Arx

Arx është një fjalë latine që do të thotë "çitadelë". Në qytetin e lashtë të Romës, arx gjendej në skajin verior të Kodrën Kapitoline dhe ndonjëherë është specifikuar si Arx Capitolina.
Historia
Në Romë, në Arx tradicionalisht vendoseshin roja për të vrojtuar për sinjale në Kodrën Janiculum nëse armiku afrohej.[1] Në këtë rast do të ngrihej një flamur i kuq[2] dhe i bihej një trumbete.[3] Arx nuk garnizonohej në mënyrë të rregullt, megjithatë dhe nuk duhet të konsiderohet si një "fortesë" e mirëfilltë. Sidoqoftë, në Rrethimin Gal të Romës (387 p.e.s.), Arx konsiderohej pika e tërheqjes së fundit, marrja e të cilës ishte sinonim me pushtimin e qytetit. Ajo kishte një fuqi simbolike përtej rëndësisë së saj në strategjinë ushtarake dhe ishte një vend qendror në fenë arkaike romake.
_(14799669473).jpg)
Gjatë Periudhës Mbretërore, disa anëtarë të elitës u lejuan të banonin në Arx, midis tyre prijësi legjendar sabin Tit Tatiusi. Pas vitit 384 p.e.s., senati i ndaloi të gjitha banesat private nga Kodra Kapitoline, duke përfshirë Arx. Shtëpia e Mark Manlius Kapitolinit, një patric kampion i plebs, që u dënua për mbështetjen e mbretërisë, u rrënua në këtë kohë dhe më vonë u bë vendi i Tempullit të Juno Moneta.
Te Arx gjendej auguraculum, zona e hapur ku augurët zhvillonin ritualet që përcaktonin nëse zotat aprovonin cilëndo ndërmarrje që po zhvillohej, punë publike ose veprime ushtarake. Ky auguraculum ishte guri ku mbreti i zgjedhur, gjatë Mbretërisë Romake, ulej nga augurët me fytyrën drejtë jugut.[4]

Tempujt kryesorë te Arx përfshinin atë të Juno Moneta (të themeluar në vitin 344 p.e.s.), ku gjendej minta; Konkordia (217 p.e.s.); Honori dhe Virtus;[5] dhe Vediovis. Jupiteri, sidoqoftë, ishte zoti i Arx.[6]
Arces të tjera
%252C_tempio_di_giove_01.jpg)
Romakët gjithashtu i referoheshin çitadelave të qyteteve të tjera si një arx (në shumës arces). Gërmimet në Cosa, Toskanë, të zhvilluara në vitet 1948–54 dhe 1965–72, zbuluan arx-in e vendbanimit. Frank E. Brown dhe skuadra e tij, e studjoi sitin gjerësisht kur ata filluan gërmimet e Cosa-s në vitin 1948. Çitadela ishte një kodër e fortifikuar mbi të cilën ishin ndërtuar mjaft tempuj, duke përfshirë të ashtuquajturin "capitolium" të Cosa-s.
Në Lavinium, në jug të Romës, Castello Borghese mendohet se është siti i mundshëm i arx-it të periudhës romake, i ndërtuar në qytetin-port.
Arx-i i Londinium-it gjendej në këndin veri-perëndimor të qytetit modern të Londrës, në jug të Cripplegate. Ai ishte ndërtuar rreth vitit 120 dhe i çmontuar në kohën e Dioklecianit.
Shiko gjithashtu
- Akropoli
- Akrolisi
- Akropoli (Athinë)
- Akrokorinthi
- Marina Romake
- Mare Nostrum
- Anijet Romake
- Shtetësia Romake
- Tempulli Romak
- Domus
- Llaçi romak
- Vila Romake
- Agger
- Albaniana (fortesë romake)
- Arsimi në Romën e lashtë
- Arti romak
- Bujqësia në Romën e lashtë
- Burgus
- Caecilius Statius
- Castellum
- Castra
- Cirku Romak
- Contio
- Çitadela
- Dominati (Roma)
- E drejta romake
- Ekonomia Romake
- Feja romake
- Festivalet Romake
- Fëmijëria në Romën e lashtë
- Filozofia e lashtë romake
- Harku i Triumfit
- Honestiores dhe humiliores
- Institucionet politike të Romës së lashtë
- Insula (ndërtesë)
- Insula (hapsirë urbane)
- Kalendari Romak
- Kleisoura (distrikt bizantin)
- Klima e Romës së Lashtë
- Kolonia Romake
- Kopshtet romake
- Kufijtë ushtarakë dhe fortifimet romake
- Kultura e Romës së lashtë
- Kuzhina antike romake
- Larja në Romën e Lashtë
- Limes
- Limes Alutanus
- Limes Danubii
- Limes Moesicus
- Limes Pannonicus
- Limes Porolissensis
- Limes Sarmatiae
- Limes Transalutanus
- Ludi
- Legjioni romak
- Magjistratët romakë
- Magister militum Ilirikum
- Mansio
- Martesa në Romën e lashtë
- Moda e flokëve në Romën e lashtë
- Monarkia romake
- Mos maiorum
- Muret e lashta të Durrësit
- Muret mbrojtëse romake
- Muri i Hadrianit
- Muri i Trajanit
- Notitia Dignitatum
- Novus homo
- Optimates dhe populares
- Pax Romana
- Perandoria Romake
- Periudha e Ngrohtë Romake
- Principati (Roma)
- Republika Romake
- Romanitas
- Romanizimi (kulturor)
- Rrugët romake
- Shpyllëzimi gjatë periudhës romake
- Shtatë Kodrat e Romës
- Skllavëria në Romën e lashtë
- Soli (hyjni)
- Spektaklet Romake
- SPQR
- Teknologjia në Romën e lashtë
- Të Drejtat Latine
- Thermae
- Traditat romake të emërtimit
- Triumfi Romak
- Turma (njësi ushtarake)
- Ura romake
- Ushqimi dhe darka në Perandorinë Romake
- Ushtria Romake
- Vallum
- Veshjet në Romën e lashtë
- Vigiles
- Zjarrfikja në Romën e Lashtë
REFERENCAT
- ↑ Dion Kasi 37.28.
- ↑ Tit Livi 4.18.6 and 39.15.11; Sekst Pompeius Festi 103; Makrobius Abrosius Theodosius 1.16.15; Maur Servius Honorati, shënimi te Eneida 8.1.
- ↑ Varroni 6.92.
- ↑ William Ramsay, "An Elementary Manual of Roman Antiquities", (Griffin, 1859, from Harvard University), fq. 64.
- ↑ Ky ishte Aedes Honoris et Virtutis i ndërtuar nga Gaius Marius, për tu dalluar nga Tempulli i Honorit dhe Virtytit afër Porta Capena.
- ↑ Jerzy Linderski, "The Augural Law", Aufstieg und Niedergang der römischen Welt II.16 (1986), fq. 2226, nota 312 dhe 2291.
Bibliografia
- Wiktionary:Arx
- Jerzy Linderski, "The Augural Law", Aufstieg und Niedergang der römischen Welt II.16 (1986)
- Samuel Ball Platner dhe Thomas Ashby, Oxford University Press, 1929), LacusCurtius. "Arx," A Topographical Dictionary of Ancient Rome
- William Ramsay, Griffin, 1859, from Harvard University, "An Elementary Manual of Roman Antiquities"