Limes Sarmatiae
Limes Sarmatiae (latinisht për "Kufiri Sarmat"), i njohur edhe si Digat e Dreqit (hungarisht: Ördög árok, ose Csörsz árka), janë disa vargje fortifikimesh romake të ndërtuara kryesisht gjatë sundimit të Kostandinit të Madh (s.v. 306–337), që shtrihen midis Hungarisë, Rumanisë dhe Serbisë së tanishme. Limesi u ndërtua gjatë gjysmës së parë të shekullit të IV, pasi Dakia ishte braktisur përfundimisht nën sundimin e perandor Aurelianit rreth vitit 271.
Historia
Fortifikimet përbëheshin nga një varg pengesash dhe hendeqesh dheu që rrethonin luginën e Lumit Tisia (Lumi Tisa). Ishte një sistem Vallum-esh paralele që shtriheshin nga fortesa legjionare e Aquincum (Panonia e Poshtme, në Budapestit modern) në drejtim të lindjes përgjatë vijës veriore të Maleve Karpate në afërsi të Debrecenit dhe pastaj në drejtim të jugut deri në Viminacium (Mezinë e Sipërme, afër Stari Kostolacit modern)[1] për rreth 700 kilometra[2] (1.260 km nëse konsiderohet se ishin në tre linja të ndryshme) dhe që u realizua në disa faza. Hendeku origjinal në disa pjesë të tij arrinte 5-8 metra gjerësi dhe 2-3 metra thellësi.
Duket se Kostandini I, pas sukseseve të arritura në Ultësirën e lumit Tibiscus midis viteve 322 dhe 334, në veri-lindje të Danubit të mesëm, kundër popullsive sarmate të Iazigëve, do të niste ndërtimin (megjithëse nisja origjinale ndodhi gjatë Luftërave Markomanike të Mark Aurelit) të një vallum që mund ta mbronte perandorinë. Tashmë territori i iazigëve, një fis sarmat që banonte Luginën e Tisas që ishte pranuar në perandori dhe të kthyer në aleatë dhe klientë të përandorisë nga Kostandini,[3] duke e mbrojtura tashmë nga inkursionet lindore të gotëve dhe gepidëve përreth.[4][2]

Disa elemente të fortifikimeve, megjithatë, datojnë nga shekulli II i e.s. dhe me gjasa përbënin një vijë të mëparshme mbrojtëse të ndërtuar nën sundimin e perandor Mark Aurelit (s.v. 161–180) në kohën e Luftërave Markoanike, rasti i parë që Lugina e Tisas u pushtua nga romakët.
Limes Sarmatiae synonte të zgjeronte limesin dhe u ndërtua në të njëjtën kohë me Murin e Kostandinit]] në Vllahi (i lidhur me Limes Moesicus). Ai gjithësesi, u shkatërrua pas disa vitesh, në fund të shekullit të IV.
Në fak, në vitin 374, kuadët, një fis gjermanik në atë që tani është Moravia dhe Sllovakia, të shqetësuar nga ngritja e fortesave romake të "Limes Sarmaticus" në veri dhe lindje të Danubit, në atë që ata e konsideronin si territorin e tyre dhe të mërzitur akoma më tepër nga vrasja e pabesë e mbretit të tyre, Gabinius, kapërcyen lumin dhe rrënuan provincën e Panonisë.
