Limes Danubii
| Kufijtë e Perandorisë Romake –Limes Danubii | |
|---|---|
![]() Provincat romake dhe barbare në Danubin e Poshtëm rreth vitit 200 të e.s. | |
| Vendndodhja | Gjermani, Austri, Sllovaki |
| Kriteret | ii, iii, iv |
| Pjesë e | Kufijtë ushtarakë dhe fortifikimet romake |
| Nr. i referencës | 1608 |
Limes Danubii (Donaulimes), ose Limesi Danubian, i referohet kufirit ushtarak romak ose limes, i cili shtrihej përgjatë Lumit Danub në shtetin e tanishëm gjerman të Bavarisë, në Austri, Sllovaki, Hungari, Kroaci, Serbi, Bullgari dhe Rumani.
Danubi nuk ishte gjithmonë ose kudo i përdorur nga romakët si kufi ushtarak, që u zhvendos në veri ose jug në disa vende sipas pushtimeve ushtarake romake, por u mirëmbajtë në shumë vende si një strukturë pak a shumë permanente mbrojtëse për periudha të gjata. Kufiri u përforcua me Kulla vrojtimi të shumta, kampe legjionare (castra) dhe fortesa (castella). Për shkak të natyrës moçalore dhe dendritike të brigjeve të Danubit, nuk u ndërtuan struktura muresh, ndryeshe nga Limes Neckar-Odenwald në Gjermani. Kampet u ndërtuan në mesin e shekullit të I. Më vonë, nën sundimin e Trajanit, fushimet, që fillimisht vetëm sa ishin rrethuar me ledhe dheu, u rrethuan me mure prej guri.
Një rrugë romake, Rruga e Danubit (Via Istrum) u vendos përgjatë limesit, duke lidhur stacionet, kampet dhe fortesat deri në Grykëderdhjen e Danubit.[a]
Në vitin 2021, segmenti perëndimor i Limes Danubii u fut në trashëgiminë botërore të UNESCO-s si pjesë e kompleksit të "Kufijve të Perandorisë Romake" të Vendeve të Trashëgimisë Botërore.[1]
Ndarjet
Për shkak të gjatësisë së madhe të këtij kufiri, Limes Danubii shpesh ndahet në sektoret në vijim:
- Rhaetian Limes, vetëm ato elemente përgjatë Danubit që llogaritet si pjesë e Limesit Danubian.
- Limes Noricus
- Limes Pannonicus (në Panoninë e Sipërme dhe të Poshtme)
- Limes Moesicus
Pamje e Limes Moesiae të një periudhe në Bullgarinë dhe Rumaninë e tanishme
Limesi Noric-Pannonicus në Austrinë e tanishme
Limesi Rhaetian dhe i Gjermanisë së Epërme midis Rinit dhe Danubit
Segmenti në Gjermani dhe Austri
Kampi më i vjetër romak në Austri ishte Carnuntum. Katërmbëdhjetë kilometra largë drejtë perëndimit, u ndërtuar një fortesë auxilia (Hilfskastell) afër Schlögen-it (tani në Bashkinë e Haibach ob der Donau) në Austrinë e Epërme. Në atë kohë, limes shtrihej nga Vjena deri në Linc duke ndjekur pak a shumë Wiener Straße të tanishme (B 1).
Përshkak se Danubi nuk ofronte gjithmonë mbrojtje të përshtatshme, u ndërtuan ura-fortesa në brigjet e tij veriorë kundër markomanëve, si ajo në Stillfried ose në Oberleiser Berg. Sidoqoftë, ato u pastruan prapë nën sundimin e birit të Mark Aurelit, Komodit dhe u vendos një rrip vdekjeje shtatë kilometra i gjerë përgjatë Danubit.
Numri në rritje i fortifikimeve që po binin në degradim u rinovuan prapë nën sundimin e perandorit Valentiniani I (s.v. 364–375) dhe u përmirësuan përshtatur me taktikat e fundit ushtarake. Muret u trashësuan dhe u rinovuan hendeqet mbrojtëse. Për më tepër, u ndërtuan kulla përgjatë mureve, si një kulla e vrojtimit] e zbuluar afër Oberranna-s në vitin 1960. Këto fortifikime zgjatën vetëm qint vjetë të tjera para Rënies së Perandorisë Romake Perëndimore. Në vitin 488 territori i Austrisë së tanishme u pastrua. Fortifikimet romake përgjatë rrjedhës së poshtme Danubit u rinovuan edhe njëherë, veçanërisht nën sundimin e Anastasit të I dhe Justinianit të I. Ata më në fund shërbyen gjatë fushatave ballkanike të pasusesit të Mauricit, Fokas, si një bazë për operacione më të mëdha ushtarake dhe disa u mirëmbajtën në provincën e Moesia Secunda deri në pushtimin e bullgarët në vitin 679.
Pak kulla mbrojtëse kanë mundur të mbijetojnë akoma: në Bacharnsdorf në Austrinë e Poshtme, në Mautern (Favianis) dhe në Traismauer (Augustiana). Në Tulln dhe Zeiselmauer, gjithashtu, ka mbetje të mbijetuara. Në Pyllin Kürnberg afër Lincit ndodhen mbetjet e një kulle vrojtimi nga Periudha Romake.
