato ndërtoheshin aq afër fushimeve, sa ushtarët mund të vëzhgoheshin lehtësisht në kampin e tyre, nga muret e saj ose rrugët e patrullimit në muret e tyre. Konsolidimi ose ngulitja do të varej gjithashtu nga marrdhëniet personale midis gjendjes së veteranëve të pa kthyer në vendin e tyre të origjinës që ata do të kishin marrë me cannabae që nuk supozohej të kisin një organizim municipal të paktën deri në shekullin e II apo fillimin e të III, në varësi të zonave.[12]

Kontributi i ushtrive, ose më saktë nevojave të tyre për ato dhe praninë e tyre pak a shumë të vazhdueshme përgjatë kohës, do të ndikonin popullsitë vendase duke prodhuar rekrutime , pasi legjionarët në trupat romake auxilia, që do të vepronin jo vetën në Hispania, por edhe në fushime të tjera jashtë Gadishullit Iberik, zonë skajore në perëndim të Botës Klasike. E vërteta është se socii apo aleatë dhe auxilia luftonin kundër popujve vendas dhe me pak ndikim të ushtrisë në romanizimin të paktën deri në pacifikimin e saj dhe në Periudhën Perandorake. Do të formoheshin trupa dhe njësi me orgjinë hispanike, duke përforcuar kapacitetin belik të romak, mbi të gjitha duke nisur nga Lufta Sociale (91-88 p.e.s.), duke zëvendësuar edhe kontigjentet auxilia italike.

Marrëdhëniet dhe zhvendosjet e popullsisë

Kur Kuint Cecilius Metel Balearikut, një nga konsujt e vitit 123 p.e.s., Senati Romak do ti besonte pushtimin e Ishujve Balearik, për të përfunduar fushatën në ishull dhe pastrimin e piraterisë, do ta ndante ushtrinë në garnizone të ndryshme të shpërndarë përgjatë bregdetit, në Menorka u vendos në Mahón, Iamo dhe Puerto de Sanitja. Metel "Baleariku" do të kthehej në Romë për të marë triunfin e tij. Furnizimet detare do të ishin të rregullta dhe me to do të vinin grupe që do të formonin tregjet e cannabae me të cilat do të vendosnin marrëdhënie dhe psonisnin ushtarët.

Sipërmarrja që do të lindëte në portin e Sanitjas përreth trupave legjionare, do të krijonte cannabae të formuara me popullsi gjendjesh të ndryshme shoqërore, duke përfshirë qytetarë romakë të liruar që parapëlqenin të jetonin pranë ish shokëve të tyre të armëve. Më vonë do të kishte një zhvillim të mëtejshëm urban dhe lindjen e qytetit të Saniserës.[13] Më vonë, kolonizimi do të mbërrinte në Majorka në Palma dhe Pollentia, ku u vendosën kolonë, shumica e të cilëve të liruar nga ushtritë e Hispanias.[14]

Nga bashkimi midis një qytetari romak dhe një focaria (shërbëtore, kuzhiniere, shumë prej të cilave ishin astures) do të lindnin familje dhe shtëpi në Lancia.[15] Të lindurit nga këto bashkime ex castris do ta shtonin popullsinë e cannabae. Qytetet vendase që do ti kundërviheshin romakëve dhe nuk do të dorëzoheshin kurrë, do të shuheshin si në rastin e Numancias, ku mes një lufte të madhe dhe rrethimit prej njëzet vjetësh, do të vendoseshin shtatë castra me kulla komunikuese që rrethonin numantët që përfunduan duke u dorëzuar.

Marrëdhëniet në Evropën Qendrore

Zhvendosjet e popullsisë dhe marrëdhënia me trupat ishte një fakt në të gjithë Periudhën Perandorake dhe midis Hispanias dhe Lindjes Romake, në veçanti në qendër të Evropës. Në shekullin e IIPanoni do të vendoseshin Ala I Hispanorum Arvacorum dhe Cohors II Asturum dhe trupa të tjera auxiliares të ardhura nga Hispania. Ngjashmërisht në Romë dhe Itali dhe madje në administrimin perandorak me perandorët hispanikë, e cila nënkuptonte një zhvendosje më të rritur qytetarësh.

