Arti Romak Plebe

'Arti Plebe, sipas mendimit të historianëve me peshë të artit, është një nga prirjet themelore të arti romak, i kundërvënë ndaj atij më aulik të "artit patric". Shprehja ia detyron krijimin arkeologut dhe politikanit italian, Ranuccio Bianchi Bandinelli.
Origjina

Shoqëria Romake karakterizohej që nga fillimet nga një dualizëm, që do të shfaqej plotësisht edhe në prodhimtarinë artistike: ai midis patricëve, elita fisnike e shoqërisë romake, dhe plebejve, më të varfërve, dhe kësht midis artit patric (apo "aulik") dhe artit plebe (apo "popullor"), që në periudhë më të avancuar do të përkonte me artin provincial" të zonave në veri dhe në perëndim të Romës. Këto dy rryma, rëndësia historike e të cilave është njohur vetëm në gjysmën e dytë të shekullit të XX, bashkëjetuan që nga fillimet e artit romake dhe gradualisht do të afroheshin, deri sa u shkrinë në periudhën antikitetin e vonë.
Arti Plebe e nxirte origjinën e tij nga e gjithë tradita artizanale e Italisë Qendrore, që kishte vijuar të prodhohej edhe pas mbërritjes masive, të artit të lashtë grek në Itali duke nisur nga shekulli III p.e.s.
Por nuk duhet të konsiderohet arti plebe, përjashtimisht i një klase të caktuar shoqërore: është stili i atij që kërkonte të krijonte skulptura (dhe me gjasa edhe piktura, megjithëse nuk na kanë mbërritur) me shpenëzime sa më të pakta të mundshme.
Karakteristika
Në artin plebe, jo problemet e formës dhe të shprehjes artistike, mbizotëronin disa nevoja praktike dhe të menjëhershme, si ekonomiciteti, shquarsia e porosistësit dhe të cursus honorum të tij (si në monumentin mortor të Lusius Storaksit, ku një personazh i "artistokracisë së re" vendore ia bënte të lexueshme kujtdo statusin e vetë), imediatësia e rrëfimit, lexueshmëria e lehtë. Në bërjen e kësaj përdoreshin disa zgjidhje gjenialisht intuitive, që flijonin rregullat themelore të naturalizmit helenistik për të theksuar disa veçori dhe domethënie simbolike: impostohej një përmasë hierarkike e figurave dhe të disa pjesëve të trupit (mbi të gjitha koka), deformohej perspektiva, paraqiteshin njëkohësisht skena të ndodhura në kohë të ndryshme, theksohej ekspressiviteti (për shembull rritja e dritëhijeve me një përdorim të gjerë të trapanit).
Arti Patric dhe Arti Plebe