Fushime legjionare ishin vendosur në:[2]
- Lauriacum (Lumi Ens)
- ? (Albing)
- Vindobona (Vjenë)
- Carnuntum
Fushimet (castra) dhe fortesat (castella) në Austri nga perëndimi në lindje:[2]
- Stanacum (Engelhartszell)
- Ioviacum (Schlögen)
- Ad Mauros (Eferding)
- Lentia (Linc)
- Ad Iuvense (Wallsee)
- Arelape (Pöchlarn)
- Namare (Melk an der Donau)
- Favianis (Mautern)
- Barbaricum (Fels am Wagram – nördlich der Donau)
- Augustianis (Traismauer)
- Asturis (Zwentendorf)
- Comagena (Tulln)
- Cannabiaca (Zeiselmauer)
- Arrianis/Asturis (Klosterneuburg)
- Ala Nova (Schwechat)
- ? (Mikulov-Tschechien)
- Aequinoctium (Fischamend)
- Fortesa Romake në Höflein
- Fortesa Romake në Stopfenreuth (Engelhartstetten)

Segmenti i Panonisë së Poshtme
Në vitin 103 të e.s., perandor Trajani e ndaur provincën e Panonisë në dy pjesë: Pannonia Superior dhe Pannonia Inferior, ose Panonia e Sipërme dhe Panonia e Poshtme. Provinca e Panonisë së Poshtme shtrihej përgjatë krahut lindor të Danubit, tani pjesë e Hungarisë, Serbisë, Kroacisë dhe Bosnjes dhe Hercegovinës.
Përgjatë gjithë zonës u ndërtuan koloni hde qytete në të dy anët e Danubit, përveç fortesave, garnizoneve dhe bazave romake. Disa nga më të famshmet ishin:
- Transaquincum, Contra Aquincum (Pest)
- Matrica (Százhalombatta)
- Gorsium (Tác)
- Vetus Salina (Adony)
- Intercisa (Dunaújváros)
- Lussonium (Dunakömlőd)
- Alisca ad latus (Őcsény
- Ad Statuas (Várdomb)
- Lugio/Florentia (Dunaszekcső)
- Altinum (Kölked)
- Ad Militare (Batina)
- Ad Novas (Zmajevac)
- Colonia Aelia Mursa (Osijek)
- Teutoburgium (Dalj)
- Cuccium (Illok)
- Cusum (Petrovaradin)
- Burgenae (Novi Banovci)
- Colonia Singidunum (Beogradi)

Segmenti i Danubit të Poshtëm
Rruga e Danubit të Poshtëm u ndërtua gjatë sundimit të perandor Tiberit në shekullin e I të e.s. në bregun e djathtë (jugor) të lumit, dhe si pjesë e limes u ndërtuan gjithashtu fortesa dhe kulla vrojtimi të lidhura nëpërmjet rrugës. Fortesa romake në vijim qenë të parat që u ndërtuan gjatë shekullit të I.
- Augustae (afër fshatit të Hurletsit)
- Valeriana (afër fshatit të Dolni Vadinit)
- Variana (afër fshatit të Leskovecit)
- Almus (afër qytezës së Lomit)
- Regianum (afër qytezës së Kozlodujit)
- Sexaginta Prista (afër qytezës së Ruses)
- Dorostorum (afër qytezës së Silistrës)
- Ratiaria (afër qytezës së Artçarit)
- Novae (afër qytezës së Svishtovit)
- Viminatium
- Singidunumi (Beogradi)
- Oescus
Shiko gjithashtu
- Noriku
- Panonia
- Fusha e Panonisë
- Pallati i Dioklecianit
- Dalmacia romake
- Prefektura e Ilirikut
- Iliriku
- Singidunumi
- Dioqeza e Ilirikut
- Guvernatorët romakë të Ilirikut
- Tabula Peutingeriane
- Trashëgimia romake në Kosovë
- Vende të trashëgimisë botërore
- Emerita Augusta
- Ura e Trajanit
- Butrinti
- Parku Kombëtar i Butrintit
- Muri i Madh Kinez
- Kështjella e Beogradit
- Trakia
- Trakët
- Dakia
- Dakët
- Mëzia
- Vendbanimet kelte në Ballkan
- Horreum
- Migrimet sllave në Ballkan
- Agger
- Amfiteatri Romak
- Anijet Romake
- Arkitektura Romake
- Arkitektura e Teatrove Romake
- Arti romak
- Arx
- Burgus
- Castellum
- Castra
- Cirku Romak
- Claustra Alpium Iuliarum
- Contio
- Cursus honorum
- Çitadela
- Domus
- Dux
- E drejta romake
- Ekonomia Romake
- Feja romake
- Festivalet Romake
- Filozofia e lashtë romake
- Forumet Romake
- Harku i Triumfit
- Honesta missio
- Honestiores dhe humiliores
- Iliro-romakët
- Institucionet politike të Romës së lashtë
- Kalendari Romak
- Kleisoura (distrikt bizantin)
- Klima e Romës së Lashtë
- Kolona e Fitores
- Kolonia Romake
- Kopshtet romake
- Kufijtë ushtarakë dhe fortifimet romake
- Kultura e Romës së lashtë
- Kuzhina antike romake
- Larja në Romën e Lashtë
- Legjioni romak
- Limes