Panoni, fushimet ushtarake dhe marrëdhëniet e tyre me cannabae qe i ngjashëm me vendet e tjera dhe urbanizimi u zhvillua si në provincat e tjera, si rrjedhojë ose si një zhvillim afat-gjatë i këtyre marrëdhënieve në shumë raste.[16]

Lumi i Danubit do të ishte aksi kryesor për vendosjen e fushimeve romake dhe do të ishte kufiri natyror për Lindjen. Renia, Noricum, Panonia me garnizonet e tyre dhe ngulimet do të ishin baza e Carnutum, Brigetium, Lauriacum, Vindovona (Vjena) Aquinqum (Budapesti) që përgjatë Danubit do të ndërtonin limes romak dhe do të krijonin cannabae, popullsia vendase dhe fushimet do të bashkoheshin për të formuar popullsi që në fillim u mungonte statusi municipal njëlloj si në Hispania dhe provincat e tjera romake.

Në këtë mënyrë mërgimet në Hispanian romake perandorake janë të konstatueshme në mbishkrime të shumta[17] të zonave të Rinit dhe të Danubit, Galisë dhe Britanisë dhe me Afrikën, ndërsa në Hispania shumica e të huajve jetonin në Tarraco, Corduba dhe Emerita Augusta, në vendbanimet e përparuara që tashmë ishin kryeqytete provinciale dhe me të cilat komunikohej më mirë.[18][19]

Legio X GeminaHispania do të merte pjesë në luftërat e Augustit kundër kantabrëve dhe astures midis viteve 26 dhe 19 p.e.s., duke alternuar aksionet e pushtimit, aneksimit dhe ekplorimit të territoreve deri në vitin 63 të e.s.. Fushimi gjendej në Petavonium (Rosinos de Vidriales, Zamora) dhe përret tij ngrihej cannabae që do të përbënte saktësisht orgjinën e bërthamës së ardhshme urbane.[20] Shumë veteranë përfunduar të vendosur në kolonitë e Emerita Augusta Cesaraugusta. Legio IV Macedonica do ta linte rajonin kantabrian për tu vendosur në Germania Inferior, por Legio VI Victrix dhe Legio X Gemina do të vijonin në zonën asturiane, veçanërisht për veprimtaritë minerare.

Cannabae Legionis dhe burimet letrare

Në vitin 68 do të krijohej Legio VII Gemina e rekrutuar nga Galba dhe njësi të tjera auxiliares[21] dhe fortifikimet ushtarake do të përdoreshin për të mbajtur gjithashtu një funksion civile të kombinuar me bërthama urbane. Qe me GalbënPanoni për të shpërbërë Legio X Gémina duke u shprehur në favor të Vespazianit, dhe shefit të tij Antonius Primit ishte pararendësi kundër ushtrive të Vitelit. Do të kthehej në Romë pas luftërave civile në vitin 69, ai i katër perandorëve dhe pas kthimit në Rin, ai do të qe aty deri në vitin 78 të e.s. Ai pastaj do të shkonte në Hispania për të zëvendësuar Legio VI Victrix. Duhej të sigurohej shfrytëzimi i qetë i minerave të Hispanisë veri-perëndimore dhe bartja e lirë e mineraleve. Kjo do të çonte në një zgjerim të cannabae që u ngrit pranë fushimit të Legio VII Gémina, jo vetëm për shkak të volumit të ushtarëve, por të veteranëve që do të qëndronin aty për të jetuar sapo ata mernin missio pas njëzet e pesë vjetëve shërbim dhe do të martoheshin me gra nga popullsia vendase. León do të ishte në këtë mënyrë një qytet që u zhvillua nga cannabae e tij.[22][20]

Përmendja e parë dhe e vetme letrare që ekziston mbi cannabae të Leónit, do të ishte Epistola 67 e San Çipriani i Kartagjenës, tekst që nga ana tjetër është gjithashtu dëshmi kyç e depërtimi të krishërimit në vitin 251Hispania dhe që shpjegon faktin e mëpasëm të një selie të vetme peshkopale në dy qytete, Astorga dhe León, origjina e të cilëve është cannabae e Legio VII Gémina, që në këtë vit nuk duket se nuk e kishte arritur akoma statusin e civitas romana dhe që Shën Çipriani do ta emërtonte si ad legionem, që njëlloj sikur të thuhej cannabae legionis. Sipas Ramón Teja, kjo tregonte se krishtërimi u formua në cannabae të Leónit para se në Astorga, prandaj përhapja e krishtërimit në Astorga do të kryhej nga të krishterët e ardhur nga León.[23]