Do të ishte e gabuar të duash të imponosh një hierarki absolute midis Artit Plebe dhe Artit Patric, duke qemë të frymëzuara, në nivel të përgjithshëm, nga interesa dhe synime shumë të ndryshme: Arti Patric vendosej si vijimësi e traditës greke të lidhur me natyralizmin; Arti Plebe kishte synim të kremtonte në mënyrë të pangatërrueshme porositësin, me qartësi të menjëhershme, me thjeshtëzim, me abstraktim intuitiv, që do të hynin në artin zyrtar të monumenteve publike romake vetëm nga shekulli III-fillimi i shekullit të IV të e.s. (në vijim të shndërrimeve të thella të idealeve dhe sociologjike), duke provokuar thyrjen me helenizmin që do të ndikonte në artin mesjetar. Arti Plebe përfaqësonte në këtë mënyrë tejkalimin e parë të vërtetë të helenizmit "tashmë pa vrull dhe me mundësi të reja zhvillimi artistik".[1]
Për një kohë të gjatë kjo lloj prodhimtarie artistike shihej si shembull i qartë i dekadencës, edhe pse sot studime me gamë të gjerë kanë treguar se këto prirje nuk ishin risi, por në fakt ishin tashmë të pranishme prej shekujsh në prodhimtarinë artistike romake.
Ndikimi në artin e antikitetit të vonë
Në artin e antikitetit të vonë do të nisnin të dalloheshin gjurmët e rrymës plebeje të pangatërrueshme të paktën që nga Harku i Septim Severit (sheshimi plastike, ngjeshja e skenave, përdorimi i fort i dritëhijeve), për tu bërë pastaj mbizotërues në Periudhën e Kostandinit I dhe të Teodosit I në vijim. Edhe te portretet perandorake të atyre viteve vërehen paraqitje jo natyrore, me vëmendje ndaj detajit të imtë më shumë se ndaj harmonisë së përgjithshme (si te Koka e Gordianit III), të idealizuara, me shikime lakonike me sy të mëdhenj (si te Shtatorja kolosale e Kostandinit I). Tashmë nuk u interesonte më paraqitje e fizionomisë, por tashmë fytyra perandorake duhet të shprehte një koncept, atë të shëndetit dhe shenjtërisë së krishterë të pushtetit, e kuptuar tashmë si hir hyjnor.
Shiko gjithashtu
- Arti romak
- Monarkia romake
- Historia e Romës
- Arti parahistorik
- Historia e arteve
- Historia e arteve pamore
- Periudhat në historinë e artit perëndimor
- Arti i lashtë grek
- Arkitektura Arkaike Greke
- Kopshtet e lashta greke
- Aerarium
- Amfiteatri Romak
- Anijet Romake
- Arkitektura Romake
- Arkitektura e Teatrove Romake
- Arsimi në Romën e lashtë
- Arti Arkaik Romak
- Arti romak
- Besimet e lashta mesdhetare
- Cirku Romak
- Civitas
- Cliens
- Cursus honorum
- Çitadela
- Dashuria Greke
- Dux
- Equites
- Festivalet Romake
- Filozofia e lashtë romake
- Forumet Romake
- Gens
- Gotthograikia
- Harku i Triumfit
- Imperator
- Insula (ndërtesë)
- Insula (hapsirë urbane)
- Jus
- Kalendari Romak
- Klima e Romës së Lashtë
- Kolona e Fitores
- Kopshtet romake
- Kultura e Romës së lashtë
- Kuzhina antike romake
- Larja në Romën e Lashtë
- Latinët e Lashtë
- Latium
- Letërsia e vjetër greke e romake
- Lidhja Latine
- Limes Britannicus
- Llaçi romak
- Ludi
- Luftërat Romako-Latine
- Magjistratët romakë
- Magjistratët e Perandorisë Romake
- Mare Nostrum
- Marina Romake
- Misteret greko-romake
- Mjekësia Romake
- Moda e flokëve në Romën e lashtë
- Muri i Antoninit
- Nikopoli i Epirit
- Njësitë matëse romake
- Optimates dhe populares
- Pallatet perandorake të Romës
- Patricët romakë
- Patronazhi në Romën e Lashtë
- Patronus
- Periudha e Ngrohtë Romake
- Personalitete romake
- Plaçkitja Vandale e Romës
- Plaçkitja Visigote e Romës
- Plebejtë
- Pomerium
- Portretizimi Romak
- Provinca romake e Epirit
- Provocatio ad populum
- Romanitas
- Romanizimi (kulturor)
- Rrugët romake
- Selitë perandorake romake
- Shpyllëzimi gjatë periudhës romake
- Shtatë Kodrat e Romës
- Shtetësia Romake
- Shtëpia Romake
- Skulptura Romake
- Spektaklet Romake
- Tempulli Romak
- Teknologjia në Romën e lashtë
- Thermae
- Traditat romake të emërtimit
- Triumfi Romak
- Ura e Trajanit
- Ura romake
- Urbanistika Romake
- Ushtria Romake
- Vardariotai
- Veshjet në Romën e lashtë
- Veshjet ushtarake të Romës së lashtë
- Vila Romake
- Zgjedhjet në Republikë Romake
Citime fundore
- ↑ Ranuccio Bianchi Bandinelli Torelli (1967). "Arte Plebea". Dialoghi di Archeologia (në italisht). 1: 74–76.
Bibliografia
- Ranuccio Bianchi Bandinelli dhe Mario Torelli, L'arte dell'antichità classica, Etruria-Roma, Utet, Torino 1976.
- Maria Antonietta Lozzi Bonaventura (2009). Roma antica. Viaggio nel tempo alla scoperta della location eterna (në italisht). Subiaco: Guide ITER. ISBN 978-88-8177-143-1.
- Brizzi, Giovanni (1997). Storia di Roma. 1. Dalle origini ad Azio (në italisht). Bolonja: Pàtron.
- Andrea Carandini, La nascita di Roma: dei, lari, eroi e uomini all'alba di una civiltà, Torino, 1998.
- Andrea Carandini. "Sulle orme di Schliemann a Roma: alle origini della Città e dello Stato". Archeologia viva, rivista bimestrale (në italisht).
- Andrea Carandini (2007). Roma il primo giorno (në italisht). Romë, Bari: Laterza.
- Andrea Carandini, red. (2012). Atlante di Roma antica (në italisht). Milano: Mondadori Electa. ISBN 978-88-370-8510-0.
- Coarelli, Filippo (1984). Guida archeologica di Roma (në italisht). Arnoldo Mondadori Editore.
- Mauro Cristofani, red. (1990). La grande Roma dei Tarquini (në italisht). Roma: L'Erma di Bretschneider. ISBN 88-7062-684-9.
- Emilio Gabba; etj. (1999). Introduzione alla storia di Roma (në italisht). Milano: LED. ISBN 88-7916-113-X.
- Andrea Giardina (2008). Roma Antica (në italisht). Roma-Bari: Editori Laterza. ISBN 978-88-420-7658-2.
- Christian Hülsen (1905). Il Foro Romano. Storia e Monumenti (në italisht). Torino: Ermanno Loescher.
- Maria Margarita Segarra Lagunes (2004). Il Tevere e Roma: Storia di una simbiosi (në italisht). Roma: Gangemi.
- Massimiliano Liverotti (2007). Il grande libro dei misteri di Roma risolti e irrisolti (në italisht). Roma: Newton Compton Editori. ISBN 978-88-541-0894-3.
- Theodor Mommsen (1972). Storia di Roma antica (në italisht). Firence: Sansoni.
- Pallottino, Massimo (1993). Origini e storia primitiva di Roma (në italisht). Milano: Rusconi. ISBN 88-18-88033-0.
- Renato Peroni, Comunità e insediamento in Italia fra età del bronzo e prima età del ferro, in Storia dei Greci e dei Romani, vol. 13, Einaudi 2008.
- M. Quercioli, Le mura e le porte di Roma, Newton Compton, Roma, 1982.
- Claudio Rendina (2007). Roma ieri, oggi e domani (në italisht). Roma: Newton Compton Editori. ISBN 978-88-541-1025-0.
- Pierluigi De Vecchi; Elda Cerchiari (1999). I tempi dell'arte (në italisht). Vëll. 1. Milano: Bompiani. ISBN 88-451-7107-8.