- Limes Alutanus
- Limes Britannicus
- Limes Dacicus
- Limes Moesicus
- Limes Pannonicus
- Limes Porolissensis
- Limes Sarmatiae
- Limes Transalutanus
- Lista e toponimeve latine në Ballkan
- Lista e kolonive romake
- Llaçi romak
- Lupanari
- Magjistratët romakë
- Magister militum Ilirikum
- Mansio
- Mare Nostrum
- Marina Romake
- Mjekësia Romake
- Muret e lashta të Durrësit
- Muret mbrojtëse romake
- Muri i Antoninit
- Muri i Hadrianit
- Muri i Trajanit
- Optimates dhe populares
- Pallatet perandorake të Romës
- Pax Romana
- Perandoria Romake
- Peregrinus
- Periudha e Ngrohtë Romake
- Republika Romake
- Romanitas
- Romanizimi (kulturor)
- Rrugët romake
- Shpyllëzimi gjatë periudhës romake
- Shtatë Kodrat e Romës
- Shtetësia Romake
- Skllavëria në Romën e lashtë
- Soli (hyjni)
- Spektaklet Romake
- Tempulli Romak
- Teknologjia në Romën e lashtë
- Thermae
- Traditat romake të emërtimit
- Triumfi Romak
- Ujësjellësi Romak
- Ura romake
- Ushtria Romake
- Valetudinarium
- Vallum
- Veshjet në Romën e lashtë
- Vila Romake
- Zjarrfikja në Romën e Lashtë
Shënime
- ↑ Emri i përhapur gjerësisht për rrjedhat e poshtme të Danubit në Periudhën Romake ishte Ister.
Referime
- ↑ "Frontiers of the Roman Empire – The Danube Limes (Western Segment)". UNESCO World Heritage Centre (në anglisht). United Nations Educational, Scientific, and Cultural Organization.
- 1 2 The Roman Limes in Austria Arkivuar 31 mars 2017 tek Wayback Machine kontrolluar më 25 maj 2009
Bibliografia
- Ralph F. Hoddinott: Bulgaria in Antiquity. An archeological introduction. Ernest Benn Ltd., London, 1975, ISBN 0-510-03281-8, fq. 111–142.
- Kurt Genser: Der Donaulimes in Österreich (= Schriften des Limesmuseums Aalen. Vol. 44). Württembergisches Landesmuseum, Stuttgart, 1990.
- Gerda von Bülow et al. (eds.): Der Limes an der unteren Donau von Diokletian bis Heraklios. Vorträge der Internationalen Konferenz Svištov, Bulgarien (1–5 September 1998). Verlag NOUS, Sofia, 1999, ISBN 954-90387-2-6.
- Susanne Biegert (ed.): Von Augustus bis Attila. Leben am ungarischen Donaulimes (= Schriften des Limesmuseums Aalen. Vol. 53). Theiss, Stuttgart, 2000, ISBN 3-8062-1541-3.
- Herwig Friesinger et al. (eds.): Der römische Limes in Österreich. Führer zu den archäologischen Denkmälern. 2nd, revised edition. Verlag der Österreichischen Akademie der Wissenschaften, Vjenë, 2002, ISBN 3-7001-2618-2.
- Sonja Jilek: Grenzen des Römischen Reiches: Der Donaulimes, eine römische Flussgrenze. Uniwersytet Warszawski, Warsaw, 2009, ISBN 978-83-928330-7-9.
- Breeze, David J.; Schwarcz, Andreas; Ployer, René (2023). The Danube limes in Austria (në anglisht). Oksford: Archaeopress. ISBN 978-180327608-3.
Lidhje të jashtme
- Monuments Board of the Slovak Republic, 2011, (publ.): Danube Limes in Slovakia. Ancient Roman Monuments on the Middle Danube. Printed Final Document to nominate the Slovakian Limes as a UNESCO World Heritage Site. Bratislava, (pdf; 5.8 MB).
- Zsolt Máté u. a.: Frontiers of the Roman Empire. Ripa Pannonica in Hungary (RPH). Nomination statement Vol. 1. National Office of Cultural Heritage, Budapest, 2011, ISBN 978-963-7474-31-6, (pdf; 3.1 MB).
- Zsolt Máté u. a.: Frontiers of the Roman Empire. Ripa Pannonica in Hungary (RPH). Nomination statement Vol. 2. Maps and plans, showing the boundaries of the nominated property and the buffer zone. National Office of Cultural Heritage, Budapest, 2011, (pdf; 119 MB).
- Zsolt Visy: The Danube Limes Project Archaeological Research Between 2008–2011. University of Pécs, Department of Archaeology, Pécs, 2011, ISBN 978-963-642-447-3, (pdf; 24 MB).
- Beitrag im ORF
- Information pages on the Danubian Limes (gjermanisht, anglisht)
- Romania limes