Fushimet e Legio X në Astorga dhe VII Gémina në León janë studjuar nga Morillo Cerdán, duke mundësuar të dhëna shumë interesante si për planin e tyre, ashtu për konfiguracionin e cannabae të jashtme.[24][25] Siç e përmendëm atë që autorët e burimeve klasike nga mundësojnë, qoftë si burime parësore ashtu dhe burime dytësore për ndodhitë konkrete të luftës, megjithëse në shumë raste ato janë shumë të shkurtra dhe të dobëta, mbi të gjitha nëse janë të periudhës perandorake.

Në rrethinat e fushimit në atë që tani është Leóni, u krijua një bërthamë qytetare e cila, sipas studimeve arkeologjike, mendohet se më vonë do të vendosej fshati mesjetar ose lagja e tanishme e San Martín në zonë.[26] Do të ishte përgjatë shekujve të IIIIV kur, madje me shfaqjen e krishtërimit, sipas Epistola 67 e Shën Çiprianit, pati shndërrime të mëdha në rrethimin ushtarak dhe qytezat e afërta e mirëpritën në cannabae e lashtë duke prodhuar integrimin përfundimtar dhe romanizimin dhe në këtë mënyrë, përgjithësisht vlerësohet se ajo do të ndodhte pjesën tjetër të Hispania dhe Perandorisë Romake, megjithëse referencat dokumentare për cannabae nuk janë shumë të mëdha.

Canabae dhe legjionet përgjatë limes

Legjionet romake dhe canabae të tyre përkuese gjatë vitit 80 të e.s.

Në vijimësi tregohet një listë me canabae (aglomeracion civil) të formuara përreth fortesave legjionare:

  1. Legio IX Hispana: Eburacum (Jork, Angli)
  2. Legio XX Valeria Victrix: Viroconium (Wroxeter, Angli)
  3. Legio II Adiutrix: Deva (Çester, Angli)
  4. Legio II Augusta: Isca Silurum (Caerleon, Uells)
  5. Legio X Gemina: Noviomagus Batavorum (Nijmegen, Holandë)
  6. Legio XXII Primigenia: Castra Vetera (Xanten, Gjermani)
  7. Legio VI Victrix: Novaesium (Neuss, Gjermani)
  8. Legio XXI Rapax: Bonna (Boni, Gjermani)
  9. Legio XIV Gemina dhe Legio I Adiutrix: Mogontiacum (Majnci, Gjermani)
  10. Legio VIII Augusta: Argentoratae (Strasburg, Francë)
  11. Legio XI Claudia: Vindonissa (Windisch, Zvicër)
  12. Legio XV Apollinaris: Carnuntum (Petronell-Carnuntum, Austri)
  13. Legio XIII Gemina: Poetovio (Ptuj, Slloveni)
  14. Legio VII Claudia: Viminacium (Kostolac, Serbi)
  15. Legio V Alaudae: Ratiaria? (Archar, Bullgari)
  16. Legio V Macedonica: Oescus (Pleven, Bullgari)
  17. Legio I Italica: Novae (Svishtov, Bullgari)
  18. Legio IV Flavia Felix: Burnum (Kistanje, Kroaci)
  19. Legio V Macedonica (vitet 107-163 të e.s.]]); Legio II Herculia (vitet 337-361]])[27] Troesmis, (Rumani)[28]
  20. Legio XVI Flavia Firma: Satala (Sadagh, Turqi)
  21. Legio XII Fulminata: Melitene (Melitene, Turqi)
  22. Legio VI Ferrata: Samosata (Samsat, Turqi)
  23. Legio IV Scythica: Zeugma (Belkis, Turqi)
  24. Legio III Gallica: Raphanaea (Jordani)
  25. Legio X Fretensis: Aelia Capitolina (Jeruzalemi)
  26. Legio XXII Deiotariana dhe Legio III Cyrenaica: Nicópolis (Aleksandria), me vexillatio në Coptos (Qift) dhe Thebae (Luksor)
  27. Legio III Augusta: Theveste (Tébessa, Algjeri)
  28. Legio VII Gemina: Legio (León, Spanjë)

Shiko gjithashtu

Shënime

  1. Një shembull mbishkrimi honorifik kushtuar Neronitcannaba e vendosur pranë fushimit ushtarak të legjioneve romake në Majnc-Kastriç, është ajo e Kuint Julius Primit dhe Kuint Julius Avestit, qqë gjendet në kolonën e Majncit në Landesmuseum.