Valentiniani urdhëroi ndërtimin e burgi (fshatra të fortifikuara) të shumtë përgjatë Danubit, veçanërisht në zonën që kufizohej me kuadët në veri dhe iazigët në lindje rreth viteve 371-372. Jo rastësisht vetë Amian Marcelini thotë se përforcoi praninë ushtarake në territorin e kuadëve në pikën që ai duket se gjendej nën sundimin romak.[5] Kësaj periudhe i përkasin disa fortifikime romake në Hatvan-Gombospuszta (600 km në veri të Aquincum) dhe në Felsőgöd (Contra Constantia e lashtë) përgjatë Hendekut të Dreqit, funksioni i të cilës është dukshëm ai i ndarjes së dy popullsive aleate të kuadëve dhe iazigëve nga kryerja e përbashkët e inkurisioneve të reja në territorin romak. Në fakt pak më vonë (duke nusur tashmë nga fundi i vitit 373 dhe fillimi i vitit 374) një inkursion i ri i këtyre popullsive do të çonte në rrënimin e Panonisë dhe Mezisë superiore, saqë Valentiniani I u detyrua të ndërmerrte një fushatë ushtarake ndëshkimore në territorin e kuadëve në fund të verës së vitit 375.[6] Në vitin 375, perandori Valentiniani I e rimori Panoninë me mjaft legjione. Pas një fushate të shkurtër, ai i mundi me shpejtësi kuadët, duke riparuar fortifikimet e "Limes Sarmaticus".
Sidoqoftë, gjatë një audience me një përfaqësues nga kuadët në Brigetio përgjatë Lumit Danub (tani Szőny në Hungari), sjellja e të dërguarëve e zemëroi aq shumë Valentiniani sa ai pësoi një apopleksi cerebrale, ndërsa u bërtiste i zemëruar atyre, që çoi në vdekjen e tij më 17 nëntor.[7]
Duke pasuar vdekjen e tij, luftërat e brendshme dhe mungesa e udhëheqjes së mirë në Perandorinë Romake çoi në tejkalimin dhe shkatërrimin e "Limes Sarmatiae".
Legjendat dhe letërsia
Legjenda popullore hungareze, e cila u përhap kryesisht në Jászság, e lidh ndërtimin e tij me longobardët dhe një mbret të quajtur Rád, dhe emrin e saj nga emri i mbretit avar Csörsz, i cili sipas legjendës, u godit për vdekje nga rrufeja afër hendekut të ndërtuar për të.[8] Legjenda të ngjashme ekzistojnë në Transilvani për mbetjet e njohura si Rruga e Rapsonné-s, Rruga e Zanave, Hendeku i Djallit etj.
Sipas një versioni tjetër, princi Csörsz – në versionin e tanishëm një zot bohem ose tjetër zot – e ndërtoi hendekun, pasi nusja e tij do të martohej me të vetëm me kushtin që ai mund të vinte nëpërmjet ujit ose me anije përmjes tokës. Gërmimi i hendekut mori disa dekada. Një djalë, babai i të cilit kishte punuar largë shtëpisë që kur ishte i vogël, e njohu babain e tij nga disa shenja. Ai do ta vriste zotërinë tiran, që ndërtoi hendekun.[9]
Gjurmët e fortifikimeve dhe hendeqet kufitare para pushtimit hungarez shpesh janë quajtur Hendekët e Dreqit dhe Digat e Csörsz-it në zonën hungareze. Sllavët e Basenit të Karpateve janë gjithashtu famijar me emrin chertovski-yarek (Mbrojtja e Djallit).
Poema e Mihály Tompas Csörsz árka bazohet në legjendën popullore, ku Csörsz-i kërkon dorën e vajzës së mbretit longobard Rád Mirage, por ai vendos si kusht se Csörsz-i duhet të ndërtonte një kanal.