Citime fundore

  1. Raimundo de Miguel (2000). Nuevo Diccionario latino-español etimológico (në spanjisht dhe latinisht). Madrid: Visor Libros.
  2. Egidio Forcellini (1965). Lexicon Totius Latinitatis ab Aegidio Forcellini, lucubratum deinde a Iosepho Furlanetto: emendatum et auctum nunc vero curantibus Francisco Corradini et Iosepho Perin, emendatius et auctius melioremque in formam radactum (në latinisht). Gregoriana. fq. 507.
  3. Sipas asaj që tregohet te edmond Saglio (1887). "Canaba". përmbledhur nga Charles Victor Daremberg; Edmond Saglio (red.). Dictionnaire des antiquités grecques et romaines d’apres les textes et les monuments contenant l’explication des termes… (në frëngjisht). Vëll. I.2. Edmond Pottier. Librairie Hachette et c. fq. 867.
  4. Agustín Blázquez Fraile (1988). Diccionario latino–español (në spanjisht dhe latinisht). Barcelonë: R. Sopena. fq. 279.
  5. 1 2 Polibi. Historias VI. 27-42.
  6. 1 2 Pseudo-Higinius. De Metatione Castrorum o De Munitionibus Castrorum, 21, 56, 14, 49.
  7. 1 2 Jul Çezari. De Bello Gallico, VII, 83 dhe De Bello Civile, I, 81.
  8. TomasVega Avelaira (2002). "La participación del ejército romano en la construcción de la red viaria". Larouco: Revista anual da antigüedade galaica (në spanjisht). 3: 177–192.
  9. Tomás Vega Avelaira (2008). "El Ejército y las obras públicas en el imperio romano: el desarrollo de las comunicaciones terrestres". IV Congreso de las obras Públicas en la Ciudad Romana (PDF) (në spanjisht). Traiavus.net. fq. 51–76.
  10. Isaac Moreno Gallo (2006). Vías romanas. Ingeniería y técnicas constructivas (në spanjisht). Madrid: CEHOPU. Ministerio de Fomento. ISBN 84-7790-425-1.
  11. A. Morillo Cerdán (1991). "Fortificaciones campamentales de época romana en España". AEspA (në spanjisht). 64: 135–190.
  12. José M. Sayas Roldán; Juan José; etj. (1985). Historia de España Antigua. II Hispania romana (në spanjisht). Madrid: Cátedra. fq. 356–359.
  13. F. Contreras Rodrigo (1998). Sanisera, ciudad romana de Menorca. Su origen. La mirada del pasado (në spanjisht). Edicions de Turisme Cultural. fq. 303–305.; Sa Nitja (1996). "La ciudad portuaria romana de Sanisera (Menorca)". Revista de Arqueología (në spanjisht) (185): 36–43.
  14. José M. Roldán; Juan José; etj. (1985). Historia de España Antigua. II Hispania romana (në spanjisht). Madrid: Cátedra. fq. 103–104.
  15. Charles du Fresne du Cange (1844). "focaria". përmbledhur nga Léopold Favre; Pierre Carpenter; Ambroise Firmin-Didot; Hyacinthe Firmin-Didot; G. A. Louis Henschel; Johann Christoph Adelung (red.). Glossarium Mediæ et Infimæ Latinitatis (në latinisht). Vëll. III. Firmin Didot Fratres. fq. 331.
  16. Henar Gallego Franco (1999). "El elemento militar entre los Valerii de Pannonia. Un estudio epigráfico y social". Gerión (në spanjisht) (17). Servicio de Publicaciones Universidad Complutense de Madrid: 463–477.
  17. J. M. Blázquez Martínez (1970). "Migraciones en la Hispania romana de época imperial". Anuario de Historia Económica y Social (në spanjisht) (3): 7–25.
  18. Straboni (2006). "III, 4, 20". përmbledhur nga Horace Leonard Jones (red.). Geography (në anglisht). Vëll. III–V. Harvard University Press. fq. 119–123 (79-123). ISBN 0-674-99056-0.
  19. Plini i Vjetri (1847–1848). "III.3, That Nearer Part of Spain (Called by Romans Hispania Citerior)". Pliny’s Natural History in Thirty-Seven Books (në anglisht). Vëll. 1. Përkthyer nga Philemon Holland. The Wernerian Club, George Barclay. fq. 156–160.
  20. 1 2 Hernán Gallego Franco (2002). "La integración social de los milites de la Legio X Gémina a la luz de las fuentes epigráficas de Hispania Altoimperial". Glaudius, Anejos (në spanjisht) (5): 537–544.
  21. Morillo Cerdán, 1991: 181
  22. P. González Serrano. "El proceso de urbanización en la meseta septentrional". Espacio Tiempo y Forma. II. Historia Antigua (në spanjisht). 10 (1007): 307–326.
  23. R. Teja Casuso (2004). "Ad Legionem consistentibus: las cannabae de la Legio VII en una Epístola de San Cipriano de Cartago". Arqueología Militar romana en Europa (në spanjisht). Univiversidad SEK. Junta de Castilla y León. fq. 305–308.
  24. Angel Morillo Cerdán (2000–2001). "El campamento de la Legio VII Gémina en León: Novedades sobre su planta y sistema defensivo". Lancia: Revista de prehistoria, arqueología e historia antigua del noroeste peninsular (në spanjisht) (4): 103–126.
  25. Angel Morillo Cerdán (2003). "Los campamentos romanos de Astorga y León". Espacio Tiempo y Forma. II. Historia Antigua (në spanjisht) (16): 83–110.
  26. Pere de Palol: VI Reunió d´Arqueología cristiana hispánica; Les ciutats tardoantigues d´Hispania. Cristianització i topografía, Barcelona, 2005
  27. Notitia Dignitatum
  28. Cristina-Georgeta Alexandrescu; Christian Gugl (2016). "The Troesmis-Project 2011-2015 – Research Questions and Methodology". përmbledhur nga Cristina-Georgeta Alexandrescu (red.). Troesmis – A Changing Landscape: Romans and the Others in the Lower Danube Region in the First Century BC – Third Century AD. Troesmis: A Changing Landscapte, International Colloquium Tulcea, 7th-10th of October 2015 (në anglisht). Institutul de Cercetǎri Eco-Muzeale “Gavrilă Simion”. fq. 9–22. ISBN 978-606-543-768-5.