Në veprën e József Gvadányi-t, Egy falusi nótáriusnak budai utazása, protagonisti bie në Hendekun e Csörsz-it gjatë rrugës së tij nga Nagy-Peleske në Buda gjatë një stuhie para Jászberény-t. Sipas komentit të vetë Gvadányi-t: nga Füredtől-i e në vijim, një hendek i gjerë përgjatë gjithë Jászaság-ut dhe sipas një tradite fshatare njëfarë mbreti Csősz – disa e quajnë atë mbret të Bohemisë – donte ta sillte Tisën në Danub nëpërmjet tij.[10]
Gjithashtu Csörsz Király shfaqet në veprën e Imre Seress Magyar mondavilág, 12 költői beszély (1887, Budapest, Pfeifer Ferdinand; Legjenda Hungareze, 12 Rrëfime Poetike)[11]
Shiko gjithashtu
- Kostandini i Madh
- Valentiniani I
- Mark Aureli
- Amian Marcelini
- Panonia
- Fusha e Panonisë
- Iliriku
- Prefektura e Ilirikut
- Dioqeza e Ilirikut
- Guvernatorët romakë të Ilirikut
- Mëzia
- Mëzia e Epërme
- Dakia
- Trakia
- Invazionet barbare
- Migrimet sllave në Ballkan
- Agger
- Amfiteatri Romak
- Anijet Romake
- Arkitektura Romake
- Arkitektura e Teatrove Romake
- Arsimi në Romën e lashtë
- Arti romak
- Arx
- Bujqësia në Romën e lashtë
- Burgus
- Castellum
- Castra
- Cirku Romak
- Claustra Alpium Iuliarum
- Contio
- Cursus honorum
- Çitadela
- Domus
- Dux
- E drejta romake
- Ekonomia Romake
- Feja romake
- Festivalet Romake
- Filozofia e lashtë romake
- Forumet Romake
- Guvernatorët romakë të Ilirikut
- Harku i Triumfit
- Honestiores dhe humiliores
- Horreum
- Iliro-romakët
- Institucionet politike të Romës së lashtë
- Kalendari Romak
- Kështjella e Beogradit
- Kleisoura (distrikt bizantin)
- Klima e Romës së Lashtë
- Kolona e Fitores
- Kolonia Romake
- Kopshtet romake
- Kufijtë ushtarakë dhe fortifimet romake
- Kultura e Romës së lashtë
- Kuzhina antike romake
- Larja në Romën e Lashtë
- Legjioni romak
- Limes
- Limes Alutanus
- Limes Britannicus
- Limes Dacicus
- Limes Danubii
- Limes Moesicus
- Limes Pannonicus
- Limes Porolissensis
- Limes Sarmatiae
- Limes Transalutanus
- Lista e toponimeve latine në Ballkan
- Lista e kolonive romake
- Lista e fiseve të hershme gjermanike
- Llaçi romak
- Lupanari
- Magjistratët romakë
- Magister militum Ilirikum
- Mansio
- Mare Nostrum
- Marina Romake
- Mitologjia romake
- Mjekësia Romake
- Mos maiorum
- Muret e lashta të Durrësit
- Muret mbrojtëse romake
- Muri i Antoninit
- Muri i Hadrianit
- Muri i Trajanit
- Optimates dhe populares
- Pallatet perandorake të Romës
- Pax Romana
- Perandoria Romake
- Peregrinus
- Periudha e Ngrohtë Romake
- Republika Romake
- Romanitas
- Romanizimi (kulturor)
- Rrugët romake
- Shpyllëzimi gjatë periudhës romake
- Shtatë Kodrat e Romës
- Shtetësia Romake
- Skllavëria në Romën e lashtë
- Soli (hyjni)
- Spektaklet Romake
- Tempulli Romak
- Teknologjia në Romën e lashtë
- Thermae
- Traditat romake të emërtimit
- Trashëgimia romake në Kosovë
- Triumfi Romak
- Ujësjellësi Romak
- Ura e Trajanit
- Ura romake
- Ushtria Romake
- Valetudinarium
- Vallum
- Veshjet në Romën e lashtë
- Vila Romake
- Zjarrfikja në Romën e Lashtë
Referime
- ↑ Devil's Dykes essays with photos (në hungarisht) Arkivuar 21 korrik 2011 tek Wayback Machine
- 1 2 J. R. Whittaker (2008). "Le frontiere imperiali". Storia dei Greci e dei Romani (në italisht). Vëll. 18. La Roma tardo-antica, per una preistoria dell’idea di Europa. Milano. fq. 403–404.