Bibliografia

  • Cristina-Georgeta Alexandrescu; Christian Gugl (2016). "The Troesmis-Project 2011-2015 – Research Questions and Methodology". përmbledhur nga Cristina-Georgeta Alexandrescu (red.). Troesmis – A Changing Landscape: Romans and the Others in the Lower Danube Region in the First Century BC – Third Century AD. Troesmis: A Changing Landscapte, International Colloquium Tulcea, 7th-10th of October 2015 (në anglisht). Institutul de Cercetǎri Eco-Muzeale “Gavrilă Simion”. fq. 9–22. ISBN 978-606-543-768-5.
  • Stefano Baccolini: Vita quotidiana nei castra/canabae: L’esempio africano; 2000, Bolonja.
  • TomasVega Avelaira (2002). "La participación del ejército romano en la construcción de la red viaria". Larouco: Revista anual da antigüedade galaica (në spanjisht). 3: 177–192.
  • Tomás Vega Avelaira (2008). "El Ejército y las obras públicas en el imperio romano: el desarrollo de las comunicaciones terrestres". IV Congreso de las obras Públicas en la Ciudad Romana (PDF) (në spanjisht). Traiavus.net. fq. 51–76.
  • Charles du Fresne du Cange (1844). "focaria". përmbledhur nga Léopold Favre; Pierre Carpenter; Ambroise Firmin-Didot; Hyacinthe Firmin-Didot; G. A. Louis Henschel; Johann Christoph Adelung (red.). Glossarium Mediæ et Infimæ Latinitatis (në latinisht). Vëll. III. Firmin Didot Fratres. fq. 331.
  • R. Teja Casuso (2004). "Ad Legionem consistentibus: las cannabae de la Legio VII en una Epístola de San Cipriano de Cartago". Arqueología Militar romana en Europa (në spanjisht). Univiversidad SEK. Junta de Castilla y León. fq. 305–308.
  • A. Morillo Cerdán (1991). "Fortificaciones campamentales de época romana en España". AEspA (në spanjisht). 64: 135–190.
  • Angel Morillo Cerdán (2000–2001). "El campamento de la Legio VII Gémina en León: Novedades sobre su planta y sistema defensivo". Lancia: Revista de prehistoria, arqueología e historia antigua del noroeste peninsular (në spanjisht) (4): 103–126.
  • Angel Morillo Cerdán (2003). "Los campamentos romanos de Astorga y León". Espacio Tiempo y Forma. II. Historia Antigua (në spanjisht) (16): 83–110.
  • Jul Çezari, De Bello Gallico, VII.
  • Jul Çezari, De Bello Civile, I.
  • Henar Gallego Franco (1999). "El elemento militar entre los Valerii de Pannonia. Un estudio epigráfico y social". Gerión (në spanjisht) (17). Servicio de Publicaciones Universidad Complutense de Madrid: 463–477.
  • Hernán Gallego Franco (2002). "La integración social de los milites de la Legio X Gémina a la luz de las fuentes epigráficas de Hispania Altoimperial". Glaudius, Anejos (në spanjisht) (5): 537–544.
  • Isaac Moreno Gallo (2006). Vías romanas. Ingeniería y técnicas constructivas (në spanjisht). Madrid: CEHOPU. Ministerio de Fomento. ISBN 84-7790-425-1.
  • Egidio Forcellini (1965). Lexicon Totius Latinitatis ab Aegidio Forcellini, lucubratum deinde a Iosepho Furlanetto: emendatum et auctum nunc vero curantibus Francisco Corradini et Iosepho Perin, emendatius et auctius melioremque in formam radactum (në latinisht). Gregoriana.
  • Agustín Blázquez Fraile (1988). Diccionario latino–español (në spanjisht dhe latinisht). Barcelonw: R. Sopena.
  • Tit Livit te Ab Urbe Condita.
  • J. M. Blázquez Martínez (1970). "Migraciones en la Hispania romana de época imperial". Anuario de Historia Económica y Social (në spanjisht) (3): 7–25.
  • Raimundo de Miguel (2000). Nuevo Diccionario latino-español etimológico (në spanjisht dhe latinisht). Madrid: Visor Libros.
  • Sa Nitja (1996). "La ciudad portuaria romana de Sanisera (Menorca)". Revista de Arqueología (në spanjisht) (185): 36–43.
  • Pere de Palol: VI Reunió d´Arqueología cristiana hispánica; Les ciutats tardoantigues d´Hispania. Cristianització i topografía, Barcelona, 2005.
  • Polibi. Historias VI. 27-42.
  • Pseudo-Higinius. De Metatione Castrorum ose De Munitionibus Castrorum.
  • F. Contreras Rodrigo (1998). Sanisera, ciudad romana de Menorca. Su origen. La mirada del pasado (në spanjisht). Edicions de Turisme Cultural.
  • José M. Sayas Roldán; Juan José; etj. (1985). Historia de España Antigua. II Hispania romana (në spanjisht). Madrid: Cátedra.
  • Edmond Saglio (1887). "Canaba". përmbledhur nga Charles Victor Daremberg; Edmond Saglio (red.). Dictionnaire des antiquités grecques et romaines d’apres les textes et les monuments contenant l’explication des termes… (në frëngjisht). Vëll. I.2. Edmond Pottier. Librairie Hachette et c. fq. 867.
  • P. González Serrano. "El proceso de urbanización en la meseta septentrional". Espacio Tiempo y Forma. II. Historia Antigua (në spanjisht). 10 (1007): 307–326.
  • Straboni (2006). "III.4.". përmbledhur nga Horace Leonard Jones (red.). Geography (në anglisht). Vëll. III–V. Harvard University Press. fq. 79–123. ISBN 0-674-99056-0.
  • Plini i Vjetri (1847–1848). "III.3, That Nearer Part of Spain (Called by Romans Hispania Citerior)". Pliny’s Natural History in Thirty-Seven Books (në anglisht). Vëll. 1. Përkthyer nga Philemon Holland. The Wernerian Club, George Barclay. fq. 156–160.