{{cite book}}: Mirëmbajtja CS1: Mungon shtëpia botuese te vendodhja (lidhja) - ↑ Amian Marcelini, Rerum gestarum libri, XVII, 12 15.
- ↑ The Penguin Historical Atlas of the Ancient Rome, Penguin, 1995. fq. 87
- ↑ Amian Marcelini, Rerum gestarum libri, XXIX, 6.1-2.
- ↑ Amian Marcelini, Rerum gestarum libri, XXX, 5-6.
- ↑ Lenski, Noel (2014). Failure of Empire (në anglisht). University of California Press. fq. 142.
- ↑ "Csörsz árka" (në hungarisht). Hungarian National Studies. Arkivuar nga origjinali më 27 shtator 2007.
- ↑ Gyula Ortutay, red. (1977). "Csörsz-árka". Magyar Néprajzi Lexikon (në hungarisht). Vëll. I. A–E. Budapest: Akadémiai Kiadó. fq. 537. ISBN 963-05-1286-6.
- ↑ József Gvadányi. Egy falusi nótariusnak budai utazása (në hungarisht). Mek.
- ↑ Imre Seress (1887). Magyar mondavilág, 12 költőu beszély (në hungarisht). Budapest: Ferdinand Pfeifer, Athenaeum Rt. könyvnyomdaja.
Bibliografia
- Éva Garam, Patay Pál, Sándor Soproni: Sarmatischen Wallsystem im Karpatenbecken, Régészeti Füzetek Ser. II. No. 23., Magyar Nemzeti Múzeum, Budapest, 1983, 2003.
- József Gvadányi. Egy falusi nótariusnak budai utazása (në hungarisht). Mek.
- Eszter Istvanovits, Valéria Kulcsár: The history and perspectives of the research of the Csörsz Ditch. XVIIIth International Congress of Roman Frontier Studies. Aman, 2000.
- Lenski, Noel (2014). Failure of Empire (në anglisht). University of California Press.
- E. Luttwak, La grande strategia dell’Impero romano, Milano, 1981.
- Amian Marcelini, Rerum gestarum libri.
- András Mócsy, Pannonia and Upper Moesia, Londër, 1974
- Gyula Ortutay, red. (1977). "Csörsz-árka". Magyar Néprajzi Lexikon (në hungarisht). Vëll. I. A–E. Budapest: Akadémiai Kiadó. fq. 537. ISBN 963-05-1286-6.
- Patay Pál: Neuere Ergebnisse in der topographischen Untersuchung der Erdwalle in der Tiefebene, Móra Ferenc Múzeum Évkönyve, Szeged, 1969/2
- The Penguin Historical Atlas of the Ancient Rome, Penguin, 1995.
- Imre Seress (1887). Magyar mondavilág, 12 költőu beszély (në hungarisht). Budapest: Ferdinand Pfeifer, Athenaeum Rt. könyvnyomdaja.
- Sándor Soproni: Limes sarmatiae. Archeológia Értesítő 96., Budapest, 1996 fq. 43–52.
- J. R. Whittaker, Le frontiere imperiali, te Storia dei Greci e dei Romani, volume 18, La Roma tardo-antica, per una preistoria dell’idea di Europa, Milano, 2008.
Lidhje të jashtme
- Zsuzsanna Harkányiné; Dávid Benő; Andrea Prunner; Andrea Katona. "A Csörsz-árok térinformatikai feldoldolgozása". terinformatika-online.hu (në hungarisht). Arkivuar nga origjinali më 21 korrik 2011.
- Bernát Péter (17 korrik 2013). "Ókori Hagyományőrzőj Talákozója – Almásfüzítő" (në hungarisht). Római erőd, G-portál, Magyar Limes. Arkivuar nga origjinali më 12 mars 2007.